Tag: relativisht

  • Moti sot relativisht i qëndrueshëm, mesdita me shi në relievet malore lindore

    Moti sot relativisht i qëndrueshëm, mesdita me shi në relievet malore lindore

    Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 10 m/s.

    Valëzimi do të jetë i forcës 2–3 ballë në detet Adriatik dhe Jon.

  • Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme! Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

    Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme! Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

    Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë maleve.
    Reshjet e shiut do të jenë të dobëta në lindje në male.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 20m/s.
    Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

  • Ulen temperaturat, reshje lokale dhe shtrëngata në disa zona! Ja parashikimi i motit për sot

    Ulen temperaturat, reshje lokale dhe shtrëngata në disa zona! Ja parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas shërbimeve meteorologjike, parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.
    Reshje lokale shiu me intensitet të ulët do të prekin kryesisht zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore, priten edhe shtrëngata afatshkurtra dhe të izoluara, kryesisht në orët e pasdites.
    Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të arrijë deri në 9 m/s.
    Sa i takon detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka tregon për kushte relativisht të qeta për lundrim.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 28 korrik 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 28 korrik 2025…

    Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas shërbimeve meteorologjike, parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.
    Reshje lokale shiu me intensitet të ulët do të prekin kryesisht zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore, priten edhe shtrëngata afatshkurtra dhe të izoluara, kryesisht në orët e pasdites.
    Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të arrijë deri në 9 m/s.
    Sa i takon detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka tregon për kushte relativisht të qeta për lundrim.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

    Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
    Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura gjatë orëve të mesditës e pasdite më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
    Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

  • Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

    Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

    Dita e shtunë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, kryesisht të përqendruara në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës e pasdites.
    Temperaturat minimale do të jenë 6 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, në lugina dhe bregdet deri 13m/s.
    Valëzimi në det do të jetë 1 deri 3 ballë.

  • Kjo e premte me mot relativisht të paqëndrueshëm, ja sa do të shënojë termometri sot

    Kjo e premte me mot relativisht të paqëndrueshëm, ja sa do të shënojë termometri sot

    Kjo e premte do të jete me një mot relativisht të paqëndrueshëm, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 24 gradë.
    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

  • Rikthehen reshjet e shiut! Ja si parashikohet të nisë java dhe sa do të arrijnë temperaturat në vend

    Rikthehen reshjet e shiut! Ja si parashikohet të nisë java dhe sa do të arrijnë temperaturat në vend

    Kjo javë parashikohet të nisë me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta shiu.

    Sipas SHMU, pavarësisht reshjeve, temperaturat parashikohet të jenë relativisht në ngrohta, ku maksimalja arrin në 24 gradë celsius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celsius.

    Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës me 7-16 m/s, ndërkohë valëzimi do jetë deri në 3 ballë.

  • Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

    Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

    Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta shiu.
    Sipas SHMU, pavarësish reshjeve, temperaturat parashikohet të jenë relativisht në ngrohta, ku maksimalja arrin në 24 gradë celsius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celsius.

    Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës me 7-16 m/s, ndërkohë valëzimi do jetë deri në 3 ballë.

  • Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për ditën e sotme

    Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për ditën e sotme

    Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës dhe deri ato të pasdites vonë vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht ato do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
    Prej orëve të vona të mbrëmjes reshjet mbeten të izoluara dhe të dobëta në formë pikash kryesisht në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 10 / 17 °C,
    në vendet e ulëta: 9 / 18 °C,
    në vendet malore: 3 / 11 °C.