Tag: rekomandohet

  • A rekomandohet vaji i ullirit për skuqje? Ekspertët e thonë njëherë e mirë

    A rekomandohet vaji i ullirit për skuqje? Ekspertët e thonë njëherë e mirë

    Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Por shpesh lind pyetja: a është i përshtatshëm për skuqje?
    Pikat e forta
    Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë dhe acide yndyrore të shëndetshme, sidomos acidin oleik. Këto substanca ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta – si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët ose për sallata – është zgjedhja më e mirë.

    Pika e tymit
    Një element i rëndësishëm është “pika e tymit”, që do të thotë temperatura kur vaji fillon të digjet dhe lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi rreth 190–210°C, që është mjaftueshëm për shumë skuqje të zakonshme në shtëpi (si perime, vezë apo mish i lehtë). Megjithatë, për skuqje shumë të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk rekomandohet, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjera si vaji i lulediellit ose i kikirikut.
    Çfarë rekomandojnë ekspertët?
    Përdore pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.
    Për skuqje të thella në temperaturë shumë të lartë, është më mirë të zgjedhësh vajra me pikë tymi më të lartë.
    Gjithmonë shmang ngrohjen e tepërt të vajit, sepse humb vlerat ushqyese dhe shndërrohet në të dëmshëm.

  • Ky është mëngjesi që rekomandohet nga ekspertët e shëndetit

    Ky është mëngjesi që rekomandohet nga ekspertët e shëndetit

    Hulumtimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina ndihmon të qëndrojmë të ngopur dhe të kënaqur për më gjatë gjatë ditës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se karbohidratet dhe yndyrnat duhen lënë pas dore.

    Sekreti është zgjedhja e duhur dhe konsumimi i tyre me mençuri.

    Për këtë çështje foli Androniki Naska, Profesoreshë e Higjienës dhe Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Kombëtar të Athinës.

    Proteina dhe karbohidratet, një kombinim i domosdoshëm

    Sipas Naskës, mëngjesi duhet të përfshijë një burim proteinash shtazore si vezët, qumështi, djathi apo kosi, ose edhe proteina bimore përmes bukës integrale, drithërave, arrave apo farave.

    Nga ana tjetër, karbohidratet janë të nevojshme për energji, sidomos pas orëve të gjata të gjumit. Rekomandohet që ato të vijnë nga fruta të freskëta, lëngje natyrale apo mjaltë. Përfshirja e perimeve në mëngjes, si domate, speca apo sallata jeshile, është gjithashtu një mënyrë e mirë për të rritur marrjen e tyre ditore.

    Kujdes me yndyrnat

    Ekspertja këshillon shmangien e burimeve të yndyrnave shtazore si gjalpi apo prerjet e ftohta, të cilat përveç yndyrës së lartë lidhen edhe me rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
    Përkundrazi, rekomandohet që yndyrnat të merren nga burime bimore si ullinjtë, vaji i ullirit, arrat, farat dhe tahini.

    Ëmbëlsira apo produkte të gatshme?

    Shumë njerëz zgjedhin mëngjes të shpejtë si byrek me djathë apo kroasan me çokollatë. Por, sipas Naskës, këto produkte kanë përmbajtje të lartë kalorike dhe shpesh përmbajnë yndyrna trans, të cilat duhen kufizuar sa më shumë.

    Zgjidhja? Pjesë të vogla dhe preferencë për receta tradicionale të përgatitura me vaj ulliri, si për shembull buka me rrush të thatë.

  • Nis sot vaksinimi anti-grip i popullatës në Kosovë. Ja kush rekomandohet

    Nis sot vaksinimi anti-grip i popullatës në Kosovë. Ja kush rekomandohet

    Sot do të fillojë vaksinimi i qytetarëve, kundër gripit sezonal. Lajmin e kanë bërë të ditur dje Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
    Sipas tyre, vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga gripi dhe komplikimet e tij.
    Gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te: fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit e shëndetësisë dhe personat me sëmundje kronike.
    Simptomat më të zakonshme janë: ethet, kollitja, dhembjet e muskujve, lodhja dhe dhembjet e kokës.
    Punonjësit e shëndetësisë rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë.
    Po ashtu, gratë shtatzëna rekomandohen të vaksinohen për mbrojtje të plotë të tyre dhe të foshnjës.
    Profesione të tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të vaksinohen janë: punëtorët e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve, mësimdhënësit dhe edukatorët si dhe kujdestarët e pacientëve me imunitet të dobësuar.
    Vaksinimi kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse, të cilat janë furnizuar me vaksina nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK).
    “Ju ftojmë të paraqiteni në qendrën tuaj të mjekësisë familjare për të marrë vaksinën falas”, deklaroi dje IKSHPK-ja.

  • Nis sezoni i virozave, paralajmëron pediatrja: Ja kush duhet patjetër të vaksinohet kundër gripit këtë vit

    Nis sezoni i virozave, paralajmëron pediatrja: Ja kush duhet patjetër të vaksinohet kundër gripit këtë vit

    280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave. Fushata kombëtare e vaksinimit do të nisë më 22 shtator dhe synon të mbrojë qytetarët nga viruset e grupit A dhe B, që pritet të qarkullojnë gjatë muajve në vijim.
    Vaksina rekomandohet veçanërisht për personat mbi 65- vjeç, ata me sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare, si edhe të gjithë qytetarët me risk të lartë për komplikacione shëndetësore.
    ‘Grupmosha e tretë është ajo që rekomandohet. Pra, qoftë ato me probleme kardiake, me diabet, me probleme të veshkave, me probleme pulmonare, kanë një lloj probabiliteti për t’u prekur nga viroza dhe rekomandohet vaksina e gripit’, tha Sonila Brati, pediatre.
    Por a duhet të vaksinohen edhe fëmijët? Pediatrja Sonila Brati thekson se vaksina e gripit është e rekomandueshme për fëmijët nga 6 muajsh deri në 5 vjeç, sidomos për ata që janë në çerdhe dhe kopshte, ku rreziku i infektimit është më i lartë.
    “Grupmosha që rekomandohet është mbi gjashtë muaj. Pra, kur kanë kaluar tre vaksinat e para që janë ato bazale që bëhen nga dy, katër dhe gjashtë muaj, rekomandohet pastaj që mbi gjashtë të bëhet edhe vaksina e gripit’, tha ajo.
    Një apel të fortë Brati e ka për fenomenin e shfaqur për vaksinat e Fruth-Rubeolë-Shyta, ose siç njihet  MMR, e cila shpesh shtyhet nga prindërit për shkak të lidhjeve që i bëhet nga jo specialistët me shfaqjen e autizmit.
    “Fruthi, rubeola dhe parutiti është një grup sëmundjesh infektive që kanë brenda vetes rrezikshmëri shumë të madhe. Pra, ti nuk mund të bësh një vaksinë dy vjeç ndërkohë që ajo duhet bërë sipas kalendarit që bëhet, sepse në moshën dy vjeç është një tjetër vaksinë që bëhet, bie efektshmeria e vaksinës së moshës. E bëjnë sepse janë të detyruar pra të fusin fëmijë nëpër institucionesh qoftë shtetërore qoftë private’, tha ajo.
    COVID-19 nga ana tjetër ende vazhdon të jetë mes nesh, dhe pediatrja sqaron se në poliklinikën nr. 2 në kryeqytet rastet pozitive kanë qenë të shumta, edhe pse në forma më të zbutura.
    “Covidi mund të kalojë në simptoma shumë të lehta me temperaturë edhe me ndonjë gjendje rrufe. Mund të bëhen 20 apo 30 tampon në ditë i bie që diku te 7 apo 8 persona të jenë të jenë pozitivë’, tha ajo.
    Vaksina e gripit ofrohet falas pranë mjekut të familjes, ose duke zgjedhur një qendër shëndetësore në një vendndodhje tjetër përmes rezervimit të një orari në platformën e-Albania.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 10 qershor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 10 qershor 2025

    Showbiz E Martë, 10 Qershor 2025 08:54
    DashiTë lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të përfshihen nëpër debate. Kjo do të krijonte një situatë të sikletshme dhe do t’ju stresonte pa masë. Do të ishte më mirë të përqendroheshit në punë apo në çështjet familjare.
    DemiTë lindurit në këtë shenjë rrezikojnë të përballen me probleme, pas një keqkuptimi në vendin e punës. Bëni shumë kujdes gjatë bisedave ditën e sotme. Mos ndani sekrete familjare me të huajt. Jepini prioritet aktiviteteve fizike.

    BinjakëtTë lindurit në këtë shenjë duhet të lënë mbresa të paharrueshme tek një person i seksit të kundërt. Ka gjasa që diçka mos t’ju shkojë ashtu siç duhet. Ata që janë në kërkim të dashurisë nuk duhet të flirtojnë me persona që janë në një marrëdhënie. Nuk rekomandohet të merrni para borxh.
    GaforrjaDetyra kryesore për ju sot mund të jetë lufta për pastërti në hapësirën personale. Kujdesuni për fizikun tuaj. Nuk rekomandohet të qëndroni gjatë në shtrat apo të kaloni shumë kohë para televizorit.
    LuaniMbani veten nën kontroll dhe shmangni inatin. Nëse do të keni dëshirë dhe vullnet, mund të arrini fitore të mëdha në marrëdhëniet personale dhe në punë sot. Ata që merren me biznes rekomandohen të mos braktisin idetë e tyre. Mbrëmjen mund ta kaloni vetëm duke u relaksuar.
    VirgjëreshaTë lindurit në këtë shenjë duhet të tregojnë zgjuarsi dhe takt me këdo në komunikim. Ka gjasa që këta persona do t’ju mbështesin në zgjidhjen e disa çështjeve serioze. Ka gjasa që të tundoheni e të flirtoni me dikë, por bëni kujdes pasi për të martuarit e kësaj shenje kjo është shumë e rrezikshme.
    PeshorjaTë lindurit në këtë shenjë sot do të tregohen mjaft të kufizuar dhe fjalëpak. Në punë do të jeni shumë të ngarkuar. Sa i përket financave, do të jenë të kënaqshme. Ndoshta këto para do të vijnë nga shitja e disa artikujve tuaj. Të martuarit e kësaj shenje mund të mendojnë edhe për zgjerimin e familjes.
    AkrepiTë lindurit në këtë shenjë do të befasohen nga një dhuratë që do të marrin nga një person i panjohur. Sportet ekstreme apo udhëtimet e lodhshme nuk janë të mirëpritura gjatë kësaj kohe. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur. Mënyra më e mirë për ta kaluar këtë gjendje është një mbrëmje me miqtë ose një shëtitje.
    ShigjetariTë lindurit në këtë shenjë mund të tregojnë bujari të paprecedentë. Ndoshta mund të shpenzoni një shumë të madhe parash për një dhuratë për një familjarin tuaj. Ka gjasa që një projekt të kërkojë kujdes të vecantë. Në mbrëmje do të përballeni me plane të papritura.
    BricjapiTë lindurit në këtë shenjë do të shijojnë eventet e kësaj dite. Në marrëdhëniet personale gjithçka do të shkojë mirë. Mund të bashkoheni me një ish partner/partnere ose të nisni një marrëdhënie shumë të bukur dashurie. Bëni shumë kujdes teksa ngisni makinën.
    UjoriMund të përballeni me një konflikt me një mik të ngushtë apo me indiferencën e partnerit/partneres suaj. Mos lejoni pesimizmin t’ju prishë planet e mirëmenduara për këtë ditë. Në mbrëmje mund ta gjeni veten në praninë e miqve të dashur.
    PeshqitSot mund të konfuzoheni për shkak të sjelljes së dikujt pranë jush. Rekomandohet të fokusoheni në planet për të ardhmen. Ata që janë në kërkim të dashurisë do të ishte e udhës t’i përkushtohen partnerit/partneres me të cilin/cilën keni kaluar një kohë të gjatë.
     

  • Thellohet konflikti Rama-Dumani, kryeministri presion kreut të SPAK për të mos arrestuar ministrat, Prokuroria…

    Thellohet konflikti Rama-Dumani, kryeministri presion kreut të SPAK për të mos arrestuar ministrat, Prokuroria…

    Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, kanë hyrë në një fazë përplasjeje të hapur, teksa burime të sigurta flasin për një presion të drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë ndaj Prokurorisë së Posaçme për të frenuar arrestimet e afërta ndaj ministrave dhe zyrtarëve të lartë të PS. Kryeministri Rama, përmes një pakete me “rekomandime” zyrtare të Këshillit të Ministrave, që në fakt përmbajnë sinjale të koduara për SPAK, po tenton të vendosë institucionin në shinat e kontrollit politik përpara se të nisë vala e arrestimeve të bujshme që pritet të trondisin kupolën e pushtetit këtë verë. Sipas burimeve të gazetës “SOT”, SPAK është në fazën përfundimtare të hetimeve për një sërë dosjesh voluminoze që prekin drejtpërdrejt ministra, ish-ministra dhe deputetë të mazhorancës, të implikuar në korrupsion, abuzim me detyrën dhe pastrim parash.
    Ndërkohë që presioni politik përpiqet të shitet si kujdes institucional për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, rekomandimet e qeverisë ngrenë dyshime serioze për ndërhyrje të strukturuar në punën e drejtësisë. SPAK, nga ana tjetër, është vënë përballë një prove vendimtare: të tregojë pavarësinë reale përballë një presioni të pashembullt politik, duke ndjekur parimet e transparencës, proporcionalitetit të masave dhe respektimit të prezumimit të pafajësisë. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme është rekomanduar të shmangë vonesat dhe masat e panevojshme që rëndojnë mbi të pandehurit, ndërkohë që paralelisht është kërkuar zbatimi rigoroz i ligjit për bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe gjykimet e posaçme. Por e gjithë kjo skemë, tregon se kryeministri Edi Rama e ndien rrezikun politik që mbartin këto goditje të mundshme ndaj figurave të rëndësishme të qeverisë së tij dhe duket se po tenton të “neutralizojë” SPAK-un përpara shpërthimit të skandaleve. Pra përplasja me Dumanin është tashmë publike dhe institucionale, e ndarë midis përpjekjes për kontroll dhe rezistencës për integritet. Megjithatë ndërsa verës i afrohet fundi, pritet që SPAK të bëjë lëvizjen e parë të fortë, që mund të shënojë një kthesë historike për drejtësinë dhe politikën në Shqipëri.
    NJË NGA FUSHAT KRYESORE TË REKOMANDIMEVE/ SUNDIMI I LIGJIT DHE TË DREJTAT E NJERIUT NË QENDËR TË PUNËS SË PROKURORISË
    Prokuroria në provë, a zbatohet në praktikë prezumimi i pafajësisë:
    4.1.1 Prezumimi i pafajësisë, i garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga legjislacioni procedural penal në fuqi, përbën një nga shtyllat themelore të procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit. Në këtë kuadër, prokuroria ka detyrimin që, në çdo fazë të procedimit penal, të respektojë dhe të garantojë këtë të drejtë themelore. Respektimi i prezumimit të pafajësisë kërkon jo vetëm shmangien e deklarimeve publike që cenojnë integritetin e të dyshuarit/akuzuarit, por edhe ushtrimin me përmbajtje të kërkesës për masa sigurie personale. Në këtë drejtim, përdorimi i masave ekstreme të sigurimit, si arresti në burg ose në shtëpi, duhet të mbetet masë e jashtëzakonshme dhe e fundit, e rezervuar vetëm për rrethana që justifikohen nga rrezikshmëria reale e të hetuarit dhe nga pamundësia për të garantuar në mënyrë tjetër vijimin e procesit penal. Prokuroria, në përmbushje të këtij detyrimi, rekomandohet të sigurojë që çdo kërkesë për vendosjen e një mase sigurie të jetë e bazuar në mënyrë të qartë, të argumentuar dhe proporcionale, në përputhje me rrethanat konkrete të çështjes. Fokusi nuk qëndron vetëm në ekzistencën formale të garancive ligjore, por në masën se si ato zbatohen në praktikë dhe nëse prokuroria reagon ndaj çdo devijimi apo shkeljeje të tyre.
    4.1.2 Njëkohësisht, është e domosdoshme që prokuroria të shmangë çdo vonesë të pajustifikuar në fazën e hetimeve, pasi këto vonesa ndikojnë drejtpërdrejt në zgjatjen e periudhave të pasigurisë për të pandehurin, në veçanti, kur ndaj tij është vendosur një masë kufizuese e lirisë. Zgjatja pa arsye objektive e hetimeve, cenon jo vetëm të drejtën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, por në thelb minon vetë parimin e prezumimit të pafajësisë. Në këtë drejtim, rekomandohet forcimi i mekanizmave të brendshëm të kontrollit dhe monitorimit të ecurisë së çështjeve penale në hetim, si dhe përcaktimi i standardeve të qarta për arsyetimin e afateve hetimore dhe për reagimin në rast të zvarritjes së tyre.
    4.1.3 Po aq i rëndësishëm është edhe garantimi i plotë i të drejtës për përfaqësim dhe mbrojtje të drejtë ligjore gjatë të gjithë procedurës penale. Prokuroria ka detyrimin të sigurojë që i pandehuri të njoftohet menjëherë për të drejtën për të pasur një avokat dhe që kjo e drejtë të ushtrohet në mënyrë efektive dhe pa pengesa. Për këtë arsye rekomandohet respektimi i së drejtës për konsultim konfidencial me mbrojtësin, praninë e tij gjatë veprimeve procedurale, si dhe vendosjen në dispozicion menjëherë të kartës së të drejtave të tij.
    4.1.4 Rekomandohet që prokuroria të rrisë përdorimin e masave alternative të parashikuara nga legjislacioni penal, duke pasur në fokus edhe të miturit, në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe me qëllimin e rehabilitimit dhe parandalimit të recidivizmit. Masat alternative, sipas legjislacionit penal, duhet të konsiderohen si instrumente të vlefshme që ruajnë balancën ndërmjet interesit të drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të individit. Zbatimi më i gjerë dhe më i standardizuar i këtyre masave ndihmon jo vetëm në shmangien e mbipopullimit të sistemit penal dhe paraburgimeve të panevojshme, por edhe në promovimin e një  drejtësie më sociale dhe më efektive. Rekomandohet që prokuroria të zhvillojë udhëzime të brendshme dhe trajnime të posaçme për zbatimin e këtyre formave alternative, si dhe të monitorojë praktikën për të siguruar konsistencë dhe qasje të barabartë në të gjithë sistemin.
    Bashkëpunëtorët e drejtësisë, masat kufizuese dhe transparenca:
    4.1.5 Rekomandohet rritja e zbatimit të parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale për bashkëpunëtorët e drejtësisë, gjykimin e drejtpërdrejtë, gjykimet e posaçme, urdhrin penal, marrëveshjet e pranimit të dënimit, si mjete për të rritur efektivitetin e procesit penal dhe për të ulur ngarkesën e sistemit gjyqësor (backlog-un), në funksion të përfundimit të çështjeve brenda afateve të arsyeshme.
    4.1.6 Rekomandohet që prokuroria të ndërmarrë masa të fuqishme për të garantuar respektimin e të drejtave procedurale të personave në hetim dhe të të pandehurve, përfshirë shmangien e ndalimeve arbitrare dhe të pajustifikuara, si dhe kontrollet dhe sekuestrimet që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Prokuroria duhet të sigurohet që çdo masë kufizuese e lirisë, përfshirë ndalimin dhe arrestimin, të bazohet në prova të mjaftueshme dhe të jetë masë e drejtpërdrejtë dhe e nevojshme për zhvillimin e hetimeve. Ndërsa sekuestrimet dhe kontrollet duhet të kryhen vetëm kur janë të justifikuara, proporcionale dhe në respektim të procedurave ligjore dhe standardeve të të drejtave të njeriut. Rekomandohet që prokuroria të ngrejë kapacitetet për të siguruar që të gjitha veprimet procedurale të jenë të dokumentuara dhe të mbikëqyrura, duke garantuar transparencën dhe llogaridhënien e proceseve. Përdorimi i masave të tilla duhet të jetë gjithmonë i kontrolluar nga organet gjyqësore dhe të mbështetet në një arsyetim të plotë dhe të argumentuar përpara se të ndërmerren. Po ashtu, rekomandohet të forcohen mekanizmat e kontrollit të brendshëm dhe jashtëm, për të parandaluar çdo abuzim dhe për të siguruar që çdo masë kufizuese e lirisë të respektojë të drejtat e individëve dhe të përmbushë kriteret e ligjshmërisë.
    4.1.7 Rekomandohet përditësimi i materialeve informuese për publikun dhe palët e përfshira mbi procedurën penale, me qëllim rritjen e transparencës, kuptueshmërisë dhe aksesit efektiv në drejtësi. Materialet informuese duhet të jenë të qarta, të përditësuara dhe të përshtatura për kategoritë e ndryshme të qytetarëve, përfshirë personat në hetim, të pandehurit, viktimat e veprave penale dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë. Përmirësimi i aksesit në informacion ndihmon në garantimin e të drejtave procedurale, zvogëlon pasigurinë juridike dhe rrit besimin e publikut në sistemin e drejtësisë penale. Rekomandohet, gjithashtu, që materialet të jenë të disponueshme në formate të ndryshme, përfshirë digjitalisht dhe në gjuhë të thjeshtuar, kur është e nevojshme.

  • Parashikimi i horoskopit 7 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 7 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi
    Nëse jeni në kërkim të një lidhje të re romantike, mos bëni përpjekje të kota, pasi nuk rekomandohet aktualisht. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen ndryshime.
    Demi
    Sa më shpejt të zbuloni një të vërtetë lidhur me një çështje të caktuar, aq më shpjet do të ndiheni të lumtur. Bëni kujdes në punë, pasi nuk përjashtohet mundësia e një përplasjeje me shefin tuaj.
    Binjakët
    Ju do të jeni personi që do të mungojë në një situatë, ku ndihma juaj do të jetë mjaft e nevojshme. Bëni gjithçka mundeni për të dhënë ndihmën tuaj. Impresiononi dike me aftësitë tuaja.
    Gaforrja
    Mund të futeni në një periudhë mjaft të ngarkuar në aspektin profesional. Ka gjasa të përballeni edhe me plot të panjohura. Nëse veproni pa menduar mirë, asgjë nuk do të mund të arrini.
    Luani
    Nuk mund të planifikoni gjithçka. Nëse do të veproni kështu, do të përjashtoni mundësinë e çdo surprize në jetën tuaj. Keni nevojë të shtoni kreativitetin dhe të shmangni sa më shumë pasiguritë.
    Virgjëresha
    Pjesa më e madhe e asaj çfarë ju shihni, është ajo çfarë ju dëshironi të shihni. Është koha e duhur që të zgjeroni horizontin. Largoni barrierat dhe ecni përpara.
    Peshorja
    Ekziston mundësia të keni probleme financiare, çfarë mund të ndikojnë menjëherë edhe në gjendjen tuaj psikologjike. Komunikoni me një mikun tuaj që mund t’ju ndihmojë lidhur me këtë çështje.
    Akrepi
    Nëse nuk keni humorin e duhur për të qenë shumë social, atëherë veproni si të ndiheni më mirë. Aktualisht është e rëndësishme të kënaqni veten tuaj.
    Shigjetari
    Mos merrni mendimin e të tjerëve sa i përket lidhjes suaj romantike. Gjithçka do të varet prej jush. Një kolegu juaj me të cilin jeni përballë vazhdimisht kohët e fundit do të marrë atë çfarë meriton.
    Bricjapi
    Dita e sotme do të jetë e ngarkuar për ju, por kjo nuk do të thotë se gjithcka ka të bëjë me punën, por mund të ketë lidhje me aspektin personal. Nuk është e nevojshme të merrni gjithçka seriozisht.
    Ujori
    Me qëllim që të ruani harmoninë në grup, është e rëndësishme të bini në kompromis. Madje në raste të caktuara, do të jetë e nevojshme të merrni situatën nën kontroll. Vlerësoni një dhuratë që mund t’ju vijë.
    Peshqit
    Të tjerët nuk e dinë se çfarë aftësish keni, ndaj rekomandohet që ta shfaqni veten. Përdorni talentin tuaj për të negociuar apo për t’u argëtuar. Rekomandohet të keni më shumë besim në vetvete.

  • Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

    Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

    Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht? Për të pasur një ide më të qartë, është “National Sleep Foundation”, një organizatë jo-fitimprurëse në SHBA e cila është përgjegjëse për promovimin u gjumit për një jetesë të shëndetshme.
    Kjo organizatë ka nxjerrë një udhëzues sipas të cilit propozohet sasia e duhur e pushimit për çdo grupmoshë.
    Këshillat:

    Bebet 0-3 muaj
    Rekomandohet 14 deri në 17 orë gjumë;
    Nga 4 deri në 11 muaj
    Rekomandohet 12 deri 15 orë gjumë;
    1-2 vjeç
    Rekomandohet 11 deri në 14 orë gjumë;
    3-5 vjeç
    Rekomandohet 10 deri në 13 orë gjumë;
    6-13 vjeç
    Rekomandohet 9-11 orë gjumë;
    14-17 vjeç
    Rekomandohet 8-10 orë gjumë;
    18-25 vjeç
    Rekomandohet 7-9 orë gjumë;
    26-64 vjet
    Rekomandohet 7-9 orë gjumë;
    Mbi 65 vjeç
    Rekomandohet 7-8 orë gjumë;