Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, shkroi faqe të reja në historinë e Champions League. Në fitoren e Barcelonës ndaj Eintrachtit 2-1, Yamal regjistroi një asist për golin e fitores dhe kështu u bë lojtari më i ri në historinë e garës që merr pjesë drejtpërdrejt në 14 gola. Me shtatë gola dhe shtatë asistime, Yamal theu rekordin e francezit Kylian Mbappe.
Ajo që duhet të kujtojmë është fakti se Mbappe regjistroi 10 gola dhe tre asistime në moshën e vogël. Duke pasur parasysh faktin se Yamal nuk do të festojë ditëlindjen e tij të 19-të deri në verë, ka ende shumë kohë për ta thyer këtë rekord mbresëlënës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: rekordin
-

FOTO/ Një qen nga Oklahoma theu rekordin Guinness për gjuhën më të gjatë
Ozzie, një përzierje rrace qenit mastif nga Oklahoma City, theu rekordin botëror Guinness për gjuhën më të gjatë midis qenve të gjallë.
Gjuha e tij është 19.89 centimetra e gjatë, duke tejkaluar mbajtësin e mëparshëm të rekordit, Rocky, gjuha e të cilit ishte 13.88 centimetra e gjatë, raporton sot BBC.
Pronarët shprehën kënaqësinë e tyre për titullin e ri dhe njëri prej tyre tha se “e bën atë vërtet të lumtur të dijë se të gjithë e duan qenin e tij”.
🐶✨ Meet Ozzy, the Oklahoma City mastiff mix who just set a Guinness World Record with his incredible 7.83-inch tongue! Talk about a long story! 🐕💨 #GuinnessWorldRecords #DogLovers #OzzyTheDog #CanineTongue #RecordBreakerhttps://t.co/6xjl55AenK— Bencent (@BencentLondon) December 10, 2025
-

FOTO – Ekipi “Shkodra Not” shkëlqen, Joel Golemi vendos rekordin e ri kombëtar…
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Joel Golemi vendos rekordin e ri kombëtar në disiplinën e notit. Ekipi “Shkodra Not” mori disa çmime të rëndësishme me pjesëmarrjen e: Viki Tafruku, Skerdi Kroni, Vittoria Hyso, Alessandro Hyso, Klea Dedi, Adriell Marku, Frederika Rotani, Hera Mimaj, Melodi Mimaj, Kol Rupa, Angelo Rotani.
Vlerësim i veçantë për trajnerin Kole Shiroka, i cili me punën e tij të përditshme, me disiplinë, kujdes profesional dhe durim, ka ndërtuar një ekip të qëndrueshëm dhe konkurrues.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Për të barazuar rekordin e Pele, Harry Kane ka një arsye shumë të fortë për të shënuar sot ndaj Shqipërisë
16 Nëntor 2025
16:25
Telesport
Pavarësisht moshës, Harry Kane është në super formë, gjë që e ka treguar te Bayern, por edhe te kombëtarja angleze. Nëse Kane shënon sot ndaj Shqipërisë, anglezi do të barazojë rekordin e Pele me 77 gola në ndeshjet ndërkombëtare.
Legjenda Pele ka shënuar 77 gola në 92 takime ndërkombëtare, ndërsa Harry Kane regjistron deri tani 76 gola në 111 ndeshje me Anglinë.
“Shpresoj të shënoj dhe të barazohem me Pelen, i cili pati një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Kjo tregon se sa larg kam arritur në karrierën time, të jesh pranë një emri si Pele flet vetë’”, tha Kane në konferencën e fundit për shtyp. -

Nju Jork mbulohet nga uji, dy të vdekur nga reshjet e dendura të shiut
Dy persona kanë humbur jetën në Nju Jork si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rekord të shiut që goditën qytetin të enjten, duke mbuluar me ujë rrugë, bodrume banesash dhe disa stacione metroje.
Policia e Nju Jorkut konfirmoi se viktimat janë dy burra, të moshës 39 dhe 43 vjeç.
Ngjarja e parë u regjistrua në Brooklyn, ku një 39-vjeçar u gjet pa shenja jete në bodrumin e përmbytur të një godine. Ai u nxor nga ekipet e zhytjes së FDNY dhe u transportua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e tij.
Rasti i dytë ndodhi në zonën e Washington Heights, në veri të Manhattanit, ku u gjet trupi i një 43-vjeçari brenda një ambienti të përmbytur.
Sipas Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të NYC, reshjet kanë thyer rekorde historike. Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi 1.8 inç shi në Central Park, shifër që sipas vlerësimeve paraprake tejkalon rekordin e vitit 1917. Ndërsa në aeroportin LaGuardia u regjistruan 1.97 inç shi, duke kaluar rekordin e vitit 1955.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin bodrumet dhe zonat me rrezik përmbytjeje, ndërsa paralajmërojnë për reshje të tjera të mundshme.Top Channel
-

Doli pozitive, atletja që mban rekordin e maratonës pezullohet 3 vjet nga garat
30 Tetor 2025
12:46
Telesport
Mbajtësja e rekordit botëror në maratonë, atletja Ruth Chepngetich, është pezulluar për 3 vite nga të gjitha garat për shkelje të rregullave antidoping. Keniania 31-vjeçare është atletja e parë femër që theu rekordin 2h10’ në maratonë.
Ajo rezultoi pozitive për hidroklorotiazid, një substancë që nuk është agjent dopingu pasi është një diuretik që përdoret për të trajtuar mbajtjen e ujit dhe hipertensionin. Gjithsesi, ajo substancë mund të jetë përdorur për të maskuar praninë e substancave të ndaluara në urinën e saj.
“AIU (Njësia e Integritetit Atletik) e ka pezulluar Ruth Chepngetich për tre vjet, duke filluar nga 19 prilli 2025, për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar“, shkroi AIU, e cila e kishte pezulluar atë përkohësisht në korrik.
Gjithashtu, të gjitha rezultatet e arritura prej saj nga 14 marsi i vitit 2025, kur dhe është kryer testi, janë konsideruar të pavlefshme. -

40-vjeçar, por nuk njeh limite. Ronaldo shtoi rekordin e tij të shtatë të të gjitha kohërave
15 Tetor 2025
14:52
Alfred Lleshi
Në moshën 40-vjeçare dhe pas më shumë se dy dekadash karrierë, Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë çdo rekord. Të hënën, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Hungarisë, ylli portugez shënoi 2 gola, duke arritur 41 gola në eliminatoret e Botërorit dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori i kësaj faze, duke kaluar Carlos “Pescadito” Ruiz (39 gola). Golat erdhën në minutat 22 dhe 45+3, duke dëshmuar se vendosmëria e tij mbetet e paprekur nga vitet.
Me këtë arritje të re, CR7 arrin rekordin e tij të shtatë të madh si golashënues në nivel absolut. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit profesionist me 948 gola; golashënuesi më i mirë i kombëtareve me 143 gola, golashënuesi më i mirë i Champions League me 140 gola; golashënuesi më i mirë i Real Madridit me 450 gola; golashënuesi më i mirë i Kampionatit Europian me 14 gola dhe tani, për më tepër, golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Botërorit me 41 gola.
Portugalia kryeson grupin me 10 pikë, 5 më shumë se Hungaria, ndaj kualifikimi duket formalitet. Pas kritikave për një penallti të humbur, Ronaldo u përgjigj me gola dhe lidership: “Për mua, përfaqësimi i kombëtares do të thotë shumë. Jam krenar për këtë arritje unike me Portugalinë. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan! Shihemi në nëntor për ta mbyllur kualifikimin”. -

29 ndeshjeve radhazi pa humbje, De La Fuente barazon rekordin e Del Bosque: Ky ekip kërkon të arrijë më shumë
Fitorja 4-0 ndaj Bullgarisë e ka afruar edhe më shumë Spanjën me kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Skuadra e trajnerit Luis De La Fuente kryeson renditjen në grupin e saj, por e veçanta e këtij suksesi ishte rekordi i 29 ndeshjeve radhazi pa humbje për të.
Në fakt, De La Fuente barazoi rekordin e Vincente Del Bosque dhe ka shansin që ta përmirësojë edhe më tej atë. “Kjo për mua është një kënaqësi dhe gëzim i madh”, tha trajneri i kombëtares iberike.
“Fituam ndaj Bullgarisë duke bërë një lojë të mirë dhe jemi të parët në grup. Kjo fitore ishte historike, pasi barazojmë rekordin e Del Bosque, që është një model për të gjithë ne. unë e kam admiruar gjithnjë atë”, deklaroi De La Fuente.
“Gjithsesi, ky është një sukses për këta djem, të shkëlqyer, një grup i jashtëzakonshëm që bën gjëra të mëdha. Madje ka shanse të shkojë edhe më tej. Të gjithë ne duam më shumë nga ky ekip”, shtoi trajneri i Spanjës.
“Ne tani po mendojmë të fitojmë ndeshjen e radhës, ndeshjen e 31-të e kështu me radhë. Ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur dhe kjo na bën krenarë të gjithëve”, tha De La Fuente -

Hysaj shkruan historinë për Shqipërinë ndaj Serbisë, barazon rekordin e kapitenit Cana
11 Tetor 2025
19:35
Telesport
Pak minuta na ndajnë nga sfida e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në Leskovac, në kushte të forta sigurie. Për të gjithë ata që do jenë në fushë, nuk kanë nevojë për motivim për këtë ndeshje, pasi dihet historia e saj, por për Elseid Hysajn do jetë një ndeshje tejet e veçantë.
Me ndeshjen e sotme, Hysaj numëron 93 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, duke barazuar rekordin e mbajtur nga kapiteni legjendar Lorik Cana. Mënyra më e mirë për ta festuar këtë arritje, sigurisht që është vetëm me një fitore.
Hysaj ka qenë në formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit me Shqipërinë. Shpresojmë që e njëjta gjë të ndodhë dhe sonte, pasi Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për eksperiencën e një lojtari si Hysaj.

