Tag: rekomandimet

  • PS-PD bëhen bashkë për ligjin e ri të medias, rekomandimet paraprake dërgohen në Kuvend

    PS-PD bëhen bashkë për ligjin e ri të medias, rekomandimet paraprake dërgohen në Kuvend

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Teksa Kodi i Ri Penal i prezantuar më 25 korrik po diskutohet në tryeza, ka nisur hartimi i një ligji të ri për median. Ligji i ri ka bashkuar Partinë Socialiste me atë Demokrate, ku raportohet se të angazhuara në hartimin e tij, janë deputetja demokartike Jorida Tabaku dhe ajo socialiste Iris Luarasi.
    Tabaku dhe Luarasi kanë ngritur edhe një grup pune të përbërë nga ekspertët Mark Marku, ish-deputet i PD, Neritan Sejamini, Koloreto Cukali, drejtor i Këshillit të Medias dhe Klodiana Kapo. Rekomandimet për ligjin e ri i janë dorëzua Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjeteve të Informimit Publik, teksa pritet të diskutohen.
    Në fillim të muajit nëntor Bashkimi Europian publikoi progresin raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku në pjesën që lidhet me median, ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online. 

    Raporti theksonte se kapacitetet e sigurisë kibernetike në vendin tonë mbeten të dobëta dhe gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar disa sulme ndaj mediave online. Po ashtu BE u ndal edhe te kushtet e punës dhe siguria profesionale e gazetarëve shqiptarë. Raporti thekson se pagat e ulëta, ngarkesa e lartë e punës dhe presioni politik kanë ushqyer autocensurën, e cila “mbetet e përhapur në media”.
    Ende nuk janë zbardhur detaje nga rekomandimet për ligjin e ri të medias dhe lirinë e shtypit, apo në cilat pika do të ndërhyet teksa pritet të dikutohet nga deputetën në Komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend./ZËRI

  • Stabilizim-Asociimi, Xhafaj thirrje opozitës: Të ulemi dhe të punojmë së bashku për rekomandimet e BE-së

    Stabilizim-Asociimi, Xhafaj thirrje opozitës: Të ulemi dhe të punojmë së bashku për rekomandimet e BE-së

    Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Integrimin në BE, Fatmir Xhafaj, në takimin e 19-të të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (SAPC) BE-Shqipëri vlerësoi Projekt-Rezolutën e Parlamentit Evropian si një dokument me “frymë pozitive, tejet mbështetëse dhe inkurajuese” për rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

    Xhafaj: Duke qënë se jemi në një mjedis dhe takim në nivel parlamentar, fillimisht në hyrje të fjalës sime dëshiroj t’ju shpreh vlerësimet dhe mirënjohjen deputetetëve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Projekt Rezolutën me frymë pozitive, tejet mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit europian të vendit tonë.
    Xhafaj theksoi se projekt-rezoluta evidenton progresin e arritur nga Shqipëria, veçanërisht në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Ai përmendi rolin kyç të SPAK dhe vlerësimin që i është bërë Shqipërisë për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë pjesëmarrjen në EMPACT dhe bashkëpunimin me Europol, Eurojust, Frontex dhe Interpol.

    Xhafaj: Ne jemi plotësisht të vetdijshëm se cështjet që lidhen me shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar janë kyc për përmbylljen me sukses të procesit të negociatave dhe kryesorja për anëtarësimin me meritë në familjen evropiane duke mbajtur në konsideratë që është grupkapitulli i parë që hapet dhe i fundit që mbyllet. Ne e kemi mirëpritur me shumë interes Projekt – Rezolutën e Parlamentit Evropian. Vlerësojmë pozitivisht konsideratat dhe rekomandimet e dhëna në të dhe jemi të vetdijshëm për përgjegjsitë tona në përmbushjen e tyre.
    Janë inkurajuese gjetjet shumë pozitive që nënvizon kjo Projekt Rezolutë lidhur me përparimin që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave në drejtësi, rolin kyç të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK në hetimin dhe dënimin  e korrupsionit të nivelit të lartë, përgëzimin e shprehur për “pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacione të përbashkëta dhe bashkëpunim nën platformën shumëdisiplinore evropiane kundër kërcënimeve kriminale (EMPACT) mbi trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe krimin kibernetik » dhe «bashkëpunimin e intensifikuar me EUROPOL, EUROJUST, FRONTEX, INTERPOL … në luftën kundër krimit të organizuar dhe shkatërrimin e rrjeteve kriminale transnacionale” dhe hapat pozitiv në parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit, vlerësimin për veprimet që cuan në heqjen e Shqipërisë nga lista gri e Task-Forcës për veprimin financiar, njohjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të përmirësuar konkurueshmërinë ekonomike etj
    Xhafaj deklaroi gjithashtu se shpreson që edhe opozita të vlerësojë arritjet pozitive të institucioneve të reja të drejtësisë ndërsa e ftoi që të ulen dhe të diskutojmë mbi rekomandimet e dhëna nga Bashkimi Evropian.
    Xhafaj : Ne shpresojmë shumë që edhe opozita të ndajë të njëjtin vlerësim me ne lidhur vlerësimet pozitive për institucionet e reja të drejtësisë dhe sidomos për SPAK si dhe me gjetjet e Projekt Rezolutës në këto fusha dhe bashkërisht të ulemi të punojmë për të reflektuar në rekomandimet e BE dhe nën asistencën dhe monitorimin e tyre të adresojmë masat e rekomandimet përkatëse për konsolidimin e reformës në drejtësi në standartet më të mira europiane, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
    Roli i Parlamentit në arritjen e këtyre objektivave është jetik për të luajtur një rol udhëheqës në këto reforma bazuar në kompetencat kushtetuese. Kjo siguron një nivel më të lartë angazhimi nga të tre degët e pushtetit për përmbushjen e kërkesave të procesit të negociatave me BE-në dhe ashtu sic thekson projekt-rezoluta «fuqizimin e rolit themelor dhe të pazëvendësueshëm të parlamentit në garantimin e kontrollit dhe balancave» ndërmjet 3 pushteteve./vizionplus.tv

  • ‘Dekriminalizoni fushatën, jo vetëm kandidatët’/ ISP: Mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, cenoi standardet zgjedhore!

    ‘Dekriminalizoni fushatën, jo vetëm kandidatët’/ ISP: Mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, cenoi standardet zgjedhore!

    Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, demonstroi se mungesa e reformës zgjedhore për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe rekomandimet e shoqërisë civile, cenoi standardet zgjedhore.

    Kështu shprehet Instituti i Studimeve Politike në një deklaratë të shpërndarë, duke theksuar se KQZ duhet të unifikojë qëndrimet dhe vendimet lidhur me raste të njëjta, praktika të njëjta, denoncime të njëjta dhe dispozita të njëjta të Kodit Zgjedhor.

    Sipas ISP-së, organet drejtuese të KQZ-së, bëjnë interpretime të ndryshme të dispozitave dhe fenomeneve të kundërligjshme të denoncuara.

    Në qëndrimin e tij, ISP thekson gjithashtu se KQZ, duhet të rishikojë anktet nënligjore, lidhur me votën e diasporës, referuar edhe parregullsive në zgjedhjet e 11 majit.

    Gjetje të tjera prioritare kanë të bëjnë me rolin e KQZ, rolin e SPAK në hetimet e krimit zgjedhor, rolin e qeverisë në procesin elektoral dhe praktikat abuzive të përdorimit të burimeve shtetërore, rolin e administratës zgjedhore, thuhet më tej në reagimin e ISP-së.

    Sipas tij, dekriminalizimi nuk duhet të shihet vetëm në këndvështrimin e profilit të kandidatit, por më gjerë, si “dekriminalizim” i fushatave zgjedhore nga mbështetja e individëve të inkriminuar dhe financimeve informale e të gjitha rrethanave që kanë ndikuar dhe mbështetur këta individë në zgjedhje.

    Deklarata

    ISP vlerëson se zhvillimi i zgjedhjeve demonstroi se mungesa e reformës zgjedhore për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe rekomandimet e shoqërisë civile, e cila ka qenë aktive në zgjedhjet e fundit, cenoi standardet zgjedhore. ISP vlerëson se KQZ duhet të unifikojë qëndrimet dhe vendimet lidhur me raste të njëjta, praktika të njëjta, denoncime të njëjta dhe dispozita të njëjta të Kodit Zgjedhor. Janë zgjedhjet e treta që zhvillohen me këtë bazë ligjore dhe organet drejtuese të KQZ, bëjnë interpretime të ndryshme të dispozitave dhe fenomeneve të kundërligjshme të denoncuara. Gjithashtu rishikimi i akteve nënligjore të KQZ, në lidhje me votimin e shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit (votimi i diasporës) me qëllim hartimin e rregullave të qarta, të qëndrueshme dhe duke vlerësuar eksperiencat pozitive dhe negative të zgjedhjeve të fundit.

    Gjetje të tjera prioritare kanë të bëjnë me rolin e KQZ, rolin e SPAK në hetimet e krimit zgjedhor, rolin e qeverisë në procesin elektoral dhe praktikat abuzive të përdorimit të burimeve shtetërore, rolin e administratës zgjedhore, etj.

    Gjithashtu ekipi i ISP vlerëson se dekriminalizimi duhet të bëhet jo vetëm për figurën e individit që kandidon, por duhet parë më gjerë si “dekriminalizim” i fushatave zgjedhore nga mbështetja e individëve të inkriminuar dhe financimeve informale e të gjitha rrethanave që kanë ndikuar dhe mbështetur këta individë në zgjedhje. Partitë politike duhet të organizojnë procese të brendshme demokratike, transparente dhe gjithëpërfshirëse në përzgjedhjen e kandidatëve për funksionet publike.

  • Rama nis fushatën për shkrirjen e SPAK, kryeministri kërkon futjen nën kontroll të drejtësisë së re nga Ulsi manja…

    Rama nis fushatën për shkrirjen e SPAK, kryeministri kërkon futjen nën kontroll të drejtësisë së re nga Ulsi manja…

    Rigels Seliman
    Reforma në drejtësi, dikur flamuri kryesor i Partisë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama, sot është kthyer në objekt sulmi nga vetë qeveria që e promovoi. Me 83 mandate në xhep pasi fitoi hedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Rama duket se ka hedhur poshtë çdo premtim të tij dhe mazhorancës që drejton për mbështetje të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke hapur rrugën për një përplasje të fortë me drejtësinë e re. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka paralajmëruar dje ngritjen e një strukture të re mbikëqyrëse për SPAK, ndërsa kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka reaguar ashpër, duke e quajtur këtë tentativë për kapje politike të institucionit.
    Qeveria po kërkon të futë duart në sistem përmes “rekomandimeve” që duken si urdhra të koduar për ta vendosur Prokurorinë e Posaçme nën presion dhe kontroll. Burime brenda mazhorancës flasin për një plan të detajuar për të “riformatuar” SPAK-un përpara se të nisin arrestimet “VIP” që priten këtë verë. Në prapaskenë përflitet për një bashkëpunim të heshtur Rama–Berisha për të frenuar hetimet ndaj figurave të larta politike, përfshirë njerëz të afërt me të dy kampet që dyshohet se janë implikuar në afera korruptive, kriminale dhe pastrim parash. Por krijimi i një strukture të re mbi SPAK do të zhbënte de facto reformën në drejtësi. Kjo do të nënkuptonte kthimin në epokën e kontrollit politik mbi prokurorinë dhe mbylljen e dosjeve të bujshme që tronditën elitën politike.
    Altin Dumani ka ngritur alarmin se “rekomandimet” janë subjektive, pa bazë dhe mund të përdoren për të penguar punën e SPAK. Edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka shprehur shqetësime për mungesat në personel dhe kapacitet, duke nënkuptuar një strategji për ta dobësuar qëllimisht sistemin. Por në këtë klimë tensioni, drejtësia është futur në një moment kritik dhe natyrshëm ngrihet pyetja: A do të mbijetojë ajo (drejtësia) si e pavarur apo do të shndërrohet në një vegël të pushtetit? Madje më shumë se një përplasje institucionale, kjo duket një betejë për jetë a vdekje për të ardhmen e SPAK. Pra loja sapo ka nisur, por fati i reformës në drejtësi është më i pasigurt se kurrë. Megjithatë nëse ky plan shkon deri në fund, historia do të regjistrojë fundin e drejtësisë së re, para se të arrijë të godasë të pushtetshmit.
    Detajet
    Konkretisht qeveria propozon një sërë çështjesh që sipas saj sistemi i prokurorisë, duhet të mbajë në konsideratë gjatë vitit të ardhshëm. Ato përfshijnë një rreze të gjerë fushash që nga respektimi i të drejtave të njeriut, te prezumimi i pafajësisë, vonesat në hetime apo forcimi i mekanizmave të kontrollit të brendshëm. Disa prej rekomandimeve ngjajnë të jenë një rikthim i kritikave që shumica shfaqi ndaj Prokurorisë së Posaçme, pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, si ato kur flitet për “përdorim proporcional të masave të sigurimit, apo “hetime korrekte dhe të paanshme”, si dhe nevoja për të “trajtuar seriozisht çdo ankesë për sjellje të papërshtatshme dhe të rritet transparenca për qytetarët”. “Rekomandimet janë konkrete, të matshme dhe të zbatueshme. Ministria e Drejtësisë do të ndjekë nga afër zbatimin e tyre dhe është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht me prokurorinë në çdo hap të këtij procesi”, deklaroi dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja teksa prezantoi ditën e djeshme në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit, ndërkohë që i pranishëm ishte dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
    Reagon Dumani
    Por menjëherë pas tij, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndonëse u përpoq të zgjidhte fjalët, bëri të qartë se nuk ndante të njëjtin vlerësim. “Pasi jemi njohur me rekomandimet nuk mund të rri pa thënë disa elementë, disa gjetje tonat. Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike. Rekomandimet tek një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional. Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese.
    Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave. Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar. Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve”, u shpreh Dumani.
    Një nga rekomandimet e qeverisë ishte dhe krijimi i disa strukturave të reja të specializuara për çështje komplekse, një pikë të cilën ministri e la pak të paqartë dhe pa shpjegim. “Efiçensa dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji e burime njerëzore dhe zhvillim trajnimesh me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Manja. Por edhe për këtë pikë Dumani nuk ishte i bindur. “SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike.” Manja sqaroi se rekomandimet janë orientuese dhe se metodologjia që e shoqëron është më e detajuar. Shqetësime gjatë takimit shfaqi dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. “Kemi mungesë 35% në organikë, çka e bën të vështirë plotësimin e rekomandimeve. Në prokurorinë dhe gjykatën tiranë sidomos është urgjente përmirësimi i infrastrukturës, pasi cilësia në ndjekjen e hetimeve lidhet me sigurimin e kushteve të punës”.
    Rekomandimet për vitin 2025

    Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut në qendër të punës së prokurorisë

    Kërkohet respektimi strikt i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Shteti i së drejtës nis nga një hetim korrekt dhe i paanshëm. Prokuroria duhet të promovojë përdorimin e procedurave të posaçme, si marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe gjykimet e shkurtuara, veçanërisht për të miturit dhe rastet ku ndëshkimi mund të jepet nëpërmjet alternativave efektive ndaj burgimit.

    Forcimi i luftës kundër kriminalitetit

    Kërkohet rritje e hetimeve të nisura kryesisht, ndjekje penale efektive për korrupsionin, veçanërisht në nivele të larta, dhe hetime financiare për pasuri me origjinë kriminale. Duhet forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar, veçanërisht në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Krijimi i njësive të specializuara për krimin kibernetik është një nevojë strategjike.

    Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria

    Prokuroria duhet të forcojë mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe llogaridhënien, përtej vetting-ut. Duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë për sjellje të papërshtatshme dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin, si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

    Eficienca dhe ngritja e kapaciteteve institucionale

    Nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji dhe burime njerëzore, si dhe zhvillimi i trajnimeve të vazhdueshme në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnimi për antikorrupsion, krim të organizuar dhe krime kibernetike duhet të jetë prioritet kombëtar.

    Përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit

    Përdorimi i inteligjencës artificiale, teknologjive digjitale dhe analizës së të dhënave janë thelbësore për hetimin e krimeve komplekse. Kërkohet intensifikim i metodave proaktive të hetimit, përfshirë përgjimet, ndjekjet financiare dhe mbikëqyrjen elektronike, si dhe bashkëpunim i ngushtë me strukturat hetimore të Policisë së Shtetit.

    Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë

    Ministria e Drejtësisë është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht për hartimin dhe monitorimin e politikave penale, shkëmbimin e statistikave dhe përmirësimin e ndihmës juridike ndërkombëtare. Synimi ynë është një mekanizëm i përbashkët për analizën dhe ndjekjen e progresit në luftën kundër kriminalitetit.

    Bashkëpunimi ndërinstitucional

    Duhet ndërtuar një strategji e koordinuar ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera publike. Marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i pikave të kontaktit dhe transparenca ndërinstitucionale janë kyçe për suksesin në përballjen me krimin.

    Bashkëpunimi ndërkombëtar

    Pjesëmarrja aktive në strukturat si Eurojust, Europol dhe EMPACT është thelbësore për trajtimin e krimeve ndërkufitare. Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore është mjeti më efektiv për ndarjen në kohë reale të provave dhe për të ndjekur penalisht krimin e organizuar ndërkombëtar.

  • “Rekomandimet e qeverisë, të diskutueshme!” Manja-Dumanit: Jemi krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar

    “Rekomandimet e qeverisë, të diskutueshme!” Manja-Dumanit: Jemi krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar

    Ulsi Manja, Olsian Çela dhe Altin Dumani

    TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Pas takimit, këtë pasdite, Manja ka reaguar përmes një statusi të tij në rrjetet sociale lidhur me takimin. Në këtë postim, Manja i ka kthyer edhe përgjigje ndaj drejtuesit të Stukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Manja i ka quajtur të diskutueshme rekomandimet e ministrit për sistemin e drejtësisë. Ministri shkruan se rekomandimet janë për të fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e gjyqësorit. 
    POSTIMI I PLOTË:

    Sot në Prokurorinë e Përgjithshme, me mikpritës Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela dhe në prani të Drejtuesit të SPAK z. Altin Dumani, prezantuam prioritetet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025. Në zemër të këtyre prioriteteve është mbështetja e fuqishme për një sistem prokurorie të pavarur, hetime të pavarura, pa ndikim dhe pa kompromis, në çdo nivel të prokurorisë. Qeveria shqiptare angazhohet për të garantuar kushte optimale që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të vendosur. Rekomandimet tona janë të qarta: më shumë efikasitet, më shumë transparencë, më shumë përgjegjshmëri dhe mbi të gjitha, më shumë besim nga qytetarët. Ne qëndrojmë krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e saj— që prokurorët të ndihen të lirë të bëjnë detyrën e tyre, dhe krimi të mos ndiejë më asnjë hapësirë për të vepruar.

    Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Por, kreu i SPAK, Altin Dumani shprehu rezerva mbi përmbajtjen dhe qartësinë e disa prej rekomandimeve të paraqitura nga qeveria. Dumani deklaroi se disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matëshme, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm./ZËRI

  • Rekomandimet e Qeverisë për SPAK, reagon Dumani: Disa duken subjektive e të pazbatueshme! S’vihen në praktikë, nuk ka të dhëna specifike

    Rekomandimet e Qeverisë për SPAK, reagon Dumani: Disa duken subjektive e të pazbatueshme! S’vihen në praktikë, nuk ka të dhëna specifike

    Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur sot për rekomandimet që kanë mbërritur për Prokurorinë e Posaçme nga Këshilli i Ministrave.

    Gjatë fjalës së tij për mediat, Dumani u shpreh ndër të tjera se SPAK po përpiqet që rekomandimet të përmbushen dhe të gjejnë zbatim.
    Por ai theksoi se disa nga rekomandimet janë në terma të përgjithshme, ose nuk janë të shoqëruara me statistika dhe analiza krahasuese, duke i bërë ato të duken subjektive dhe vështirë për t’u zbatuar në praktikë.
    “Po përpiqemi që rekomandimet të gjejnë zbatim. Disa rekomandime nuk shoqërohen me të dhëna statistikore dhe analizë krahasuese apo tregues konkretë që justifikon kërkesën për ndërhyrjen, dhe i bën të duken subjektive dhe vështirë të matshme, sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit dhe rezultateve dhe besueshmërinë publike.
    Në një pjesë të tyre përdorin përkufizime të përgjithshme, dhe kjo krijon pasiguri për zbatim praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshme. Në tërësi janë të mirëpritura rekomandimet dhe ne shprehim gatishmëri që të jenë prioritet, por disa të tjera nga mënyra e formulimit paraqesin vështirësi për përmbushje nga ana praktike”, u shpreh ai ndër të tjera.
    Rekomandimet për vitin 2025 të bëra nga Këshilli i Ministrave, të paraqitura sot nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, janë si më poshtë:
    1. Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut në qendër të punës së prokurorisëKërkohet respektimi strikt i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Shteti i së drejtës nis nga një hetim korrekt dhe i paanshëm. Prokuroria duhet të promovojë përdorimin e procedurave të posaçme, si marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe gjykimet e shkurtuara, veçanërisht për të miturit dhe rastet ku ndëshkimi mund të jepet nëpërmjet alternativave efektive ndaj burgimit.
    2. Forcimi i luftës kundër kriminalitetitKërkohet rritje e hetimeve të nisura kryesisht, ndjekje penale efektive për korrupsionin, veçanërisht në nivele të larta, dhe hetime financiare për pasuri me origjinë kriminale. Duhet forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar, veçanërisht në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Krijimi i njësive të specializuara për krimin kibernetik është një nevojë strategjike.
    3. Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëriaProkuroria duhet të forcojë mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe llogaridhënien, përtej vetting-ut. Duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë për sjellje të papërshtatshme dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin, si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
    4. Eficienca dhe ngritja e kapaciteteve institucionaleNevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji dhe burime njerëzore, si dhe zhvillimi i trajnimeve të vazhdueshme në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnimi për antikorrupsion, krim të organizuar dhe krime kibernetike duhet të jetë prioritet kombëtar.
    5. Përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimitPërdorimi i inteligjencës artificiale, teknologjive digjitale dhe analizës së të dhënave janë thelbësore për hetimin e krimeve komplekse. Kërkohet intensifikim i metodave proaktive të hetimit, përfshirë përgjimet, ndjekjet financiare dhe mbikëqyrjen elektronike, si dhe bashkëpunim i ngushtë me strukturat hetimore të Policisë së Shtetit.
    6. Bashkëpunimi me Ministrinë e DrejtësisëMinistria e Drejtësisë është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht për hartimin dhe monitorimin e politikave penale, shkëmbimin e statistikave dhe përmirësimin e ndihmës juridike ndërkombëtare. Synimi ynë është një mekanizëm i përbashkët për analizën dhe ndjekjen e progresit në luftën kundër kriminalitetit.
    7. Bashkëpunimi ndërinstitucionalDuhet ndërtuar një strategji e koordinuar ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera publike. Marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i pikave të kontaktit dhe transparenca ndërinstitucionale janë kyçe për suksesin në përballjen me krimin.
    8. Bashkëpunimi ndërkombëtarPjesëmarrja aktive në strukturat si Eurojust, Europol dhe EMPACT është thelbësore për trajtimin e krimeve ndërkufitare. Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore është mjeti më efektiv për ndarjen në kohë reale të provave dhe për të ndjekur penalisht krimin e organizuar ndërkombëtar.
     
     

    Top Channel

  • Rekomandimet e Ministrit të Drejtësisë/ Dumani “përplaset” me Manjën: Të paplota, mbingarkesa burokratike

    Rekomandimet e Ministrit të Drejtësisë/ Dumani “përplaset” me Manjën: Të paplota, mbingarkesa burokratike

    Ulsi Manja dhe Altin Dumani

    TIRANË-Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Teksa renditi pikat kyçe, Manja nënvizoi nevojën për një angazhim më të madh në luftën ndaj krimeve kibernetike. Ministri i Drejtësisë bëri thirrje për përshpejtimin e procedurave hetimore dhe shmangien e vonesave. 
    Kreu i SPAK Altin Dumani shprehu rezerva mbi përmbajtjen dhe qartësinë e disa prej rekomandimeve të paraqitura nga qeveria. Dumani deklaroi se disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matëshme, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm.
    “Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike. Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave,”-u shpreh Dumani. 
    DISKUTIMET:
    Ulsi Manja: Kërkohet respektimi i të drejtave të njeriut, që duhet të jetë në qendër të punës së Prokurorisë. Kërkohet respektim i parimit të prezumimit të pafajësisë, respektimit të të drejtave proceduriale të të pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Institucionet e drejtësisë orientohen të promovojnë procedurat e posaçme, veçanërisht për të miturit dhe rastet kur vendimi mund të jepet me alternativa efektive ndaj burgimit.
    Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë kontrollin përtej procesit të vettingut, duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin. Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i sekretit hetimor. Efiçensa dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji e burime njerëzore dhe zhvillim trajnimesh me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnime për antikorrupsion, krimin e organizuar dhe krimet kibernetike, duhet të jenë prioritet kombëtar. Për këtë shtyllë, një rol thelbësor do duhet të ketë edhe mbështetja e qeverisë në buxhet e burime njerëzore.
    Një tjetër propozim që hapi diskutim mes kreut të SPAK dhe ministrit të Drejtësisë, ishte ai nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një strukture të re për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani u shpreh se SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se krijimi i këtyre strukturave të reja të vlerësimit do të rrezikonte të sillte një mbingarkesë burokratike.
    Altin Dumani: Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike. Rekomandimet tek një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional. Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese. Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike.
    Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave. Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar. Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve.

  • Rekomandimet e qeverisë, Dumani: Disa prej tyre subjektive dhe të vështira për t’u zbatuar

    Rekomandimet e qeverisë, Dumani: Disa prej tyre subjektive dhe të vështira për t’u zbatuar

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, renditi ditën e sotme rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën ndaj kriminalitetit në vitin 2025. Por drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha se pavarësisht se në tërësinë e tyre janë të mirëpritura, disa prej rekomandimeve paraqesin vështirësi për t’u zbatuar nga pikëpamja praktike si pasojë e mënyrës “si janë formuluar apo konceptuar”.
    “Që tani konstatoj vështirësi se si do raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve”, tha Dumani, i cili u shpreh se në raportimet vjetore institucioni që ai drejton jep një përshkrim edhe se si janë reflektuar përmbushjet e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.
    Dumani sqaroi se rekomandimet e qeverisë nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkretë që justifikojnë nevojën për ndërhyje.
    “Kjo mungesë e bazës empirike dhe metodologjisë së qartë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme, sidomos për një institucion si SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike”, tha ai.
    Më tej shtoi se rekomandimet përdorin terma të përgjithshme, si hetime proaktive, përdorim efektiv i të dhënave, forcimi i qasjes strategjike, por “nuk ofrojnë asnjë përkufizim institucional apo kuptim të qartë për to”.
    “Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese. Për një strukturë si SPAK, terminologjia e paqartë është një pengesë për implementim”, tha Dumani.
    Një tjetër rekomandim që ceku Altin Dumani ishte edhe ai për respektimin e mekanizmave ekzistues të kontrollit.
    “Një rekomandim tjetër që shikohet, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritetet në luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja, nevojë për respektimin e mekanizmave ekzistues të kontrollit. Rekomandohet forcimi i mekanizmave të brendshëm të kontrollit. SPAK është subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD dhe vetë strukturat e tij. Krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistuese rrezikon të sjellë mbingarkesë burokratike. Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshme, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme”, tha Dumani.

  • Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…

    Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj krimit.
    Në një konferencë për mediat, Manja paraqiti tetë shtylla kryesore, të cilat sipas tij synojnë rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë penale, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
    “Rekomandimet janë hartuar mbi bazën e një analizë të thelluar të situatës kriminale në vend, të dhënave statistikore të raportuara nga vetë organi i Prokurorisë dhe veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të vendit në BE.
    Kërkohet respektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë, shmangia e vonesave në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Institucionet e drejtësisë orientohen të promovojnë procedurat e posaçme, veçanërisht për të miturit.
    Së dyti, forcimi i luftës kundër kriminalitetit, rritje e hetimeve të nisura dhe ndjekje penale për korrupsionin, veçanërisht të niveleve të larta. Të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar e po ashtu lufta ndaj krimit kibernetik.
    Integriteti, transparenca dhe konkurrueshmëria. Mbrojtja e të dhënave personale dhe respektimi i sekretit hetimor. Investim në teknologji e burime njerëzore. Trajnim për antikorrupsion, krimin e organizuar dhe krimet kibernetike, të jenë prioritet kombëtar. Qeveria do e mbështesë financiarisht.
    Metodat bashkëkohore të hetimit, sugjerohet përdorimi i AI dhe analizës së të dhënave që janë thelbësore në hetimin e krimeve komplekse. Bashkëpunimi ndërinstitucional, duhet një strategji mes SPAK, Policisë dhe institucioneve të tjera publie, marrëveshje për shkëmbim të të dhënave, përcaktim i pikave të kontaktit. Bashkëpunim me ndërkombëtarët, për ndjekien penale të krimit të organizuar ndërkombëtar”, deklaroi Manja.