Tag: rendi

  • ‘Avokati i Popullit të hiqet nga rendi i ditës’, Peleshi: S’mund të bllokoj procesin, jam i detyruar ta hedh në votim

    ‘Avokati i Popullit të hiqet nga rendi i ditës’, Peleshi: S’mund të bllokoj procesin, jam i detyruar ta hedh në votim

    Teksa demokratët kërkojnë që të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e Avokatit të Popullit, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha se nuk mund të pengojë procesin.
    Peleshi tha se ai nuk mund të shprehet për ta hequr nga rendi i ditës, por se duhet të kalojë në votim. Sipas tij, demokratët ende nuk kanë dëgjuar edhe argumentimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve se përse nuk i kanë pranuar tërheqjen e firmave nga opozita.
    “Kam në seancë një raport nga Komisioni i Ligjeve që ka përmbyllur një proces dhe ka konkluduar në 6 emra, që sipas raportit, i gjen në legjitimitet për t’u votuar pasi plotësojnë kriteret, që jam i detyruar t’jua njoftoj dhe ta vendosni ju se kush votohet edhe se si votohet. Kam edhe një kërkesë nga grupi i PD më datë 5 ku thuhet se për shkak të tërheqjes së firmave të hiqet sot nga rendi i ditës kjo pikël. Unë nuk shprehem dot vetë, por seanca.
    Jam i detyruar ta hedh në votim dhe më pas të dëgjojmë edhe argumentin kundër edhe pro. Edhe po të mendoj si ju s’e kam të drejtën të heq nga rendi i ditës. Ndaj edhe unë përgjegjësinë time me ju për një proces sa më konsensual të mundshëm, 100% konsensual për zgjedhjen e avokatit të popullit. Një çështje e dështuar për tre vite, për mungesën e aftësisë tonë të përbashkët. Sot më në fund duhet të zgjedhim një avokat populli. Ta përmbyllim këtë proces të filluar.
    Në këtë proces maxhoranca, 2-3 herë ka bërë qëndrimin e  vet politik që për të garantuar traditën parlamentare që avokati zgjidhet ndërmjet propozimeve të opozitës nuk po mbështet me firma asnjë kandidat. Nuk kam asnjë kandidat që ka qoftë edhe një firmë nga PS. Edhe nëse do të ishte ndryshe, si kryetar do të isha i detyruar ta kaloja në seancë. Dëshira për konsensus është e madhe por s’mund të pengoj dot një proces.
    Akoma s’keni dëgjuar argumentet e kryetarit të Komisionit të Ligjeve se pse i ka marrë apo jo parasysh tërheqjet. Unë s’po bëj këtë avokati.”, u shpreh Peleshi.

  • Në datën 8 dhe 9 dhjetor, në Teatrin Kombëtar, shfaqja “Rendi i ri” e Kiço Londos

    Në datën 8 dhe 9 dhjetor, në Teatrin Kombëtar, shfaqja “Rendi i ri” e Kiço Londos

    Nga Julia Vrapi
    Drama “Rendi i ri” rikthehet këtë sezon artistik në skenën e teatrit, duke tërhequr vëmendjen e publikut me një mesazh të fortë dhe aktual. Vepra me regji nga Kiço Londo dy mbrëmje me radhë shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë këtë dhjetor, ku aktorët japin interpretime të fuqishme, duke marrë mbi supe ngarkesën dramatike të personazheve. Vepra do të shfaqet në datat 8 dhe 9 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”, ku çdo dialog dhe çdo veprim është i ndërtuar me kujdes për të reflektuar realitete, që janë të njohura për publikun tonë. Regjisori i njohur Kiço Londo e ka drejtuar shfaqjen, duke kombinuar elementë  të dramës fortë me dhunën e ashpër fizike. Kasti i aktorëve përfshin në role Era Çaushin, Xhoana Karajn, Aleksandër Kondin dhe Igli Fusha. Përkthimi është nga Natasha Habilaj, kostumet nga Silvi Vrapi dhe as/regjisor është Fabio Rrapushaj .Së bashku ata krijojnë një botë skenike ku historia e katalanasit Sergi Pompermayer shpaloset me intensitet dhe alternime të vazhdueshme të gjendjeve dramatike, duke iu afruar temës së shfaqjes me një estetikë të kombinuar të fjalës dhe trupi. Ky rikthim i “Rendit të ri” nuk është vetëm një ngjarje artistike, por edhe një thirrje për reflektim mbi realitetet sociale dhe politike që jetojmë. Vepra konfirmon rolin e Kiço Londos si një nga regjisorët e rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë dhe nënvizon fuqinë e teatrit për të zgjuar ndërgjegjen dhe për të hapur dialog mbi çështje të rëndësishme shoqërore. Drama “Rendi i ri”, e shkruar në vitin 2014 ishte dhe vepra teatrore e parë premierë për këtë sezon artistik nga Teatri Shëtitës “Çajupi”, që udhëhiqet nga regjisori Kiço Londo, ku në vijim të programit të tij këtë muaj do të jenë në skenë të tjera shfaqje për publikun.
     Drama në skenë
    Një sallë autopsie e braktisur, tre veta që kanë rrëmbyer një ish ministre dhe drejtoreshë banke. Kriza i bashkon ata. Dhunë, përdhunim, traumë, racizëm klasor. Ekipi i aktorëve përcjell me mjeshtëri të lartë emocionet që ndryshojnë vazhdimisht drejt ekstremit. “Estetikë antisistem për një shfaqje kundra sistemit. Ajo prek në thellësi e me tension dramatik të lartë, varfërinë, pikëllimin, korrupsionin, humbjen e shpresës për të ardhmen, nënën, në një mënyrë që nuk të lë indiferent”, thuhet në materialin e teatrit.  Drama “Rendi i ri”, e shkruar në vitin 2014, një kohë kur kriza ekonomike po “godiste” klasën e mesme, duke çuar mijëra njerëz në dëshpërim, po prezantohet për herë të parë në Shqipëri. Thellësisht social, shkruar në një mënyrë imagjinative dhe me një gjuhë të guximshme, nga shkrimtari, skenaristi, profesori i universitetit dhe regjisori spanjoll Sergi Pompermayer (Barcelonë 1967), vepra nxjerr në pah realitetin e zymtë dhe të ashpër të viteve të fundit, të cilin shumë njerëz e kanë përjetuar, në shumë vende. Drama “Rendi i ri” me regji nga Kiço Londo është dhënë më parë edhe në skenë e teatrit të Gjirokastrës, të qyteti të Vlorës, si dhe të qytetit të Fierit, ndërsa këtë dhjetor për dy mbrëmje me radhë do të jetë dhe në skenën e teatrit në Tiranë.

  • Më 30 dhe 31 tetor Teatri Shëtitës me dramën magjepsëse, “Rendi i ri”, në teatrin “Petro Marko” të Vlorës

    Më 30 dhe 31 tetor Teatri Shëtitës me dramën magjepsëse, “Rendi i ri”, në teatrin “Petro Marko” të Vlorës

    Nga Julia Vrapi
    Drama “Rendi i ri”, një histori plot kthesa që del nga klima e jetës së sotme në një vend në recension. Shfaqja e re e Teatrit Shëtitës, “Rendi i ri” nga autori spanjoll Sergi Pompermayer me regji nga Kiço Londo po vijon rrugëtimin e suksesshëm në skenat e teatrove në vend. Pas skenave të teatrit në qytetin e Gjirokastrës dhe Elbasanit, drama “Rendi i ri” mbrëmjet e fundit të muajit tetor do të jetë në skenën e teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Drama “Rendi i ri” vepër e shkruar në vitin 2014, ku ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër disa rrëmbyes e të rrëmbyera do të jetë në Vlorë në datat 30 dhe 31 tetor ora 18:00. Shfaqja e re këtë sezon artistik e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, “Rendi i ri” nga autori Sergi Pompermayer, është një histori plot kthesa që del nga klima e jetës së sotme në një vend në recension.
    Një produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi” që udhëhiqet nga regjisori i njohur Kiço Londo, ku ekipi teatror ka në përbërjen e tij talente të reja të spikatura për brezin e tanishëm. Shfaqja po mirëpritet nga publiku, për mesazhet që ajo përcjell, konceptin regjisorial dhe interpretimin e aktorëve në role. Shfaqja e prezantuar më parë në teatrin e Gjirokastrës dhe tetarin e Elbasanit, ku do të jetë për dy mbrëmje me radhe edhe në teatrin e Vlorës ka një kast të mrekullueshëm aktorësh: Era Çaushi, Xhoana Karaj, Igli Fusha dhe Aleksandër Kondi. “Rendi i ri” ka një ndërveprim të mirëfilltë me pjesëmarrjen e audiencës. “E gjithë loja zhvillohet në skenë dhe në mendjet e spektatorëve. Secili përpiqet në heshtje të zgjidh enigmën. Dhe kjo është surpriza me e bukur që mund të ofroj teatri detektiv”, thuhet rreth shfaqjes, produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi”.Vepra është përkthyer nga Natasha Habilaj, kostumet Silvi Vrapi dhe as regjisor Fabjo Rapushaj. Drama “Rendi i ri” këtë sezon artistik vjen në vijim të produksioneve të tjera teatrore më parë të Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që kanë shënuar sukses në skenat tona.
     Drama në skenë
    Ngjarja në dramë zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër katër rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë), që instinktivisht janë nën kthetrat e urrejtjes dhe grindjeve të vazhdueshme për vendin, pasiguri me trazira, me krizë demokracie, vënie në pikëpyetje të drejtësisë, abuzimin emocional, kompleksitetin e pakënaqësisë, anarkinë, seksin. Konfuzion ekzistencial. Një grua dhe dy burra, pasi kishin humbur vendet e punës, paratë dhe shtëpinë, të dëshpëruar, rrëmbejnë ish-ministren e punës dhe drejtoreshën e bankës më të madhe të vendit, duke e shantazhuar që të ndërhyjë te bordi i drejtorëve të bankës dhe aksionarët e saj kryesorë për të ndaluar sekuestrimin e pronave dhe dëbimet dhe për t’ua kthyer paratë atyre që kanë nënshkruar kredi pa i ditur shkronjat “e bukura” të marrëveshjeve. Drama “Rendi i ri”, e shkruar në vitin 2014 po prezantohet për herë të parë në vendin tonë.

  • Krimi jashtë kontrollit’/ Gjoni: Rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë! Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

    Krimi jashtë kontrollit’/ Gjoni: Rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë! Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

    Krimi jashtë kontrollit’/ Gjoni: Rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë! Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare
    Ligjvënësi demokrat, Gjin Gjoni ka reaguar pas ngjarjeve të njëpasnjëshme të rënda që tronditën vendin tonë, këtë të martë, 28 tetor.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjoni e cilëson bilancin si tejet të rëndë, duke shtuar se rendi dhe siguria janë në mëshirë të rastësisë, pasi krimi ka dalë jashtë kontrollit.
    Sot ishte një ditë tragjike për rendin dhe sigurinë në vend, pasi në harkun kohor të tre orëve u shënuan tre të vrarë, ndërkohë që po sot në Shkodër u regjistrua edhe një atentat me tritol ndaj një zyrtari publik’, shkruan Gjoni.
    Sipas deputetit të PD, Edi Rama mbetet përgjegjësi për gjithçka të keqe ndodh në Shqipëri, pasi ishte ai që shkatërroi Policinë e Shtetit.
    ‘Edi Rama është arkitekti i degradimit të strukturës së Policisë së Shtetit, të cilën e korruptoi me paratë e kanabisit, ndërsa ka shkatërruar edhe sistemin e drejtësisë, që e ka mbushur me “kamikazë”, thuhet në reagimin e Gjonit.
    ‘Largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike janë emergjencë kombëtare’, përmbyll reagimin, ligjvënësi demokrat.
    Statusi
    Tre të vrarë, tritol dhe vetëvrasje, krimi del jashtë kontrollit, rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë!
    Sot ishte një ditë tragjike për rendin dhe sigurinë në vend, pasi në harkun kohor të tre orëve u shënuan tre të vrarë, ndërkohë që po sot në Shkodër u regjistrua edhe një atentat me tritol ndaj një zyrtari publik.
    Në Berat, një turist u vra me thikë në mes të kalasë; në Durrës, djali vrau babain e tij; ndërsa në Tiranë, një punonjës lokali u vra në vendin e punës nga kolegu i tij.
    Ndërkohë, në Shkodër, një shtetas i huaj u vra në qeli, ndërsa një zyrtar tatimesh u bë objekt i një atentati me tritol.
    Edi Rama është arkitekti i degradimit të strukturës së Policisë së Shtetit, të cilën e korruptoi me paratë e kanabisit, ndërsa ka shkatërruar edhe sistemin e drejtësisë, që e ka mbushur me “kamikazë”.
    Largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike janë emergjencë kombëtare.

  • “Rendi i ri”, shfaqja “spanjolle” në teatrin e Gjirokastrës

    “Rendi i ri”, shfaqja “spanjolle” në teatrin e Gjirokastrës

    Shfaqja “Rendi i ri” e dramaturgut spanjoll Sergi Pompermayer ka çelur sezonin e ri teatror në skenën artistike, në qytetin e Gjirokastrës.

    E interpretuar për artdashësit nga aktorët e teatrit shëtitës “Çajupi” kjo pjesë trajton problematikat me të cilat përballet shoqëria bashkëkohore.
    Ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër katër rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë), që instinktivisht janë nën kthetrat e urrejtjes dhe grindjeve të vazhdueshme për vendin, pasiguri me trazira, me krizë demokracie, vënie në pikëpyetje të drejtësisë, abuzimin emocional, kompleksitetin e pakënaqësisë dhe anarkinë.
    “Që në momentin e parë që e morëm mendojmë se kjo pjesë është shumë aktuale për një popull i cili  vuan gjithçka sidomos papunësinë, legalizimet e pronave, ishte shumë aktuale dhe ishte shumë afër nesh”, tha Era Çaushi, aktore.
    “Kemi bërë një punë shumë të bukur, ka qenë një trup që punoi me shpirt sepse kjo është një nga ato pjesë që mendoj unë çdo aktor duhet të lejë një copë të shpirtit sepse përjetimet emocionale që kalon aktori janë shumë  të vështira dhe ndihem i lumtur që premiera ishte në qytetin e Gjirokastrës”, tha Aleksandër Kondi, aktori.
    “Teatri shëtitës është vazhdimisht bujtës në Gjirokastër dhe ndihet shumë mirë vendosi që ta filloj këtë udhëtim  të kësaj shfaqje  thellësisht dramatike, thellësisht emocionale  nga Gjirokastra  me besimin që pagëzimi që  i bëri ky qytet kësaj shfaqje sonte ishte një shenjë që  shfaqja do të udhëtojë”, u shpreh Kiço Londo, regjisor.
    Përgjatë sezonit artistik të vjeshtës në skenën e teatrit “Zihni Sako” do të ngjiten trupa vendase dhe të huaja duke gjallëruar jetën artistike në qytetin e Gjirokastrës.

    Top Channel

  • Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohet rendi i ditës për procedurën e shkarkimit të Veliajt

    Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohet rendi i ditës për procedurën e shkarkimit të Veliajt

    Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

    Në këtë mbledhje u miratua rendi i ditës: Propozimi për shkarkimin e Erion Veliajt me 12 vita pro dhe 1 abstenim.
    Në këtë mbledhje mungojnë: Gaz Paja, Aldo Merkoci, Joleza Koka dhe Anuela Ristani.
    “Erion Veliaj është gjallë. Ai duhet të ishte këtu. Për sa kohë ju ja mohuat, mua më vjen mirë që ai sot mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë gjithë këto vite. Le ta provojë Erion Veliaj nga qelia ku është dhe nëse na ndjek, e përshëndesim. Vendimi është i paplotë. Ai duhet të ishte shkarkuar nga kjo detyrë që në vitin 2023”, tha anëtarja e këshillit të PD, Ilda Zhulali.

    Top Channel

  • Limaj kritikon devijimin nga rendi i ditës, kërkon reagim nga Kushtetuesja

    Limaj kritikon devijimin nga rendi i ditës, kërkon reagim nga Kushtetuesja

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Deputetët mblidhen sot në seancë plenare, çfarë parashikon rendi i ditës

    Deputetët mblidhen sot në seancë plenare, çfarë parashikon rendi i ditës

    Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare.
    në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e KLuvendit Elisa Spiropali, pritet që deputetët të ,blidhen në orën 13:00.

    Në rendin e ditës pritet të miratohet proces verbali i seancës plenare të 5 qershorit, ndërsa do të përfshihen çështje si Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

    Kujtojmë se seanca e kaluar më 12 qershor u anullua përshkak të mungesës së kryeparlamentares, Elisa Spiropali, e cila ndodhej në Ukrainë.

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.

    2. Njoftime.

    3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

    4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

    III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

    IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

  • Ditmir Bushati dhe Marc Saxer: Dinamikat e konkurrencës mes aktorëve të mëdhenj botërorë, impakti te jeta jonë e përditshme

    Ditmir Bushati dhe Marc Saxer: Dinamikat e konkurrencës mes aktorëve të mëdhenj botërorë, impakti te jeta jonë e përditshme

    Ditmir Bushati, në podcastin e radhës “Public Square”, bisedoi me Marc Saxer, Drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert për Azinë dhe Paqësorin. Biseda u fokusua te dinamikat e reja të konkurrencës mes fuqive të mëdha në një rend ndërkombëtar që po ndryshon me ritme të shpejta.
    Në qendër të debatit ishin transformimi i arkitekturës globale të sigurisë, balancimi mes fuqive të mëdha, sfidat e Europës dhe perspektiva e një rendi të ri – Rendi Ndërkombëtar 2.0.
    Saxer theksoi se Europa duhet të rimësojë politikën reale të gjeopolitikës dhe të pozicionohet si një aktor autonom në një botë shumëpolare, përmes manovrimit të kujdesshëm midis SHBA-ve, Kinës, Indisë dhe Rusisë. Ai paralajmëroi se nëse Europa nuk përshtatet me realitetin e ri, rrezikon të mos jetë më “aktor”, por “pjesë e menysë”.

    Një tjetër pikë diskutimi ishte e ardhmja e social-demokracisë, e cila, sipas Saxer, përballet me një krizë legjitimiteti dhe presionin për të rindërtuar kontratën sociale të pas-viteve ’90. Në një kohë kur kërkohet rritje e shpenzimeve për mbrojtjen, infrastrukturën dhe tranzicionin energjetik, sfida qëndron në pyetjen se kush do ta paguajë çmimin: shtresa e mesme, pronarët e kapitalit apo mbrojtja sociale. Kjo përplasje financiare dhe politike ushqen “gjendjen populiste”, një klimë mosbesimi dhe frike te qytetarët, që kërcënon vetë themelet e demokracisë liberale.
    Në fokus ishte edhe perspektiva aziatike, ku Saxer argumenton se nuk ka pasur kurrë një rend liberal funksional si në Europë. Azia e drejtohet nga logjika e sovranitetit dhe balancave të fuqisë, jo nga universalizmi perëndimor. Në këtë kontekst, Europa duhet të pranojë se rendi i ri global do të jetë rezultat i një negociate ndërmjet civilizimeve, jo imponim nga një qendër e vetme.
    Temat e diskutuara përfshinë gjithashtu rolin e rendi digjital, ku konkurrenca teknologjike SHBA-Kinë po redimensionon fuqinë globale; sfidat e borxhit të vendeve të Jugut, emigracionit, ndryshimeve klimatike dhe shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit global.
    Në përfundim, Saxer thekson se në një botë me institucione shumëpalëshe të paralizuara dhe pa një fuqi dominuese, Europa duhet të marrë iniciativën për ndërtimin e një rendi të ri global, të bazuar në balancë, bashkëpunim të barabartë dhe vizion strategjik. Koha për të vepruar është tani – përndryshe, rrezikojmë një kthim në anarki ndërkombëtare të stilit të shekullit XIX.