Tag: rëndësishëm

  • Macroni vizitë në Itali/ Pritet nga Meloni, çfarë diskutuan dy liderët evropianë

    Macroni vizitë në Itali/ Pritet nga Meloni, çfarë diskutuan dy liderët evropianë

    Bota E Mërkurë, 4 Qershor 2025 09:46
    Bisedimet me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico dhe Giorgina Melonit u përqendruan në paqen e qëndrueshme në Ukrainë, ndërsa një darkë pune me presidentin francez, Emmanuel Macron, shihet si një mundësi për të gjetur një bazë të përbashkët midis dy udhëheqësve.
    Presidenti francez Macron do të takojë kryemistren italiane Meloni. Macron ishte ai që e telefonoi dhe i sugjeroi të takoheshin. Ky është një takim i rëndësishëm dypalësh nga njëra anë duke zbutur Kryeministren italiane shumë të zemëruar që ishte përjashtuar nga takimi i vullnetarëve në Shqipëri dhe nga ana tjetër, duke folur për Francën si një partner strategjik të rëndësishëm veçanërisht tani.

    Presidenti francez mbërriti disa minuta pas orës 18:00 në Romë, një xhiro nderi në oborrin e Palazzo Chigi, himne kombëtare dhe më pas u ngjitet në katin e parë për të diskutuar një axhendë vërtet të ngjeshur.
    Ajo që ka rëndësi është se sonte, përsëri nga Elizeja, bëhet e ditur se Italia konsiderohet “një partner i rëndësishëm, me një rol vendimtar për të luajtur në procesin evropian të vendimmarrjes”, veçanërisht në lidhje me konfliktin ukrainas, edhe sepse të dy vendet bien dakord të mbrojnë Kievin dhe nga këtu fillojmë përsëri duke bërë një bilanc të takimit midis rusëve dhe ukrainasve dje në Stamboll.
    Dhe duke verifikuar vazhdon Elizeja që të dy vendet janë realisht në gjendje të vazhdojnë së bashku për çështjet thelbësore. Por ka edhe çështje të brendshme, për shembull emigracioni, marrëdhëniet me Donald Trump dhe tarifat.

  • Finalja e Champions League, PSG dhe Inter në betejën për trofeun më të rëndësishëm europian

    Finalja e Champions League, PSG dhe Inter në betejën për trofeun më të rëndësishëm europian

    Spektakël dhe emocione të mëdha garanton këtë të shtunë finalja e madhe e Champions League. Paris Saint Germain-Inter do të sfidojnë njëra-tjetrën në stadiumin Alianz Arena për të bërë për vete trofeun më të rëndësishëm në arenën europiane. Ky është takimi i parë zyrtar që këto dy ekipe do të përballen me njëra-tjetrën dhe në ndeshje të tilla ku në 90 minuta do të vendoset gjithçka, nuk ka një favorit! Zikaltërit duan të marrin hak pas asaj finaleje të humbur në 2023 kundër Manchester City.
    Lajmi i mirë për trajnerin Inzaghi është rikthimi i Pavar që është kthyer me grupin dhe është gati për italianët. Arma më e fortë e Interit mbetet sulmi që deri më tani ka shënuar 26 gola në Champions League dhe ka eliminuar disa nga pretendentwt kryesorw në këtë kompeticion si Bayern apo Barcelona.
    Në anën tjetër për Paris Saint Germain kjo është hera e dytë në histori që arrijnë në një finale Champions League. Hera e fundit ishte në sezonin 2019-2020, ku u mundën 1-0 nga Bayernit që atë fitoi tripletën.
    Triumfi në Mynih nuk është vetëm lavdi për dy skuadrat por edhe të ardhura të mëdha financiare që do të përkthehen në një merkato të mirë dhe për edicionin tjetër.
    Alianz Arena do të gumëzhijë nga tifozët mbrëmjen e të shtunës ku afro 65 mijë tifozë do të jenë të pranishëm për të shijuar nga afër këtë mbrëmje magjike.
    Inter kërkon trofeun e katërt në histori të Champions League, ndërsa Paris Saint Germain po përgatitet për të shkruar historinë për të fituar për herë të parë, trofeun më të rëndësishëm europian.

  • De la Fuente zbardh listën e Spanjës, Rodri jashtë, riftohet Isko

    Trajneri kampion europe me Spanjën Luis De La Fuente, ka njoftuar listën e lojtarëve të thirrur për Ligën e Kombeve. Ai foli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar vendimet e tij, duke filluar me rikthimin e Iskos, i cili u thirr përsëri në moshën 33 vjeç:

    “Nëse mendojmë se është e përshtatshme që Pedri, Olmo dhe Isko të luajnë së bashku, do ta bëjmë. Kemi vlerësuar skenarët e ndryshëm. Isko, Fermin, Pedri ose kushdo tjetër që mund të jetë i dobishëm. Nuk e kam parë kurrë ID-në. Ishte koha e duhur që Isco të jepte kontributin e tij. Ai do të japë një kontribut të rëndësishëm; përndryshe nuk do të ishte këtu”.

    Për rritjen e Gavit.“Ishte një proces natyror. E dimë se sa kohë zgjasin këto lloj lëndimesh. Tani Gavi është në një nivel të lartë. Ai ende ka vend për përmirësim dhe punë për t’u rikthyer në nivelin që ishte pak më shumë se një vit më parë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne; ai jep një kontribut të madh. Ai vjen për të dhënë kontributin e tij dhe ne e festojmë”.

    Pse nuk e thirrët Rodrin?“Rodrigo është jashtëzakonisht i rëndësishëm; ai ka një ndikim të jashtëzakonshëm në ekip. Ai ka qenë jashtë për tetë muaj dhe ka luajtur vetëm 10 minuta. Kjo është e gjitha për të cilën folëm. Nuk ishte koha për të marrë rreziqe. Ne gjithmonë i japim përparësi shëndetit të atletit. Ai po përmirësohet dhe po fiton vetëbesim. Ai po fillon të gjejë vendin e tij.”

    Lista e Spanjës 26 maj 2025Portierë: Unai Simon, David Raja, Aleks Remiro

    Mbrojtës: Pedro Porro, Oscar Mingueza, Le Normand, Cubarsí, Huijsen, Vivian, Grimaldo, Marc Cucurella.

    Mesfushorë: Zubimendi, Mikel Merino, Pedri, Gavi, Fermín, Isco, Alex Baena, Fabián Ruiz.

    Sulmues: Lamine Yamal, Nico Williams, Dani Olmo, Yeremy Pino, Samu, Morata, Mikel Oyarzabal.

  • La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

    La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

    Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare.
    Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës.
    Milkani ishte regjisori i mbi 20 produkteve kinematografike shqiptare, duke përmendur kështu: “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”; “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Ballë për ballë”, “Shtigje lufte”, “Militanti”, “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Gadhnjim mbi vdekjen”, “Shëmbja e idhujve”, “Një firmë e hekurt”, “Ngjyrat e moshës”, “Eja!”, “Në prag të jetës”, “Fraktura”; “Besa e kuqe”, “Në kufi të dy legjendave”, “Kur zbardhi një ditë”, “Fitues”, “Përse bie kjo daulle”. Nga dokumentarët rikujtojmë: “Çifti i lumtur”, “Festë e madhe”, “Festivali 7-te i fëmijëve”.
    Ndonëse regjisor, Milkani ka kontribuar edhe si producent, skenarist dhe operator.
    Me filmin “Gadhnjim mbi vdekjen”, ai debutonte për herë të parë si regjisor dhe do të spikaste për mënyrën e realizimit të një ngjarje të rëndësishme nga historia.
    Filmi “Shtigje lufte” është filmi më i rëndësishëm për të, sepse do t’a bënte një emër të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare.
    Ndërsa në fillim të viteve 80-të, filmi bazuar në skenarin e Ruzhdi Pulahës, “Shoqja nga fshati” e më pas “Zonja nga qyteti” do ta bënte kinemanë e Milkanit më të dashurën e më të komunikueshme me shikuesin.
    Në vitin 1987, Milkani, mori titullin “Artist i Popullit”. Në vitin 1997, ai u nderua me “Çmim të Veçantë” për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në Euro-Festivalin e Saint-Étienne, Francë.
    Në vitin 2019, Milkani u vlerësua me çmimin “Falënderim, Njeriut të Zotë”. Ky është një nga vlerësimet më të rëndësishme që i bëhen kryesisht personaliteteve çeke nëpër botë. Rasti i Piro Milkanit përbëu përjashtim.
    Në vitin 2024, Milkani mori diplomën e tij të Fakultetit të Filmit pas 63 vitesh, event ky që u shoqërua me një ceremoni special në Çeki.

  • Edicioni i dytë i kursit “Drejtor Teknik Akademie” nis më 2 qershor, kriteret për t’u regjistruar

    Pas përfundimit më sukses të edicionit të parë të kursit për licencën Drejtor Teknik Akademie, FSHF organizon edicionin e dytë të kursit, i cili nis më 2 qershor.

    Roli i drejtorit teknik të Akademisë është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës me grupmosha të ndryshme, duke ndihmuar në evidentimin e talenteve të reja dhe mbështetjen e tyre drejt një karriere si profesionist.

    Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, dha një prononcim për fshf.org rreth këtij kursi dhe zbuloi disa detaje nga programi dhe të ftuarit e këtij viti.

    “Edhe këtë vit do të kemi një të ftuar për të hapur kursin, do kemi fatin të kemi Roberto Samaden, 30 vite tek Inter dhe tashmë prej dy vitesh është krye të Akademisë së Atalantës.

    Roberto do të prezantojë strategji, filozofi dhe metodologji të përdorura nga klubet e mëdha dhe do të vërë në dispozicion të kursantëve tanë të gjithë eksperiencën e tij. Përtej kësaj, kursi ynë parashikon një vizitë në një klub italian në mes të tetorit dhe do të përmbyllet me një të ftuar tjetër shumë të rëndësishëm. Vitin e kaluar ishte Maurizio Viscidi, këtë vit e mbyllim kursin me një tjetër emër shumë të rëndësishëm, por emrin do ta zbulojmë gjatë rrugëtimit që do të zhvillojmë”, – u shpreh Pea.

    Më tej ai u ndal te rëndësia e këtij roli për klubet dhe akademitë, duke shërbyer si urë lidhëse me federatën.

    “Roli i Drejtorit Teknik është një rol shumë i rëndësishëm për ne, pasi është ura që lidh Federatën me akademitë dhe klubet, ndaj kemi menduar që gjatë sezonit 2026/27 figura e Drejtorit Teknik të bëhet e detyrueshme për të gjitha akademitë dhe klubet e vendin tonë. Kjo do të na japë mundësinë të takojmë çdo 45 ditë drejtorët teknikë për të ndarë të gjithë materialin didaktik që po përgatisim, gjë që do të ndihmojë në arritjen e një mesazhi të ri dhe të ndryshëm te trajnerët që punojnë me moshat më të vogla.

    Përtej kësaj, metodologjitë dhe strategjitë e reja të përdorura në futbollin modern, sepse kemi mundësinë të përjetojmë një Kampionat Europian që do të krijojë të dhëna dhe material didaktik, të cilin drejtorët teknikë do të kenë mundësi të ndajnë këtë material dhe të thellojnë njohuritë e trajnerëve të tyre”, – u shpreh drejtori teknik i FSHF.

  • “Drejtor Teknik Akademie”, FSHF nis kursin e ri më 2 qershor

    “Drejtor Teknik Akademie”, FSHF nis kursin e ri më 2 qershor

    Pas përfundimit më sukses të edicionit të parë të kursit për licencën Drejtor Teknik Akademie, FSHF organizon edicionin e dytë të kursit, i cili nis më 2 qershor.
    Roli i drejtorit teknik të Akademisë është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës me grupmosha të ndryshme, duke ndihmuar në evidentimin e talenteve të reja dhe mbështetjen e tyre drejt një karriere si profesionist.
    Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, dha një prononcim për fshf.org rreth këtij kursi dhe zbuloi disa detaje nga programi dhe të ftuarit e këtij viti.
    “Edhe këtë vit do të kemi një të ftuar për të hapur kursin, do kemi fatin të kemi Roberto Samaden, 30 vite tek Inter dhe tashmë prej dy vitesh është krye të Akademisë së Atalantës.
    Roberto do të prezantojë strategji, filozofi dhe metodologji të përdorura nga klubet e mëdha dhe do të vërë në dispozicion të kursantëve tanë të gjithë eksperiencën e tij. Përtej kësaj, kursi ynë parashikon një vizitë në një klub italian në mes të tetorit dhe do të përmbyllet me një të ftuar tjetër shumë të rëndësishëm. Vitin e kaluar ishte Maurizio Viscidi, këtë vit e mbyllim kursin me një tjetër emër shumë të rëndësishëm, por emrin do ta zbulojmë gjatë rrugëtimit që do të zhvillojmë”, – u shpreh Pea.
    Më tej ai u ndal te rëndësia e këtij roli për klubet dhe akademitë, duke shërbyer si urë lidhëse me federatën.
    “Roli i Drejtorit Teknik është një rol shumë i rëndësishëm për ne, pasi është ura që lidh Federatën me akademitë dhe klubet, ndaj kemi menduar që gjatë sezonit 2026/27 figura e Drejtorit Teknik të bëhet e detyrueshme për të gjitha akademitë dhe klubet e vendin tonë. Kjo do të na japë mundësinë të takojmë çdo 45 ditë drejtorët teknikë për të ndarë të gjithë materialin didaktik që po përgatisim, gjë që do të ndihmojë në arritjen e një mesazhi të ri dhe të ndryshëm te trajnerët që punojnë me moshat më të vogla.
    Përtej kësaj, metodologjitë dhe strategjitë e reja të përdorura në futbollin modern, sepse kemi mundësinë të përjetojmë një Kampionat Europian që do të krijojë të dhëna dhe material didaktik, të cilin drejtorët teknikë do të kenë mundësi të ndajnë këtë material dhe të thellojnë njohuritë e trajnerëve të tyre”, – u shpreh drejtori teknik i FSHF.

  • Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Jehle: Mbështetje në hartimin e politikave bujqësore në kontekstin e anëtarësimit në BE

    Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Jehle: Mbështetje në hartimin e politikave bujqësore në kontekstin e anëtarësimit në BE

    Raimund Jehle, drejtor i Programit të FAO-s për Europën dhe Azinë Qendrore, njëherazi përfaqësues i FAO-s në Shqipëri, e cilësoi, “bujqësinë në Shqipëri, një sektor të rëndësishëm në zhvillim, që angazhon 36% të popullsisë në punë dhe siguron të ardhura të konsiderueshme në ekonominë e vendit”. Në një intervistë televizive sot Jehle tha se “në Shqipëri bujqësia nuk duhet të shihet thjesht si një proces prodhimi, por si një sektor me ndikim të gjerë në krijimin e të ardhurave”. Po ashtu, vijoi ai, bujqësia duhet të lidhet ngushtë edhe me çështjet mjedisore e sociale, duke ndikuar në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe bashkëjetojnë në zonat rurale. Jehle foli për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori dhe mbështetjen që adreson FAO për fermerët shqiptarë.
    ”Synimi ynë është të prodhojmë ushqim duke përdorur burimet ujore në mënyrë sa më efikase. Shqipëria ka burime të shumta ujore, por duhet të kemi parasysh se, për shkak të ndryshimeve klimatike, situata po ndryshon gradualisht. Prandaj, kemi nevojë për një metodologji prodhimi që i përgjigjet të gjitha këtyre sfidave. Kjo është pikërisht ajo që nënkuptojmë kur flasim për prodhim bujqësor të qëndrueshëm”, theksoi ai.

    Jehle shpjegoi se një shembull i mirë në këtë drejtim, është puna që po bën FAO me një inkubator për gratë rurale në Elbasan dhe mbrojtja biologjike e pyjeve të gështenjës. ”Ne po u ofrojmë atyre teknologji dhe njohuri, në mënyrë që këto gra fermere të jenë në gjendje të përpunojnë dhe të shesin perime, duke i çuar ato në treg. Kjo u siguron atyre të ardhura dhe, në këtë këndvështrim, ne po zhvillojmë të gjithë zinxhirin e vlerës. Gjithashtu një tjetër shembull është edhe një projekt nëpërmjet të cilit po punohet për mbrojtjen biologjike të pyjeve të gështenjës, me synimin për të mbështetur sigurimin e të ardhurave, për të ndihmuar komunitetet e zonave rurale dhe nxitur zhvillimin rural”, tha Jehle.
    Ai vlerësoi biodiversitetin e pasur, klimën e përshtatshme për kultivimin e një game të gjerë ushqimesh dhe pozicionin gjeografik, me potencial të madh turistik, si tri fushat që e bëjnë unike Shqipërinë në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Sipas tij, zhvillimi i sistemeve agroushqimore do të thotë qëndrueshmëri ekonomike, mjedisore dhe sociale. Duke folur për digjitalizimin e bujqësisë, Jehle u shpreh se, kjo ka të bëjë me përdorimin e teknologjive moderne, satelitore, për të prodhuar ushqim dhe për të shfrytëzuar burimet në mënyrë më efikase.
    ”Bujqësia Digjitale dhe Transformimi Rural në Shqipëri, i cili aktualisht po zbatohet nga Zyra e FAO-s në Shqipëri, ka një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Nga njëra anë, ai ndihmon përmes Portalit të Fermerëve, duke u ofruar fermerëve qasje ndaj informacioneve mbi tregun dhe të dhëna të tjera rëndësishme. Nga ana tjetër, projekti kontribuon edhe në rritjen e përdorimit të të dhënave, siç janë imazhet satelitore, informacionet për kontrollin fitosanitar dhe shërbimet këshillimore të gjitha këto mjete ndihmojnë në transferimin e dijeve dhe njohurive në mënyrë të drejtpërdrejtë te fermerët”, theksoi Jehle. Ai u shpreh se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është faktori kryesor nxitës i zhvillimit në Shqipëri. Jehle nënvizoi se bujqësia luan një rol të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, sigurinë ushqimore dhe përpunimin.

  • Inaugrohet Ambasada Shqiptare në Sarajevë, e cila rihapet pas afro një dekade

    Inaugrohet Ambasada Shqiptare në Sarajevë, e cila rihapet pas afro një dekade

    Shqipëria dhe Bosnja-Hercegovina kanë shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me vizitën zyrtare të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, në Sarajevë.Gjatë vizitës, Ministri Hasani u prit nga homologu boshnjak, z. Elmedin Konaković, me të cilin u theksua nevoja për të thelluar dialogun politik dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha me interes të ndërsjellë. “Koha ka ardhur që rajoni të bashkohet nga shpresa dhe jo të ndahet nga historia,” tha Hasani, duke theksuar mbështetjen e Shqipërisë për një Ballkan Perëndimor paqësor, evropian dhe të begatë.Një moment kyç i vizitës ishte inaugurimi i Ambasadës Shqiptare në Sarajevë, e cila rihapet pas afro një dekade. Hasani e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.Ministri u takua edhe me trupat shqiptare që shërbejnë në misionin EUFOR Althea, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.Në kuadër të Forumit të Biznesit të Sarajevës 2025, Hasani ishte pjesë e panelit për politikat qeveritare në nxitjen e rritjes ekonomike. Ai ndau përvojën e Shqipërisë me reformat në sundimin e ligjit, përmirësimin e klimës së biznesit, qeverisjen digjitale dhe energjinë e qëndrueshme, duke e konsideruar bashkëpunimin rajonal jo më si një zgjedhje, por si një domosdoshmëri strategjike.Vizita u përmbyll me takime me Kryeministren Borjana Krišto, përfaqësues të Asamblesë Parlamentare dhe një vizitë përkujtimore në Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shqipëria dhe Bosnja-Hercegovina kanë shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me vizitën zyrtare të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, në Sarajevë.Gjatë vizitës, Ministri Hasani u prit nga homologu boshnjak, z. Elmedin Konaković, me të cilin u theksua nevoja për të thelluar dialogun politik dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha me interes të ndërsjellë. “Koha ka ardhur që rajoni të bashkohet nga shpresa dhe jo të ndahet nga historia,” tha Hasani, duke theksuar mbështetjen e Shqipërisë për një Ballkan Perëndimor paqësor, evropian dhe të begatë.Një moment kyç i vizitës ishte inaugurimi i Ambasadës Shqiptare në Sarajevë, e cila rihapet pas afro një dekade. Hasani e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.Ministri u takua edhe me trupat shqiptare që shërbejnë në misionin EUFOR Althea, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.Në kuadër të Forumit të Biznesit të Sarajevës 2025, Hasani ishte pjesë e panelit për politikat qeveritare në nxitjen e rritjes ekonomike. Ai ndau përvojën e Shqipërisë me reformat në sundimin e ligjit, përmirësimin e klimës së biznesit, qeverisjen digjitale dhe energjinë e qëndrueshme, duke e konsideruar bashkëpunimin rajonal jo më si një zgjedhje, por si një domosdoshmëri strategjike.Vizita u përmbyll me takime me Kryeministren Borjana Krišto, përfaqësues të Asamblesë Parlamentare dhe një vizitë përkujtimore në Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.

  • Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

    Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

    “Popullsia e Shqipërisë në tre muajit e parë të 2025 ka shënuar shtesë natyrore negative, për shkak se numri i vdekjeve është më i madh se lindjet.
    Sipas INSTAT numri i lindjeve në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë me mbi 14%”, raporton gazetarja Ermelinda Hoxhaj.
    Sipas sociologut Gëzim Tushi, ulja e lindshmërisë ka disa faktor përfshi ata social por edhe ekonomik.
    “Emancipimi i femrës është sot padiskutim një element tjetër shumë i rëndësishëm. Femrat e sotshme jetojnë në këtë realitet kapitalist. Kanë edhe ato synimet e tyre të karrierës, suksesit, të parasë.
    Pra, siç duket, lindshmëria nuk është më ideali kryesor i familjes shqiptare. Kjo tregon që famillja po bëhet moderne, bërthamore. Sot janë pretendimet shumë të mëdha. Rritja e një fëmije është jashtëzakonisht kosto”, tha sociologu Gëzim Tushi.
    Një shkaktar tjetër i rëndësishëm i uljes së lindshmërisë është edhe emigracioni.
    “Emigracioni është shumë i rëndësishëm në rënien e natalitetit sepse në përgjithësi ata që largohen nga Shqipëria, janë riprodhuesit, janë ata që seksualisht janë të aftë për të riprodhuar.
    Kështu që largimi i tyre, bën që ata fëmijë që duhet të lindnin këtu, lindin jashtë. Dhe ata nacializohen, ambientohen, bëhen francezë, gjermanë, anglezë dhe nuk i kemi ne këtu”, tha Tushi.
    Sipas tij, heqja e bonusit dhe futja e një pagese mujore për fëmijët ashtu siç është premtuar gjatë fushatës elektorale, është një masë pozitive.
    “Duhet një strategji kombëtare për të përcaktuar se cilët janë faktorët… duke bërë një diagonstikim të plotë të shkaqeve, ekonomike, sociale, psikologjike, kulturore. Të intervenohet pastaj me masa të caktuara siç është fakti që është thënë gjatë fushatës.
    Ideja e bonusit të dikurshëm, 400 mijë, 800 mijë, 1 milionë e 200 mijë Lekë të vjetra do të zevëndësohet me politika monetariste, me shpërblim për fëmijët që do të sjellin në jetë. Unë mendoj që është një masë”, tha Tushi.
    INSTAT raporton se të gjitha qarqet regjistruan rënie të popullsisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në tremujorin e parë të vitit 2025 shtesa natyrore ishte -883 persona.
    Klan News

  • “Besimi që morët është i rëndësishëm për ne”/ Macron uron Ramën: Ky mandat do të na lejojë…

    “Besimi që morët është i rëndësishëm për ne”/ Macron uron Ramën: Ky mandat do të na lejojë…

    Presidenti francez Emmanuel Macron e nisi fjalimin e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke e uruar këtë të fundit për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

    Teksa falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e samitit të rëndësishëm, Macron tha se ‘besimi që morët në zgjedhje është i rëndësishëm për të gjithë ne’.
    “Ju falënderoj për rizgjedhjen tuaj, besimin që morët që është e rëndësishme për ju dhe ne të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto agjenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh”, tha Maron.

    Top Channel