Ilirjana Kuçana, ish-kandidate e PD-së në Durrës, ka folur këtë të diel në një emision televiziv mbi zhvillimet në opozitë. Ajo tha se të hënën përfaqësues të rëndësishëm nga PD do të jenë në Washington.
“Ditën e hënë do të kemi zhvillime të forta. Përfaqësues të rëndësishëm të Partisë Demokratike do të kenë takime në nivelet më të larta në SHBA, në kuadër të NATO-s dhe në Departamentin e Shtetit. Për t’ju treguar se pas rezolutës nga Brazili, për herë të parë ka një zv/President, një përfaqësues. Unë ju them se shumë shpejt do të shikoni që të hënën në SHBA do të ketë vizita shumë të rëndësishme nga PD,” – tha Kuçana.
Tag: rëndësishëm
-

PD drejt Uashingtonit/ Kuçana konfirmon një takim të rëndësishëm politik në SHBA, ja çfarë pritet të ndodhë
-

‘Aleatë të rëndësishëm’/ NATO surprizon Shqipërinë për 28 Nëntor, ja mesazhi që po bën xhiron e rrjetit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka uruar Shqipërinë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, duke e cilësuar vendin si një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.
“Gëzuar ditën kombëtare të Aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 kombet kontribuese të trupave në misionin e KFOR”, shkruhet në urimin e tyre në rrjete sociale. -

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm
E diela do të jetë një ditë vendimtare lidhur me fundin e luftës në Ukrainë të nisur nga Rusia. Në Gjenevë të Zvicrës do të mbahet takimi i rëndësishëm mes të dërguarve të Uashingtonit, Kievit dhe vendeve europiane, që do të diskutojnë planin e paqes të dalë nga Shtëpia e Bardhë.
Delegacioni amerikan kryesohet nga sekretari i shtetit, Marco Rubio. “Përfaqësuesit tanë dinë si t’i mbrojnë interesat kombëtare të Ukrainës dhe dinë saktësisht se çfarë të bëjnë për të parandaluar Rusinë të nisë një pushtim të tretë, një sulm tjetër kundër Ukrainës”, u shpreh i bindur presidenti Volodymyr Zelenski.
Por aleatët e Uashingtonit nuk janë shumë të bindur nga plani amerikan i paqes me 28 pika. Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kanadaja theksojnë se “kufijtë nuk duhet të ndryshohen me force”.
Shtetet e Bashkuara u janë përgjigjur duke sqaruar se nëse Ukraina nuk pranon këtë propozim, rrezikon që të marrë një marrëveshje edhe më të keqe se kjo që është aktualisht në tavolinë. -

Griezmann: MLS është ëndrra ime, para se të iki dua të fitoj Champions dhe La Liga me Atletico
Sulmuesi i Atlético Madrid, Antonie Griezmann, foli për mediat në lidhje me objektivat dhe dëshirat e tij. Ai bëri fillimisht një vlerësim të sezonit të kaluar: “Kisha kaq shumë shpresa, kaq shumë ëndrra dhe marsi nuk ishte një muaj i mirë për askënd. Humbëm La Liga dhe Champions League, morali im ra ndjeshëm, më lëndoi shumë mendërisht dhe kjo ndikoi në lojën time më vonë”.
“Do të doja ende të luaja sa më shumë, por e kuptoj që duhet të jem profesional, që duhet të jap shembull për të gjithë shokët e mi të ekipit. Më duhet t’i provoj trajnerit se jam ende gati të luaj, se kam gjithçka që duhet për të luajtur dhe për të fituar një vend në formacionin titullar”, shtoi sulmuesi francez.
Për zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2027, Griezmann tha: “Gjithmonë dua më shumë. Kam ende shumë minuta për të luajtur, këmbët dhe forcën mendore për të vazhduar dhe për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për klubin. Dua t’ua provoj të gjithëve se jam ende i rëndësishëm. Tani duhet të vazhdoj të provoj, ditë pas dite, se ende mund të luaj”.
Së fundi është përfolur për një transferim në MLS, Ligën Amerikane të Futbollit. “Gjithmonë jam objekt bisede. Që nga dita e parë që mbërrita deri në ditën e fundit që largohem. Por, siç thashë, jam shumë i lumtur këtu. Të gjithë e dinë që MLS është ëndrra ime, qëllimi im, por unë ende kam një kontratë dhe dua të vazhdoj të luaj këtu dhe të jem një lojtar i rëndësishëm”, shtoi francezi.
Për qëllimet e tij të ardhshme pas golit të tij të 200-të: “Fitimi i një titulli kampion, një Champions League dhe një Kupe Mbreti. Ka ende shumë gjëra për të arritur dhe dua të vazhdoj t’u sjell gëzim njerëzve dhe shokëve të mi të ekipit.” -

Mitaj, në formacionin më të mirë të kualifikueseve
Mario Mitaj është konfirmuar si një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares shqiptare gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit.
Performancat e tij në krahun e majtë të mbrojtjes kanë qenë të qëndrueshme dhe të vlerësuara gjerësisht, duke e pozicionuar atë mes futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi në këtë cikël eliminator.
Kontributi i tij në ndeshjet e zhvilluara ka qenë i dukshëm, si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në mbështetjen e aksioneve sulmuese të ekipit.
Vlerësimi më i rëndësishëm ka ardhur nga platforma ndërkombëtare e statistikave “SofaScore”, e cila e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të Europës për kualifikueset e Botërorit. Ai është renditur si mbrojtësi i majtë më i mirë i këtij cikli, me një notë mesatare 7.62.Përzgjedhja e tij e vendos në një 11-she ku bëjnë pjesë emra të rëndësishëm të futbollit europian, nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia, duke e theksuar nivelin e lartë të paraqitjeve të tij.
Mitaj ka luajtur në 6 nga 8 ndeshjet e Shqipërisë gjatë eliminatoreve. Ai mungoi në të dyja sfidat ndaj Anglisë, fillimisht për shkak dëmtimi dhe më pas për shkak të vendimit teknik të trajnerit Silvinjo, i cili e la në tribunë për arsye kartonësh. -

Kampionati i Futsallës, njoftim i rëndësishëm për sezonin e ri 2025-2026
18 Nëntor 2025
18:31
Telesport
Federata e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të kampionatit kombëtar të Futsallit, që do të nisë më 1 dhjetor. FSHF fton të gjitha ekipet e interesuara të bëhen pjesë e këtij sezoni, i cili synon të vazhdojë zhvillimin dhe promovimin e futsallit në vend.
Kampionati i ri do të sjellë një tjetër edicion konkurrues, me ekipe që do të garojnë për titullin kampion dhe përfaqësimin e Shqipërisë në UEFA Futsal Champions League.
Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: [email protected] . -

Rama pritet nga kryeministri i Holandës në Hagë: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh
Kryeministri Edi Rama u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof në Hagë.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka ndarë pamjet në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa shkruan se është një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetet dypalësh dhe themelimin e bashkëpunimit me Holandën.
“Me Kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof
Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën”, u shpreh Rama.Top Channel
-

Vrapimi i shpejtë, aktivizon mekanizmat qelizorë që ngadalësojnë plakjen
Vrapimi i shpejtë po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga mënyrat më efektive të stërvitjes për të rritur jetëgjatësinë. Studime të fundit tregojnë se shpërthimet e shpejta me intensitet të lartë aktivizojnë fibrat muskulore me tkurrje të shpejtë—fije që humbasin natyrshëm me moshën dhe lidhen ngushtë me forcën fizike, fuqinë dhe funksionimin e përgjithshëm motorik.
Në nivel qelizor, sprinti shkakton aktivizimin e mekanizmave të riparimit, përmirëson funksionet mitokondriale dhe kontribuon në stabilizimin e telomereve—dy tregues të rëndësishëm të plakjes biologjike. Ekspertët theksojnë se këto ndryshime mund të luajnë rol kyç në ngadalësimin e proceseve të plakjes dhe ruajtjen e vitalitetit ndërsa vitet avancojnë.10 Bioshënjuesit më të rëndësishëm për shëndet metabolik, hormonal dhe jetëgjatësi
Këta biomarkues përdoren shpesh nga klinikat e jetëgjatësisë, mjekët e funksional dhe programet e optimizimit metabolik:METABOLIZMI & INFLAMACIONI
1. HbA1c – kontrolli afatgjatë i sheqerit në gjak
2. Insulina esëll – tregues kyç i rezistencës ndaj insulinës
3. Glukoza esëll
4. CRP (C-Reactive Protein) – nivel i inflamacionit sistemik
5. Trigliceridet & raporti Trigliceride/HDL – një nga treguesit më të mirë të metabolizmit të yndyrnave
HORMONET & VITALITETI
6. Kortizoli (sidomos kriva ditore) – balanca e stresit
7. Testosteroni total + i lirë (edhe për femrat është i rëndësishëm në nivel të ulët)
8. DHEA-S – hormon i lidhur me energjinë dhe proceset e plakjes
QELIZAT & PLAKJA BIOLOGJIKE
9. Homocisteina – lidhur me funksionin qelizor, zemrën dhe inflamacionin
10. VO₂ Max ose alternativisht kapaciteti aerobik – biomarkues i fuqishëm i jetëgjatësisë
-

Horoskopi për ditën e sotme, 13 nëntor 2025
Showbiz E Enjte, 13 Nëntor 2025 08:54
DashiPërqendrohuni te punët e përditshme dhe aktivitetet e zakonshme që nuk keni mundur t’i kryeni gjatë javës. Punët e shtëpisë janë veçanërisht të dukshme. Kujdesuni për këto gjëra së pari përpara se ta drejtoni vëmendjen tuaj drejt çështjeve të tjera.
DemiShprehja krijuese e vetes do të luajë një rol të madh në punën tuaj sot. Frymëzohuni nga fëmijët. Energjia e tyre e lartë, guximi i pastër do t’ju frymëzojnë të nxirrni këto cilësi në veten tuaj dhe t’i përdorni ato për mirë. Keni shumë për të ofruar.BinjakëtMos kërko përgjigje aty ku e di se do të gjesh të njëjtat pyetje të vjetra. Kërko diku tjetër. Nëse vërtet dëshiron një mendim të ri për çështjen, duhet të pyesësh dikë me një perspektivë të re. Mos ki frikë t’u drejtohesh njerëzve të ndryshëm.
GaforrjaÇështjet e shtëpisë janë në plan të parë të mendjes suaj dhe tani për tani këto gjëra kanë shumë më tepër rëndësi për ju sesa çështjet e punës. Pavarësisht nëse jeni në punë sot apo jo, kujdesuni së pari për këto çështje dhe shqetësime shtëpiake, në mënyrë që të mund të përqendroheni në punë më vonë.
LuaniDëgjo para se të flasësh. Jepuni njerëzve kohë të mjaftueshme për të shprehur mendimet dhe emocionet e tyre përpara se të ndërhysh dhe t’i ndërpresësh. Do të mësosh shumë kur je i duruar dhe i kushton vëmendje njohurive që vijnë nga mendimet e një personi tjetër.
VirgjëreshaNuk do të kesh frikë ta shfaqësh veten. Ndihesh rehat që je në lëkurën tënde. Je krenar për atë që je dhe për atë në të cilën beson. Ky vetëbesim po e bën më të lehtë diskutimin e çështjeve që lidhen me punën me të tjerët.
Peshorja
Çështjet e fshehura do të dalin në sipërfaqe. Ndoshta dikush me të cilin punoni ka fshehur një sekret të rëndësishëm për një kohë të gjatë. Ai ose ajo nuk është i vetmi që ka një sekret. Edhe ju keni një të tillë. Kjo është koha për të ndarë histori dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën.
AkrepiNjerëzit me të njëjtat mendime luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm për ju. Edhe nëse nuk ju pëlqejnë këta njerëz si individë, mund të përfitoni shumë duke i dëgjuar dhe duke kuptuar se nga vijnë. Do të fitoni njohuri të rëndësishme.
ShigjetariNdjeni nga brenda se keni një rol specifik dhe të rëndësishëm për të luajtur në botë. Ky rol është shumë i lidhur me fatin tuaj përfundimtar në karrierë. Shikoni brenda vetes për të zbuluar nëse jeni vërtet në rrugën e duhur për ta arritur këtë qëllim. Kërkoni përgjigjet brenda jush.
BricjapiSot do të tërhiqeni natyrshëm nga njerëz dhe kultura të huaja dhe do të zbuloni se njerëzit që takoni përmes këtyre kanaleve do t’ju ofrojnë një pasqyrë të re në karrierën tuaj. Ndoshta është koha të zhvendoseni në një vend larg shtëpisë suaj aktuale.
UjoriÇështjet intensive do të luajnë një rol të rëndësishëm në ditën tuaj. Temat që lidhen me lindjen, vdekjen dhe transformimin do të dalin në sipërfaqe. Zbatojini këto ide në karrierën tuaj dhe shikoni se çfarë do të arrini. Kjo është një kohë ndryshimesh të mëdha.
Peshqit
Pavarësisht se sa shumë mund të ndihesh në kundërshtim me njerëzit e tjerë dhe me botën përreth teje, është e rëndësishme të krijosh partneritet. Bashkohu me dikë në vend që të përpiqesh të bësh gjithçka vetë. Thjesht sigurohu që nuk po i kritikon shumë të tjerët.
