Tag: remzi

  • Zhdukja e Remzi Hoxhës / Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro

    Zhdukja e Remzi Hoxhës / Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro

    Autoritetet britanike kanë rihapur çështjen e kërkimit ndaj ish-zyrtarit të lartë të SHIK-ut, Ilir Kumbaro, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe torturimin e tre shtetasve në vitin 1995, raportojnë mediat lokale atje. Kumbaro, tashmë në të 70-at, është zhdukur prej 14 vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u arratis nga drejtësia britanike në dhjetor të vitit 2011, pak para se të dilte në gjyq, për t’u ekstraduar në vendin tonë, përcjell A2 CNN.

    Remzi Hoxha.

    Kumbaro akuzohet nga drejtësia shqiptare për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës, Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, në një magazinë në Tiranë më 21 tetor 1995. Remzi Hoxha, biznesmen dhe baba i pesë fëmijëve, është zhdukur prej asaj dite dhe konsiderohet i vrarë. Familjarët e viktimave kanë kërkuar prej vitesh drejtësi dhe dënimin e personave përgjegjës.

    Kumbaro u largua drejt Britanisë në vitin 1996, ku arriti të siguronte azil politik me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte refugjat kosovar me emrin Shaqa Shatri. Ai jetoi për më shumë se një dekadë në Londër, duke përfituar ndihma sociale dhe strehim shtetëror. Maskimi i tij u zbulua në vitin 2008 kur, përmes një aplikimi për përfitime të tjera, përdori gabimisht identitetin e tij të vërtetë.

    Ilir Kumbaro kur iku në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1996. Foto: Policia e Shtetit

    Pavarësisht arrestimit të tij nga policia britanike në shtator të 2008-s, Kumbaro arriti të zhdukej para se të dëgjohej çështja e ekstradimit, duke u besuar se fshihej mes miqve jashtë Londrës.
    Në vitin 2012, gjykata e krimeve të rënda në Tiranë e dënoi atë në mungesë me 15 vite burg. Scotland Yard tashmë ka hapur një apel të ri publik, në bashkëpunim me Crimestoppers, për të mbledhur informacion që mund të çojë në kapjen e tij. Familja Hoxha e ka përshëndetur këtë zhvillim, duke shpresuar se drejtësia mund më në fund të vihet në ven

  • Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut Ilir Kumbaro

    Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut Ilir Kumbaro

  • 30 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Berishës, i biri: E vërteta do dalë, kemi ende shpresë

    30 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Berishës, i biri: E vërteta do dalë, kemi ende shpresë

    Sot janë bërë plotë 30 vite nga zhdukja e biznesmenit dhe aktivistit Remzi Hoxha. Ashtu si gjithmonë këtë kujtesë e sjell djali i tij Adrian Hoxha. I cili ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” ku është shprehur se tashmë janë bër 30 vite heshtje nga shteti Shqiptar.
    Ai është shprehur në postimin e tij se ata vazhdojnë akoma presin me shpresë, se një ditë e vërteta do të triumfojë dhe ata do munden të kenë një varr për të prehur trupin e babait të tij, të cilin e konsideron si një hero.
    “Kanë kaluar 30 vjet që nga zhdukja e babait tim, Remzi Hoxha. Tridhjetë vjet heshtje nga shteti Shqiptar , tridhjetë vjet kërkimi dhe shprese që kurrë nuk është shuar. Mungesa e tij është bërë një prani më vete, një jehonë e qetë në çdo çast të jetës sonë deri në frymën e fundit. Edhe pse trupi i tij pushon diku i panjohur, shpirti i tij jeton në forcën që na la, në çdo akt guximi, në çdo të vërtetë që ende pret të dalë në dritë.
    Ne vazhdojmë të besojmë se një ditë e vërteta do të dalë nga hija, se do ta kthejmë në një varr për ta prehur, jo si viktimë e kohës, por si hero që ishte dhe që mbetet. Deri atëherë, e mbajmë kujtimin e tij si busullën tonë, dashurinë e tij si dritën që na udhëheq. Ne ende vazhdojmë ta kërkojmë, ende presim dhe ende jemi krenarë. Lavdi për ty babi im i dashur, krenari e kombit tonë”, shkruan ai. 
    Remzi Hoxha ishte një sipërmarrës i njohur dhe aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë. Ai u largua në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav. Në tetor të vitit 1995, ai u rrëmbye në qendër të Tiranës. Familjarët e tij besojnë se rrëmbimi i Hoxhës u krye nga Shërbimi Informativ Shqiptar që atëherë njihej si Shërbimi Informativ Kombëtar (SHIK).
    Adriani është shprehur në daljet e tij publike  se këtë e kanë kuptuar nga targa e makinës që rrëmbyen Remzi Hoxhën, targë e cila i përkiste SHIK-ut, por që asnjëherë nuk u pranua nga policia.
    Po ashtu ai ka thënë se  ka patur shpresë së me ardhjen e Ramës në pushtet do të mund të gjentë trupin e të atit, por shprehet i zhgënjyer se emri i të atit është përdorur për të akuzuar Berishën, dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të gjetur trupin e tij./TemA

  • Londra vihet në kërkim për vrasësin e Remzi Hoxhës, britanikët në ndjekje të Ilir Kumbaros që ekzekutoi…

    Londra vihet në kërkim për vrasësin e Remzi Hoxhës, britanikët në ndjekje të Ilir Kumbaros që ekzekutoi…

    Rigels Seliman
    Londra ka nisur një operacion të ri policor që synon të kapë personin kyç të një prej krimeve më të errëta të shtetit shqiptar: zhdukjen dhe ekzekutimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Metropolitan Police ka rihapur dosjen e arratisurit famëkeq Ilir Kumbaro, ish-zyrtar i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), i dënuar në mungesë për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Hoxhës, një krim shtetëror që, sipas dokumenteve të kohës, zhvillohej nën komandën e drejtpërdrejtë të Sali Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë. Z. Ilir Kumbaro, sot 70 vjeç, u zhduk nga Londra në dhjetor 2011, ditën kur gjykata britanike do të vendoste për ekstradimin e tij në Shqipëri.
    Ai kishte thyer masën e lirimit me kusht dhe ka 13 vite që i shmanget drejtësisë. Fotot e tij të arrestimit të vitit 2008 janë publikuar sërish nga policia britanike, me një apel të fortë për publikun: “Ky person është i rrezikshëm dhe ka kryer krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë policinë.” Historia e Ilir Kumbaros është një thriller i përgjakur që përzien politikën e lartë me krimin shtetëror. Sipas hetimeve shqiptare, më 21 tetor 1995, Remzi Hoxha u rrëmbye në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë nga një skuadër e SHIK-ut, e komanduar nga Kumbaro dhe nën urdhra që lidheshin me presidencën e kohës. Hoxha u dërgua në bazën sekrete të Vainit në Lezhë, ku u torturua mizorisht dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë.
    Çështja Hoxha është një plagë e hapur për drejtësinë shqiptare: dëshmitarë të çelës kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit, nga ish-drejtues të SHIK e deri te prokurorë e avokatë të përfshirë në dosje. Ndërsa pjesa më e madhe e zinxhirit komandues të krimit ka heshtur, Kumbaro është hallka e fundit që mund të zbardhë plotësisht këtë krim shtetëror. Ndërkohë gazetari i njohur i “Top Channel” Muhamed Veliu bën me dije se Metropolitan Police paralajmëron se ky operacion është prioritet dhe se bashkëpunimi i qytetarëve britanikë është jetik. Ndërkaq, për familjen e Remzi Hoxhës dhe opinionin publik shqiptar, kjo është një kujtesë e dhimbshme e asaj kohe kur shteti kthehej në vrasës të qytetarëve të tij, dhe kur urdhrat vinin nga maja e pushtetit politik.
    Gazetari “Top Channel Muhamed Veliu”, zbardh detajet e plota
    Konkretisht megjithëse kanë kaluar 13 vite nga zhdukja misterioze në Londër e një ish zyrtari të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, i dënuar në mungesë për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Policia Metropolitane londineze i është rikthyer kërkimeve për ta gjetur. Ky është apeli i Metropolitan Police në Londër siguruar nga gazetari “Top Channel Muhamed Veliu”, ku i kërkohet publikut të ndihmojë me informacione të cilat to të zbulojnë vendndodhjet e Ilir Kumbaros i cili theu lirinë e dhënë me kusht. Apeli shoqërohet me një foto të ish zyrtarit të rëndësishëm të SHISH kur ai u prangos në shtator 2008 për qëllim ekstradimi në Shqipëri. “Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi”, thotë Metropolitan Police.
    Këto janë të vetmet pamje filmike të cilat tregojnë Ilir Kumbaron në vitin 2010 pasi ai u paraqit në një rajon policie duke firmosur si masë e lirisë me kusht. Në dhjetor 2011, ditën kur gjykata londineze do të lexonte vendimin për ta ekstraduar apo jo drejt Shqipërisë, Ilir Kumbaro nuk u paraqit. Kur kanë kaluar 13 vite nga kjo ngjarje ende sot nuk është zbuluar nëse Ilir Kumbaro mundi të dalë nga Mbretëria e Bashkuar apo fshihet atje në mënyrë perfekte duke iu shmangur ekstradimit në Shqipëri. Në vitin 2012 ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Ilir Kumbaron me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës. Po në këtë gjykatë ,më 16 Tetor 2011 prokuroria tërhoqi akuzat për Arben Sefgjinin ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe për Avdi Koldashin ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm. Sipas prokurorisë akuzat ndaj tyre nuk mund të provohen.
    Ish-kryetari degës në SHIK, Ilir Kumbaro udhëhoqi operacionin e marrjes në pyetje në Vain të Lezhës, të Remzi Hoxhës. Hetimet zbuluan se ai ishte rrëmbyer në Tiranë nga zyrtarët e inteligjencës shqiptare më 21 tetor 1995 në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”. Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë. Remzi Hoxha, Zizo Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrëmbyen nga SHIK nën dyshimin se po koplotonin kundra presidentit të kohës Sali Berisha. Po të shikojmë historikun e dosjes së rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes të Remzi Hoxhës prej vitit 1995, janë shumë personazhe të cilët kanë ndërruar jetë, duke vështirësuar hedhjen dritë mbi këtë krim shtetëror të asaj kohe. Bashkim Gazide, ish-drejtues i SHISH urdhërues i këtij operacioni ndërroi jetë në Turqi në vitin 2008; Budjon Mece, ish-punonjës i SHIK i cili sipas prokurorisë torturoi në bazën e Vainit në Lezhë, Remzi Hoxhën ndërroi jetë në Tiranë disa vite më parë; Xhevat Hana, ish-prokuror i cili hetoi rrëmbimin dhe këmbënguli në ekstradimin e Ilir Kumbaros, ndërroi jetë në mënyrë të beftë, në një spital të Italisë në vitin 2012. John Jones, ish- avokati mbrojtës i Ilir Kumbaros kreu vetëvrasje, duke u hedhur përpara një treni në Londër në stacionin West Hampstead në vitin 2016. Ndërkohë, personat e mbetur, të cilët kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish-presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë, raporton “Top Channel”.

  • Londra rinis kërkimet për Ilir Kumbaron, ish-shefi i SHIK-ut u dënua për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës

    Londra rinis kërkimet për Ilir Kumbaron, ish-shefi i SHIK-ut u dënua për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës

    Policia e Britanisë së Madhe rinis kërkimet edhe njëherë për Ilir Kumbaron, ish-shefin e SHIK-ut të Sali Berishës, që akuzohet se rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku trupin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995.
    Ai u zhduk pa gjurmë 13 vkite më parë në Londër, teksa duhet të paraqitej në Gjykatë për veprime hetimore, kurse Shqipëria kërkonte ekstradimin pas dënimit me burg.
    Në vitin 2011 ai përfitoi dhe u arratis dhe prej asaj kohe ka humbur çdo gjurmë dhe FOTO më e fundit e tij është kjo që shihni më poshtë dhe e publikuar në faqen e Metropolitan Police si ndër personat “Më të Kërkuar”.

    Metropolitan Police në Londër ka ripublikuar në faqe informacionin për të Kumbaron, ku i kërkohet publikut të ndihmojë me informacione të cilat to të zbulojnë vendndodhjet e Ilir Kumbaros, i cili theu lirinë e dhënë me kusht.
    Apeli shoqërohet me një foto të ish-zyrtarit të rëndësishëm të SHISH kur ai u prangos në shtator 2008 për qëllim ekstradimi në Shqipëri.
    “Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi. Nëse e shikoni, kontaktoni”, thotë Metropolitan Police.
    Në dhjetor 2011, ditën kur gjykata londineze do të lexonte vendimin për ta ekstraduar apo jo drejt Shqipërisë, Ilir Kumbaro u zhduk pa gjurmë.
    Pas daljes nga ishulli britanik ai nuk dihet se ku ka shkuar për t’u fshehur, teksa ngjarja më e bujshme në Shqipëri është e veshur me një mister që ka lënë edhe viktima në rrethana tepër dyshuese, ku shumë nga personazhet që janë të lidhura direkt apo indirekt me çështjen, nuk jetojnë më.
    Në vitin 2012 ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Ilir Kumbaron me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës. Po në këtë gjykatë, më 16 Tetor 2011, prokuroria tërhoqi akuzat për Arben Sefgjinin ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe për Avdi Koldashin ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm.
    Sipas prokurorisë akuzat ndaj tyre nuk mund të provoheshin. Ish-kryetari degës në SHIK, Ilir Kumbaro udhëhoqi operacionin e marrjes në pyetje në Vain të Lezhës, të Remzi Hoxhës, teksa sipas hetimeve besohet se Hoxha i mbeti në dorë si pasojë e tiorturave mizore.
    Hetimet zbuluan se ai ishte rrëmbyer në Tiranë nga 4 punonjës të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, më 21 tetor 1995, në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”. Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë.
    Remzi Hoxha, Zizo Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrëmbyen nga SHIK nën dyshimin se po koplotonin kundra presidentit të kohës Sali Berisha. Sipas familjes Hoxha, një nga shkaqet e rrëmbimit dhe vrasjes ka qenë informacionet që biznesmeni posedonte për lidhjet e Berishës me Serbinë, Millosheviçin dhe deri tek Arkani, duke e furnizuar me armë apo naftë.
    Që nga ajo kohë, Bashkim Gazide, ish-drejtues i SHIK dhe i dyshuar si urdhërues i këtij operacioni, ndërroi jetë në Turqi në vitin 2008. Budjon Mece, ish-punonjës i SHIK i cili sipas prokurorisë torturoi në bazën e Vainit në Lezhë, Remzi Hoxhën, ndërroi jetë në Tiranë disa vite më parë. Xhevat Hana, ish-prokuror i cili hetoi rrëmbimin dhe këmbënguli në ekstradimin e Ilir Kumbaros, ndërroi jetë papritur në një spital të Italisë, në vitin 2012. Familjarët e tij herë pas here kanë ngritur dyshime të forta dhe kanë kërkuar hetime, por që gjithnjë kanë munguar nga ana e autoriteteve.
    Ndërkohë, personat e mbetur, të cilët kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish-presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • U arratis nga drejtësia britanike, Londra rinis kërkimet për Ilir Kumbaron! Ish-shefi i SHIK-ut u dënua për zhdukjen e Remzi Hoxhës

    U arratis nga drejtësia britanike, Londra rinis kërkimet për Ilir Kumbaron! Ish-shefi i SHIK-ut u dënua për zhdukjen e Remzi Hoxhës

    Ilir Kumbaro

    ANGLI- Prej më shumë se 13 vitesh, drejtësia shqiptare dhe ajo britanike janë në kërkim të Ilir Kumbaros. Ky i fundit, një ish-zyrtar i të lartë i Shërbimit Informativ Kombëtar, i dënuar në mungesë për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Policia Metropolitane Londineze i është rikthyer kërkimeve për ta gjetur, teksa kanë publikuar apelin e siguruar nga gazetari Muhamed Veliu. Në apel kërkohet informacione nga publiku të cilat mund të zbulojnë vendodhjen e Kumbaros, teksa kanë publikuar edhe një foto të tij gjatë prangosjes në 2008. 

    Apeli i Metropolitan Police në Londër

    “Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi”, thotë Metropolitan Police. Kumbaro nuk u paraqit në gjykatë, në dhjetor të 2011, ditën kur do të vendosej për ekstradimin e tij. Supozohej që ai do të mbërrinte në gjykatë rreth orës 14:00, ndërsa avokati i tij nxiti dyshime te autoritet britanike, teksa kishte pohuar se kishte komunikuar me klientin mbrëmjen e një dite më parë.
    Megjithatë, edhe pse kanë kaluar 13 vite, nuk dihet ende asgjë për vendodhjen e tij, nëse mundi apo jo të dalë nga Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Kumbaron me 15 vite burg. Një vit më parë, në këtë gjykatë, prokuroria tërhoqi akuzat për Arben Sefgjinin ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe për Avdi Koldashin ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm duke argumentuar se akuzat ndaj tyre nuk mund të provohen. 
    Ish-kryetari degës në SHIK, Ilir Kumbaro, është njeriu kyç në të gjithë operacionin e shërbimit sekret shqiptarë në rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Avdyl Loshajt dhe Zizo Kristopulli. Këta të 3 u rrëmbyen nga SHIK nën dyshimin se po koplotonin kundra presidentit të kohës Sali Berisha.
    Sipas hetimeve, Hoxha u rrëmbye në Tiranë nga zyrtarët e inteligjencës shqiptare më 21 tetor 1995 në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”, ndërsa rupi i tij nuk u gjet asnjëherë.
    Ndërkohë, po të shikojmë historikun e dosjes së rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes të Remzi Hoxhës prej vitit 1995, janë shumë personazhe të cilët kanë ndërruar jetë, duke vështirësuar hedhjen dritë mbi këtë krim shtetëror të asaj kohe.
    Bashkim Gazide, ish-drejtues i SHISH urdhërues i këtij operacioni ndërroi jetë në Turqi në vitin 2008.
    Budjon Mece, ish-punonjës i SHIK i cili sipas prokurorisë torturoi në bazën e Vainit në Lezhë, Remzi Hoxhën ndërroi jetë në Tiranë disa vite më parë.
    Xhevat Hana, ish-prokuror i cili hetoi rrëmbimin dhe këmbënguli në ekstradimin e Ilir Kumbaros, ndërroi jetë në mënyrë të beftë, në një spital të Italisë në vitin 2012.
    John Jones, ish- avokati mbrojtës i Ilir Kumbaros kreu vetëvrasje, duke u hedhur përpara një treni në Londër në stacionin ëest Hampstead në vitin 2016.
    Ndërkohë, personat e mbetur, të cilët kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish-presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë.
    Lidhur me fshehjen e tij, fillimisht policia britanike dyshonte se ai strehohej nga miqtë e tij në një qytet tjetër të Anglisë. Me kalimin e viteve kjo pistë është rrëzuar. Kumbaro mbetet për policinë shqiptare dhe atë britanike si një prej personave më të kërkuar./ZËRI

  • Rikthehet në vëmendje zhdukja e ish-zyrtarit të SHIK në 2011, policia londineze apel për kapjen e Ilir Kumbaros

    Rikthehet në vëmendje zhdukja e ish-zyrtarit të SHIK në 2011, policia londineze apel për kapjen e Ilir Kumbaros

    Megjithëse kanë kaluar 13 vite nga zhdukja misterioze në Londër e një ish zyrtari të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, i dënuar në mungesë për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Policia Metropolitane londineze i është rikthyer kërkimeve për ta gjetur.

    Ky është apeli i Metropolitan Police në Londër siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ku i kërkohet publikut të ndihmojë me informacione të cilat to të zbulojnë vendndodhjet e Ilir Kumbaros i cili theu lirinë e dhënë me kusht.
    Apeli shoqërohet me një foto të ish zyrtarit të rëndësishëm të SHISH kur ai u prangos në shtator 2008 për qëllim ekstradimi në Shqipëri.
    “Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi”, thotë Metropolitan Police.
    Këto janë të vetmet pamje filmike të cilat tregojnë Ilir Kumbaron në vitin 2010 pasi ai u paraqit në një rajon policie duke firmosur si masë e lirisë me kusht.
    Në dhjetor 2011, ditën kur gjykata londineze do të lexonte vendimin për ta ekstraduar apo jo drejt Shqipërisë, Ilir Kumbaro nuk u paraqit.
    Kur kanë kaluar 13 vite nga kjo ngjarje ende sot nuk është zbuluar nëse Ilir Kumbaro mundi të dalë nga Mbretëria e Bashkuar apo fshihet atje në mënyrë perfekte duke iu shmangur ekstradimit në Shqipëri.
    Në vitin 2012 ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Ilir Kumbaron me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës.
    Po në këtë gjykatë ,më 16 Tetor 2011 prokuroria tërhoqi akuzat për Arben Sefgjinin ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe për Avdi Koldashin ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm.
    Sipas prokurorisë akuzat ndaj tyre nuk mund të provohen.Ish-kryetari degës në SHIK, Ilir Kumbaro udhëhoqi operacionin e marrjes në pyetje në Vain të Lezhës, të Remzi Hoxhës.
    Hetimet zbuluan se ai ishte rrëmbyer në Tiranë nga zyrtarët e inteligjencës shqiptare më 21 tetor 1995 në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”. Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë.Remzi Hoxha, Zizo Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrëmbyen nga SHIK nën dyshimin se po koplotonin kundra presidentit të kohës Sali Berisha.
    Po të shikojmë historikun e dosjes së rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes të Remzi Hoxhës prej vitit 1995, janë shumë personazhe të cilët kanë ndërruar jetë, duke vështirësuar hedhjen dritë mbi këtë krim shtetëror të asaj kohe.
    Bashkim Gazide, ish-drejtues i SHISH urdhërues i këtij operacioni ndërroi jetë në Turqi në vitin 2008.
    Budjon Mece, ish-punonjës i SHIK i cili sipas prokurorisë torturoi në bazën e Vainit në Lezhë, Remzi Hoxhën ndërroi jetë në Tiranë disa vite më parë.
    Xhevat Hana, ish-prokuror i cili hetoi rrëmbimin dhe këmbënguli në ekstradimin e Ilir Kumbaros, ndërroi jetë në mënyrë të beftë, në një spital të Italisë në vitin 2012.
    John Jones, is- avokati mbrojtës i Ilir Kumbaros kreu vetëvrasje, duke u hedhur përpara një treni në Londër në stacionin West Hampstead në vitin 2016.
    Ndërkohë, personat e mbetur, të cilët kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish-presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë.

  • Zhdukja e ish-zyrtarit të SHIK në 2011, policia londineze apel për kapjen e Ilir Kumbaros

    Zhdukja e ish-zyrtarit të SHIK në 2011, policia londineze apel për kapjen e Ilir Kumbaros

    Top Channel

  • Britania apel për kapjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasin e dënuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës

    Britania apel për kapjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasin e dënuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës

    Ndërkohë, personat e mbetur, të cilët kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish-presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë. (TCH)

  • Fatos Klosi: Remzi Hoxha u zhduk nga SHIK-u i kohës që komandohej direkt nga Presidenti, Sali Berisha i implikuar…

    Fatos Klosi: Remzi Hoxha u zhduk nga SHIK-u i kohës që komandohej direkt nga Presidenti, Sali Berisha i implikuar…

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka analizuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke nisur nga fitorja e katërt radhazi e Partisë Socialiste dhe sfidat që shoqërojnë qeverinë e re në raport me integrimin europian, te kriza e thellë në Partinë Demokratike dhe akuzat që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Sali Berisha. Z.Klosi shprehet në një intervistë për gazetën “SOT” se opozita nuk ka më as besimin e vetvetes për protestat që paralajmëron, ndërsa për çështjen e Remzi Hoxhës bën përgjegjës SHIK-un e asaj kohe, të drejtuar, sipas tij, direkt nga Presidenti Berisha. Ai nënvizon se drejtësia duhet të trajtojë me seriozitet të gjitha dosjet e pazgjidhura, përfshirë ato të 21 Janarit dhe Gërdecit, dhe se procesi ndaj Berishës për “Partizanin” është vetëm një nga shumë çështjet që duhen hetuar.
    -Zoti Klosi, si e shikoni faktin që Partia Socialiste arriti të fitojë për të katërtën herë radhazi qeverisjen? Çfarë fshihet pas kësaj fitoreje të thellë dhe të pazakontë në tranzicionin shqiptar?
    Po, është hera e parë që mandati qeverisës i një partie zgjat kaq shumë. Sigurisht, janë shumë faktorë që çuan në këtë situatë. Ndër kryesorët, sipas meje, është fakti që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, u vendos sistemi politik pothuaj dypartiak, që i bën zgjedhjet politike një garë vetëm midis dy partive të mëdha. Këtë herë, nga njëra anë ishte PS dhe në anën tjetër PD me aleatët e saj. Përtej kësaj dysheje, pak pretendente të rinj, por me një perspektivë pothuaj të paracaktuar. Dhe këtë përballje natyrshëm nuk mund ta fitonte PD, nëse kemi parasysh situatën në të cilën është katandisur. Ajo që mund të diskutohet është vetëm diferenca e madhe midis tyre. Ka një opinion që në Shqipëri është votuar më shumë “kundër” sesa “pro”, por këtë radhë vetëm vota kundër nuk mjaftoi. PS dha më shumë garanci për një të ardhme më të mirë, sidomos për afrimin me BE. Nga ana tjetër, PD ndërtoi një fushatë kundër, si gjithmonë, pa ofruar alternativë.
    -Edi Rama ka premtuar se gjatë këtij mandati Shqipëria do të jetë zyrtarisht pjesë e Bashkimit Evropian. Sa realist dhe i besueshëm është ky premtim në kushtet aktuale?
    Besoj se premtimi është i realizueshëm. Kryeministri ka një plan të detajuar për këtë qëllim. Janë dy faktorë që ndihmojnë: së pari, qeveria është angazhuar seriozisht për t’i përmbushur detyrimet deri në vitin 2027; së dyti, partnerët europianë janë bërë më realistë për nevojën e afrimit të rajonit me BE, sidomos në këtë kontekst gjeopolitik.
    -Ka një perceptim në rritje për kontrollin e pushteteve nga një dorë e vetme – si e vlerësoni ndikimin e gjatë të Edi Ramës në demokracinë shqiptare dhe a ekziston rreziku i autokracisë?
    Ndikimi i gjatë i Ramës ndjehet në mënyrën e qeverisjes dhe jo aq në demokracinë shqiptare – janë dy gjëra të ndryshme. Shqipëria është një vend i vogël, me mundësi të kufizuara, dhe i mbetur pas nga historia në shumë aspekte të demokracisë. Në vetëm 30 vite nuk mund të presim demokraci si në Europë. Ne kemi vuajtur më shumë nga mungesa e seriozitetit të shtetit sesa nga mungesa e demokracisë. Nuk po e justifikoj autokracinë, por them se ka nevojë për forcimin e shtetit ligjor. Shpresoj që Kryeministri këtë po kërkon të bëjë.
    -Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet nën akuzë për aferën “Partizani”. A mendoni se është i përfshirë realisht në këtë çështje apo është një proces i motivuar politikisht?
    Akuza për aferën “Partizani” është më e vogla që mund t’i bëhet ish-kryeministrit. Janë afera të tjera më të rënda që duhen trajtuar nga SPAK. Uroj që kjo të bëhet me seriozitet, në zbatim të ligjit dhe jo të politikës.
    -A duhet drejtësia të hapë edhe dosje të tjera që lidhen me periudhën e qeverisjes së Berishës, si 21 Janari dhe Gërdeci? A po shmangen këto çështje me qëllim?
    Asgjë nuk duhet shmangur me qëllim. Populli për këtë aspekt mbështeti reformën në drejtësi dhe pret që të gjitha ngjarjet e rënda të trajtohen me drejtësi.
    -Çfarë dini konkretisht për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës? A është Sali Berisha dhe SHIK-u i kohës përgjegjës për atë ngjarje tragjike?
    Di që ai u zhduk nga SHIK-u i kohës, që komandohej direkt nga Presidenti.
    -Prej më shumë se një dekade, Partia Demokratike nuk po arrin të vijë në pushtet. Çfarë po e pengon këtë forcë politike të rikthehet si alternativë reale?
    Sipas meje, Partia Demokratike edhe kur ka qenë në pushtet nuk ka qenë forcë serioze qeverisëse. Historia e saj tregon për krizë lidershipi dhe mungesë vizioni. Fatkeqësia është se grupi drejtues nuk bën dot pa Kryetarin dhe të rinjtë s’kanë forcë për të ndryshuar partinë.
    -Sali Berisha ka paralajmëruar protesta masive në shtator, duke akuzuar qeverinë për vjedhje të zgjedhjeve të 11 majit. A mendoni se këto thirrje do të kenë ndikim real apo janë vetëm retorikë politike?
    Përrallën e protestave e dëgjojmë prej shumë kohësh. As vetë Berisha nuk i beson më.
    -Në kontekstin e problemeve ligjore që përballet Berisha dhe izolimit të tij ndërkombëtar, a ka më kredibilitet politik për të udhëhequr opozitën shqiptare?
    Në gjendjen e sotme ku ndodhet PD, nuk i ka mbetur më asnjë mundësi reale për të udhëhequr një opozitë të suksesshme.
    Intervistoi: Rigels Seliman