Tag: reklama

  • Aksident i rëndë në Lushnjë, Audi përplaset me shtyllën; drejtuesi në gjendje kritike

    Aksident i rëndë në Lushnjë, Audi përplaset me shtyllën; drejtuesi në gjendje kritike

    Screenshot

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në daljen jugore të Lushnjës, në rrethrrotullimin e Savrës. Një automjet tip Audi, i drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se i riu nuk e ka dalluar rrethrrotullimin dhe, duke dalë nga qyteti i Lushnjës, ka vijuar drejt në aksin rrugor, duke shkaktuar përplasjen.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Darëzeza kthehet në pistë garash me kuaj për festat e Nëntorit

    Darëzeza kthehet në pistë garash me kuaj për festat e Nëntorit

    Bregdeti i Darëzezës u kthye këtë të dielë në një pistë spektakolare garash me kuaj, në kuadër të festimeve të 28-29 Nëntorit. Në aktivitet morën pjesë 16 kalorës nga Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Kosova.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Komisjoneri Indrit Plangaj u shpreh se gara u zhvillua me pjesëmarrjen e 4 klubeve sportive, ku garuesit konkurruan në tre gara shpejtësie me gjatësi 2 dhe 3 kilometra. Ai bëri apel për më shumë mbështetje nga shteti për sportin e hipizmit, duke theksuar se ka ardhur koha që Shqipëria të përfaqësohet në turne ndërkombëtare. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në përfundim të aktivitetit, i cili u ndoq nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme, u shpallën 9 fituesit e vendeve të para, të dyta dhe të treta në të tre garat. Fieraku Beso Shkrela, me kalin Luna, triumfoi sërish, duke marrë ovacione nga të pranishmit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kalorësi fitues Eduart Cinga u shpreh i emocionuar dhe u bëri thirrje të apasionuarve pas hipizmit t’i bashkohen këtij sporti të veçantë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Vija bregdetare e plazhit të Darëzezës vijon të shërbejë si pistë natyrore për aktivitete të ndryshme sportive, duke tërhequr çdo vit interes të madh nga publiku.

  • Fier – Policia kryen disa arrestime dhe procedime penale

    Fier – Policia kryen disa arrestime dhe procedime penale

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar sot për një sërë arrestimesh dhe procedimesh të kryera nga strukturat e saj në Fier dhe Mallakastër.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kanosi bashkëshorten me armë gjahu – arrestohet 49-vjeçari Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten duke përdorur armën e gjahut në pronësi të babait.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi fishekësh luftarak.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Tre arrestime në qarkullimin rrugor

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

    – B. B., 50 vjeç, dhe F. Gj., 43 vjeç, të dy banues në Fier, të kapur duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit;

    – I. V., 28 vjeç, banues në Ballsh, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

    Procedim në gjendje të lirë në Mallakastër

    Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Mallakastër referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. P., 69 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka prishur murin rrethues të një 48-vjeçari, në fshatin Kremenar.

    Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë.

    Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident në autostradën Lushnje – Rrogozhinë, makina përfshihet nga flakët; shpëton për mrekulli një nënë dhe dy fëmijët e saj

    Aksident në autostradën Lushnje – Rrogozhinë, makina përfshihet nga flakët; shpëton për mrekulli një nënë dhe dy fëmijët e saj

    Screenshot

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Golem, në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, duke shkaktuar panik tek udhëtarët. Një grua 40-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur shpëtuan mrekullisht, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët pas përplasjes.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Toyota, i drejtuar nga 40-vjeçarja, ka goditur nga pas një fuoristradë të OSSHE-së së Lushnjes, duke marrë menjëherë flakë. Mjeti është djegur plotësisht. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në vendngjarje mbërritën shërbimet e ambulancës, zjarrfikësve dhe policisë. Falë reagimit të shpejtë, nëna dhe dy fëmijët arritën të dilnin në kohë nga makina që digjej.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia rrugore ka ndërhyrë për normalizimin e trafikut pas largimit të mjeteve të aksidentuara.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e Toyotës ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas automjetin tjetër.

  • Olsa Muhameti i kundërpërgjigjet ashpër deklaratës së Alketës ndaj BBVK: Të gjykosh ti “Mbretëresha” e programeve të vyshkur

    Olsa Muhameti i kundërpërgjigjet ashpër deklaratës së Alketës ndaj BBVK: Të gjykosh ti “Mbretëresha” e programeve të vyshkur

    Pas deklaratës së gjatë dhe kritike që Alketa Vejsiu publikoi më herët mbi Big Brother Kosova, ka ardhur një kundërpërgjigje nga producentja e programit, e cila ka shpërndarë një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo duket se i është drejtuar Vejsiut me tone të ashpra, duke e akuzuar për paragjykim dhe mungesë profesionalizmi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Deklarata e saj e plotë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Dmth të gjykosh ti: “Mbretëresha” e programeve të vyshkur, arkaikë, pa emocion, ashtu fake si ty!Dhe mos analizo një program, vetëm nga rrjetet sociale meqë thua se nuk e ke parë, se tregon jo profesionalizëm!S’ke faj se ti ashtu je, fasadë jo brendi, e si e tillë programin e gjykon nga disa video interneti.Gjithsesi të sfidoj, po kam frikë se do humbasësh si para ca vitesh…Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ky reagim ka ndezur edhe më shumë debatin mes figurave publike dhe ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet, pasi shihet si një përplasje e hapur mes dy emrave të njohur të televizionit.

  • Mallakastra feston Çlirimin me super-show; Helldrift “çmend” qytetin

    Mallakastra feston Çlirimin me super-show; Helldrift “çmend” qytetin

    Screenshot

    Bashkia Mallakastër ka festuar në mënyrë të veçantë Ditën e Çlirimit, me një sërë aktivitetesh që kulmuan në qendër të Ballshit. Spektakli Helldrift, i zhvilluar për më shumë se tre orë, solli ritëm, atmosferë dhe adrenalinë, duke mbledhur dhjetëra të rinj dhe qytetarë të të gjitha moshave në një event që u organizua për herë të parë në qytet.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja u shoqërua me efekte speciale dhe muzikë energjike, duke e kthyer sheshin qendror në një hapësirë festive. Festimet për Ditën e Çlirimit u përmbyllën me koncertin festiv, ku i ftuar special ishte këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, i cili ndezi atmosferën me performancat e tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Aktivitetet u pritën me interes të madh nga komuniteti, duke e bërë këtë vit një ndër kremtimet më dinamike në Mallakastër.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Shpërthim me eksploziv në Vlorë! Lënda plasëse ishte vendosur në portën e një banese

    Shpërthim me eksploziv në Vlorë! Lënda plasëse ishte vendosur në portën e një banese

    Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Partizani” të Vlorës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banesë në pronësi të shtetases me iniciale B.Z 63 vjeçe Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Njoftimi i policisë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Fieri vijon festimet kuqezi për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit

    Fieri vijon festimet kuqezi për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit

    Një ditë pas atmosferës festive të 28 Nëntorit, Fieri ka vijuar aktivitetet për Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në orën 10:00, në Varrezat e Dëshmorëve u zhvillua ceremonia zyrtare, ku morën pjesë autoritetet më të larta vendore, deputetë të Partisë Socialiste, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të Policisë së Fierit dhe komuniteteve fetare. Të pranishmit vendosën kurora dhe buqeta me lule pranë obeliskut kushtuar dëshmorëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Fjalën përshëndetëse e mbajti nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, Vangjel Ndreko, i cili theksoi se lufta nacionalçlirimtare është një pasuri e çmuar kombëtare që duhet ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Armando Subashi vlerësoi sakrificën e dëshmorëve të Fierit që dhanë jetën për lirinë e sotme. Sa i përket mungesës së opozitës në ceremoni, Subashi u shpreh se “është një vendim i tyre, por ne jemi në anën e duhur”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë, për herë të parë, në homazhe u bashkua edhe forca politike “Lëvizja Bashkë”. Kreu i degës së Fierit, Elis Baba, deklaroi se lëvizja që ai drejton është një forcë antisistem dhe se nderimi i sakrificës së të parëve duhet bërë çdo ditë, jo vetëm në data të caktuara historike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Ceremonia mortore e Shpat Kasapit, ja njoftimi i familjes

    Ceremonia mortore e Shpat Kasapit, ja njoftimi i familjes

    Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, do të përcillet nesër për në banesën e fundit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Homazhet nisin në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia mortore do të zhvendoset në varrezat e qytetit, ku varrimi i këngëtarit është caktuar të mbahet në orën 14:00. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku.

  • “Do një shok 20 ‘bukë’ në Holandë”/ Çfarë bëhej me trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, mosmarrëveshjet për pazarin sollën “përplasje”

    “Do një shok 20 ‘bukë’ në Holandë”/ Çfarë bëhej me trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, mosmarrëveshjet për pazarin sollën “përplasje”

    Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e zbardhur nga Top Channel për arrestimin e një grupi trafikimi droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, në sasinë prej 1.3 ton kokainë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në një bisedës ata bisedojnë rreth çmimit të kokainës, teksa i referohen me pseudonimin “buka”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Disa episode të lidhura me tregtimin e lëndëve narkotike, janë si më poshtë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    ….: do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.

    I.Haxhiaj: Ja duhet te flas…

    I.Haxhiaj: vllai kete ka tani, 28 ma le mua.

    …..: ja tja tregoj cunave.

    Biseda e datës 10.02.2021.

    I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.

    ….: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo

    I.Haxhiaj: ajo eshte.

    ….: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

    I.Haxhiaj:

    Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.

    ….: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…

    Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

    …: ca vendi jane

    I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky

    Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin …. .

    ….: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

    I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

    ….: Brc diku 30, 29.5 mundem

    I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?

    ….: 500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

    Bisedë e datës 15.12.2020.

    ….: File holland 29.5, eshte malli jon …

    I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

    ….: Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.

    I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

    I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.

    …: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.

    I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

    Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per ti sjelle ketej, thashe ti merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…