Tag: reklama

  • Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po udhëtonte me motorin e tij

    Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po udhëtonte me motorin e tij

    Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pasditen e së enjtes në Sorbolo të Parmës i ka marrë jetën 18-vjeçarit Francesco Ajdini, me origjinë shqiptare dhe banues në Praticello di Gattatico.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja tragjike u regjistrua rreth orës 16:00 në via Marconi, pranë stacionit hekurudhor, përgjatë provinciales 62. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas rindërtimit paraprak të dinamikës, pranë ish-qendrës Tigotà, një Fiat që po kthehej majtas është përplasur me skuterin 125 që drejtonte i riu, i cili po udhëtonte në drejtim të Reggio Emilia. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe, megjithëse Francesco mbante kaskë, ai është rrëzuar me forcë në asfalt.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipi i Kryqit të Kuq, autoambulanca e dërguar nga Parma dhe u ngrit në fluturim edhe helikopteri i emergjencës. Mjekët kryen manovrat e reanimimit në vend, por plagët e marra ishin tepër të rënda dhe i riu ndërroi jetë pak pas aksidentit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Hetimet dhe verifikimet në terren u kryen nga karabinierët e Parma-s dhe të stacionit Sorbolo, të mbështetur nga policia lokale dhe zjarrfikësit.

    Francesco Ajdini kishte mbushur 18 vjeç vetëm më 18 gusht. Ai jetonte me prindërit dhe motrën e tij më të madhe. Kryetari i bashkisë, Daniele Finucci – i cili e njihte familjen edhe si mjeku i tyre – shprehu ngushëllimet e tij të thella: “Një familje e ndershme dhe punëtore, ashtu si edhe Francesco. Jam i tronditur dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të komunës.”

    Në rrjetet sociale, në profilin e babait të viktimës, Flamur Ajdini, ende qëndrojnë fotot e festës së 18-vjetorit: Francesco duke kërcyer me shokët e tij, duke buzëqeshur pranë tortës blu dhe të rrethuar nga familjarët.

    Nga autoritetet pritet të kryhen hetime shtesë për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe përgjegjësinë e përplasjes.

    Fatkeqësisht, kjo nuk është tragjedia e parë që godet familjen Ajdini. Në vitin 2004, vajza e tyre 2-vjeçare, Sara, humbi jetën po në një aksident rrugor.

  • Flamuj kombëtar në sheshe e dekore festive — qytetet shqiptare presin 28-29 Nëntorin

    Flamuj kombëtar në sheshe e dekore festive — qytetet shqiptare presin 28-29 Nëntorin

    Në mbarë qytetet shqiptare, përfshirë edhe Fierin, ka nisur atmosfera festive në pritje të 28-29 Nëntorit. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në Fier, sheshet dhe rrugët kryesore janë zbukuruar me flamuj kombëtarë, të cilët do të qëndrojnë të vendosur deri në momentin kur do të zëvendësohen nga dekorimet e fundvitit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Paralelisht, ka nisur edhe puna për vendosjen e dritave dhe elementëve të tjerë dekorativë për festat e fundvitit, përfshirë edhe pemën e Vitit të Ri. Ndezja zyrtare e saj është planifikuar të bëhet më datë 6 dhjetor, duke shënuar hapjen e sezonit festiv në qytet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në Korçë, në sheshin qendror të qytetit, është vendosur një flamur kuq e zi i stërmadh në përmasa, ndërsa po ashtu Bashkia ka vënë edhe Pemën e Vitit të Ri dhe dekor festiv.  Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Screenshot

    Në Gjirokastër, tradita e ndezjes së dritave të fundvitit mbahet çdo vit më 6 dhjetor, ndërsa dekorimet festive vendosen zakonisht në fund të muajit nëntor, menjëherë pas përfundimit të festave të Nëntorit.

    Në Durrës, dekori festiv është vendosur në pjesën më të madhe të qytetit, në sheshe kryesore dhe në bulevarde. Sipas traditës, dritat festive do të ndizen më 6 dhjetor, duke hapur zyrtarisht sezonin e festave.

    Në Vlorë, flamuj të shumtë janë vendosur në bulevardet e qytetit dhe në zonën pranë bashkisë.

  • Fier – Ceremonia e ngritjes së flamurit në Ditën e Pavarësisë

    Fier – Ceremonia e ngritjes së flamurit në Ditën e Pavarësisë

    Screenshot

    Në Fier u zhvillua sot ceremonia solemne e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në aktivitet morën pjesë kryetari i Bashkisë Fier, prefekti i qarkut, deputetë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ceremonia u mbajt pranë Monumentit të Pavarësisë, ku u nderuan figurat historike dhe kontributet e të parëve për shpalljen e pavarësisë. Atmosfera festive u shoqërua me simbole kombëtare dhe mesazhe për unitet e krenari mbarëkombëtare. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • 113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

    113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

    Mbahet në Vlorë ceremonia shtetërore e Ditës së Pavarësisë, një nga momentet më të rëndësishme të manifestimeve të 28 Nëntorit. Para Monumentit të Pavarësisë, u mbajtën ritualet zyrtare që shënojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në ceremoninë e organizuar pranë sheshit historik, personalitetet shtetërore vendosën kurora me lule në nder të themeluesve të shtetit shqiptar. Aktiviteti u shoqërua me ekzekutimin solemn të Himnit Kombëtar. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Të pranishëm në këtë aktivitet zyrtar ishin figurat më të larta të institucioneve shqiptare dhe të Kosovës, mes tyre, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj; Kryeministri Edi Rama; Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi;  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu; Kryebashkiakja e Vlorës; Brunilda Mersini, etj,.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në vijim të programit zyrtar të Ditës së Flamurit, janë mbajtur homazhe edhe te varri i Ismail Bej Vlorës, udhëheqësit të aktit historik të 28 nëntorit 1912. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore po nderojnë figurën e tij dhe rolin e tij në krijimin e shtetit shqiptar.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ceremonitë në Vlorë për Ditën e Pavarësisë do të vijojnë gjatë gjithë ditës me aktivitete kulturore, pritje zyrtare dhe homazhe të tjera për figurat që kontribuuan në pavarësinë e vendit.

  • A po tenton Ervin Salianji të marrë në dorë PD-në? Mbledh fituesit e primareve të listave të hapura në një tryezë pune për rifreskimin e partisë

    A po tenton Ervin Salianji të marrë në dorë PD-në? Mbledh fituesit e primareve të listave të hapura në një tryezë pune për rifreskimin e partisë

    Tiranë – Një tryezë pune që zgjati rreth tre orë mblodhi sot emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga primaret ashtu edhe nga listat e hapura, në një diskutim të hapur për të ardhmen e forcës politike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në takim morën pjesë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti (më i votuari në qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (Durrës), Gent Cela (Fier), Qani Xhafa (Elbasan), Ted Kopliku (Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Dibër), Alma Kore (Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Berat), Nada Daullja (Vlorë) dhe disa fitues të tjerë të primareve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas burimeve nga mbledhja, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i eksperiencës së fituesve dhe mbledhja e ideve për ndërtimin e një modeli më funksional dhe meritokratik brenda PD-së. Diskutimet u përqendruan tek rikthimi i “ADN-së fituese”, fuqizimi i meritokracisë, hapja e strukturave dhe rritja e besimit të qytetarëve tek partia.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Takimi shihet si një hap i rëndësishëm drejt rifreskimit të PD-së, duke i dhënë peshë zërit të kandidatëve që kanë marrë mbështetjen më të madhe të votuesve. Burimet nga takimi theksuan:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë.”

    Ervin Salianji shfaqet si figura qendrore që po përpiqet të ndërtojë një bosht të ri politik brenda PD-së, duke koordinuar grupin e fituesve dhe duke synuar krijimin e një energjie të re, larg retorikës së përçarjes.

    Ky takim i dërgon mesazhe të qarta:

    për grupet brenda partisë,

    për lidershipin aktual,

    dhe për bazën demokratike që kërkon ndryshim

  • U godit me th*kë në zemër pas sherrit në rrjetet sociale, 15-vjeçari i intubuar, orët kritike nuk kanë kaluar

    U godit me th*kë në zemër pas sherrit në rrjetet sociale, 15-vjeçari i intubuar, orët kritike nuk kanë kaluar

    I mituri që u plagos dy ditë më parë me thikë në Durrës po lufton për jetën.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Mjeku kirurg Fitim Shini në një prononcim për mediat ditën e djeshme foli për gjendjen shëndetësore të të miturit. Ai tha se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Debati në degën e PD në Kamëz, reagon demokratja që u përplas me Nokën: Pas mbledhjes më përjashtuan nga grupi i njoftimeve të Kryesisë

    Debati në degën e PD në Kamëz, reagon demokratja që u përplas me Nokën: Pas mbledhjes më përjashtuan nga grupi i njoftimeve të Kryesisë

    Ka reaguar pas debatit me Sekretarin e PD, Flamur Noka gjatë një takimi në Kamëz, demokratja Anila Aliaj ka reaguar sot në një njoftim në Facebook, ku njofton se është përjashtuar nga grupi për njoftim të anëtarëve të Kryesisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë. Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë. Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë”, shkruan ajo. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Më tej shton se: Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mos­përfilljen dhe faqen e zezë. Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie. Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Megaoperacioni i SPAK-Itali/ Mes të arrestuarve, një oficer i Antiterrorit

    Arrestohet oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj. Akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga Spak me palën Italiane. Dyshohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në kuadër të këtij aksioni, janë firmosur dy urdhër-arreste nga Gjykata e Brescias dhe 24 masa sigurie, mes tyre 9 arrestime. Mësohet se qendra e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se drejtohej nga shqiptarë, ishte në provincën e Brescias. Hetimet e Guardia di Finanza zbuluan se bazat kryesore të aktivitetit ndodheshin në Rovato dhe Palazzolo. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas mediat italiane, rrjeti kriminal ishte i kontrolluar nga klane shqiptare, të cilat menaxhonin importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin italian. Gjatë operacionit është sekuestruar dhe një shume e konsiderueshme parash, të lidhura me trafikun.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Hetimet zbuluan se kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina kishte origjinën nga Shqipëria. Në skemë janë identifikuar edhe shoferë autobusi, të cilët, pa dijeninë e tyre, transportonin pakot e drogës, ndërsa disa shoferë kamionësh rezultuan të përfshirë drejtpërdrejt dhe bashkëpunues me grupin kriminal. Operacioni konsiderohet nga autoritetet italiane si një goditje e rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe veprimtarisë së organizuar të klaneve shqiptare në rajon.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Deputetja e re e Qarkut Fier, Zegjine Caushi reagon pas sulmeve mediatike: “Qytetarët meritojnë informacion të saktë”

    Deputetja e re e Qarkut Fier, Zegjine Caushi reagon pas sulmeve mediatike: “Qytetarët meritojnë informacion të saktë”

    Deputetja e re e Qarkut të Fierit, Zegjine Caushi, është bërë së fundmi objekt i një serie raportimesh mediatike, të cilat ajo i cilëson si të pasakta dhe të pabazuara në fakte. Në një deklaratë publike, Caushi ka reaguar duke sqaruar të dhënat e publikuara dhe duke kërkuar që media të respektojë standardet e informimit profesional.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo thekson se pozicionet e saj të punës ndër vite janë pasqyruar gabimisht, duke bërë publike funksionet e sakta që ka mbajtur: Specialiste në Emergjencat Civile, Kryeinspektore e IVMT, si dhe juriste pranë shoqërive “BA2” shpk dhe “Illyrian Guard”, ku marrëdhënia e punës përfundoi më 25 mars 2025. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Caushi nënvizon se të ardhurat e saj janë të deklaruara zyrtarisht dhe të shoqëruara me dokumentacion bankar, duke mohuar çdo aludim tjetër.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Qytetarët meritojnë informacion të saktë, jo dezinformim,” është shprehur ajo, duke shtuar se do të vijojë të mbetet transparente në çdo hap.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Screenshot

  • EMRAT/ Pjesë e grupit që trafikoi 1.3 tonë kok*inë, ja të arrestuarit në Shqipëri

    EMRAT/ Pjesë e grupit që trafikoi 1.3 tonë kok*inë, ja të arrestuarit në Shqipëri

    Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ndërkohë, me vendim të Gjykatës së Posaçme në Shqipëri u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Haxhiaj është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”