Tag: reklama

  • Lumi Vjosa rrit prurjet, dhjetra banesa në rrezik përmbytjeje

    Lumi Vjosa rrit prurjet, dhjetra banesa në rrezik përmbytjeje

    Screenshot

    Reshjet intensive të orëve të fundit kanë bërë që lumi Vjosa të dalë sërish nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve dhe duke rrezikuar banesa pranë lumit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas emergjencave civile, reshjet pritet të vazhdojnë, veçanërisht në jug të vendit, përfshirë zonën e Përmetit, çka mund të përkeqësojë më tej situatën në Vjosë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në rrezik të menjëhershëm janë rreth 13 banesa në zonat pranë brigjeve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Arrestohet shkaktari i aksidentit të djeshëm në Poçem – Procedime të tjera në Fier e Lushnjë

    Arrestohet shkaktari i aksidentit të djeshëm në Poçem – Procedime të tjera në Fier e Lushnjë

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se pas vijimit të hetimeve për aksidentin e ndodhur një ditë më parë në Poçem, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Nga përplasja mes mjetit të tij dhe automjetit me drejtues L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan të dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ndërkohë, gjatë veprimeve të tjera hetimore: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në Fier, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh., 49 vjeç, i dyshuar për dëmtimin e disa pemëve ulliri në fshatin Ngjeqar, në pronësi të një 35-vjeçari.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në Lushnjë, u procedua shtetasi Gj. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar se i ka marrë një shumë parash një 35-vjeçari, duke i premtuar se do t’i sillte një automjet.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Po ashtu, tre të mitur të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrolleve

  • Marrakesh, Marok/ Sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

    Marrakesh, Marok/ Sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo. Pas marrjes në pyetje janë liruar, pasi kanë mohuar përfshirjen në ngjarje. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Është zbuluar se makina e autorëve është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa po atje targat një vit më parë, por në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke në kthim përgjigje i kanë pohuar Policisë së Fierit, se janë vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura. Përveç dinamikës së ngjarjes, policia nuk ka të qartë mënyrën se si dhe nga janë larguar autorët. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dogjën makinën në fshatin Lifaj, dyshimet e grupit hetimor janë se ata mund të jenë larguar me një tjetër automjet, nëpër disa fshtra që të çojnë drejt Kuçovës dhe Beratit, por për shkak se e gjithë zona ku mendohet të kenë kaluar autorët janë toka bujqësore dhe pa biznese, në këto kushte nuk ka ka kamera të kenë filmuar lëvizje të makinës së autorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • I kërkuar në Itali për vrasje, kapet në Kakavijë shqiptari

    I kërkuar në Itali për vrasje, kapet në Kakavijë shqiptari

    Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Urdhri kishte të bënte me vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, me qëllim fillimin e procedurave për ekstradimin e tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

    Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë, Elbasan, ku rreth 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikisht, pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit që kalon pranë fshatit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Tahiri dyshohet se po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit. Pasi ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës nga ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e emergjencave civile të Elbasanit. Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth 1 kilometër larg urës ku dyshohet se ndodhi aksidenti.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Dyshohet se Florian Tahiri ka qenë duke kaluar mbi urë në momentin e fatkeqësisë, ndërsa prurjet e mëdha të ujit, të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit, e kanë rrëmbyer në mënyrë të menjëhershme.

    Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa komuniteti i zonës është tronditur nga humbja e rëndë.

  • Fier – Emergjencat Civile: Qarku pa probleme, Vjosa në shtratin e saj, Semani nën monitorim për rritje të prurjeve nga shkarkimet e HEC Banja

    Fier – Emergjencat Civile: Qarku pa probleme, Vjosa në shtratin e saj, Semani nën monitorim për rritje të prurjeve nga shkarkimet e HEC Banja

    Dita e sotme në qarkun Fier është karakterizuar nga reshje të imta shiu me intensitet të ulët, ndërsa në intervale të shkurtra kohore reshjet kanë qenë me intensitet mesatar. Aktualisht, lumi Vjosa është rikthyer në shtratin e tij, ndërsa lumi Seman vijon të monitorohet për shkak të shkarkimeve të kontrolluara nga Hidrocentrali i Banjës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve nga strukturat e MC pranë bashkive dhe DVP Fier, nuk janë raportuar situata problematike. Gjendja paraqitet si më poshtë: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Akset nacionale dhe rurale: të kalueshme normalisht.Gjatë ditës, në aksin Fier–Ballsh, në vendin e quajtur “Kthesat e Visokës”, ka patur rrëshqitje të pakta dheu (pa bllokuar qarkullimin), të cilat u pastruan menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes.

    Energjia elektrike: Furnizimi është në normalitet.

    Lumenjtë:
    Vjosa dhe Shkumbini aktualisht janë në kuota normale.

    Lumi Seman po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të rritjes së lehtë të prurjeve si pasojë e shkarkimeve të HEC Banja, por deri tani pa asnjë rrezik.

    Hidrovorët: Në gjendje pune dhe gatishmëri të plotë.

    Furnizimi me ujë të pijshëm: Në normalitet.

    Strukturat e emergjencave dhe institucionet përkatëse po ndjekin situatën në kohë reale dhe mbeten në gatishmëri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Kakavijë – Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

    Kakavijë – Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

    Një 44-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria duke transportuar 42 000 euro pa i deklaruar në pikën kufitare.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë kontrolleve rutinë të Policisë Kufitare, sasia e parave u gjet e fshehur në çantën e tij. Shtetasi Luan Kaçakui u shoqërua për verifikime, ndërsa shuma e të hollave u sekuestrua sipas procedurave ligjore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Materialet e rastit iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Çështja i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Tmerr në Athinë/ Daja ngacmoi sek*ualisht nipërit 2 dhe 4 vjeç, bashkëpunoi me shqiptarin h*mo*eksual: E bëra që të kënaqja…Çfarë iu gjet në telefon

    Tmerr në Athinë/ Daja ngacmoi sek*ualisht nipërit 2 dhe 4 vjeç, bashkëpunoi me shqiptarin h*mo*eksual: E bëra që të kënaqja…Çfarë iu gjet në telefon

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 20-vjeçar me shtetësi rumune ka ngacmuar seksualisht dy nipërit, përkatësisht të moshës 2 dh 4 vjeç.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo që është edhe më e tmerrshme është se e gjitha ndodhi në prani të mikut 40-vjeçar homoseksual të dajës, me origjinë shqiptare. Dy burrat madje i kanë filmuar aktet e tyre me dy fëmijët, të moshës vetëm dy dhe katër vjeç. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dy autorët u arrestuan për akte seksuale ndaj fëmijëve, ndërsa raportohet se gjithçka ka ndodhur kur nëna e fëmijëve- motra e 20-vjeçarit – ia kishte lënë fëmijët për t’u kujdesur.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Mediat greke theksojnë se ndaj fëmijëve janë kryer akte të turpshme, po se ata nuk janë përdhunuar fatmirësisht.Gjhithçka u zbulua kur 4-vjeçari po kryente veprime të çuditshme, përtë cilat i tha nënës se I kishte kryer më parë edhe me dajën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • “Ka 4 plagë në gjoks”/ U plagos me thikë, mjeku në Durrës: 15-vjeçari është i intubuar, në gjendje kritike

    “Ka 4 plagë në gjoks”/ U plagos me thikë, mjeku në Durrës: 15-vjeçari është i intubuar, në gjendje kritike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy të miturve ditën e djeshme në zonën e ish-kënetës në Durrës ku një 15-vjeçarmbeti i plagosur rëndë me thikë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    I mituri është qëlluar 4 herë me thikë në pjesën e gjoksit nga një 14-vjeçar dhe njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën, bëjnë me dije burime nga bluzat e bardha. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas mjekut, Fitim Shini shprehet, sapo i mituri ka mbërritur në spital është ndërhyrë për të stabilizuar situatën dhe më pas është intubuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Për momentin pacienti ndodhet në reminacion i intubuar. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresojmë që në 24-48 orët e ardhshme të stabilizohet dhe të dalë nga intubimi. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 në gjoks, njëra prej të cilave depërtonte zemrën në 2 nivele dhe duke shkaktuar gjendjen e shokut. U ndërhy menjëherë, u lirua zemra dhe gjendja u stabilizua menjëherë. Ka marrë në sallë 3 flakon gjak dhe vazhdon gjendja e rëndë në reminacion”, tha në një prononcim mjeku.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Konflikti ka nisur për motive banale ndërsa shkak është bërë një nxënës, i cili ka shkuar dhe i ka thënë të plagosurit se 14-vjeçari e ka ofenduar në shkollë me disa persona të tjerë. I plagosuri ka telefonuar 14-vjeçarin për t’i kërkuar llogari dhe më pas e kanë lënë për tu takuar në rrugë për tu sqaruar.

    15-vjeçari me vete ka marrë dhe 3 shokë të tjerë si dhe shufra hekuri.

    Dëshmitarët në vendngjarje kanë konstatuar 4 të rinj (mes tyre 15-vjecarin) te cilët kanë dalë nga makina duke sulmuar me shkopa hekuri një grup prej tre personash (midis tyre 14-vjeçari autor i plagosjes).