Tag: rënda

  • PD padit nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Ivi Kaso i drejtohet SPAK: Ka kryer shkelje të rënda të ligjit zgjedhor!

    PD padit nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Ivi Kaso i drejtohet SPAK: Ka kryer shkelje të rënda të ligjit zgjedhor!

    Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka njoftuar se Partia Demokratike ka paditur dje penalisht ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Besa Spaho për ‘shkelje të rënda të ligjit zgjedhor’.

    PD ka bërë padinë së SPAK, edhe për drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, Tatim Taksave të cilët, sipas demokratëve ‘janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për tu bërë presion dhe shantazh, bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon’.
    “PD ka paditur dje penalisht ish nënkryetaren e bashkisë Korçë dhe kandidaten e preferuar të Niko Peleshit, Besa Spahon për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.
    E ka paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet,
    Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë,duke filluar nga Niko Peleshi,duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveç me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë.
    I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar,do të ruhet dhe do të mbrohet.
    PD është në krye të detyrës,është duke monitoruar gjithçka dhe duke ja referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë.
    Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1, të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin.”, thotë Kaso.
     

    Top Channel

  • “Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

    “Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

    Shkelja e kushteve të vizës në Shtetet e Bashkuara mund të ketë pasoja serioze dhe afatgjata.
    Çdo veprim i qëllimshëm për të mashtruar autoritetet amerikane, përfshirë dhënien e informacionit të rremë gjatë procesit të aplikimit për vizë, përbën shkelje të ligjit dhe ndëshkohet rreptësisht.
    E këto sot i ka rikujtuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një postim në Facebook.
    Ambasada e SHBA-së thekson se nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pasi të skadojë periudha e vizës ose e heqjes dorë nga viza, do të përballeni me dënime të rënda.
    “Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pasi të skadojë periudha e vizës ose e heqjes dorë nga viza, do të përballeni me dënime të rënda. Këto përfshijnë burgim, dëbim dhe një ndalim të përhershëm për marrjen e një vize amerikane në të ardhmen”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Berisha: Fshati përjetoi pasojat më të rënda nga Reforma Territoriale!

    Berisha: Fshati përjetoi pasojat më të rënda nga Reforma Territoriale!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e njësisë 15 në Tiranë. Kryedemokrati tha se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, fshati ka përjetuar pasojat më të rënda.Fajin e hodhi drejt reformës territoriale, që sipas Berishës, i dha një goditje të rëndë qeverisjes vendore.
    “Kam kënaqësi që ju takoj ju sot për të paraqitur programin tonë. Çfarë kemi ne ndërmend dhe çfarë zotohemi ne në mënyrë solemne para jush që do të bëjmë gjatë 4 viteve që vijnë. Në rast se vështrojmë këto 12 vite të Edi Ramës, fshati shqiptar është ai që përjetoi dhe provoi pasojat më të rënda të këtij regjimi.  Këto pasoja jashtëzakonisht të rënda filluan me të ashtuquajturën reformë e qeverisë vendore, ku ju humbët shërbimet që kryheshin në komunë dhe e tëra kjo ju la ju, pa shërbimet që meritoni. Krijoi pas saj grupe të papërgjegjshme të emëruar dhe të pazgjedhur nga ju, të cilët nuk i jepnin kujt llogari përveç xhepit të tyre. Me reformën e quajtur territoriale, ju dha një goditje shumë e rëndë qeverisjes vendore, qeverisjes së qytetarëve, e cila kishte misione shumë të rëndësishme për zhvillimin e zonave”, tha Berisha.

  • Celibashi paralajmëron emigrantët: Ata që shesin votën përballen me sanksione të rënda penale

    Celibashi paralajmëron emigrantët: Ata që shesin votën përballen me sanksione të rënda penale

    Në një konferencë me gazetarët, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar ata emigrantë që duan të shesin apo të blejnë votën se do të shoqërohen me sanksione të rënda penale, që do të thotë nga 3 deri në 5 vite burg.
     “Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim,” tha Celibashi.
    Celibashi tha se vendosja e të dhënave personale, konkretisht numri i tyre i telefonit dhe adresa e e-mailit nuk përbëjnë një problem ligjor por është një dobi për shërbimin postar, por edhe për vet emigrantët votues.
    “Duke parë që e përmisojnë procesin e shpërndarjes, për asnjë aryse ne nuk shikojmë problem ligjor në radhë të parë, por nuk shikojmë risk të shtuar nga sa më parë mund të ketë patur risk për rrjedhën e këtyre të dhënave, pra të numrit të telefonit dhe adresës së e-mail”, tha Celibashi.

  • Krimet zgjedhore/ Këlliçi thirrje SPAK-ut: Reagoni ndaj shkeljeve të rënda ligjore që prishin garën elektorale

    Krimet zgjedhore/ Këlliçi thirrje SPAK-ut: Reagoni ndaj shkeljeve të rënda ligjore që prishin garën elektorale

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka qenë i ashpër ndaj akuzave të fundit politike dhe i ka bërë thirrje publike SPAK-ut, për të ndërhyrë kundër shkeljeve të rënda që, sipas tij, po dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor në vend.

    Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi hodhi akuza në adresë të Partinë Socialiste për blerje dhe manipulim votash, në bashkëpunim me grupe kriminale dhe përfaqësues të biznesit klientelist.

    I ashpër në reagim, Këlliçi ishte edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për gjuhë denigruese dhe intimidim të votuesve.

    Statusi

    Sot kreu i grupit të strukturuar rilindas paska sulmuar Partinë Demokratike, duke e portretizuar atë si blerëse të votave dhe problem për demokracinë.

    Është karakteristikë e autokratëve ta gjejnë problemin tek opozita dhe të përpiqen ta zhbëjnë atë. Kjo shkon në linjë edhe me thirrjen e tij kriminale antidemokratike ndaj elektoratit për ta intimiduar të votojë.

    Edi Rama është arkitekti i rrënimit të nivelit të diskutimit demokratik në vend.

    Thirrjeve të kryetarit të PD-së Sali Berisha për debat ai iu përgjigjet me tallavanë e zhabave, bufave dhe zhapikëve. Rama ka ndërtuar një Big Brother të madh politik, ku procedura ligjore e parlamentare është shndërruar në një spektakël fyes, me zarfa të zinj për bashkëpunëtorët e ngushtë dhe survejim patronazhist total të qytetarëve.

    Gjuha e tij bullizuese, fyese, në kufijtë e çmendurisë, është tashmë proverbiale, duke tejkaluar madje dhe kufijtë e Shqipërisë.

    Së fundmi, Partia Demokratike i drejtohet institucioneve, posaçërisht SPAK-ut, të reagojë ndaj shkeljeve të rënda ligjore që prishin garën elektorale.

    Të tilla janë të faktuara, qoftë edhe në faqen time në Facebook.

    Partia Socialiste e ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion, me bashkëpunimin e biznesmenëve parazitë dhe bandave kriminale në Elbasan, në Durrës, në të gjithë Shqipërinë.

  • Kush po i bën presion SPAK? Ish-kreu i Krimeve të rënda zbërthen mesazhet e Dumanit

    Kush po i bën presion SPAK? Ish-kreu i Krimeve të rënda zbërthen mesazhet e Dumanit

    Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci komentoi në ”Now” deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së Posaçme. Për të prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.
    ”Altin Dumani nuk ka folur për veten por për institucionin që ai menaxhon. Nëse fryma është që politika, konkretisht mazhoranca ka marrë nën kontroll çdo institucion, edhe për SPAK është e vështirë të funksionojë pa këto presione pasi nuk mund të funksionojë si një ishull i veçuar. Momenti tjetër edhe opozita shpesh bëhet joracionale në sulme ndaj SPAK, kjo është e dëmshme. Rama në ‘Sy më sy’ në disa seri e deligjitimoi SPAK, pastaj u tërhoq për arsye të tij.

    Të gjitha këto ndikojnë në punën e SPAK pasi edhe ata janë njerëz që jetojnë në këtë ambient, ku shpesh ndikimi i mazhorancës është shumë i madh. Deri tani s’e kishin ngritur zërin. Shpresoj vërtetë që reforma të ketë prodhuar një superstrukturë, përveç pagës shumë të mirë dhe mbrojtjes, shpresoj të jenë imun edhe ndaj presioneve. Presioni ndaj krimit të organizuar është përballur me sukses, i ri është presion i nga politika, do shohim a do e përballojë”, tha Beci.

  • Zbulohen presionet ndaj SPAK? Ish-prokurori zbërthen sinjalet e forta të kreut të SPAK

    Zbulohen presionet ndaj SPAK? Ish-prokurori zbërthen sinjalet e forta të kreut të SPAK

    Ish-kreu i krimeve të rënda Eugen Beci komentoi në një emision televiziv deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së posaçme.
    Sipas Becit, prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë janë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.

    “Altin Dumani nuk ka folur për veten por për institucionin që ai menaxhon. Nëse fryma është që politika, konkretisht mazhoranca ka marrë nën kontroll çdo institucion, edhe për SPAK është e vështirë të funksionojë pa këto presione pasi nuk mund të funksionojë si një ishull i veçuar. Momenti tjetër edhe opozita shpesh bëhet joracionale në sulme ndaj SPAK, kjo është e dëmshme. Rama në ‘Sy më sy’ në disa seri e deligjitimoi SPAK, pastaj u tërhoq për arsye të tij. Të gjitha këto ndikojnë në punën  e SPAK pasi edhe ata janë njerëz që jetojnë në këtë ambient, ku shpesh ndikimi i mazhorancës është shumë i madh. Deri tani s’e kishin ngritur zërin. Shpresoj vërtetë që reforma të ketë prodhuar një superstrukturë, përveç pagës shumë të mirë dhe mbrojtjes, shpresoj të jenë imun edhe ndaj presioneve. Presioni ndaj krimit të organizuar është përballur me sukses, i ri është presion i nga politika, do shohim a do e përballojë”, tha Beci.

  • Pamje të rënda nga sherri në Lezhë! Tre djem godasin me shqelma dhe shkopa bejsbolli bashkëmoshatarin! I riu në gjendje të rëndë

    Pamje të rënda nga sherri në Lezhë! Tre djem godasin me shqelma dhe shkopa bejsbolli bashkëmoshatarin! I riu në gjendje të rëndë

    Top Channel ka siguruar pamjet rënda të sherrit që ndodhi këtë paradite në Lezhë.

    Pamjet i përkasin zonës pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, kur duken tre djem që godasin me shkopa bejsbolli dhe me shqelma bashkëmoshatarin e tyre.
    Sikurse raporton korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, përplasja vijoi më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
    I riu ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës, ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës. Disa dëmtime dyshohet se ka marrë dhe një nga autorët, i cili është i shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet.

    Top Channel

  • Ja ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë të papërpunuara

    Ja ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë të papërpunuara

    Helmimi nga ushqimi është një pasojë e zakonshme e një diete të pakujdesshme dhe mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e individëve. Simptomat e helmimit, si nauze, të vjella, diarre dhe ngërçe stomaku, mund ta dobësojnë trupin, duke e privuar nga fuqia dhe energjia e nevojshme për funksionimin e përditshëm. Në raste të rënda, helmimi nga ushqimi mund të kërkojë trajtim mjekësor, duke bërë që shumë njerëz të jenë të kujdesshëm për ushqimet që konsumojnë.

    Një nga mënyrat më të mira për të parandaluar helmimin është të keni kujdes të veçantë në zgjedhjen e ushqimeve dhe në mënyrën e përgatitjes së tyre. Ja disa ushqime që duhet të shmangni kurrë të hani të papërpunuara:

    Pula dhe shpendët e tjerë janë një nga ushqimet më të rrezikshme kur konsumohen të papërpunuara. Sidoqoftë, në disa kultura si ajo japoneze, një pjatë si sashimi i pulës (i njohur si torisashi) është popullore. Pavarësisht kësaj, konsumimi i pulës së papërpunuar mund të përmbajë patogjenë të rrezikshëm, si salmonela. Shkencëtarët këshillojnë që shpendët të gatuhen deri në një temperaturë të brendshme 74°C për të shkatërruar mikroorganizmat e dëmshëm. Mishi i grirë, veçanërisht i papërpunuar, mund të përmbajë E. coli, një bakter që shkakton helmim të rëndë.

    Midhjet mund të përmbajnë bakterie të dëmshme, si Vibrio të cilat shkaktojnë sëmundje si gastroenteriti dhe septicemia. Pjesëmarrësit e dietave të veçanta shpesh i konsumojnë këto ushqime të papërpunuara, por këshillohet që ato të gatuhen derisa guaska të hapet dhe temperatura e brendshme të arrijë rreth 63°C.

    Një zakon që ka fituar popullaritet është konsumimi i vezëve të papërpunuara çdo mëngjes për të kompensuar mungesën e proteinave dietike. Megjithatë, vezët e papërpunuara përmbajnë rrezikun e infektimeve nga salmonela. Ky bakter mund të shkaktojë një gamë simptomash të helmimit, si dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre. Për të eliminuar rrezikun, vezët duhet të zihen, skuqen ose piqen.

    Mielli është një tjetër ushqim që mund të jetë i rrezikshëm kur konsumohen të papërpunuara. Një studim i vitit 2019 ka zbuluar se mielli mund të përmbajë E. coli dhe salmonela, që mund të shkaktojnë helmim të rëndë. Edhe pse disa njerëz mund të provojnë brumin e papërpunuar për biskota ose petulla, kjo është një praktikë e rrezikshme që duhet shmangur.

    Patatet janë një nga perimet që nuk duhet të konsumohen të papërpunuara. Ato përmbajnë solaninë, një toksinë që mund të jetë e dëmshme për shëndetin, veçanërisht kur patatja ekspozohet ndaj dritës për një periudhë të gjatë. Solanina mund të shkaktojë helmim, duke përfshirë simptoma si dhimbje koke, të vjella dhe diarre. Për t’i konsumuar në mënyrë të sigurtë, patatet duhet të gatuhen dhe të shmangen ato që janë të gjelbra ose kanë mbirë.

    Qumështi është një burim i rëndësishëm i kalciumit dhe vitaminave, por kur nuk është pasterizuar, mund të jetë i rrezikshëm. Qumështi i papërpunuar mund të përmbajë baktere si salmonela, listeria dhe E. coli, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të rënda. Pasterizimi është një proces që vret këto patogjene dhe është thelbësor për sigurinë e konsumit të qumështit. Qumështi i papërpunuar ka rreth 150 herë më shumë mundësi të shkaktojë sëmundje ushqimore krahasuar me atë të pasterizuar.

    Helmimi nga ushqimi është një problem i mundshëm për shëndetin dhe mund të shkaktojë simptoma të rënda që kërkojnë trajtim mjekësor. Për të shmangur këto rreziqe, është e rëndësishme të kujdeseni për mënyrën e përgatitjes së ushqimeve dhe të shmangni konsumimin e ushqimeve të papërpunuara. Përdorimi i temperaturave të duhura gjatë gatimit mund të eliminojë shumicën e bakterieve dhe të garantojë sigurinë tuaj ushqimore. Syri.net-newsbomb.gr.