Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryetari i këtij këshilli, Dorian Teliti, në një emision televiziv, ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si u zhvillua procedura.
Në një deklaratë publike, Teliti theksoi se do të kishte dashur ta kishte Veliajn përballë gjatë seancës për dy arsye kryesore. “Ti po e shkarkon tjetrin nga detyra dhe ai duhet dëgjuar. Mua nuk më ka marrë malli të dëgjojë Erion Veliajn, por nuk dua t’i jap instrumentet atij që nesër të shkojë në gjykatë dhe ta hedhë poshtë vendimin për aspekte proceduriale. Për këtë arsye do të doja të ishte aty. Arsyeja e dytë është se të paktën një herë doja t’ia thosha në sy dëmet që i ka bërë Tiranës,” tha ai.
Teliti shtoi se opozita kishte kohë që kërkonte largimin e Veliajt, por mazhoranca sipas tij e nisi procesin në mënyrë të njëanshme. “Ne e kemi kërkuar disa herë shkarkimin e Veliajt, por mazhoranca nuk pranoi ta bënte në bashkëpunim me opozitën,” theksoi ai.
Teliti ka nënvizuar se opozita do të vijojë të kërkojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në kryeqytet, duke e cilësuar largimin e Veliajt si një hap të rëndësishëm, por jo përfundimtar.
Tag: rëndësishëm
-

“Shkarkimi hap i rëndësishëm”,Teliti ngre dyshime për shkarkimin e Veliajt:Do të doja të kisha përballë sot për 2 arsye
-

Hapja e grup-kapitullit të radhës, Presidenti Begaj: Një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE
Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel. Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
Mesazhi i plotë:
Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit. -

Hapja e katër kapitujve me BE, Presidenti Begaj: Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel.
Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.
Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit”, shprehet Presidenti.Top Channel
-

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Moment i rëndësishëm drejt Evropës
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Në atë datë do të hapen edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e vlerësoi këtë konferencë si një tjetër moment të rëndësishëm në kalendarin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Evropës.Postimi i plotë:
Një tjetër moment i rëndësishëm në kalendarin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Europës!
Presidenca Daneze e BE-se ka përcjellë ftesën për hapjen e 4 kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim, të martën e 16 shtatorit, me fokus Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qendrueshme.
Kjo tryezë, që pason hapjen e 24 kapitujve të mëparshëm nga Shqipëria rikonfirmon ritmin e paprecedentë me të cilin vendi është investuar në procesin e negociatave.
Shqipëria 2030 nuk është thjesht një objektiv ambicioz, por plani real e konkret i një skuadre që kërkon të ulet me dinjitet në zemër të Europës.
Konferenca e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 ‘Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme’, duke përfshirë Kapitullin 14 (politika e transportit), 15 (energjia), 21 (rrjetet trans-evropiane) dhe 27 (mjedisi dhe ndryshimet klimatike). -

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Policia Bashkiake në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë makina të vjetra, jo funksionale dhe që mbajnë të bllokuara hapësirat publike pa të drejtë.
Policia njofton pronarët që të heqin në mënyrë vullnetare këto makina për të shmangur gjobat dhe masat e tjera si dhe për të kontribuar për një mjedis më të pastër.
Aktualisht ka nisur një proces njoftimi duke vënë paralajmërime në makinat e braktisura, teksa iu kërkohet dhe qytetarëve që të ndihmojnë me foto për heqjen e këtyre mjeteve nga rrugët. -

Tenderat me inteligjencë artificiale, Rama: Teknologjia i jep mundësi shteteve si ne që të bëjnë hapa që do të ishin të pamundura
Në Tiranë është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se udhëtimi drejt BE-s është më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar.
“Nga njëra anë kemi procesin e BE, që është përtej pjesës politike, por nga ana teknike është bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohuritë. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë, për t’u rritur në një shtet ku institucionet funksionojnë si në Itali apo një vend tjetër mesdhetar. Procesi për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar”, tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe në rëndësinë e përdorimit të teknologjisë për një mirë qeverisje në shërbim të qytetarëve.
“Teknologjia e re mund të na japë shteteve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që do ishin të pamundur. Nëse nuk do ishte e zbatueshme teknologjia, si do ishim ne në gjendje që të ofronim shërbime online? Ne kemi krijuar një model që funksionon për ne, përmes AI, dhe do ishte e pamundur pa teknologjinë. Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe synojmë të kemi modelin e parë në Europë të prokurimeve publike nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A te ZH”, shtoi ai
Top Channel
-

Magnezi apo kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
Kalciumi është padyshim një nga mineralet më të rëndësishëm për shëndetin e kockave, por me sa duket magnezi është aleati më i rëndësishëm për formimin e kockave të forta, gjatë periudhës së adoleshencës.
Sipas tyre, njerëzit që përftojnë sasinë e rekomandueshme të kalciumit nga ushqimet nuk kanë nevojë për suplemente shtesë. Ata shprehen se ndonëse nevoja për suplementet e vitaminës D është e madhe, marrja e sasive të mëdha të suplementeve të kalciumit rrit rrezikun e gurëve në veshka dhe problemeve të tjera me shëndetin.
Marrja e këtij mikroushqyesi nuk ka të njëjtin efekt si kalciumi që merret nga ushqimi.
Rëndësia e dozave të magnezit për organizmin
Dozat e magnezit të marrë nga burime ushqimore janë të rëndësishme në shtimin e mineraleve të kockave te fëmijët.
Këta të fundit kanë nevojë për shumë ushqyes që të kenë kocka të shëndetshme, dhe magnezi është një prej tyre. Kalciumi është gjithashtu i rëndësishëm, por fëmijët dhe adoleshentët që marrin doza të ulëta të këtij minerali, kanë më shumë nevojë për magnez.
Ky mineral ka një rol thelbësor në tretjen dhe asimilimin e kalciumit nga organizmi dhe në cilësinë e kockave.
Doza e Rekomanduar Ditore për magnezin është 350-400 mg, por trupi mund të ketë nevojë për dyfishin e saj për të funksionuar në mënyrë ideale. Për një performancë më të mirë, merrni magnez gjatë ditës në sasi të vogla.
Burimet më të pasura të magnezit janë ushqimet, ndaj sigurohuni të konsumoni më shumë barishte, spinaq, pazi, avokado, fiq, fara kungulli, fasule të zeza, arrorë, banane dhe kakao. -

“Asllani do të jetë i rëndësishëm për ne”, presidenti i Torinos: Më zemëroi shumë ajo humbje ndaj Interit
Kristjan Asllani luajti ndeshjen e tij të parë me fanellën e Torinos më 31 gusht. Mesfushori shqiptar ishte titullar në përballjen kundër Fiorentinës, e cila përfundoi me shifrat 0-0. Në një intervistë të dhënë për “TeleLombardia”, presidenti i Torinos ka deklaruar se Asllani do të jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, por i duhet të rifitojë ritmin e ndeshjeve. Presidenti Kairo kërkon nga ekipi që të kenë rezultate më të mira se sa në sezonin e shkuar.
“Kemi një skuadër konkuruese, të ndërtuar nga trajneri Baroni dhe nga drejtori sportiv Vanjati. Asllani? Ai ka nevojë që të rifitojë ritmin e tij të ndeshjes, por do të jetë i rëndësishëm. Simeone dhe Ngonge luajtën pak vitin e shkuar, por do të përmirësohen. Mund të bëjmë gjera të mira, ka potencial. Asnjë entuziasëm, sepse e nisëm dobët me humbjen e keqe ndaj Interit, e cila më zemëroi shumë. Duhet të bëjmë më mirë se sa në vitin e shkuar”, ka deklaruar Urbano Kairo./Sport Ekspres/ -

Chivu analizon shortin: Në Champions na presin kundërshtarë shumë të fortë, do të jemi gati
29 Gusht 2025
9:53
Alfred Lleshi
“Champions League është një kompeticion i rëndësishëm, me prestigj absolut, ku Interi edhe një herë dëshiron të jetë protagonist”. Kështu u shpreh trajneri zikaltër, Cristian Chivu, pas shortit të djeshëm të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
“Do të përballemi me skuadra të nivelit shumë të lartë, të gjitha shumë konkurruese, – shtoi ai. – Do të luajmë në fusha me atmosferë të jashtëzakonshme. Jam i bindur se do të jemi gati për ta nderuar sa më mirë këtë kompeticion”. -

Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …
Puna në kantierin e ndërtimit në aksin rrugor Shirokë – Zogaj, vijon me ritme të shpejta.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë paraditen e sotme pamje nga ecuria e punimeve në këtë aks. Bashkangjitur me pamjet, Rama shkruan se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë edhe si një kthesë e re për turizmin.
“Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, shkruan kreu i qeverisë.