Tag: rëndësishëm

  • Risia/ VAR instalohet në FSHF

    Risia/ VAR instalohet në FSHF

    Duke nisur nga sezoni futbollistik 2025/2026, sistemi VAR në futbollin shqiptar do të funksionojë nga një qendër e përhershme e dedikuar, e ndërtuar në “Shtëpinë e Futbollit”. Federata e Futbollit ka ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për modernizimin dhe rritjen e standartit të arbitrazhit shqiptar, duke e sjellë atë në një linjë me praktikat më të mira europiane.

    Kjo qendër do të monitorojë pesë ndeshje njëkohësisht nga kampionati “Abissnet Superiore”, duke eliminuar kështu nevojën për qendrat e lëvizshme që janë përdorur deri më tani. Në dispozicion do të jenë 5 dhoma VAR-i, te pajisura me teknologjinë më të fundit, ku arbitrat do të kenë mundësinë të analizojnë momentet e diskutueshme.

    Përveç ndeshjeve të “Abissnet Superiore”, kjo qendër do të shërbëjë edhe për ndeshje të zgjedhura nga kampionati i Kategorisë së Parë, apo kampionatet e tjera në varësi të sfidave.

    Përmes këtij investimi të rëndësishëm për futbollin shqiptar, FSHF dëshmon se po ndjek hapat e federatave më të zhvilluara europiane si ato angleze, spanjolle apo italiane, që kanë adoptuar prej kohësh qendrat e centralizuara të sistemit VAR.

    Vazhdo leximin

  • Transmetimi kuantik/ Thyhet rekordi mbi fibrat optike, i pamundur përgjimi i mesazhit

    Transmetimi kuantik/ Thyhet rekordi mbi fibrat optike, i pamundur përgjimi i mesazhit

    Një transmetim kuantik rekord u arrit në Gjermani përmes një kablloje standarde me fibër optike , si ato të përdorura për lidhjet në internet.

    Mesazhi kuantik udhëtoi 250 kilometra, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt komunikimeve të së ardhmes, shumë më të shpejtë dhe më të sigurt se ato të sotme.

    Rezultati i rëndësishëm, i publikuar në revistën Nature, është marrë falë eksperimentit të drejtuar nga italiani Mirko Pittaluga, i cili pas studimeve në Universitetin e Padovës punon në Britaninë e Madhe, në kompaninë Toshiba Europe. Kjo konfirmon se komunikimet kuantike mund të arrihen edhe në kushte reale, pa pasur nevojë për pajisje të specializuara dhe duke përdorur infrastrukturën ekzistuese.” Eksperimenti është shumë interesant dhe rezultati është i rëndësishëm ,” i tha ANSA Fabio Sciarrino, nga Laboratori Quantum në Universitetin Sapienza të Romës. “Kjo është diçka që ishte supozuar gjithmonë në një nivel teorik, por që duhej të demonstrohej në një nivel praktik .”Rrjetet kuantike bazohen në parimin e ngatërrimit, i cili lejon krijimin e lidhjeve midis grimcave që udhëtojnë në rrjet, në këtë rast fotoneve, edhe nëse ndahen nga distanca të mëdha: në këtë mënyrë, nëse një haker përpiqet të shkelë njërën nga dy grimcat, tjetra i nënshtrohet menjëherë një modifikimi, që demaskon përpjekjen për të përgjuar mesazhin. Prandaj, një rrjet kuantik do të mundësonte përmirësime të mëdha në sigurinë dhe shpejtësinë e transmetimit të të dhënave.Deri më tani, komunikimet kuantike kanë ndodhur vetëm në distanca të kufizuara, dhe kjo ndodh sepse ato kërkojnë mjete të tilla si frigoriferë kriogjenikë, të cilët janë të vështirë për t’u zbatuar në infrastrukturat ekzistuese. Për shembull, në demonstrimin e parë në terren të internetit kuantik të së ardhmes, i cili u zhvillua në maj 2024 dhe u drejtua nga Universiteti i Harvardit, transmetimi lidhi dy kompjuterë 50 kilometra larg njëri-tjetrit dhe në dhjetor 2024 studiuesit e udhëhequr nga Universiteti Northwestern në Evanston, arritën të transmetojnë të dhëna mbi një kabllo klasike me fibër optike rreth 30 kilometra të gjatë.Studiuesit e udhëhequr nga Pittaluga, megjithatë, kanë gjetur një mënyrë për të lehtësuar shpërndarjen e informacionit të sigurt në distanca të gjata, duke arritur rastin e parë të njohur të komunikimit kuantik ‘koherent’: koherenca është aftësia e valëve të dritës për të bashkëvepruar në një mënyrë të parashikueshme, duke ruajtur sinkronizimin, si në hapësirë ​​ashtu edhe në kohë.“ Kjo është risia më domethënëse e studimit ”, komenton Sciarrino: “Koherenca kërkon një stabilizim të madh, e cila u zgjidh këtu falë një pune në gjysmë të rrugës midis fizikës dhe inxhinierisë, dhe hapet ndaj skenarëve të ndryshëm: lejon zgjatjen e distancës maksimale të lejuar për komunikimet kuantike, lejon zvogëlimin e performancave të kërkuara, duke i bërë kështu më të aksesueshme, dhe gjithashtu hap drejt përdorimit të protokolleve të reja për rrjetet kuantike – përfundon Sciarrino – duke hapur rrugën për hapat e mëtejshëm”./ ANSA.

  • Çfarë e parandalon peshën e tepërt dhe diabetin tek gratë pas moshës 50 vjeç?

    Çfarë e parandalon peshën e tepërt dhe diabetin tek gratë pas moshës 50 vjeç?

    Me kalimin e viteve sigurisht që organizmi është i pari që fillon e shfaq problemet e tij. Kjo ndodh sidomos pas një moshe të caktuar që fillon pas 45-50 vjeç.

    Zhvillimi i sëmundjeve dhe gjendjeve të ndryshme të trupit varion edhe për nga gjinia e personave ku shfaqen. Pra, e shpjeguar thjeshtë tek gratë sëmundjet mund zhvillohen ndryshe ndërsa tek burrat mund të zhvillohen në forma të tjera.

    Tek gratë kryesisht mbi moshën 50 vjeçare, hormonet fillojnë e luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mirëfunksionimin e organizmit. Kjo cilësohet si fillimi i menopauzës dhe është një simptomë ku trupi nuk prodhon më hormone si estrogjeni.

    Sipas mjekëve në këtë periudhë trupi mund të zhvillojë një gjendje që quhet simptoma metabolike. Pas saj fshihen një sërë sëmundjesh, si presioni i lartë i gjakut, obeziteti, diabeti i tipit 2 apo ishemia.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon se si mund t’i parandaloni të gjitha këto sëmundje duke ndjekur disa hapa të thjeshtë.

    Vitaminat dhe Hormonet e duhura

    Një studim i vitit 2019 të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se ka disa vitamina dhe heromone të cilat parandalojnë disa sëmundje. Mjekët shpjegojnë se vitamina D dhe hormoni i estrogjenit në veçanti luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

    Të dhënat e studimit ku morën pjesë 616 gra nga mosha 46-86 vjeç, dhanë rezultate positive pikërisht ndaj këtyre dy elementëve. Esterogjeni, njihet ndryshe si hormoni femëror apo vitamina D ndihmonin trupin të ruajë balancën edhe pas periudhës së menopauzës.

    Tek femrat me mungesë vitamin D, u pa se zhvilloheshin më shumë dhe më shpejt sëmundje si obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare apo diabeti.

    Përtej shëndetit të organeve, marrja e hormonit të estrogjenit dhe vitaminës D në sasinë e nevojshme ndihmon edhe shëndetin e kockave.

    Sigurisht është i rëndësishëm kontrolli dhe këshillimi periodik me mjekun tuaj për të marrë sasitë e duhura të tyre.

    Estrogjeni në ushqime

    Këtë hormon të rëndësishëm për trupin mund t’a gjeni edhe në ushqime të caktuara që AgroWeb j’ua shpejgon më poshtë.

    Frutat

    Frutat pa dyshim që janë një burim vlerash dhe multivitaminash të mrekullueshme. Gjithësesi jo të gjitha prej tyre janë të pasura me këtë hormon të vlefshëm për trupin.

    Ju mund të konsumoni shumë luleshtrydhe, pjeshka apo banane pasi janë të pasura me estrogjen dhe stimulojnë balancën e tij në trup.

    Arrat

    Arrat përveçëse janë ndër ushqimet që ju ngopin më shpejt janë edhe të pasura me shumë estrogjen.

    Në përgjithësi të gjithë arrorët e përmbajnë këtë lloj hormoni, ndaj mund të zgjidhni të konsumoni një miks prej tyre.

    Farat e linit

    Burimi më i madh i estrogjenit në ushqime vjen pikerisht nga farat e vogla të linit. Konsumojini më shpesh ato duke i kombinuar në sallata të ndryshme, tek kosi apo tek buka për të balancuar trupin tuaj.

    Vitamina D në ushqime

    Vitamina D njihet përgjithësisht si substance e vetme që trupi prodhon dhe aktivizon gjatë kohës kur ekspozohet në diell.

    Sidoqoftë rreth 50% e popullsisë së botës nuk merr mjaftueshëm nga kjo vitaminë, ndaj AgroWeb.org ju këshillon disa mënyra të lehta se si mund t’a përfitoni.

    Nëse nuk ka diell atëhere fokusohuni tek ushqimet, ndër më të pasurat me vitaminë D i gjeni të listuara më poshtë.

    Sardelet

    Peshku më me vlera dhe më i pasur i detit Adriatik, gjithashtu dhe një burim i mirë i vitaminës D.

    Konsumojeni disa herë në javë për të marrë sasitë e nervojshme të kësaj vitamine dhe të gjitha vlerat e tij.

    Vezët

    Nëse nuk ju pëlqen të konsumoni shumë peshkun, mund të zgjidhni gjithnjë vezët. Konkretisht të verdhat e tyre, pasi janë një burim i mirë i vitaminës D dhe mund të gjenden shumë lehtë.

    Qumështi

    Qumështi i lopës është një nga pijet më të pasura më këtë vitaminë. Prezent në çdo shtëpi dhe i dashur për të gjithë, një gotë qumësht rregullon edhe balancat në trupin tuaj./AgroWeb.org

  • Çfarë e parandalon peshën e tepërt dhe diabetin tek gratë pas moshës 50 vjeç

    Çfarë e parandalon peshën e tepërt dhe diabetin tek gratë pas moshës 50 vjeç

    Me kalimin e viteve sigurisht që organizmi është i pari që fillon e shfaq problemet e tij. Kjo ndodh sidomos pas një moshe të caktuar që fillon pas 45-50 vjeç.
    Zhvillimi i sëmundjeve dhe gjendjeve të ndryshme të trupit varion edhe për nga gjinia e personave ku shfaqen. Pra, e shpjeguar thjeshtë tek gratë sëmundjet mund zhvillohen ndryshe ndërsa tek burrat mund të zhvillohen në forma të tjera.
    Tek gratë kryesisht mbi moshën 50 vjeçare, hormonet fillojnë e luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mirëfunksionimin e organizmit. Kjo cilësohet si fillimi i menopauzës dhe është një simptomë ku trupi nuk prodhon më hormone si estrogjeni.

    Sipas mjekëve në këtë periudhë trupi mund të zhvillojë një gjendje që quhet simptoma metabolike. Pas saj fshihen një sërë sëmundjesh, si presioni i lartë i gjakut, obeziteti, diabeti i tipit 2 apo ishemia.
    Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon se si mund t’i parandaloni të gjitha këto sëmundje duke ndjekur disa hapa të thjeshtë.
    Vitaminat dhe Hormonet e duhura
    Një studim i vitit 2019 tregon se ka disa vitamina dhe heromone të cilat parandalojnë disa sëmundje. Mjekët shpjegojnë se vitamina D dhe hormoni i estrogjenit në veçanti luajnë një rol shumë të rëndësishëm.
    Të dhënat e studimit ku morën pjesë 616 gra nga mosha 46-86 vjeç, dhanë rezultate positive pikërisht ndaj këtyre dy elementëve. Esterogjeni, njihet ndryshe si hormoni femëror apo vitamina D ndihmonin trupin të ruajë balancën edhe pas periudhës së menopauzës.
    Tek femrat me mungesë vitamin D, u pa se zhvilloheshin më shumë dhe më shpejt sëmundje si obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare apo diabeti.
    Përtej shëndetit të organeve, marrja e hormonit të estrogjenit dhe vitaminës D në sasinë e nevojshme ndihmon edhe shëndetin e kockave.
    Sigurisht është i rëndësishëm kontrolli dhe këshillimi periodik me mjekun tuaj për të marrë sasitë e duhura të tyre.
    Estrogjeni në ushqime
    Këtë hormon të rëndësishëm për trupin mund t’a gjeni edhe në ushqime të caktuara që AgroWeb j’ua shpejgon më poshtë.
    Frutat
    Frutat pa dyshim që janë një burim vlerash dhe multivitaminash të mrekullueshme. Gjithësesi jo të gjitha prej tyre janë të pasura me këtë hormon të vlefshëm për trupin.
    Ju mund të konsumoni shumë luleshtrydhe, pjeshka apo banane pasi janë të pasura me estrogjen dhe stimulojnë balancën e tij në trup.
    Arrat
    Arrat përveçëse janë ndër ushqimet që ju ngopin më shpejt janë edhe të pasura me shumë estrogjen.
    Në përgjithësi të gjithë arrorët e përmbajnë këtë lloj hormoni, ndaj mund të zgjidhni të konsumoni një miks prej tyre.
    Farat e linit
    Burimi më i madh i estrogjenit në ushqime vjen pikerisht nga farat e vogla të linit. Konsumojini më shpesh ato duke i kombinuar në sallata të ndryshme, tek kosi apo tek buka për të balancuar trupin tuaj.
    Vitamina D në ushqime
    Vitamina D njihet përgjithësisht si substance e vetme që trupi prodhon dhe aktivizon gjatë kohës kur ekspozohet në diell.
    Sidoqoftë rreth 50% e popullsisë së botës nuk merr mjaftueshëm nga kjo vitaminë, ndaj AgroWeb.org ju këshillon disa mënyra të lehta se si mund t’a përfitoni.
    Nëse nuk ka diell atëhere fokusohuni tek ushqimet, ndër më të pasurat me vitaminë D i gjeni të listuara më poshtë.
    Sardelet
    Peshku më me vlera dhe më i pasur i detit Adriatik, gjithashtu dhe një burim i mirë i vitaminës D.
    Konsumojeni disa herë në javë për të marrë sasitë e nervojshme të kësaj vitamine dhe të gjitha vlerat e tij.
    Vezët
    Nëse nuk ju pëlqen të konsumoni shumë peshkun, mund të zgjidhni gjithnjë vezët. Konkretisht të verdhat e tyre, pasi janë një burim i mirë i vitaminës D dhe mund të gjenden shumë lehtë.
    Qumështi
    Qumështi i lopës është një nga pijet më të pasura më këtë vitaminë. Prezent në çdo shtëpi dhe i dashur për të gjithë, një gotë qumësht rregullon edhe balancat në trupin tuaj.
     

  • Luana Vjollca hap spektaklin me një mesazh të rëndësishëm: Ferma VIP nuk do e përkrahë kurrësesi dhunën dhe bullizimin!

    Luana Vjollca hap spektaklin me një mesazh të rëndësishëm: Ferma VIP nuk do e përkrahë kurrësesi dhunën dhe bullizimin!

    Ka nisur edhe këtë të hënë në ekranin e Vizion Plus spektakli më i ndjekur nga familjet shqiptare Ferma VIP nën drejtimin e Luana Vjollcës, e cila këtë herë dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë!
    “Në një ambient ku natyra është artistja më e madhe dhe ka krijuar një vepër arti me peizazhin e mrekullueshëm që gjendet atje, patjetër që frymëzimi për të bërë gjëra të bukura është i pashmangshëm.
    Apo ende s’u ka hyrë frymëzimi? Ata vrap, frymëzimi vrapon pas tyre, por nuk i arrin dot.

    E për të qenë seriozë, më lejoni t’ju them se nëse ka një pikë ku dy gjëra nuk lidhen bashkë, ato janë natyra dhe negativiteti. Thjesht, nuk qëndrojnë dot bashkë me njëra-tjetrën.
    Çfarë fundjave ka qenë kjo… nga ato që një skenë të duket sa një film dhe një ditë sa një vit.
    Gjithsesi, sonte do të merren masa, sepse Ferma VIP nuk do të përkrahë kurrsesi dhunën dhe bullizimin,” përfundoi Luana.
    24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe përmbledhjet ditore në orën 17:00. /vizionplus.tv

  • Punimet për ndërtimin e godinës së re në Spitalin Rajonal të Korçës, Rama: Investim i rëndësishëm për shërbim shëndetësor dinjitoz

    Punimet për ndërtimin e godinës së re në Spitalin Rajonal të Korçës, Rama: Investim i rëndësishëm për shërbim shëndetësor dinjitoz

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se punimet që po kryhen për ndërtimin e godinës së re në Spitalin Rajonal të Korçës, do iu ofrojë banorëve standarde më të larta cilësie.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një investim i rëndësishëm për të garantuar akses të barabartë dhe shërbim shëndetësor dinjitoz për çdo qytetar.
    “Korçë – Në Spitalin Rajonal po ndërtohet një strukturë krejtësisht e re, moderne dhe funksionale, që do t’u shërbejë mijëra banorëve të qarkut të Korçës me standarde të larta cilësie. Me 71 mjekë dhe 236 infermierë, ky spital do të ofrojë shërbime në të gjitha specialitetet e nevojshme, si Urgjenca, Kirurgjia, Pediatria, Imazheria e të tjera. Një investim i rëndësishëm për të garantuar akses të barabartë dhe shërbim shëndetësor dinjitoz për çdo qytetar”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv 

  • A ka jetë jashtë Tokës?/ Ja çfarë zbuluan astrofizikantët në ‘univers’

    A ka jetë jashtë Tokës?/ Ja çfarë zbuluan astrofizikantët në ‘univers’

    Një ekip kërkimor nga Universiteti i Kembrixhit ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm që mund të shënojë një hap të madh në kërkimin e jetës jashtëtokësore. Ata kanë zbuluar molekula kimike në atmosferën e eksoplanetit K2-18b, të cilat në Tokë janë prodhuar ekskluzivisht nga organizmat e gjallë. Ky është një hap i rëndësishëm pasi mund të sjellë një përgjigje për pyetjen që ka shqetësuar njerëzimin për shekuj, ‘a ka jetë diku tjetër në universit?’

    Përmes teleskopit hapësinor James Webb të NASA-s, ekipi ka arritur të analizojë përbërjen kimike të atmosferës së këtij planeti të largët. K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe ndodhet rreth 700 trilion milje larg nesh. Megjithatë, teleskopi JËST ka pasur aftësinë të analizojë atmosferën e planetit dhe ka zbuluar gjurmë të molekulave që zakonisht gjenden në Tokë dhe janë të lidhura me jetën, si dimetil sulfidi (DMS) dhe dimetil disulfidi (DMDS), të cilat prodhohen nga organizmat si fitoplanktoni dhe bakteret në oqeanet e Tokës.

    Ky zbulim është shumë i rëndësishëm dhe, për shumë shkencëtarë, është i dyti më i rëndësishëm pas një të ngjashmi që u bë rreth 18 muaj më parë. Por edhe pse gjetjet janë emocionuese, studiuesit e pranojnë se duhen më shumë prova për të konfirmuar se këto molekula vërtet janë të lidhura me jetën. Profesor Niko Madhusudan, i cili drejton hulumtimin në Kembrixh, tha se kjo mund të jetë ‘pikë kthese’ në kërkimin e jetës jashtëtokësore. Ai beson se brenda një deri në dy viteve mund të kemi provat që do të vërtetojnë ekzistencën e jetës në K2-18b.

    Megjithatë, ky zbulim është ende në fazë të hershme dhe kërkon më shumë hetime. Disa shkencëtarë, përfshirë profesor Catherine Heymans nga Universiteti i Edinburgut, e paralajmërojnë se edhe nëse gjetjet janë të sakta, mbetet e paqartë nëse molekulat që janë zbuluar kanë origjinë biologjike apo mund të kenë ardhur nga procese gjeologjike që ndodhin në planetë të tillë.

    Një tjetër pjesë e debati shkencor është se si mund të shpjegohet mungesa e amoniakut në atmosferën e K2-18b, pasi disa studiues sugjerojnë se ky mund të jetë një tregues për një oqean të lëngshëm që mbulon planetin. Megjithatë, disa sugjerojnë se mungesa e amoniakut mund të ketë ardhur nga një oqean të shkrirë shkëmbor, një teori që do të përjashtonte mundësinë e jetës.

    Ky hulumtim është vetëm një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm në kërkimin e jetës jashtëtokësore. Zbulimi i molekulave të lidhura me jetën mund të na çojë një hap më afër kuptimit të një nga pyetjeve më të mëdha të njerëzimit: A jemi ne të vetmit në univers?

    Zbulimi është publikuar në revistën shkencore ‘The Astrophysical Journal Letters’, dhe debati shkencor është ende në zhvillim e sipër. Hulumtimet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të kuptuar nëse këto molekula janë prova të jetës, apo nëse ato mund të kenë një origjinë tjetër. Syri.net-to vima.gr.

     

  • Njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së, avokati zbardh detajet në Quo Vadis

    Njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së, avokati zbardh detajet në Quo Vadis

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku pjesëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë përplasur me njerëz të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
    Avokati Marash Logu tha nga studio e Quo Vadis se është në dijeni se prej ditësh Altin Dumani ndodhet në Fier dhe po monitoron situatën.Lexo edhe :Related Posts
    Ai shtoi se shumë emra të rëndësishëm të politikës janë kandidatë në Fier, gati 50% e shtetit, çka ka bërë që vetë Dumani të jetë në terren në këtë zonë të nxehtë.

    “Ka disa ditë që z. Dumani, së bashku me një grup hetuesish të BKH-së ndodhet atje sepse, siç e dini, Fieri është një qark i rëndësishëm dhe një zonë e nxehtë. Në Fier është përqendruar gati 50% e shtetit, për shkak të atyre që janë kandidatë të Partisë Socialiste. Kemi zv.ministren dhe ministren e Infrastrukturës, ministrin e Financave, një zv.ministër tjetër po ashtu të rëndësishëm, dy drejtorë dhe, sigurisht, edhe për shkak të peshës politike që kanë këta kandidatë. Si pasojë, Dumani këto kohë është në Fier, duke vëzhguar nga afër situatën në terren që po ndodh”, tha Logu.
    /vizionplus.tv

  • Igli Tare drejt Milanit/ Takimi me Furlanin përfundon pozitivisht, ja kur pritet vendimi

    Igli Tare drejt Milanit/ Takimi me Furlanin përfundon pozitivisht, ja kur pritet vendimi

    Një takim prezantues mes CEO-së së AC Milan, Giorgio Furlani, dhe Igli Tares është zhvilluar sot në Romë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në drejtim të emërimit të ish-drejtorit sportiv të Lacios si pjesë e projektit të ri të “kuqezinjve”.
    Takimi ishte i rëndësishëm, por jo vendimtar, pasi palët nuk diskutuan ende për detaje kontraktuale. Bisedimet do të vazhdojnë dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohen takime të reja, përfshirë edhe një tjetër me pronarin Gerry Cardinale, i cili tashmë e ka takuar Taren në Londër gjatë muajit shkurt.
    Burime pranë klubit italian bëjnë me dije se pasi të zhvillohet biseda finale me Cardinalen, pritet që Tare të zyrtarizohet si drejtori i ri sportiv i Milanit – një pozicion strategjik për të ndërtuar të ardhmen e klubit 7 herë kampion të Europës.

  • Hapja e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”/ Ambasadori i BE-së në Tiranë: Një hap i rëndësishëm për Shqipërinë

    Hapja e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”/ Ambasadori i BE-së në Tiranë: Një hap i rëndësishëm për Shqipërinë

    Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka reaguar pasi Shqipëria hapi grup-kapitullin për tregun e Brendshëm me Bashkimin Europian. Ai thekson se ky është hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Kryediplomati europian shtoi se se tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE.
    “Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë🇦🇱 në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian🇪🇺: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi,”, shprehet ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.