Tag: rëndësishëm

  • Zgjerimi i partisë demokratike? Berisha optimist: Jam shumë i lumtur me kandidimin e Florjan Binajt

    Zgjerimi i partisë demokratike? Berisha optimist: Jam shumë i lumtur me kandidimin e Florjan Binajt

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se premtimi për hapjen e partisë do të mbahet.

    Një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, Berisha ka vlerësuar vendimin për mbështetjen e kandidatit Florian Binaj në garën për kreun e ri të Bashkisë Tiranë.

    Sali Berisha: Kam premtuar hapjen e partisë dhe e konsideroj shumë të drejtë atë kërkesë të qindra e mijëra demokratëve dhe mbështetësve tanë. Në këtë zgjedhje duke adaptuar këtë model me kandidatura të pavarura në bashkitë që garojnë, besojmë se bëmë një hap në drejtimin e duhur dhe kjo do të vazhdojë.
    PD do bëjë gjithçka do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesin e sa më shumë shqiptarëve.
     
     
    Ne po përpiqemi. Ky ishte një hap i rëndësishëm por do të bëhen edhe të tjerë. Iku koha kur PD mbrohej nga një agresion ndërkombëtar dhe kombëtar. Tani jemi në sulm.
    Para shqiptarëve, Zotit dhe miqve PD ka përkushtuar se është e përkushtuar të mbrojë vlerat.

  • Marrëveshja e paqes në Gaza, ministrja Spiropali: Zhvillim i rëndësishëm, një hap pranë lirimit të të pafajshmëve

    Marrëveshja e paqes në Gaza, ministrja Spiropali: Zhvillim i rëndësishëm, një hap pranë lirimit të të pafajshmëve

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin e saj social X në lidhje me fazën e I-rë të marrëveshjes së paqes në Gaza.

    Sipas Spiropalit, ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik.
    “Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza.
    Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik.
    Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës.
    Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe hedhjes së rrënjëve të paqes.
    Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit”, shprehet ministrja Spiropali.

    Welcoming the dawn of hope in Gaza.The first phase of the peace deal rooted in @POTUS’s proposal marks a rare and vital breakthrough.We commend the tireless diplomacy of 🇺🇸🇶🇦🇪🇬🇹🇷 for steering this moment toward light.A step closer to free the innocent, silence the guns, and…
    — Elisa Spiropali (@elisaspiropali) October 9, 2025

    Top Channel

  • Papa Leo XIV përshëndet ‘progresin e rëndësishëm’ drejt paqes në Rripin e Gazës

    Papa Leo XIV përshëndet ‘progresin e rëndësishëm’ drejt paqes në Rripin e Gazës

    Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Leo XIV, ka përshëndetur sot “progresin e rëndësishëm” në përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes në Rripin e Gazës, duke përsëritur thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi.

    “Në orët e fundit, në një kontekst dramatik në Lindjen e Mesme, është bërë përparim i rëndësishëm në negociatat e paqes, të cilat shpresoj se do të çojnë në rezultatet e dëshiruara sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Papa amerikan pas Meshës në Vatikan.

    Fjalët e tij vijnë mes një vale të re aktivitetesh diplomatike, pasi lëvizja islamiste Hamas ka dhënë një përgjigje pozitive ndaj një plani paqeje të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, me synimin për t’i dhënë fund luftës në enklavën palestineze të shkatërruar.

    “U bëj thirrje të gjithë njerëzve përgjegjës që të angazhohen në këtë rrugë, për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” shtoi Papa Leo XIV.

    Ai gjithashtu shprehu shqetësim për rritjen e urrejtjes antisemite në mbarë botën dhe shprehu trishtimin e thellë për vuajtjet që po përjeton populli palestinez në Rripin e Gazës.

    “Shpreh shqetësimin tim për rritjen e urrejtjes antisemite në botë, e cila për fat të keq u ilustrua nga sulmi terrorist në Mançester,” tha ai, duke iu referuar sulmit në një sinagogë të enjten, ku dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë.

  • Erdogan: Përgjigjja e Hamasit, hap i rëndësishëm drejt paqes në Gaza

    Erdogan: Përgjigjja e Hamasit, hap i rëndësishëm drejt paqes në Gaza

    Presidenti i Turqisë, Rexhep tajip Erdgogan, ka reagur për herë të parë për përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Trump, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për paqen e përhershme në Gaza.
    Erdogan u zotua se Turqia do të vijojë të përpjekjet për të siguruar sipas tij rezultatin më të favorshëm për palestinezët.
    “Përgjigjja e Hamasit ndaj planit për zbatimin e armëpushimit në Gaza përbën një hap konstruktiv dhe të rëndësishëm drejt arritjes së paqes së përhershme.
    Izraeli duhet të ndalojë menjëherë të gjitha sulmet e tij dhe të respektojë planin e armëpushimit.
    Duhet të merren pa vonesë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.
    Kjo gjenocid, kjo pamje e turpshme që ka lënduar thellë ndërgjegjen globale, duhet të marrë fund tani.
    Si Turqi, do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që negociatat të përfundojnë me rezultatin më të favorshëm për popullin palestinez dhe që zgjidhja me dy shtete, e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, të vihet në zbatim,” shkroi Erdogan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

  • Erdogan reagon pas përgjigjes së Hamasit: Hap i rëndësishëm drejt paqes, Turqia do të vijojë misionin e saj

    Erdogan reagon pas përgjigjes së Hamasit: Hap i rëndësishëm drejt paqes, Turqia do të vijojë misionin e saj

    Presidenti i Turqisë, Rexhep tajip Erdgogan, ka reagur për herë të parë për përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Trump, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për paqen e përhershme në Gaza.

    Erdogan u zotua se Turqia do të vijojë të përpjekjet për të siguruar sipas tij rezultatin më të favorshëm për palestinezët.

    “Përgjigjja e Hamasit ndaj planit për zbatimin e armëpushimit në Gaza përbën një hap konstruktiv dhe të rëndësishëm drejt arritjes së paqes së përhershme.

    Izraeli duhet të ndalojë menjëherë të gjitha sulmet e tij dhe të respektojë planin e armëpushimit.

    Duhet të merren pa vonesë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.

    Kjo gjenocid, kjo pamje e turpshme që ka lënduar thellë ndërgjegjen globale, duhet të marrë fund tani.

    Si Turqi, do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që negociatat të përfundojnë me rezultatin më të favorshëm për popullin palestinez dhe që zgjidhja me dy shtete, e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, të vihet në zbatim,” shkroi Erdogan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

    Hamas’s response to the plan for the establishment of a ceasefire in Gaza constitutes a constructive and significant step towards the achievement of lasting peace.Israel must immediately halt all its attacks and comply with the ceasefire plan.…— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) October 3, 2025

  • Do udhëtoni drejt vendeve të BE? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhë pas 12 Tetorit

    Do udhëtoni drejt vendeve të BE? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhë pas 12 Tetorit

    Reagimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë
    Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:
    të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
    datat e mbërritjes dhe të largimit
    të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.Për më shumë informacion nga burimi zyrtar👉 https://travel-europe.europa.eu/ees

  • Do udhëtoni drejt vendeve të BE? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 12 tetori nis sistemi i ri…

    Do udhëtoni drejt vendeve të BE? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 12 tetori nis sistemi i ri…

    Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen.

    Në njoftimin e ambasadës thuhet se nga data 12 tetor,  një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit si dhe të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës). Kjo procedurë thekson ambasada, nuk ka asnjë tarifë shtesë.
    Reagimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë
    Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:
    të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
    datat e mbërritjes dhe të largimit
    të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.Për më shumë informacion nga burimi zyrtar https://travel-europe.europa.eu/ees

    Top Channel

  • Rubio: Lirimi i shtetasi amerikan nga talibanët afgan, hap i rëndësishëm përpara

    Rubio: Lirimi i shtetasi amerikan nga talibanët afgan, hap i rëndësishëm përpara

    Ministri amerikan i Jashtëm, Marco Rubio, e ka cilësuar si një “hap të rëndësishëm përpara” lirimin e shtetasit amerikan Amir Amiri, i cili mbahej peng në Afganistan nga talebanët që prej dhjetorit të vitit 2024.

    Rubio përshëndeti lirimin e Amirit dhe theksoi se administrata amerikane është e përkushtuar për të siguruar lirimin e të gjithë qytetarëve të tjerë amerikanë që mbahen ende në mënyrë të padrejtë në Afganistan.

    “Ndërsa kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara, qytetarë të tjerë amerikanë vijojnë të mbahen peng pa të drejtë. Presidenti (Donald) Trump nuk do të ndalet derisa të rikthehen të gjithë qytetarët tanë të zënë rob,” thuhet në deklaratën e Rubio-s.

    Lajmi për lirimin e Amirit u konfirmua më herët sot edhe nga vetë talebanët. Një zyrtar i paidentifikuar tha për agjencinë Reuters se Amiri është nisur drejt Dohas gjatë mbrëmjes së sotme.

    Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për çështjet e pengjeve, Adam Boehler, kishte vizituar Kabulin disa ditë më parë për të zhvilluar negociata për shkëmbim të të burgosurve.

    Në një deklaratë në platformën X, Ministria e Jashtme e talebanëve e cilësoi lirimin e Amirit si dëshmi se “zgjidhjet mund të gjenden përmes rrugëve diplomatike”, duke konfirmuar se ai iu dorëzua një përfaqësuesi të presidentit Trump. Talebanët falënderuan gjithashtu Katarin për rolin ndërmjetësues në këtë proces.

  • Buzëqesh Silvinjo, Serbia humb lojtarin e rëndësishëm për ndeshjen me Shqipërinë

    Buzëqesh Silvinjo, Serbia humb lojtarin e rëndësishëm për ndeshjen me Shqipërinë

    Serbia ka humbur një tjetër lojtar të rëndësiëshëm para sfidës me Shqiëprinë. Nga Gjermania bëhet me dije se Kosta Nedeljkoviç, mbrojtës i rëndësishëm ekipit, i cili pësoi lëndim gjatë stërvitjes me Leipzigun dhe sipas revistës “Kiker” do të mungojë disa javë.
    Sipas “Sport Arena” rikthimi i tij në fushë në sfidën me Shqipëriën është thuajse i pamundur.
    Ndeshja Serbi-Shqipëri luhet në 11 tetor, pra mbeten edhe vetëm 16 ditë, që do të thotë pak më shumë se dy javë.

    Trajneri Dragan Stojkoviç kishte që më parë dy mungesa të sigurta, dhe kjo për shkak kartonësh,
    Kapiteni Milenkovic mori karton të kuq në duelin e humbur me shifrat 5-0 në Beograd ndaj Anglisë, pra nuk mund të luajë, dhe po ashtu i pezulluar është mesfushori që luan në Premierligën angleze me Nottinghamin, Sasha Lukiç.

  • Humb shërbimet e lojtarit të rëndësishëm/ Serbia ‘goditet’ para përballjes me Shqipërinë

    Humb shërbimet e lojtarit të rëndësishëm/ Serbia ‘goditet’ para përballjes me Shqipërinë

    Serbia duket se po merr goditje njëra pas tjetrës, sepse nga Gjermania njoftohet për dëmtimin e një tjetër lojtari të kombëtares së këtij vendi.
    Ky është Kosta Nedeljkoviç, mbrojtës i rëndësishëm ekipit, i cili pësoi lëndim gjatë stërvitjes me Leipzigun dhe sipas revistës “Kiker” do të mungojë disa javë. Koha duket tepër e shkurtër për riaftësim siç e thekson edhe media serbe “Sport Arena”.
    Ndeshja Serbi-Shqipëri luhet në 11 tetor, pra mbeten edhe vetëm 16 ditë, që do të thotë pak më shumë se dy javë. Trajneri Dragan Stojkoviç kishte që më parë dy mungesa të sigurta, dhe kjo për shkak kartonësh,
    Kapiteni Milenkovic mori karton të kuq në duelin e humbur me shifrat 5-0 në Beograd ndaj Anglisë, pra nuk mund të luajë, dhe po ashtu i pezulluar është mesfushori që luan në Premierligën angleze me Nottinghamin, Sasha Lukiç.