Tag: renditjen

  • Shqipëria në “rënie të lirë”, kuqezinjtë humbasin 2 pozicione në FIFA

    Shqipëria në “rënie të lirë”, kuqezinjtë humbasin 2 pozicione në FIFA

    Dy barazime në dy sfidat e fundit, kundër Serbisë dhe Letonisë, kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1373 pikë, tani Shqipëria pozicionohet në vendin e 68-të duke humbur edhe dy pozicione të tjera. Kjo është pika më e ulët që kuqezinjtë kanë prekur që nga koha kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë. Më saktë, tekniku brazilian e gjeti Shqipërinë në këtë pozicion dhe pas afro dy viteve rikthehemi në gjendjen fillestare.
    Shqiperia Ok
    Një pozicion ka humbur edhe rivali ynë kryesor në Grupin K në kualifikueset e Botërorit, Serbia. Ekipi ballkanas renditet në vendin e 32-të. Kryesuesit e grupit tonë, Anglia qëndron në vend numëro, e katërta për muajin korrik.

    Vendet E Para
    Në 5 vendet e para nuk ka asnjë ndryshim, me renditjen e FIFA-s që kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Spanja dhe Franca.
    Kosova
    Vijon rritjen në FIFA përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët fitojnë edhe dy pozicione të tjera këtë muaj. Me 1247 pikë, Kosova renditet në vendin e 95-të.
    (BalkanWeb)

  • “Masakër zgjedhore” brenda PD? Rinumërimi në Dibër ndryshon votat preferenciale, jo renditjen

    “Masakër zgjedhore” brenda PD? Rinumërimi në Dibër ndryshon votat preferenciale, jo renditjen

    Numërimi nga e para e 42 kutive në Dibër nuk prodhoi ndryshim në renditjen e kandidatëve të listës së hapur të PD-së. Megjithatë, ankimi i bërë nga Xhemal Gjunkshi dhe i mbështetur nga PD, ku pretendonte për tjetërsim votash në favor të kolegut Përparim Spahiu, rezultoi të ishte pjesërisht i saktë, pasi rikuperoi mbi 60 vota.
    Ky numër votash përgjysmoi diferencë ndërmjet dy kandidatëve demokratë në listën e hapur, duke treguar se abuzimet kanë ndodhur edhe brenda llojit nga numëruesit e të njëjtës parti, ku beteja në KAS bëhej për çdo fletë votimi, shkruan A2 CNN.
    Me këtë ankimim Gjunkshi tregoi edhe ambiciet e tij për të ardhmen, pasi demokratët në Dibër morën vetëm dy mandate, aq sa kishte lista e mbyllur. Në këtë rast, vendi i tretë do të thotë i pari në radhë për të marrë mandatin në rast vakance nëse një prej kolegëve largohet apo humb mandatin.
    Ky rikuperim votash ia shtoi edhe më shumë ambicien Gjunkshit i cili së bashku me përfaqësuesit e PD-së kërkuan që të hapen edhe 180 kutitë e tjera të qarkut Dibër.

  • Euroleague: Ballkanasit komandojnë renditjen, betejë e fortë për një vend në play off

    Euroleague: Ballkanasit komandojnë renditjen, betejë e fortë për një vend në play off

    Janë luajtur ndeshjet e raundit të 33-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Olympiacos, që kryeson renditjen, Fenerbahce e Panathinaikos, janë të vetmet skuadra që kanë siguruar kualifikimin.
    Direkt në fazën play off shkojnë edhe ekipet e kualifikuara në vendet 4-6, ku aktualisht janë Monaco, Anadolu Efes e Real Madrid. Ajo që bie në sy është ngjitja e menjëhershme në renditje e “los blancos”, që fituan 105-104 ndaj Paris Basketball.
    Ekipet e renditura në vendet 7-10, ku aktualisht janë Bayern Munich, Barcelona, Crvena Zvezda e Paris Basketball, luajnë në play out, për dy vende në cerekfinale. Gjithcka do të vendoset mesjavën e ardhshme, në takimet e javës së fundit.
    Euroleague-Raundi i 33-të
    Fenerbahce – Barcelona, 75-83
    Zalgiris Kaunas – Partizan Beograd, 70-66
    Monaco – Panathinaikos, 76-88
    Maccabi Tel Aviv – Bayern Munich, 93-90
    Real Madrid – Paris Basketball, 105-104
    Crvena Zvezda – Anadolu Efes, 96-97
    Alba Berlin – Olympiacos, 92-100
    Virtus Bologna – Armani Milano, 90-70
    Baskonia Gasteiz –Villeurbanne, 111-75