Tag: reklama

  • Aksident me pasojë vdekjeje në Maliq, përfshihet një punonjës policie

    Aksident me pasojë vdekjeje në Maliq, përfshihet një punonjës policie

    Maliq – Një aksident tragjik u regjistrua rreth orës 18:10 në aksin rrugor “Maliq–Lozhan”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi D. Q., punonjës policie, përplasi një këmbësor, shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si pasojë e goditjes, 67-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit u shoqërua menjëherë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Grupi hetimor dhe strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Rrëzohet pema në mes të rrugës në Radhimë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

    Rrëzohet pema në mes të rrugës në Radhimë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

    Paraditen e kësaj të marte në Radhimë është rrëzuar një pemë, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin rrugor.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas raportimeve paraprake, shërbimet e bashkisë dhe policisë kanë bërë të mundur kalimin e mjeteve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë, po vijon puna për hapjen e plotë të rrugës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Hetimet zbulojnë mjet të dytë të autorëve, pas djegies së Audi-t në Mirakë

    Hetimet zbulojnë mjet të dytë të autorëve, pas djegies së Audi-t në Mirakë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi atentatin e mbrëmjes së së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Burime policore konfirmojnë se, përveç automjetit tip Audi që u gjet i djegur në Mirakë, policia dyshon se në atentat është përfshirë edhe një automjet tjetër. Ky mjet i dytë, i cili mendohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar pas ekzekutimit, është lokalizuar në qytetin e Durrësit dhe është sekuestruar për ekspertizë të specializuar. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas hetuesve, automjeti i sekuestruar në Durrës dyshohet të jetë përdorur ose në fazat përgatitore të krimit, ose menjëherë pas ekzekutimit për arratisjen e autorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Të dy automjetet po analizohen nga ekspertët e kriminalistikës për gjurmë biologjike, daktiloskopike dhe çdo provë tjetër materiale që mund të çojë në identifikimin e autorëve të atentatit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet për vrasje ish-ortaku i tij dhe roja e karburantit! Në kërkim një tjetër

    Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet për vrasje ish-ortaku i tij dhe roja e karburantit! Në kërkim një tjetër

    Në pranga është vënë ish-ortaku i Mëhallës me akuzën për vrasje si dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ngjarja, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në kërkim, si bashkëpunëtor, është shpallur një tjetër. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    ELBASAN – Dy persona janë arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhallambrëmjen e së dielës në Elbasan. Në pranga është vënë ish-ortaku i Mëhallës me akuzën për vrasje si dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ngjarja, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.  Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Naldi Gjini, i cili u shoqërua një ditë më parë pasi ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit, është ende i shoqëruar dhe pa fletë arresti. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor. Naldo Gjini, me origjinë nga Lezha, ishte parë ditëve të fundit të qarkullonte në rrugën e Kombit me makinën që përdorën autorët në vrasje. Policia e Lezhës ushtroi kontrolle në banesën e tij në Lezhë. Automjeti i përdorur nga autorët ishte në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina më qira.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës kur biznesmeni Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyrë në makinën tip “Range Rover”. Ai u qëllua tre herë me plumba pistolete, dy prej të cilëve e kapën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Njëri nga autorët ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe e ka qëlluar. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë.Brenda mjetit, që u gjet e djegur paraditen e djeshme, u gjet edhe një pistoletë Beretta e përdorur në krim. 

    43-vjeçari nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan. Ai ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollywood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar.

  • Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve

    Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve

    Policia Kufitare Kakavijë njofton se, nëpërmjet Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit, është informuar nga autoritetet kufitare greke se sot, nga ora 16:00 deri në 21:00 (ora lokale greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Bllokimi i qarkullimit vjen si pasojë e një proteste të fermerëve grekë, të cilët do të zhvillojnë tubime në këtë segment rrugor. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Gjatë orëve të mbylljes, qarkullimi do të lejohen vetëm për automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia Kufitare Kakavijë i bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe u sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vonesat në pikën kufitare.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksident i rëndë në aksin Roskovec–Berat, humb jetën 50-vjeçari nga Strumi, drejtuesi mjetit shoqërohet në Polici.

    Aksident i rëndë në aksin Roskovec–Berat, humb jetën 50-vjeçari nga Strumi, drejtuesi mjetit shoqërohet në Polici.

    Screenshot

    Një aksident tragjik ka ndodhur në hyrje të fshatit Strum, në aksin rrugor Roskovec–Berat. Një furgon me targa angleze ka goditur një biçikletë, duke i marrë jetën 56-vjeçarit Gezim Xhoka, banor i zonës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve të para, drejtuesi i furgonit, shtetasi Jamarbër Toro, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas përplasjes. Ai është ndaluar nga policia rreth 2 kilometra larg vendit të aksidentit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në shoqërim të policisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksident i rëndë në aksin Roskovec–Berat, humb jetën 50-vjeçari nga Strumi, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes

    Aksident i rëndë në aksin Roskovec–Berat, humb jetën 50-vjeçari nga Strumi, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes

    Screenshot

    Një aksident tragjik ka ndodhur në hyrje të fshatit Strum, në aksin rrugor Roskovec–Berat. Një furgon me targa angleze ka goditur një biçikletë, duke i marrë jetën 56-vjeçarit Gezim Xhoka, banor i zonës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve të para, drejtuesi i furgonit, shtetasi Arbi Toro, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas përplasjes. Ai është ndaluar nga policia rreth 2 kilometra larg vendit të aksidentit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në shoqërim të policisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

    U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

    Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Mëhalla.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ishte në makinë kur u qëllua, biznesmeni u ekzekutua më dy plumba në kokë

    Ishte në makinë kur u qëllua, biznesmeni u ekzekutua më dy plumba në kokë

    ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan. Biznesmeni, Edmond Mehalla ka marrë dy plumba në kokë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla 43 vjeç. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gazetari Fatmir Popja tha se atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.

  • Vrasja e biznesmenit, autorët e dyshuar u larguan në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd

    Vrasja e biznesmenit, autorët e dyshuar u larguan në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd

    Biznesmeni Edmond Mahalla u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mahalla u qëllua me dy plumba në kokë në automjetin e tij.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gazetari Fatmir Popja tha për News24 se automjeti i autorëve të dyshuar , “Audi” ngjyrë e zezë është larguar nga në drejtim të aksit rrugor Elbasan-Librazhd. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Elbasan / Informacion paraprakReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.