Marash Kumbulla debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Majorkës. Mbrojtësi shqiptar hyri nga stoli në fillim të pjesës së dytë në barazimin 1-1 kundër Selta Vigos. I pyetur pas ndeshjes për Kumbullën, trajneri ka thënë se lojtari i Kombëtares kuqezi do të jetë i rëndësishëm për ekipin me cilësitë që ka.
“Ai është një fitues duelesh. Ai mbron përpara. Është një kërcënim nga goditjet stantarte në sulm dhe do të jetë i rëndësishëm për ne”, është shprehur Jagoba Arrasate./Sport Ekspres/
Tag: rëndësishëm
-

“Është një kërcënim edhe në sulm”, trajneri flet për debutimin e Kumbullës: Do të jetë i rëndësishëm për ne
-

FSK-ja i pranon autoblindat e blera në ShBA, kryeministri Kurti: Një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri Kurti ka thënë se ky furnizim sipas tij i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit të palëkundur me ShBA-të, dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve”, ka thënë Kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti në këtë ceremoni pranim- dorëzimi ka marrë pjesë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw./ KultPlus.com
-

“Zbërthehet” Ardon Jashari: Ibrahimoviç dhe Tare ndikuan që të zgjedh Milanin
Adriatik BALLA
Në Itali luan një konigjent i madh dhe i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë. Këtij kontigjenti iu shtua ditët e fundit një tjetër futbollist shqiptar, por mjaft cilësor, sikurse është mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari, me origjinë nga Kosova, që ka luajtur vitet e fundit në Belgjikë me Klub Bruzhin. Pas një negociate të gjatë, shqiptari Jashari dhe Milani u pozicionuan nga e njëjta anë e historisë. Mesfushori zviceran ka debutuar tashmë në një ndeshje miqësore, por gjithmonë ka dëshiruar të vishet me fanellën kuqezi. Klubi e prezantoi zyrtarisht përpara mediave: “Të luash për këtë klub sjell një presion të jashtëzakonshëm dhe është normale. Do të punoj shumë për të shpërblyer besimin.
De Ketelaere? E vetmja gjë që na bashkon është klubi i prejardhjes”, nënvizoi ai. Jashari tha në konferencën për shtyp se me Milanin dëhsiron të përmbushë ëndrrat e tij si lojtar. “Ndjesitë e mia për këtë klub janë të jashtëzakonshme, është një ëndërr që realizohet për mua dhe familjen time. Jam këtu prej pak ditësh, por kam marrë një mirëseardhje të ngrohtë nga të gjithë. Jam shumë krenar dhe i nderuar të jem lojtar i Milanit”, shtoi ai. Më tej Jashari tregoi se negociatat me Bruges ishin të gjata, por dëshira për të ardhur te Milani ishte e qartë që nga fillimi. Në Milanello, trajneri Massimiliano Allegri e priti me profesionalizëm dhe Jashari e vlerësoi atmosferën harmonike në dhomën e zhveshjes.
Takimi me Taren dhe bindja për të luajtur me Milanin
Mesfushori zviceran veshi fanellën kuqezi pas një negociate shumë të gjatë. “Të gjithë e dinë që ka qenë një periudhë e gjatë, por që nga kontaktet e para me Taren ishte e qartë dëshira ime për të bërë këtë hap, edhe pse e dija që negociata do të ishte e vështirë sepse isha i rëndësishëm për Bruges dhe nuk do më lironin shpejt. Tare më bëri të kuptoj se do të bënte gjithçka për të më sjellë te Milani, dhe kjo ishte edhe ndjenja ime; i kisha dhënë fjalën Tare dhe Ibrahimovic”, nënvizoi ai. Si tifoz i vogël i Milanit, Jashari ka admiruar Pirlon, duke theksuar ngjashmërinë në pozicionet e lojës: fillimisht trequartista dhe më pas mesfushor më i tërhequr. Luka Modric do të jetë një nga partnerët e tij në mesfushë, dhe Jashari shprehu se do të përpiqet të mësojë dhe të përfitojë nga përvoja e tij. Ai mezi pret të debutojë në San Siro me fanellën e Milanit.
Në kuadrin taktik të Alegrit, Jashari mund të luajë në pozicione të ndryshme në mesfushë: regjisator ose trequartista. Ai tha se do të ndihmojë ekipin në të dyja fazat – sulmuese me asistime dhe mbrojtëse me vendosmëri. Ai ka marrë shumë inspirim edhe nga Xhaka në përfaqësuesen zvicerane dhe synon të fitojë trofe me Milanin. Rreth interesit të Interit dhe derbit që do të kenë dy skuaddrat e Milanos, Jashari tha se nuk kishte pasur asnjëherë dilemë për zgjedhjen e bërë. “Unë gjithmonë kam dashur të vij te Milani dhe sapo u shfaq mundësia, uk kisha dyshime. Derbi është i rëndësishëm, por fokusi ynë është të kthejmë këtë ekip aty ku i takon”, përfundoi ai.
-

“Nëse nuk do të isha President, Putini do e kishte pushtuar Ukrainën”/ Trump flet para samitit në Alaskë: Takim i rëndësishëm si për ta, ashtu edhe për ne
Donald Trump ka deklaruar se, nëse ai nuk do të ishte President i Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putini do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën.
Duke folur për marrëdhëniet me Kremlinin, Trump tha se udhëheqësi rus “dëshiron një marrëveshje” dhe se e pret një takim të rëndësishëm me të.
“Mendoj se do të jetë një takim i mirë me Putinin, por takimi më i rëndësishëm do të jetë ai i dytë mes meje, Putinit dhe Zelenskyt. Do të shohim nëse mund të përfshijmë edhe disa nga evropianët,” u shpreh ish-presidenti amerikan.
I pyetur nga një gazetar nëse gjatë takimit në Alaska do t’i jepte Rusisë akses në metale të rralla, Trump u përgjigj: “Le të shohim se çfarë ndodh. Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm për ta dhe për ne.”Top Channel
-

Evropiani “i fundit” që bëri diçka të jashtëzakonshme
Johan V. Gëte është personaliteti letrar më i rëndësishëm i letërsisë gjermane të kohëve moderne, aq sa shpesh krahasohet me Shekspirin dhe Danten.
Poet, dramaturg, regjisor, romancier, shkencëtar, kritik, artist dhe burrështetas, gjatë të ashtuquajturës periudha romantike e arteve evropiane.
Në ditët e sotme janë të shumtë shkrimtarët, filozofët dhe muzikantët, të cilët burimin e frymëzimit e gjejnë në idetë dhe dramat e tij.Në vendet gjermanishtfolëse, por jo vetëm, veprat e Johan V. Gëte janë kaq të spikatura, saqë janë referuar si klasike prej fundshekullit të 18-të.
Johan V. Gëte lindi në Frankfurt (Main), por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në qytetin e Veimarit, ku mori edhe titullin e fisnikut në vitin 1782. Prindërit u kujdesën shumë për arsimimin e tij. Ai shkroi poezi miqtë, ndoqi kurse arti, mësoi italisht. Shkroi pjesë të shumta teatrore dhe u miqësua me aktorët. Si anëtar i shtresës së lartë, prej moshës dymbëdhjetë vjeçe në publik mbante një shpatë. Studioi në Universitetin e Leipzigut dhe, më vonë, bëri master për drejtësi në Universitetin e Strasburgut. Fliste shumë gjuhë dhe bëri udhëtime me distanca të largëta përgjatë gjithë jetës. Përballë sasisë dhe cilësisë së krijimtarisë së autorit, është e vështirë ta krahasosh me artistë të tjerë bashkëkohorë. Arriti të bëhej i mirënjohur, duke botuar romane dhe drama ndërkombëtare, si “Vuajtjet e djaloshit Verter” (1774) dhe “Fausti” (1808).
Gëte mori famë që në moshën 25-vjeçare, gjë që shpjegonte edhe disa nga arratisjet (erotike) me të cilat supozohej se ishte përfshirë. Po ashtu, temat erotike gjetën rrugën e tyre në shkrimet e tij.
Luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen “Sturm und Drang”
Johan V. Gëte luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen “Sturm und Drang”, botoi vepra shkencore të vlerësuara, si “Metamorfoza e bimëve” dhe “Teoria e ngjyrës”. Studioi atributet psikologjike të ngjyrës dhe mënyrat tona subjektive se si i shohim ato. Po ashtu edhe ngjyrat plotësuese. Duke vepruar kështu, ai përmirësoi kuptimin tonë të vizionit të ngjyrave.
Si një i apasionuar pas udhëtimeve, Gëte pati takime interesante dhe miqësi me disa nga bashkëkohësit. Një prej atyre marrëdhënieve të jashtëzakonshme ishte ajo që ndau me Friedrih Shillerin. Në 15 vitet e fundit të jetës së Shillerit, ata të dy krijuan një miqësi të ngushtë, madje punuan së bashku. Në 1812, Gëte takoi Bethovenin, i cili, më vonë do të deklaronte: “Gëte – ai jeton dhe dëshiron që të gjithë, të jetojmë me të. Pikërisht për këtë arsye, mund të kompozohet”.
Ndikim të madh në letërsinë dhe muzikën gjermane
Johan V. Gëte kishte një ndikim të madh në letërsinë dhe muzikën gjermane. Madje herë pas here u shndërrua në personazhin e trilluar në veprat e autorëve të tjerë. Në vitet 1970, autori gjerman Ulrich Plenzdorf shkroi një vështrim interesant mbi veprat e Gëtes. Në “Vuajtjet e reja të djaloshit V.” ai solli historinë e famshme të Gëtes/Verter në Republikën Demokratike Gjermane të epokës së tij. Shumë i dashur për vetë muzikën, Gëte frymëzoi jo pak kompozitorë dhe muzikantë. Në veçanti, në shekullin e 19-të shumë nga poezitë e Gëtes e gjetën veten në vepra muzikore të kompozitorëve Felix Mendelssohn Bartholdy, Fanny Hensel dhe Robert dhe Clara Schumann.
Për Gëten, qëllimi i udhëtimit nuk ishte çlodhja, apo thjesht marrja e një pauze nga rutina. Përkundrazi, në mendje ai kishte një qëllim më të madh: qëllimi i udhëtimit është të shkojmë në një vend, ku mund të gjejmë përbërësin e humbur të pjekurisë sonë.
Evropiani “i fundit” që bëri diçka të jashtëzakonshme
Gëte ishte evropiani “i fundit” që bëri diçka të jashtëzakonshme. Shkroi romane dhe drama të mëdha, njëherazi luajti një rol të rëndësishëm në shkencë. Interesimet e tij varionin nga gjeologjia, meteorologjia, fiziologjia dhe kimia. Por puna më e rëndësishme ishte në botanikë. Në 1790, ai prodhoi studimin: “Metamorfoza e bimëve”, si dhe mbi optikën dhe ngjyrën, kërkimi i të cilit u përmblodh në “Teoria e ngjyrave”, botuar në 1810.
Gëte ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Weimar, në 22 mars 1832, në moshën 83-vjeçare. Kemi kaq shumë, për të mësuar prej tij. Shpesh, nuk i dëgjojmë njerëzit që shprehin dëshirën për të qenë pak më shumë “Gëte”. Nëse do ta bënim, bota do të ishte një vend më i gjallë dhe më njerëzor.
ObserverKult
LEXO EDHE:
Gëte: Kur nuk zotërojmë më vetveten, na mungon çdo gjë…
-

Dy klube angleze ofrojnë 50 milionë euro për Torres, por Barça e konsideron të paprekshëm
13 Gusht 2025
7:54
Alfred Lleshi
Newcastle United po kërkon përforcime në sulm, por limiti i merkatos po afron dhe koha po mbaron. Eddie Howe kishte në listë emra të rëndësishëm si Joao Pedro (i cili shkoi te Chelsea), pastaj Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, të dy te Manchester United.
Tani, me të ardhmen e Alexander Isak në pikëpyetje për shkak të interesit të Liverpool-it, klubi anglez e ka kthyer vëmendjen te Ferran Torres. Sipas “Fichajes”, Newcastle dhe Tottenham kanë ofruar rreth 50 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës, por klubi katalanas i ka refuzuar ofertat.
25-vjeçari spanjoll, i lidhur me kontratë deri më 2027, ishte përfolur shumë për transferim, sidomos pas ardhjes së Marcus Rashford, por drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë ende si lojtar kyç.
Edhe pse shpesh përdoret si zëvendësues i Lewandowskit ose në pozicione të ndryshme në krahë, Torres mbetet i rëndësishëm për planet e trajnerit Hansi Flick, i cili vlerëson shumë aftësinë e tij për t’u përshtatur në role të ndryshme sulmuese. -

Do të aplikoni për vizë në SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë ndan njoftimin e rëndësishëm: Nga data 2 shtator…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që kanë aplikuar, ose do të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese janë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
Këtu përfshihen edhe ata që do të rinovojnë vizën e tyre drejt SHBA-ve.Top Channel
-

Sulmet nga inteligjenca iraniane, Krasniqi: Duhen akte zyrtare e jo statuse në Facebook
Nga Afrim Krasniqi
Shqipëria është pjesë e vendeve nënshkruese të deklaratës të lëshuar nga 14 vende, përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë, përmes të cilës dënohen operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata përfaqëson një akt të rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe natyrisht edhe një dokument referues historik.Departamenti Amerikan i Shtetit e publikoi me 31 korrik në faqen zyrtare, BM (UK) me 1 gusht, vendet e tjera gjithashtu në data të përafërta. Shqipëria (ende) nuk e ka publikuar. Mediat tona iu referuan në publikimet e tyre publikimeve nga burime amerikane (ambasada amerikane në Tiranë) ose britanike (ambasada britanike në Tiranë). Publikimet në faqen zyrtare ose në adresat në mediat sociale të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm janë kryesisht gjëra protokollare apo shënime politike ditore, – pa ndonjë rëndësi dhe vlerë cituese.
Qëndrimet shtetërore janë akte zyrtare shtetërore dhe meritojnë trajtim të tillë. Shqipëria ka qenë/është ende objekt sulmi nga regjimi i Iranit, është vend në NATO dhe është vendi më i brishtë në fushën e sigurisë nga lista e 14 shteteve nënshkruese të deklaratës.
Një shtet serioz vepron në mënyrë serioze. Krahas publikimit, minimumi do të duhej që zyrtarët që na përfaqësojnë të ndanin në institucione (parlament, qeveri, etj), dhe në publik përmbajtjen, qëndrimet dhe masat përkatëse. E njëjta gjë do të duhej të kishin ndodhur kur morëm disa vendime të rëndësishme mbi sigurinë gjatë viteve të fundit. E bëjnë këtë çdo ditë me lajme konsumi për ndonjë vendosje karrigesh pa leje në trotuare, apo incident me rrahje/dreka miqësore në zona plazhi dhe nuk e bëjnë për një deklarim të rëndësishëm që lidhet me sigurinë dhe interesat tona strategjike?!
Së fundi, por me rëndësi, është rasti për të rikujtuar: aktet shtetërore kanë nevojë për memorie, arkiv dhe dokumentim. Alibia e faqeve online të institucioneve nuk qëndron, ato nuk ofrojnë info, ndryshojnë me ndryshimin e titullarit, dhe programi i transparencës injorohet tërësisht. Përdorimi i teknologjisë nuk duhet të tentojë injorimin e dokumentit të shkruar, dosjeve diplomatike dhe arkivit historik. Rastet më të rëndësishme vendimmarrëse të 5-7 viteve të fundit nuk janë memorizuar përmes praktikës administrative, por janë kryesisht produkte personale në mediat sociale. Kohë më parë një ambasador perëndimor më tregoi se ishte në vështirësi t’i shpjegonte ministrit të tij se burimi i një qëndrimi të rëndësishëm të qëndrimit të Shqipërisë ishte një shënim në twitter i kryeministrit, jo një akt zyrtar i dokumentuar!
Ky shqetësim profesional vjen në rritje, duke riskuar jo vetëm të kemi burime referimi afatgjata dhe memorie shtetërore, por edhe duke injoruar detyrimet ligjore të sigurisë, informimit publik, transparencës, llogaridhënies, arkivit dhe vendimmarrjeve institucionale. -

E rrallë: Qytetari nga Tirana pretendon se ka zbuluar një ‘gur’ që mund të jetë zbulim shumë i rëndësishëm(Foto)
Një lexues i InforCulture.info përmes një mesazhi ka kërkuar ndihmën dhe përkrahjen e redaksisë për bërjen publike të siç pretendon ai, një guri prehistorik.
Emri i tij është Kreshnik Begu dhe jeton në Tiranë, por që gurin e ka gjetur/zbuluar disa kilometra larg Tiranës.Ai thotë se ka kontaktuar të gjitha institucionet përkatëse por që deri tani ende askush nuk ka ardhur të studiojë dhe identifikojë atë gur.Ai thotë se instituti i monumenteve nuk po i kthen përgjigje, por që ende është brenda afatit dhe pret me optimizëm përgjigjen e tyre.Begu thotë se nuk dëshiron ta bëjë publike vendndodhjen e gurit, nga frika se dikush mund të shkojë ta marrë apo ta dëmtojë, dhe thekson faktin që guri mund të dëmtohet edhe nga reshjet atmosferike apo rreshqitjw e dheut.Ai kërkon që autoritetet pêrkatëse të marrin masa sa më parë, pasi që sipas këndështrimit të tij mund të jetë një zbulim shumë i rëndësishëm.
Ky eshte guri qe ai ka zbuluar:
Kreshnik Begu poashtu pretendon se ka bërë edhe disa zbulime të mëparshme por që nuk janë marrë në konsideratë nga autoritetet.Ai flet për Objektin ‘Kroi i familjes Begu’ në Petrelë, që sipas tij, pllaka ka elemente të një peme të mbushur me gjarpërinjë.
Kurora
