Tag: rekordin

  • Rekord botëror/ Ky është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje

    Rekord botëror/ Ky është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje

    Portieri i Fluminense, Fabio, ka vendosur rekordin e ri të paraqitjeve në futbollin e meshkujve, duke zhvilluar ndeshjen e tij zyrtare numër 1391.
    44-vjeçari brazilian ka thyer kështu rekordin e mbajtur nga anglezi Peter Shilton, në fitoren 2-0 kundër América de Cali në stadiumin Maracanã të Rio de Janeiros, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të finales së Copa Sudamericana.
    Sipas Fluminense dhe mediave braziliane, Fabio është tani lojtari me më shumë paraqitje në historinë e futbollit edhe pse as FIFA dhe as konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, nuk e kanë ratifikuar ende rekordin.
    “Ndonjëherë nuk e kuptojmë rëndësinë e një arritjeje kaq të madhe, që ka rezistuar për kaq shumë vite”, u shpreh portieri, i cili festoi mbrëmjen me një tjetër ndeshje pa gola të pësuar dhe me një pllakë përkujtimore.
    “Nuk luan askush kaq shumë ndeshje pa pasur një nivel profesionalizmi si i tij”, komentoi trajneri i Fluminense, Renato Gaúcho.
    “Ai do të vazhdojë me siguri të luajë edhe për shumë kohë. Do të jetë e vështirë që dikush ta kalojë rekordin e tij”, shtoi ai.
    Kampion i Copa Libertadores në vitin 2023 dhe gjysmëfinalist në Kupën e Botës për klube këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Fabio ka zhvilluar 976 ndeshje me Cruzeiro (2005-2022), pas 30 të tjerave me União Bandeirante dhe 150 me Vasco da Gama. Ajo kundër América de Cali ishte paraqitja e tij e 235-të me Fluminense.
    Fabio e nisi karrierën në vitin 1997, të njëjtin vit kur Shilton, u tërhoq. Ish-portieri anglez e konsideron totalin e tij në 1387 paraqitje, ndërsa Guinness World Records e njeh me 1390.

  • Thyeu rekordin e Bellingham në fundjavë, Real Madrid dhe Barcelona nisin garën për yllin e ri të Anglisë

    Thyeu rekordin e Bellingham në fundjavë, Real Madrid dhe Barcelona nisin garën për yllin e ri të Anglisë

    18 Gusht 2025

    19:51

    Telesport

    Jo vetëm transferimin e emrave të njohur dhe me përvojë, por edhe ndjekjen e talenteve të reja. Kjo është strategjia që po ndjekin dy klubet e mëdha të Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona.
    Mediat spanjolle raportojnë se dy klubet gjigante janë vënë pas Jeremy Monga. 16-vjeçari luan me Leicester dhe në fundjavë me golin e shënuar në humbjen 2-1 ndaj Preston, theu rekordin e mëparshëm të Jude Bellingham, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Championship.
    Plani i të dy klubeve është i qartë: të bindin përfaqësuesit e lojtarit sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i garantojnë atij një të ardhme në të cilën, nga mosha 18 vjeç, ai mund të transferohet në Spanjë.
    Si Florentino Perez ashtu edhe Joan Laporta e dinë se nuk mund ta regjistrojnë zyrtarisht atë para kësaj moshe, për shkak të rregullave të rrepta të FIFA-s. Prandaj, ideja është të sigurohet një marrëveshje verbale ose edhe kontraktuale që do të hyjë në fuqi sapo ai të arrijë moshën madhore në futboll.

  • Duplantis “fluturon” sërish, tjetër rekord botëror në garën e kërcimit me shkop

    Duplantis “fluturon” sërish, tjetër rekord botëror në garën e kërcimit me shkop

    13 Gusht 2025

    8:30

    Telesport

    Gati dy muaj pasi vendosi rekordin e tij të mëparshëm, atleti Armand Duplantis ka përsëritur veten. Suedezi ka thyer rekordin e tij botëror në garën e kërcimit me shkop për të 13-tën herë në karrierën e tij.
    Në turneun e zhvilluar në Budapest, dy herë kampioni olimpik kërceu 6.29 metra në përpjekjen e tij të dytë, duke e përmirësuar me 1 cm rekordin e mëparshëm, vendosur më 15 qershor në Stokholm.
    Kjo është hera e tretë që Duplantis vendos rekord botëror këtë vit, gjithnjë duke u përmirësuar me nga 1cm. Atleti fitoi edhe këtë garë, duke u konfirmuar si një ikonë e garës së kërcimit me shkop.

  • Hajduk Split-Dinamo vendos rekordin për ndeshjet e Europës, shqiptarët ia hodhën paq në ferrin kroat

    Hajduk Split-Dinamo vendos rekordin për ndeshjet e Europës, shqiptarët ia hodhën paq në ferrin kroat

    Hajduk Split-Dinamo ka vendosur rekordin sa i përket ndeshjeve të Europës. Ky takim kishte numrin më të madh të tifozëve të pranishëm në stadium në të gjitha takimet që u luajnë për turin e tretë të Conference League.
    Jo pak, por 31.652 tifozë ishin të pranishëm në stadium, atje ku ekipi shqiptar bëri një ndeshje të mirë dhe humbi në shifrat 2-1, duke lënë ende gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit. Në një farë mënyre, Dinamo i mbijetoi ferrit kroat në një ndeshje që mund të humbej shumë më thellë dhe të shuheshin shpresat e kualifikimit. Vendin e dytë e mban takimi mes Partizan Beogradit dhe Hibernian, atje ku gjendeshin rreth 26.000 tifozë. /Sport Ekspres/

  • ‘Ferri’ mbi tokë – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga viti 1898

    ‘Ferri’ mbi tokë – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga viti 1898

    Japonia përjetoi korrikun e saj më të nxehtë që nga viti 1898, tha Agjencia Kombëtare Meteorologjike (JMA), ndërsa ndryshimi i klimës nxit valë të nxehta përvëluese në të gjithë globin.

    “Ky është viti i tretë radhazi që arkipelagu ka regjistruar temperaturën mesatare mujore më të lartë për muajin korrik”, vuri në dukje ajo.

    “Temperaturat në të gjithë vendin ishin 2,89°C mbi normalen”, tha JMA, duke thyer rekordin e korrikut 2024 prej 2,16°C.

    Të mërkurën, Japonia regjistroi një rekord prej 41.2°C në rajonin perëndimor të Hyogos, pasi vendi kishte përjetuar tashmë qershorin e tij më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

    “Muaji i ardhshëm pritet të vazhdojë të sjellë nxehtësi të madhe në të gjithë vendin”, paralajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

    “Arkipelagu gjithashtu përjetoi reshje të pakta në shumë rajone në korrik, veçanërisht në pjesën veriore të arkipelagut dhe veçanërisht në zonat përgjatë vijës bregdetare të Detit të Japonisë”, shtoi ajo.

    Këtë vit, sezoni i shirave përfundoi në perëndim rreth tre javë më herët se zakonisht.
    Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë valët e nxehtësisë më intensive, më të shpeshta dhe më të përhapura.

  • Euro U17 në Madrid/ Carja e rekordeve, garanci e peshëngritjes shqiptare

    Euro U17 në Madrid/ Carja e rekordeve, garanci e peshëngritjes shqiptare

    Një prej talenteve më të mëdha që ka nxjerrë ndonjëherë shtanga shqiptare për vajza bën ligjin në Madrid.

    Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian U17 që po zhvillohet prej disa ditësh në Madrid.

    Carja ka befasuar të gjithë duke bërë që në këtë event europian përpos arritjes së jashtëzakonshme në tregues teknikë të valvitet krenar disa herë flamuri shqiptar.

    Shtangistja shqiptare ka fituar 3 medalje ari dhe ka vendosur 5 rekorde europiane për këtë grupmoshë. Që në fillim, elbasanasja Carja e cila garon me Teutën në rang klubi, ngriti 91 kg në stilin e shkëputjes, për vendin e parë dhe rekord europian.

    Spektakolare në provën e dytë me 93 kg, duke thyer rekordin e saj për të dytin sukses madhor në Shtangë. Ajo provoi në të tretën me 95 kg, por nuk ia doli, për ta mbyllur kështu shkëputjen me rezultatin mahnitës 93 kg, duke siguruar medaljen e arit.

    Ndërkaq në stilin e shtytjes, peshëngritësja kuqezi e trajneres Eglantina Kalemi e filloi mbarë, duke ngritur 109 kg, për të shënuar rekordin e tretë europian.

    Sportistja u përmirësua me një tjetër rekord, duke ngritur me sukses 111 kg në provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi me 114 kg por pa rezultat.

    Kështu me 111 kg, Enkileda Carja meritoi medaljen dytë të artë, ndërsa me 204 kompletoi tripletën e arit në dygarësh, për rekordin e radhës në këtë europian.

    Vazhdo leximin

  • Duplantis vijon të “fluturojë”, vendos rekord të ri botëror në garën e kërcimit me shkop

    Duplantis vijon të “fluturojë”, vendos rekord të ri botëror në garën e kërcimit me shkop

    16 Qershor 2025

    8:59

    Telesport

    Ai priti garën e shtëpisë së tij për të vendosur rekordin e dymbëdhjetë botëror të një karriere tashmë legjendare. Atleti Armand Duplantis vendosi një rekord të ri botëror në garën e kërcimit në shkop, në Stokholm, duke fluturuar 6 metra e 28 centimetra.
    Suedezi, në etapën e radhës së Diamond League, kërceu më lart se të gjithë, duke përmirësuar rekordin e vendosur nga vetë ai. Ai e theu me 1 centimetër më shumë rekordin që pat vendosur më 28 shkurt të këtij viti në Francë.
    Interesant fakti se para 25 mijë tifozëve që e brohoritën në çdo moment, ai i realizoi të gjitha provat me sukses që në kërcimin e parë. Duplantis e filloi garën me 5.60 metra për të përfunduar të rekordi 5.28 metra.

  • Kush është kandidati që theu rekordin e Taulant Ballës në zgjedhje, ja sa vota mori

    Kush është kandidati që theu rekordin e Taulant Ballës në zgjedhje, ja sa vota mori

    Zgjedhjet e vitit 2025 kanë vendosur një rekord të ri, jo vetëm për PS por edhe për Blendi Gonxhja.
    Sipas shifrave ai duket se ka thyer rekordin e votave të marra, në vitin 2021 nga Taulant Balla në Elbasan.

    Sipas rezultateve të publikuara, Gonxhja ka siguruar 21,809 vota, në krahasim me 21,604 votat e marra nga Balla në zgjedhjet e vitit 2021.

    Ky rezultat tregon për një mbështetje shumë më popullore për Blendi Gonxhen.
    Një zyrtar mjaft publik e me një të shkuar mjaft aktive në politikë e në administrim, në nivele bashkie e qeverisje qendrore.

  • Inter-Barcelona, zikaltrit thyejnë rekordin e gjysmëfinales ndaj Milanit në vitin 2023 dhe “mbushin” arkën

    Inter-Barcelona, zikaltrit thyejnë rekordin e gjysmëfinales ndaj Milanit në vitin 2023 dhe “mbushin” arkën

    6 Maj 2025

    19:09

    Telesport

    Sonte në “San Siro” luhet gjysmëfinalja e kthimit mes Inter-it dhe Barcelonës, për të vendosur ekipin e parë që do të kualifikohet në finalen e madhe. “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi zikaltër ka fituar sot 14 milionë euro vetëm nga shitja e biletave, duke tejkaluar rekordin e vendosur në gjysmëfinalen e Champions League në vitin 2023 ndaj Milanit, që ishte 12.5 milionë euro. “San Siro” sot do jetë i mbushur plot në kapacitetin e tij maksimal, ku 4500 tifozë do jenë të Barcelonës dhe pjesa tjetër gjithë zikaltër.
    Në rast se Interi eleminon sot Barcelonën dhe do shkojë në finale, fiton automatikisht 18.5 milionë euro të tjera, këtë herë nga UEFA, në rast se arrinë të ngrejë dhe trofeun në fund, kjo shifër do shkojë në 25 milionë euro. Sipas raportimit në fjalë, Inter ka fituar deri më tani në këtë sezon në Champions League 115 milionë euro. duke përfshirë të ardhurat nga të drejtat televizive, shitja e biletave dhe të ardhurat e tjera.
    Shifra 115 milionë euro do bëhet akoma dhe më e madhe, nëse Interi shkon në finale, atëherë e ka të sigurt që vlera që do përfitojë shkon në 133 milionë euro, në rast se fiton edhe trofeun shkon mbi 140 milionë euro.

  • Tubimi i kitaristëve që kënduan “Hey Joe” arrin rekordin Guinness, me 8 122 interpretues, duke thyer atë të vitit 2019

    Mijëra kitaristë u mblodhën në Sheshin e Tregut të qytetit Vroclav në Poloni më 1 maj, për të interpretuar këngën “Hey Joe” të artistit të njohur amerikan Jimi Hendrix, duke vendosur një rekord të ri botëror “Guinness” për ansamblin më të madh me kitara.
    Gjithsej 8 122 pjesëmarrësish e luajtën këngën njëkohësisht, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 6.346 kitaristësh të vendosur në vitin 2009 në të njëjtin vend.

    Performanca ishte pjesë e Festivalit vjetor “Thanks Jimi”, një ngjarje që feston trashëgiminë e Hendrixit dhe bashkon kitaristë nga e gjithë bota.
    Zyrtarët e Rekordeve Botërore Guinness ishin të pranishëm për të verifikuar dhe konfirmuar rekordin e ri në vend. /os/