Tag: reklama

  • Tragjike në Itali, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë. Dyshohet se u rrah për vdekje nga bashkëshorti

    Tragjike në Itali, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë. Dyshohet se u rrah për vdekje nga bashkëshorti

    Gjendet e vdekur në banesë një  grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.  Viktima jetonte në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur sot në punë. Më pas, forcat e karabinierisë ndërhynë në banesën e saj, ku e gjetën të shtrirë në shtrat, e vdekur dhe me shenja të dukshme dhune brutale.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Burri, i cili tani po kërkohet nga autoritetet me akuzën e feminicidit, ishte arrestuar edhe në prill të këtij viti pas një tjetër episodi dhune ndaj gruas.

    Në atë rast, duke e akuzuar për një tradhti të supozuar, ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Ajo kishte rrëfyer se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

    Pas vetëm tre muajsh, në korrik, Nazif Muslija pranoi një marrëveshje dënimi dhe, pas lirimit të tij, çifti ishte kthyer të jetonte sërish bashkë.

  • Arrestohet efektivi i policisë në Maliq! Përplasi për vdekje me makinë qytetarin gjatë shërbimit

    Arrestohet efektivi i policisë në Maliq! Përplasi për vdekje me makinë qytetarin gjatë shërbimit

    Një efektiv policie i quajtur Dritan Qylafi është arrestuar në Maliq, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një qytetar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan- Korçë”, kur efektivi ishte duke qarkulluar me makinën e tij, gjatë orarit të shërbimit. Dritan Qylafi ka përplasur qytetarin konkretisht në rrugën Maliq – Lozhan dhe ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Njoftimi i AMP:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

    Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.

    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin paraprak për çështjen “Balluku”, ja data kur do të zhvillohet seanca

    Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin paraprak për çështjen “Balluku”, ja data kur do të zhvillohet seanca

    Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se shqyrtimi paraprak i çështjes së ankimuar nga Kryeministri Edi Rama do të bëhet në datën 12 dhjetor.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    GJK ka arsyetuar se kjo do të ndodhë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese dhe agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Këshilli i Ministrave kërkon heqjen e pezullimit nga detyra të Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës e Energjisë, e cila është njohur me masën e sigurisë nga GJKKO pasi është zyrtarisht e pandehur nga SPAK.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    NJOFTIM PËR SHTYP:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.

    Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

  • Fier – Policia arreston 53-vjeçarin për trafikim veprash arti dhe drogë; procedime për disa shkelje të tjera

    Fier – Policia arreston 53-vjeçarin për trafikim veprash arti dhe drogë; procedime për disa shkelje të tjera

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se ka vënë në pranga shtetasin Sh. K., 53 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit Gjykata e Apelit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, vepra që dyshohet se i ka kryer rreth dy vite më parë, ku ka bashkëpunuar në trafikim objektesh arti dhe ka mbajtur në banesë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ndërkohë, në Lushnjë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasin D. N., 36 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte përplasi dy këmbësorë, bashkëshortët I. D., 72 vjeç dhe D. D., 68 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë nisur procedim në gjendje të lirë për G. H., 47 vjeç, i cili kishte penguar qarkullimin në lagjen “15 Tetori” duke parkuar automjetin në mënyrë të gabuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi N. Dh., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur vajzën e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Policia po punon për kapjen e tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Hëhalla, në pranga 33-vjeçari

    Arrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Hëhalla, në pranga 33-vjeçari

    Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Arrestimi është kryer në Përrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë në kuadër të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

  • Zegjine Çaushi ia mbyll gojën Tedi Blushit në Kuvend: Deputetja socialiste e sfidon dhe e lë në hije sekretarin e PL-së

    Zegjine Çaushi ia mbyll gojën Tedi Blushit në Kuvend: Deputetja socialiste e sfidon dhe e lë në hije sekretarin e PL-së

    Në seancën e sotme plenare, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen e pensionistëve, ku nuk kurseu as kritikat ndaj deputetëve të mazhorancës. Në veçanti, ai iu drejtua deputetes socialiste Zegjine Çaushi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie? Keni prindër dhe familje?” deklaroi Blushi, duke shtuar se “pensionistët nuk duhet të mashtrohen sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reagimi i deputetes Çaushi erdhi menjëherë pas fjalës së tij. Ajo e orientoi kundërpërgjigjen e saj drejt kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “I dashur Tedi, për ty nuk kam asnjë koment. Komentin që do të kisha, ia jap atij personi që s’është këtu, sepse është tek vendi ku meriton të jetë. Këto mesazhet që të çon në telefon, po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është, mbase na sheh”, u shpreh Çaushi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Debati i ashpër mes palëve vijon në sfondin e diskutimeve për bonuset dhe rritjen e pensioneve, një çështje që ka ngjallur mjaft polemika politike gjatë ditëve të fundit.

  • Zbardhet vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan; shpallen në kërkim dy autorë dhe arrestohen dy bashkëpunëtorë (EMRAT)

    Zbardhet vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan; shpallen në kërkim dy autorë dhe arrestohen dy bashkëpunëtorë (EMRAT)

    Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i njohur edhe si Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 30 nëntor. Pas hetimeve intensive, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar: Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në kuadër të operacionit u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar, Xhino Ago, 32 vjeç, dhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roje karburanti. Sipas policisë, Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha do të hetohet për veprën “Moskallëzim i krimit”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Hetimet kanë zbuluar se automjeti i përdorur nga autorët në ngjarje ishte në pronësi të Xhino Agos, i cili e kishte dhënë për përdorim Marselo Aranit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia e Elbasanit njofton se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Prokuroria Fier dërgon në gjyq avokaten, e cila mashtroi disa persona duke u marrë shuma monetare pa hapur asnjë proces gjyqësor

    Prokuroria Fier dërgon në gjyq avokaten, e cila mashtroi disa persona duke u marrë shuma monetare pa hapur asnjë proces gjyqësor

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Alma Bala për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se njëherë parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Nisur nga fakti që për këtë shtetase janë bërë edhe kallëzime të tjera nga shtetas të ndryshëm, me këtë procedim janë bashkuar edhe kallëzimi penal nr. 246/2021, procedimet nr. 724 i vitit 2019, nr. 734 i vitit 2019, nr. 95 i vitit 2020, nr. 111/2020, nr. 728 vitit 2019 dhe nr. 512 i vitit 2020. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Nga hetimet, mbi procedimin penal nr.181, datë 16.03.2018, pas denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura Alma Bala, në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale të pretenduara prej saj. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Kjo mënyrë veprimi nga e pandehuraështë përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht tëdëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe D.L, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 pg.3 i Kodit Penal.  

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar.

  • Fier – Aksident në Unazën Jugore, pranë UMB. Dergohet me urgjencë drejt Spitalit drejtuesi i mjetit.

    Fier – Aksident në Unazën Jugore, pranë UMB. Dergohet me urgjencë drejt Spitalit drejtuesi i mjetit.

    Screenshot

    Një aksident ka ndodhur sot në Unazën Jugore të Fierit, në vendin e quajtur UMB. Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet tip Fird ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip Volkswagen që ishte i parkuar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit Ford, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Shqyrtohet kërkesa kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres

    Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Shqyrtohet kërkesa kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres

    Kolegji i Gjykatës Kushtetuese shqyrton sot dhe pritet të vendosë për pranimin e padisë së kryeministrit Rama kundër vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv kryeministres Belinda Balluku.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si anti kushtetues të vendimit të gjykatës së posaçme të datës 19 nëntor 2025 për masën e sigurisë pezullim nga detyra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në padinë e plotë të firmosur nga kryeministri Edi Rama, theksohet se kryeministri vlerëson se vendimi në fjale është anti kushtetues pasi: cënon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, sipas pikës 3 të nenit 103 të kushtetutës ku thuhet se “gëzon imunitetin e deputetit”, cënon parimin e ndarjes së pushteteve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kryeministri i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta shfuqizojë masën e pezullimit dhe të zgjidhe mosmarrëveshjen e kompetencës të krijuar, për shkak të faktit se me vendimin e saj, GJKKO duke vendosur masën në fjalë, ka krijuar de fakto një situatë juridike ku ndërhyn në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”