Tag: renditjen

  • KQZ mbyll shortin për renditjen në fletëvotim, ja rendi për çdo bashki

    KQZ mbyll shortin për renditjen në fletëvotim, ja rendi për çdo bashki

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot renditjen e kandidatëve në garën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.
    Renditja për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025 do të jetë:
    Bashkia Vlorë:
    1. Brunilda Mersini
    2. Dionis Sota
    Bashkia Berat 
    1. Ervin Ceca
    2. Pavlo Shkarpa
    Bashkia Tepelenë
    1. Gabriel Guma
    2. Gramos Sako
    Bashkia Cërrik
    1. Eligert Hima
    2. Amarildo Hoxha
    3. Florenc Doka
    Bashkia Mat
    1. Altin Bojni
    2. Eduart Brahilika
    3. Suzana Pasha

  • Dinamo rikthehet aty ku i takon në renditjen e Superiores, i afrohet Vllaznisë dhe mund Vorën

    Dinamo rikthehet aty ku i takon në renditjen e Superiores, i afrohet Vllaznisë dhe mund Vorën

    Pas një nisje sezoni jo të mirë, Dinamo rikthehet aty ku i takon në Superiore. Ekipi i Dajës ka fituar në shifrat 0-2 ndaj Vorës, kundër një kundërshtari jo të lehtë dhe që ka sjellë jo pak probleme për ekipet rivale deri tani.
    Një ndeshje e përfunduar falë golave të Vilës dhe Bregut. Goli i parë i takimit erdhi në fundin e pjesës së parë pas një krosimi dhe rrëmuje në zonë, nga ku Vila u tregua cinik për të tundur rrjetën. Në minutën e 76, Bregu do të realizonte nga penalltia duke mbyllur historinë e ndeshjes. Me këtë fitore, Dinamo shkon në vendin e dytë me dy pikë më pak se Vllaznia kryesuese. /Sport Ekspres/

  • Fitorja me Serbinë në rrit në arenën botërore, kuqezinjtë ngjisin 5 pozicione në renditjen e FIFA-s

    Fitorja me Serbinë në rrit në arenën botërore, kuqezinjtë ngjisin 5 pozicione në renditjen e FIFA-s

    FIFA ka publikuar renditjen e re për muajin tetor. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara më 11 dhe më 14 tetor, Shqipëria është ngjitur me 5 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Dy fitoret e kanë dërguar ekipin tonë kombëtar në vendin e 61-të në botë.
    Fitorja në Serbi na rrit me 15.78 pikë, ndërsa ajo kundër Jordanisë na ka shtuar 4.9 pikë më tepër. Tashmë kuqezinjtë numërojnë gjithsej 1401 pikë, po aq sa Irlanda. Ndërkohë Kosova është ngjitur me 7 pozicione në renditje. Dardanët tani e gjejnë veten në vendin e 84-t në klasifikimin e FIFA-s./Sport Ekspres/

  • Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 4 pozicione, Kosova vijon rekordet

    Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 4 pozicione, Kosova vijon rekordet

    Dy fitoret në muajin tetor, kundër Serbisë dhe Jordanisë, pritet të ketë një efekt pozitiv në renditjen e FIFA-s. Këto ishin dy rival me koeficient të lartë, jashtëzakonisht të rëndësishme për kuqezinjtë, për këtë arsye Sylvinho dhe stafi i tij e vlerësuan maksimalisht edhe miqësoren ndaj Jordanisë, pasi pikët e marra dhe renditja e FIFA-s do të jenë përcaktuese në ndarjen e vazove për shortin e “play-off” në kualifikueset e Botërorit.
    Sipas përllogaritjeve, Shqipëria pritet të fitojë 4 pozicione në renditjen e radhës të FIFA-s, me kuqezinjtë që do të pozicionohen ne vendin e 62-të. Me këtë renditje, Shqipëria përforcon pozicionin e sajë në vazon e tretë të “play-off”.

    Jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova pritet të ketë një rritje të ndjeshme në renditjen mujore të FIFA-s. “Dardanët” morën 4 pikë në 2 takimet e fundit, kundër Sllovenisë dhe Suedisë. Ekipi i drejtuar nga Franco Foda pritet të fitojë 7-të pozicione duke renditur në vendin e 84-ët, një tjetër rekord i ri ky për përfaqësuesen e Kosovës, e cila ashtu si Shqipëria ka shanse të mëdha për të siguruar një biletë në për fazën “play-off” në kualifikueset e Botërorit.
    ()
    © BalkanWeb

  • Botërori i shtangës/ Briken Calja udhëheq renditjen provizore të peshës 79kg pas Baterisë C

    Botërori i shtangës/ Briken Calja udhëheq renditjen provizore të peshës 79kg pas Baterisë C

    Në Forde të Norvegjisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rritur, event ku sot ka bërë debutimin e saj edhe Shqipëria. Në pedanë për ngjyrat kuqezi është ngjitur në Baterinë C të peshës 79kg shtangisti Briken Calja.
    Në stilin e shkëputjes, Calja realizoi me sukses vetëm provën e parë, ku ngriti 147kg. Më pas, ai provon dy herë të ngrejë 151kg, por pa sukses. Gjithsesi, Calja është i pari në Baterinë C në këtë stil në renditjen provizore.
    Në stilin e shtytjes, Calja realizoi me sukses dy provat e para, duke ngritur fillimisht 175kg e më pas 181kg. Në provën e tretë, ai tenton 183kg, por pa sukses, por kaq mjaftoi për vendin e parë edhe në këtë stil.
    Kështu, Briken Calja udhëheq renditjen provizore në dygarësh, pas përfundimit të Baterisë C me 328kg. Po në këtë peshë, në Baterinë B do të garojë edhe Erkand Qerimaj, ndërkohë që në fund do të zhvillohet edhe Bateria A.

  • Renditja e FIFA-s, Shqipëria kapërcen dy vende, Kosova katër

    Renditja e FIFA-s, Shqipëria kapërcen dy vende, Kosova katër

    18 Shtator 2025

    18:05

    Telesport

    Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është përmirësuar me dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Fitoret në ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë kanë bërë që kuqezinjtë të shkojnë nga vendi i 68-të në të 66-tën.
    Ekipi i trajnerit Sylvinho mundi 0-1 Gjibraltarin në miqësore, ndërsa fitoi me po të njëjtin rezultat ndaj Letonisë në përballjen kualifikuese të Botërorit.
    Edhe Kosova ka bërë përparime. Në renditjen e FIFA-s, “Dardanët” e shikojnë veten në vendin e 91-të, 4 pozicione më lart se më parë.

  • Shqipëria fiton pozicione në rënditjen e FIFA-s, Kosova në “ashensor ngjitës”

    Shqipëria fiton pozicione në rënditjen e FIFA-s, Kosova në “ashensor ngjitës”

    Shqipëria është përmirësuar me dy pozicione në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s. Sukseset ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë kanë bërë që kuqezinjtë të shkojnë nga vendi i  68-të, në të 66-tën.
    Ekipi i Sylvinhos mundi 0-1 Gjibraltarin në miqësore, ndërsa fitoi 1-0 ndaj Letonisë në përballjen kualifikuese të Botërorit.

    Edhe Kosova ka bërë përparime, teksa “Dardanët” tashmë e shikojnë veten në vendin e 91-të, 4 pozita më mirë se më parë.Dardanët pësuan disfatë 4-0 ndaj Zvicrës, por triumfi 2-0 ndaj Suedisë ka dhënë efektin e vet.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Rumania, në vendin e 49-të në renditjen globale të konkurrueshmërisë

    Rumania, në vendin e 49-të në renditjen globale të konkurrueshmërisë

    Rumania renditet në vendin e 49-të në edicionin 2025 të “World Competitiveness Yearbook”, një raport i përpiluar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD) mbi konkurrueshmërinë botërore dhe i publikuar në Rumani nga CIT-IRECSON, Qendra për Informacion Teknologjik.Sipas një njoftimi për shtyp të cituar nga agjencia e lajmeve Agerpres, tre vendet më konkurruese në botë janë Zvicr…