Tag: rëndësi

  • “Pse Rama është shpallur i paprekshëm?”/ Dumani i përgjigjet deputetit të opozitës: Për SPAK nuk kanë rëndësi emrat, por…

    “Pse Rama është shpallur i paprekshëm?”/ Dumani i përgjigjet deputetit të opozitës: Për SPAK nuk kanë rëndësi emrat, por…

    Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi shpjegime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është i paprekshëm” nga drejtësia.

    Dumani theksoi se për SPAK nuk ka persona të paprekshëm, duke nënvizuar se çdo hetim kryhet mbi bazën e provave dhe jo të emrave.
    Boçi: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën? Pse nuk mban ai përgjegjësi penale për çështjet e mësipërme?
    Dumani: Për SPAK nuk ka të paprekshëm, nuk kanë rëndësi emrat por provat
    Boçi: A i keni dëgjuar ju ultimatumin e kryeministrit Edi Rama në shkurt 2025, që SPAK më detyroi të dal në terren, të mos guxojë të gjurmojë partitë në zgjedhje. Ku do t’i gjeni provat zgjedhjet e tjera?
    Dumani: Kemi qenë në terren. (I tregon Boçit rastin e vete specifik).

    Top Channel

  • “Ja pse u bashkova me Binajn”, Ermal Hasimja: Më mori në telefon dhe më kërkoi që ta mbështesja

    “Ja pse u bashkova me Binajn”, Ermal Hasimja: Më mori në telefon dhe më kërkoi që ta mbështesja

    Njëri kandidat zyrtar dhe tjetri që mbeti në tentativë. Florjan Binaj dhe Ermal Hasimja janë bërë bashkë për garën e pritshme të Tiranës. 

    “Florjani më mori në telefon, më kërkoi që ta mbështesja dhe për aq kohë sa kemi të njëjtat objektiva të njëjtat vlera dhe parime, pse jo dhe unë i kam thënë siç e kam thënë dhe publikisht jam i gatshëm ta mbështes. Nuk ka rëndësi a jam unë apo është Flori apo dikush tjetër. Në fund të fundit prioriteti i gjithë kësaj gjëje është të ndryshojë Tirana për mirë”, tha Ermal Hasimja.
    Por, cili do të jetë roli i Ermal Hasimes në fushatën e aktorit të humorit që aspiron të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë?
    “Është vështire ta thuash se tani po krijohen grupet, pasi një grup do merret me pjesën e strategjisë, një grup me problemin e organizimit, strukturimit të fushatës, logjistikën etj. Kontributi më natyrshëm për mua do ishte tek pjesa e strategjisë dhe programit. Për aq sa mua do me kërkohet ndihmë dhe mbështetje do të jem plotësisht i gatshëm t’ia ofroj”, thotë Hasimja.
    Deri sa të ndahen rolet, këshillat nuk mungojnë.
    “I kam thënë që duhet natyrisht që të përpiqet të marrë dhe të mbledhë mendimet më të mira nga ata njerëz që mund ta ndihmojnë në formulimin e programit dhe mesazhit kjo është kryesorja. Pjesa tjetër ka të bëjë me angazhimin e partive, që secila parti do angazhoje burimet e veta njerëzore që të zbatojë në terren atë që është në strategji”, u shpreh Ermal Hasimja,
    Një ditë më parë Florian Binaj theu akullin dhe u ul publikisht në një tryezë me përfaqësues të spektrit opozitar. Por ka vendosur të mbaje larg fushatës liderët e partive, të parin Sali Berishën.
    “Për mua nuk ka shumë rëndësi, për aq kohë sa partitë politike kanë dhënë mbështetjen për fushatën e tij që nga ky moment s’ka rëndësi i jep dorën a si jep dorën, a del në foto ose jo. Mbështetja është dhënë, një gjë është është e sigurte ai është kandidat i pavarur, që do marre mbështetjen e partive politike, por pa qenë kandidat i një partie politike”, përfundoi Hasimja.
    Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet e pjesshme ne Tiranë deri sa te thotë fjalën e fundit me 31 tetor. Por, ndonëse beteja për kryeqytetin ngriu, kandidatët e te dy kampeve, janë vëne në lëvizje për të mbledhur vota.
     
    Top Channel

  • Ermal Hasimja zbulon bisedën me Florjan Binajn: Më telefonoi, më kërkoi ta mbështes…

    Ermal Hasimja zbulon bisedën me Florjan Binajn: Më telefonoi, më kërkoi ta mbështes…

  • “Nuk ka rëndësi emri”/ Shehaj mbështet Binajn: Jemi me kandidatët jashtë partive politike

    “Nuk ka rëndësi emri”/ Shehaj mbështet Binajn: Jemi me kandidatët jashtë partive politike

    “Në nuk kemi folur por asnjë emër. Ne Kemi folur vetëm për parimin. Kemi bërë një propozim që për fat të mirë është pranuar nga PD. Ne jemi krenar për këtë, se fal propozimit tonë u pa si zgjidhje sepse pati entuziazëm dhe nga propozimi dhe nga emrat. U detyruam të nxjerrim dhe emra dhe përmendëm Ermalin në tavolinë, jemi krenarë për këtë. Fatkeqësisht i gjithë ky proces u mbyll në mënyrë të keqe të mundshme u premë në besë. Është herë e parë që ndodhi ky lloj dialogu. U mbyll në mënyrën më të keqe. PD na preu në besë sepse na tha hajde ulemi se propozimi është i mirë dhe hajde të ulemi e të diskutojmë për emrat.
    Pak rëndësi ata veprojnë si ata veprojnë. Ne do mbështesim kandidatin jo politik dhe do të mbështesim Florian Binajn sikur ta kemi propozuar ne. Ne jemi koherent në çfarë kemi thënë që në ditën e parë duhet një kandidat jashtë partive politike dhe ne nuk kemi kusht emrin. Ka dal Binaj që i plotëson kushtet dhe pavarësisht problemi që kemi me PD qëllimi është që ti japim Tiranës një krybashkiak të pa korruptuar. Do e mbështesim sikur të ishte propozuar nga ne. Mbështetja për Binaj është në të gjitha format që ai e shikon të arsyeshme dhe të nevojshme. Ne do e mbështesim si të ishte propozimi ynë, por e them dhe njëherë. Që nesër jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë se si ai e mendon se të bëj fushatë. Unë mendoj se kjo fshat nuk duhet të jetë tradicionale me kryetarët e partive në krah, por me qytetarët. Jam i bindur që formula që kemi zgjedhur është fituese”, tha Shehaj.

  • “Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ U emërua kandidate për Bashkinë e Tiranës, Manastirliu tregon reagimin e familjarëve, Rama: Nuk kisha…

    “Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ U emërua kandidate për Bashkinë e Tiranës, Manastirliu tregon reagimin e familjarëve, Rama: Nuk kisha…

    Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit “Flasim”, u ndal te reagimi i familjes së kandidates për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, pas shpalljes që u bë në asamblenë e Partisë Socialiste.

    Rama: A bën të të pyes: si e priti këtë asamblenë e fundit familja e vogël?
    Manastirliu: Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi që, nuk e di pse – herët e tjera ka ndodhur – por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë.
    Rama: Jo, jo, nuk dua të futem në detaje; thjesht doja një impresson, më shumë për të privilegjuar ata që po na ndjekin akoma – dhe nuk besoj se janë mërzitur, sepse thuhet “bisedë ekskluzive”, “intervistë ekskluzive” etj. Por unë, p.sh., 85% të gjërave që dëgjova këtu, si i dija as vetë. Ndërkohë, dua ta mbyll… Dakord, në rregull, pse s’të tha? Përgjigjja pse s’të tha: nuk ka njeri perfekt dhe ai ka defektet e veta. Por, përtej kësaj dhe përtej momentit të parë, ti vetë si e ndjen këtë barrë mbi supe?
    Manastirliu: E para, Kryeministër, mua nuk më është dhënë rasti t’ju shpreh mirënjohjen për besimin. E shoh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet. Tirana është qyteti i 1 milion banorëve. Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër. Dhe përgjegjësia që mua më është ngarkuar – për ta çuar përpara transformimin e Tiranës, për ta modernizuar – është një përgjegjësi që e mbaj mbi supe jo vetëm.
    E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash që je vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian. Sigurisht, unë jam thirrur në detyrë dhe kjo është një thirrje në detyrë për një mision historik; dhe nuk e shoh këtë detyrë thjesht si të radhës – e shoh si një përgjegjësi te e cila varet e ardhmja e qytetit, që nga përditshmëria e njerëzve: si ta bësh qytetin më të jetueshëm, si ta bësh qytetin më të gëzueshëm, si mund të ndërtojnë familjet kujtime. Dhe besoj se ajo që më bën ta dua punën time – të gjitha punët – është, besoj, një prej pikave të mia të dobëta, mund ta konsiderosh: që unë “dashurohem” me punën që bëj, pavarësisht çfarë detyre mbaj; pra, futem e tëra dhe përfshihem në punë.
    Ua kam thënë dhe juve: për mua nuk ka rëndësi as pozicioni, as karrigia; nuk ka rëndësi fare ku jam në skuadër. Për mua ka rëndësi kontributi dhe ka rëndësi që secili, në njësinë e kohës që i është dhënë për të kontribuar, të bëjë më të mirën e vet, të japë më të mirën nga vetja. Skuadra ka rëndësi; suksesi është i skuadrës, nuk mund të jetë i njeriut. Patjetër, në një detyrë të caktuar ka dikush që udhëheq; është si një skuadër në sport – dhe unë nga sporti fillova të kuptoj edhe më shumë në detyrën që bëja: është fiks si në sport; ka kush mbron, ka kush sulmon, ka kush bën strategjinë, dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet për të bërë atë që i është dhënë për të bërë. Historia ime – s’e kisha menduar asnjëherë, tani që i rikthehem – nuk është një histori e parashkruar; është një histori besimi, patjetër nga ju që më keni njohur përmes punës, nga njerëzit me të cilët kam punuar në shumë sektorë, dhe mbi të gjitha nga qytetarët e Tiranës.
    Rama: Tani dua të them dhe unë një gjë këtu. Je dëshmitare, në gjithë këtë rrugëtim të gjatë, që unë i analizoj shumë gjërat që kanë lidhje me vendimet; dhe kur vjen puna te ndarja e detyrave, ka dy kategori vendimesh lidhur me detyrat. Njëra është kategoria e vendimeve kur është shumë e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit; dhe njëra është kategoria e vendimeve që ti nuk mund ta dish se çfarë mendojnë njerëzit, sepse duhet të marrësh përsipër risk lidhur me njerëz të rinj që ti nuk mund t’i pyesësh njerëzit:
    “A mendoni ju që Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për QSUT?” Por ama, kur vjen puna te kandidatura për deputet, gjithnjë flas për atë pjesë të njerëzve që duhet të jenë “shalqi me provë”, jo për pjesën e më të rinjve – është shumë e thjeshtë, të paktën mua më është bërë shumë e thjeshtë, si nga eksperienca, edhe nga zhvillimi që kemi bërë me sondazhet dhe me anketimet; dhe ti e di shumë mirë që kemi bërë anketime të vazhdueshme dhe dimë çfarë mendojnë njerëzit për temat, për shqetësimet, edhe, në një farë mënyre, dimë edhe si t’i interpretojmë.
    Dhe, në rastin konkret, në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte – me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar – dhe kam dhe dëshmitarë për këtë. Kjo ishte arsyeja që unë s’kisha ç’të pyesja, edhe pse prapë do pyesja; por, domethënë, kjo ishte akoma më e thjeshtë. Besoj se Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare bashkie që nuk do mbetet jashtë atij grupi njerëzish që, në këtë qytet, kanë bërë histori.
     
    Top Channel

  • Si e priti familja kandidaturën për Tiranën? Manastirliu tregon reagimet e vajzave dhe bashkëshortit

    Si e priti familja kandidaturën për Tiranën? Manastirliu tregon reagimet e vajzave dhe bashkëshortit

    Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në podcastin e radhës së kryeministrit Edi Rama ku përveç jetës së saj, fillesave në PS, foli dhe për kandidimin e saj për bashkinë e Tiranës.
    Ministrja rrëfeu se si e priti familja e saj caktimin e emrit të saj për të drejtuar kryeqytetin, teksa shton se është thirrur në një detyrë të rëndësishme për të transformuar Tiranën.
    “Vajzat më thanë “si ka mundësi si nuk të pyeti”. Më thanë “po mirë do e bësh edhe këtë gjë”. Burri nuk më foli menjëherë, pastaj patëm një bisedë tepër të gjatë. E shoh si një përgjegjësi të madhe, një sfidë të përbashkët, ku secili prej nesh si qytetarë duhet të bëjë për vendin e vetë. Tirana është sa sfidë aq edhe krenaria jonë. Ja vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër dhe përgjegjësia për të çuar përpara transformimin e saj është një sakrificë që nuk e mbaj vetëm.
    Është tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon atë në BE. Unë jam thirrur në detyrë, për një mision historik dhe nuk e shoh si një detyrë të radhës, por si një përgjegjësi nga e cila varet e ardhmja e qytetit, si ta bësh atë më të jetueshëm, më të gëzueshëm. Ajo që më bën të dua punët e mia, është që unë dashurohem me punën që bëj, pavarësisht detyrës që bëj. Për mua nuk ka rëndësi karrigia, për mua ka rëndësi kontributi dhe secili duhet të jap më të mirën. Skuadra ka rëndësi. Është si në sport, ka kush mbron, sulmon, bën strategjinë dhe të gjithë duhet të mbajnë pozicionin e tyre. Historia ime nuk është e parashkruar, por një histori besimi, nga ju që me keni njohur përmes punës dhe qytetarët”, tha Manastirliu.

  • “Si nuk të pyeti?”, Manastirliu tregon si e priti kandidaturën: Jam thirrur në detyrë

    “Si nuk të pyeti?”, Manastirliu tregon si e priti kandidaturën: Jam thirrur në detyrë

    Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në podcastin e radhës së kryeministrit Edi Rama ku përveç jetës së saj, fillesave në PS, foli dhe për kandidimin e saj për bashkinë e Tiranës.
    Ministrja rrëfeu se si e priti familja e saj caktimin e emrit të saj për të drejtuar kryeqytetin, teksa shton se është thirrur në një detyrë të rëndësishme për të transformuar Tiranën.
    “Vajzat më thanë “si ka mundësi si nuk të pyeti”. Më thanë “po mirë do e bësh edhe këtë gjë”. Burri nuk më foli menjëherë, pastaj patëm një bisedë tepër të gjatë. E shoh si një përgjegjësi të madhe, një sfidë të përbashkët, ku secili prej nesh si qytetarë duhet të bëjë për vendin e vetë. Tirana është sa sfidë aq edhe krenaria jonë. Ja vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër dhe përgjegjësia për të çuar përpara transformimin e saj është një sakrificë që nuk e mbaj vetëm.
    Është tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon atë në BE. Unë jam thirrur në detyrë, për një mision historik dhe nuk e shoh si një detyrë të radhës, por si një përgjegjësi nga e cila varet e ardhmja e qytetit, si ta bësh atë më të jetueshëm, më të gëzueshëm. Ajo që më bën të dua punët e mia, është që unë dashurohem me punën që bëj, pavarësisht detyrës që bëj. Për mua nuk ka rëndësi karrigia, për mua ka rëndësi kontributi dhe secili duhet të jap më të mirën. Skuadra ka rëndësi. Është si në sport, ka kush mbron, sulmon, bën strategjinë dhe të gjithë duhet të mbajnë pozicionin e tyre. Historia ime nuk është e parashkruar, por një histori besimi, nga ju që me keni njohur përmes punës dhe qytetarët”, tha Manastirliu.

  • Chivu karikon Interin: Rëndësi ka kush sakrifikohet dhe vendos ekipin mbi egon personale

    Chivu karikon Interin: Rëndësi ka kush sakrifikohet dhe vendos ekipin mbi egon personale

    3 Tetor 2025

    14:50

    Alfred Lleshi

    Interi kërkon të vazhdojë momentin e mirë të formës; 2 fitore radhazi në kampionat dhe 4 në total, duke përfshirë Champions-in, për t’i dhënë vazhdimësi projektit të ri teknik dhe ngjitur në krye të Serie A, në pritje të ndeshjeve Napoli-Genoa, Fiorentina-Roma dhe Milan-Juve, të dielën. Në “San Siro” vjen një Cremonese po aq e forte; me të njëjtat pikë sa zikaltërit, ende e pamposhtur dhe me ëndrrën për të bërë një tjetër surprizë si ajo kundër Milanit. Tani i takon Cristian Chivu të gjejë mënyrën për të mos u befasuar nga skuadra e Niccola.
    Mbi mbrojtjen: “Kemi gjetur ekuilibër, jemi përmirësuar shumë. E filloj gjithmonë nga organizimi dhe mos pësimi i golave”. Mbi mungesën e Thuram: “Më vjen keq ta humbasim, edhe nga ana njerëzore. Fatmirësisht nuk është dëmtim i rëndë”. Rreth aktivizimit të Bonny: “Nuk kam vendosur ende. E kam një ide, por nuk mund ta them tani”. A pritet rotacion: “Nuk jam supersticioz. Çdo vendim e marr në bazë të grupit. Nuk dua egoizëm, por gjithmonë gatishmëri”.
    Formacionin e mban sekret: “Nuk e zbuloj kurrë herët. Shpesh e jap vetëm tri orë para ndeshjes”. Mbi gjendjen fizike: “Skuadra stërvitet shumë fort, ndonjëherë edhe më shumë sesa duhet. Për mua më e rëndësishme është gatishmëria e lojtarëve”. Si e sheh Cremonese: “Është një skuadër fizike, e organizuar, ka lojtarë me përvojë dhe me shumë zemër.” Mbi golat e mesfushorëve: “Nuk ka rëndësi kush shënon, por kush sakrifikohet dhe vendos ekipin mbi egon personale”.

  • “Nuk ka rëndësi sa kërcen portieri”. Lojtari i Bayern tregon ‘sekretin’ e Harry Kane

    “Nuk ka rëndësi sa kërcen portieri”. Lojtari i Bayern tregon ‘sekretin’ e Harry Kane

    28 Shtator 2025

    11:26

    Telesport

    Harry Kane po kalon ditët e tij më të mira te Bayern, ku po shënon pambarim dhe duket në formë të shkëlqyer.
    Sipas shokut të tij të skuadrës, Tom Bischof, kjo nuk është rastësi. Anglezi punon shumë.
    “Harry gjithmonë më krijon përshtypjen se është ekstremisht i fokusuar te momenti që ka para syve. Nuk sheh alternativë tjetër, përvecse të gjejë rrjetën”, tha mesfushori në fundjavë.
    “Duhet ta shihni në seancat tona stërvitore. Ai shënon pambarim me një precizion të admirueshëm. Nuk ka rëndësi sesa kërcen portieri, ai e gjen rrjetën. Më duket e pabesueshme. Ai shkëlqen në stërvitje, sepse është i uritur”.

  • “Kushtetuesja s’mund…”/ Situata me Bashkinë e Tiranës reagon juristi: Ja procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt

    “Kushtetuesja s’mund…”/ Situata me Bashkinë e Tiranës reagon juristi: Ja procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt

    Juristi Jordan Daci ndau detaje nga ana ligjore e proceseve të lidhura me detyrën e një kryetari bashkie, në prag të mbledhjes për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
    Në një dalje televizive, Daci u shpreh se përsa kohë çështja është normale për nga periudha e parashikuar në ligj, ka rëndësi akti i shkarkimit, por Kushtetuesja nuk mund t’i japë prioritet.
    “Kryetari i Bashkisë ndonjëherë ka më shumë rëndësi se një deputet. Nëse do më pyesje politikisht edhe unë do thoja duhet të shkarkohet, por juridikisht si jurist them që jo.
    Ai ka shkaqe të arsyeshme që mund ta kërkojë këtë. Po të ishte 3-mujori standard ata do ta shkarkonin edhe më para. Logjika është kjo, përsa kohë çështja është normale, ka rëndësi por edhe s’mund të gjykohet nga Kushtetuesja me përparësi. Në këtë aspekt, Kushtetuesja s’mund t’i japë prioritet”,-tha Daci.