Tag: rëndësi

  • Gundogan i vendos “diagnozën” sezonit zhgënjyes: I dhamë shumë rëndësi taktikës, harruam gjërat e tjera “normale”

    Gundogan i vendos “diagnozën” sezonit zhgënjyes: I dhamë shumë rëndësi taktikës, harruam gjërat e tjera “normale”

    Të eliminuar nga Liga e Kampionëve në çerekfinale, të eliminuar në raundin e katërt të “Carabao Cup” dhe rënie të menjëhershme në Premier League për shkak të një vargu dëmtimesh dhe krizës së rezultateve, sezoni i Manchester Cityt ka qenë më shumë se i trazuar.
    Megjithatë, Pep Guardiola nuk ka hequr dorë asnjëherë, ka marrë përgjegjësitë e plota për këtë vit katastrofik, siç e ka përshkruar vetë, si dhe ka qëndruar i fokusuar në dy objektivat e mbetur: kualifikimi në Ligën e Kampionëve (për sezonin e ardhshëm) dhe triumfin në “FA Cup”.
    Aktualisht në vendin e 6-të të Premier League, vetëm një pikë larg Newcastle dhe zonës Champions, Ilkay Gundogan, në një intervistë për ESPN, ka treguar evoluimin dramatik të sezonit: “Kam përshtypjen se këtë sezon, në shumë ndeshje i dhamë shumë rëndësi taktikës dhe më pak vëmendje sjelljes sonë. Dëshira, vendosmëria dhe agresiviteti janë thelbësore në futboll. Janë aspekte të thjeshta, që bëjnë diferencën në futboll”.
    Mesfushori gjerman, që la Barcelonën për t’u rikthyer te Manchester City verën e kaluar, vazhdoi më tej: “Ndoshta, nëse mendon shumë se si të pozicionohesh, harron atë që duhet të jetë ‘normale’ në futboll. Pas pushimit të marsit (ndeshjeve të kombëtareve) ne u përmirësuam shumë në këtë aspekt, madje arritëm të fitonim me përmbysje në fushën e Bournemouth”.
    Ai tregoi një të vërtetë të fundit dhe absolute: “Shumë njerëz tani e nënvlerësojnë rëndësinë e punës në grup dhe faktin se duhet të kesh mentalitetin e duhur, por ne duhet të mbetemi gjithmonë të bashkuar”.

  • “Rokadë” te bankat sistemike: del OTP, kthehet Intesa Sanpaolo

    “Rokadë” te bankat sistemike: del OTP, kthehet Intesa Sanpaolo

    Banka e Shqipërisë ka përditësuar në fund të muajit mars listën e bankave me rëndësi sistemike dhe shtesat e posaçme në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit që këto banka duhet të përmbushin.Në vendimin e këtij viti, Banka Qendrore ka vendosur të nxjerrë nga lista e bankave me rëndësi sistemike Bankën OTP Albania, ndërsa në listë është rikthyer Banka Intesa Sanpaolo Albania. Në listë janë konfirmuar tre bankat e tjera më të mëdha, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins dhe Raiffeisen Bank Shqipëri.Bankat me rëndësi sistemike janë subjekt i shtesave të posaçme në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit. Në vendimin e këtij viti, shtesa e posaçme sistemike për BKT është ulur në 1%, nga 1.5% që kishte qenë një vit më parë. Për Credins dhe Raiffeisen, shtesa sistemike do të qëndrojë në nivelin 1%, ndërsa për Intesa Sanpaolo kjo shtesë do të jetë në masën 0.5%.Përveç shtesave të mësipërme, katër bankat me rëndësi sistemike janë subjekt I shtesave të tjera makroprudenciale (të detyrueshme edhe për bankat e tjera të sektorit), si edhe për shtesat e posaçme të lidhura me kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).Përcaktimi i bankave me rëndësi sistemike bëhet bazuar në rregulloren nr.41, dt.05.06.2019 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit” dhe realizohet teknikisht në bazë të metodologjisë përkatëse. Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë hartoi një variant të rishikuar të metodologjisë “Mbi mënyrën e llogaritjes dhe të ndryshimit të rëndësisë sistemike të bankave dhe të shtesës përkatëse makroprudenciale të kapitalit”.Rishikimi i Metodologjisë synoi të forcojë kujdesin e Bankës së Shqipërisë në identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, veçanërisht kur një bankë ndryshon statusin e saj, duke hyrë ose dalë nga kjo kategori. Gjithashtu, metodologjia adreson ndryshimet strukturore në sektorin bankar, si bashkimet, ndarjet apo zhvillime të tjera që ndikojnë menjëherë në numrin dhe madhësinë e bankave.Sipas bankës së Shqipërisë, për secilën bankë të sektorit përcaktohet nota e rëndësisë sistemike (NRS). Treguesit përbërës të notës, ose kriteret mbi të cilat matet rëndësia sistemike e një banke, janë “madhësia”, “ndërlidhja”, “zëvendësueshmëria” dhe “kompleksiteti”. Sipas metodologjisë, banka duhet të kapërcejë një nivel të caktuar minimal të NRS (niveli dysheme), për t’u konsideruar si bankë me rëndësi sistemike (BARS).Spektri i vlerave mbi atë nivel është i ndarë në 5 shporta me intervale të përcaktuar, dhe banka pozicionohet në shportën përkatëse në varësi të vlerës së NRS-së së saj. Sipas rregullores, çdo shporte i korrespondon një vlerë e caktuar e shtesës së kapitalit për bankat me rëndësi sistemike (SIST). Banka mund të lëvizë midis shportave, apo të dalë nga grupi i bankave me rëndësi sistemike, në funksion të vlerës së NRS.Niveli i NRS për çdo bankë monitorohet me frekuencë tremujore, por në bazë të rregullores lista e bankave me rëndësi sistemike dhe shtesat përkatëse makroprudenciale të kapitalit përcaktohen dhe shpallen një herë në vit, në tremujorin e parë.Përveç kërkesave shtesë për kapital, efektet që sjell statusi i rëndësisë sistemike për një bankë tregtare janë të lidhura në përgjithësi me aspekte më rigoroze të rregullimit dhe të mbikëqyrjes. Për shkak të rëndësisë që kanë për qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit financiar, standardet ndërkombëtare dhe kuadri rregullator e mbikëqyrës në vend nxisin kërkesa më të larta për bankat me rëndësi sistemike, në krahasim me bankat e tjera.Këto kërkesa, zbatohen në veprimtarinë operacionale mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë, ku bankave me rëndësi sistemike iu kushtohen burime mbikëqyrëse më të mëdha dhe inspektime më të shpeshta. Një nga pikat kryesore të mbikëqyrjes së bankave sistemike është cikli më i shkurtër i mbikëqyrjes në vend krahasuar me bankat e tjera. Kjo përkthehet në një intensitet të shtuar të kontrollit në vend të këtyre bankave si dhe angazhim më të madh të burimeve njerëzore dhe faktorit kohë në kontrollin e cilësisë së punës së këtyre bankave.Sipas Bankës së Shqipërisë, për shkak të karakteristikave të veprimtarisë dhe profilit të rrezikut, është e pritshme që këto banka t’i nënshtrohen kërkesave më të larta për organizimin, drejtimin, për proceset e administrimit të rrezikut, për kapitalin, për likuiditetin etj.Për të administruar situatat e stresit, bankat me rëndësi sistemike i nënshtrohen kërkesave ligjore e rregullatore në kuadër të procesit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, në drejtim të përgatitjes së planeve të rikuperimit dhe të zgjidhjes, si edhe përmbushjes së kërkesave minimale për fonde të veta dhe detyrime të pranuara. / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • KQZ njoftim me rëndësi: Ja kur do të shpërndahen fletët në Europë dhe kontinentet e tjera

    KQZ njoftim me rëndësi: Ja kur do të shpërndahen fletët në Europë dhe kontinentet e tjera

    Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka bërë me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill.
    Sipas njoftimit zyrtar, në kontinentet e tjera do të mbërrijë nga data 15 deri më 25 prill. Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Kujtojmë se ky proces nuk ka asnjë kosto për votuesit pasi posta paguhet nga KQZ.

    Njoftimi nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi: 
    Fleta e Votimit do të vijë tek ju!Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDITFletët e votimit do të mbërrijnë:Në Europë: nga data 15 deri më 22 prillNë kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prillPasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ.Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!Zëri juaj ka rëndësi!

  • Avokati: Ilir Metës i janë gjetur edhe 6 telefona nga SPAK, janë me shumë rëndësi për hetimin

    Avokati: Ilir Metës i janë gjetur edhe 6 telefona nga SPAK, janë me shumë rëndësi për hetimin

    Avokati Leonard Karaj komentoi çështjen e Ilir Metës, ku dha lajmin se i janë gjetur edhe 6 telefona të tjerë për interesin e çështjes së CEZ-DIA apo lobimin në SHBA.
    “Ilir Metës i ka gjetur SPAK-u 6 telefona, unë nuk e dija, sot e mora vesh këtë.
    SPAK mendon se këta telefona janë me shumë rëndësi për hetimin dhe i ka marrë në dorëzim për hetim”, tha avokati në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.
    Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024 pasi po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
    Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit, ndërkohë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.