Delegacioni i BE-së në Tiranë e ka konsideruar hap të rëndësishëm për Shqipërinë, çeljen e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm.Përmes një postimi në rrjete sociale, delegacioni i BE-së shprehet se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi.
“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, thuhet në reagim.
Tag: rëndësishëm
-

Shqipëria hap grupkapitullin për Tregun e Brendshëm/ Delegacioni i BE në Tiranë: Hap i rëndësishëm drejt integrimit!
-

Luksemburg/ Shqipëria hap grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm. Rama pritet të mbajë konferencë për shtyp me Komisioneren Marta Kos
Shqipëria do të zhvillojë sot konferencën e katërt ndërqeveritare në kuadër të procesit të saj të integrimit në Bashkimin Europian (BE), ku do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Takimi do të përqendrohet në diskutimin e dy grup-kapitujve të rëndësishëm, ata të tregut të brendshëm dhe konkurencës, të cilët janë pjesë e agjendës për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë.
Deri tani, janë zhvilluar tre konferenca ndërqeveritare që kanë shërbyer për të diskutuar përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit dhe hapjen e negociatave për kapituj të ndryshëm të legjislacionit të BE-së. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022 në Bruksel, ku u hapën negociatat për Klasterin 1, i cili përfshin kapituj të rëndësishëm që lidhen me drejtësinë, gjyqësorin, institucionet demokratike, prokurimin publik, dhe reformën e administratës publike.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Konferenca e dytë ndërqeveritare u zhvillua më 15 tetor 2024, gjithashtu në Luksemburg, ku u hapën negociatat për një grup-kapitull të rëndësishëm që përfshin tema të drejtësisë, gjyqësorit, dhe institucioneve demokratike.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Klubi britanik prezanton Luka Modriçin, mesfushori kroat merr një vendim të rëndësishëm për të ardhmen
Luka Modriçi ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen e tij. Mesfushori kroat ka marrë një vendim të rëndësishëm, teksa ka investuar në klubin britanik, Suonsi. Lojtari i Realit të Madridit është bërë bashkë-pronar i klubit, duke blerë një pjesë të aksioneve.
Lajmin e ka konfiruar vetë Suonsi përmes faqes së vetë zyrtare. Ky investim nuk do të ndikojë në karrierën profesioniste të 39-vjeçarit. Luka Modriçi do të vazhdojë të luajë për fanellën e Realit të Madridit./Sport Ekspres/ -

Hapja e grupkapitujtve të dytë me BE, Begaj: Hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit në BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave. Në reagimin e tij Begaj thekson se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit.
Begaj bën thirrje që Shqipëria duhet të vazhdojë përpara me shumë përkushtim dhe përgjegjësi deri në anëtarësimin në BE.
“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE.Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Begaj.
-

Hapja e grupkapitullit të dytë, reagon Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian!
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me hapjen e grupkpitullit të dytë të negociatave me BE-në, i konsiston me “Tregun e Brendshëm”.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se ky është hap shumë i rëndësishëm në rrugën e integrimit.
Postimi i plotë i Begajt:“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”.Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 14, 2025 -

Shqipëria hap negociatat për ‘Tregun e Brendshëm’, Begaj: Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit, të…
Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE.
-

Ministrat e Jashtëm të BE-së pro Shqipërisë, Kallas: Duhet të jetë pjesë e familjes sonë evropiane, po bën hapa të rëndësishëm
Ministrat e jashtëm të BE-së rikonfirmuan mbështetjen për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka mbajtur një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm në Luksemburg.
Kallas tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e familjes sonë evropiane, ndaj procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm për këtë.
Gjatë konferencës, Kallas tha se vendi ynë ka bërë reforma domethënëse. Sipas saj, Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të rëndësishëm dhe shprehu bindjen se këto dy vende do të jenë histori suksesi në këtë proces.
“Kam takuar kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor. Edhe në takimin e ministrave të Jashtëm ne e bëmë të qartë se stabiliteti në këtë rajon është thelbësor. Nëse shikoni hartën, këto vende janë gjeografikisht në Evropë.
Ato duhet të jenë pjesë e familjes sonë evropiane, ndaj procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm për këtë. Vëmë re se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të rëndësishëm domethenës me reformat integruese.
Jam e bindur se këto dy vende do të jenë histori suksesi në këtë proces. Ne duhet të ecim më shpejt drejt anëtarësimit të tyre në BE.
Ne gjithashtu duam të ecim përpara me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shumë prej ministrave deklaruan se çdo pjesëmarrje në paradën e 9 Majit në Moskë do të ishte kundërproduktive për palën serbe”, tha Kaja Kallas. -

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, ja kur nis shpërndarja e pensioneve të dyfishtë
Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje administrative që hap rrugën për një përfitim të rëndësishëm për qytetarët e të dyja vendeve. Nga muaji qershor i vitit 2025, emigrantët shqiptarë dhe italianë do të mund të përfitojnë pensione të dyfishta, përmes njohjes së periudhave të kontributeve shoqërore në të dyja shtetet.
Marrëveshja është firmosur në Romë nga zëvendësministrja e Ekonomisë e Shqipërisë, Olta Manjani, dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale e Italisë, Marina Calderone. Ky hap është i rëndësishëm për ata që kanë punuar dhe kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dyja shteteve, duke i mundësuar atyre që të përfitojnë pensione për periudhat që kanë punuar në secilin prej shteteve.Njohja e periudhave kontributive ndërmjet dy shteteve i mundëson qytetarëve shqiptarë të përfitojnë pensione nga të dyja shtetet, për sa kohë ata kanë realizuar periudha pune në Shqipëri dhe Itali.
Kjo marrëveshje përfshin rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe 4 mijë shtetas italianë, të cilët mund të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive dhe të shmangin humbjen e çdo viti pune që mund të ketë kaluar pa mundësinë për të përfituar pension. Kjo do të sjellë një mundësi të re për ata që kanë jetuar dhe punuar si emigrantë për t’u siguruar se periudhat e punës së tyre nuk do të humbasin dhe do të llogariten për pensionet.
Marrëveshja për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve sociale dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar mbështetje për ata që janë të angazhuar në tregun e punës në të dy shtetet.
Me nisjen e zbatimit të saj nga qershori i 2025, do të përmirësohet situata e shumë emigrantëve që kanë kërkuar të drejtat e tyre pensionale në të dy vendet, duke krijuar mundësi të barabarta për ata që kanë kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore të Shqipërisë dhe Italisë. -

Elbasan, rikonstruksioni i çerdhes Nr. 2, ambient modern për 150 fëmijë
Bashkia e Elbasanit ka investuar për rikonstruksionin total të çerdhes nr. 2, një projekt që ka si qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e fëmijëve. Me një investim prej 124 milionë lekësh (të vjetra) nga buxheti i Bashkisë, çerdhja do të ofrojë ambiente të sigurta, moderne dhe komode për 150 fëmijë.
Ky rikonstruksion është një ndërhyrje e domosdoshme për të siguruar kushte më të mira dhe më të sigurta për vogëlushët, të cilët do të gëzojnë ambiente tërësisht të rinovuara.Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, inspektoi ambientet e çerdhes dhe shprehu kënaqësinë për këtë investim të rëndësishëm, duke theksuar se kujdesi për fëmijët dhe krijimi i kushteve më të mira për edukimin e tyre janë prioritet kryesor për Bashkinë. Ai e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve për komunitetin, dhe siguroi se Bashkia do të vazhdojë të investojë për të ofruar mundësi të barabarta dhe kushte më të mira për fëmijët.Ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe kujdesi ndaj të vegjëlve mbetet një prioritet i Bashkisë së Elbasanit.
-

Shqipëria heq përkohësisht vizat për qytetarët e 5 shteteve për motive turistike
Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të rëndësishëm që lejon qytetarët e pesë shteteve të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për vizë, për qëllime turistike. Vendimi, i miratuar sot, përfshin shtetasit e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Tajlandës dhe Indonezisë, të cilët mund të udhëtojnë në Shqipëri me pasaportë të vlefshme, për një periudhë që do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2025.Ky lehtësim vizash është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të promovuar turizmin dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare, si dhe për të rritur numrin e vizitorëve nga këto vende. Periudha e lehtësimit të vizave do të fillojë nga data 15 prill 2025.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me Ministrinë e Brendshme, janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi. Pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, ky vendim do të hyjë menjëherë në fuqi dhe do të mundësojë udhëtime më të lehta dhe më të shpejta për turistët nga këto shtete.Kjo iniciativë ka për qëllim të nxisë më tej zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe të forcojë marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e përmendura, duke i dhënë mundësi qytetarëve të këtyre vendeve të eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë pa pengesa burokratike.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të rëndësishëm që lejon qytetarët e pesë shteteve të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për vizë, për qëllime turistike. Vendimi, i miratuar sot, përfshin shtetasit e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Tajlandës dhe Indonezisë, të cilët mund të udhëtojnë në Shqipëri me pasaportë të vlefshme, për një periudhë që do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2025.Ky lehtësim vizash është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të promovuar turizmin dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare, si dhe për të rritur numrin e vizitorëve nga këto vende. Periudha e lehtësimit të vizave do të fillojë nga data 15 prill 2025.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me Ministrinë e Brendshme, janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi. Pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, ky vendim do të hyjë menjëherë në fuqi dhe do të mundësojë udhëtime më të lehta dhe më të shpejta për turistët nga këto shtete.Kjo iniciativë ka për qëllim të nxisë më tej zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe të forcojë marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e përmendura, duke i dhënë mundësi qytetarëve të këtyre vendeve të eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë pa pengesa burokratike.