Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është dërguar për gjykim nga SPAK, pasi një audio-përgjim i regjistruar fshehurazi nga Gazmend Boranji, qytetari të cilit Bashkia i kishte ardhur në ndihmë me rindërtimin e banesës, u bë prova kryesore në hetim. Sipas të dhënave, Boranji është pajisur me mikrofon regjistrimi dhe ka realizuar bisedën që më pas është dorëzuar pranë SPAK-ut, në bashkëpunim me përfaqësues të Partisë Demokratike, degës Roskovec, dhe me mbështetjen e një televizioni pranë PD-së.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gazmend Boranji
Bashkia Roskovec kishte përfshirë Gazmend Boranjin në programin social të përmirësimit të kushteve të banimit, duke e ndihmuar në momentet më të vështira. Megjithatë, sipas burimeve vendore, ndihma e marrë u kthye pas shpine, duke u përdorur politikisht për të futur në kurth kryebashkiaken. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Audioja e regjistruar fshehtazi përmban këtë bisedë të plotë midis Bufit dhe Boranjit, të zhvilluar në ambientet e Bashkisë Roskovec:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Majlinda Bufi: Këtë që të them ty, nuk ja them njeriu tjetër. Nuk i takon kujtdo, ty të takon. Të kam ndihmuar se më ke ardhur në zyrë dhe më ke thënë që je nevojtar, që para dy vitesh.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Gazmend Boranji: Po.
Majlinda Bufi: Prit të mbaroj unë.
Gazmend Boranji: Kam ardhur për atë kutinë…
Majlinda Bufi: Prit.
Gazmend Boranji: Po.
Majlinda Bufi: Për kutinë të kemi ndihmuar. Nuk e kemi bërë për shumë njerëz. E para. E dyta, pas kësaj të kemi ndihmuar, të kemi futur në listën e personave në bazë të një programi për ndonjë riparim shtëpie — jo për shtëpi të re. Kur kam ardhur tek shtëpia jote, bashkë me mamanë tënde, ti nuk më pritët mirë. Dhe jo vetëm që nuk ma dhe për nder ndihmën që të kam dhënë, nuk the as faleminderit, por jeni sjellë edhe ndryshe.
Të kam nisur mesazhe kur ti, me dy gishta, i thoje “fitore” kandidatit tjetër. Të kam nisur te Messenger-i yt.
Gazmend Boranji: Kur?
Majlinda Bufi: Nuk jam fëmijë unë që të gënjej ty. Unë nuk kam nevojë për votën tënde, por kam nevojë për respekt. Nëse unë humb nga vota jote, unë iki që tani nga këtu. Para një muaji kam qenë tek shtëpia jote me ekipin, dhe më priti mamaja jote. Mbas atij takimi, ke ardhur në zyrë bashkë me gruan dhe më the “faleminderit për ndihmën që më dhe”. Por ato i the sa për sy e faqe.
Ndërkohë që mua më thoje faleminderit, nga ana tjetër vazhdoje me atë… Të gënjen Dhurata. Çfarë kujton ti? Se bar ha unë? Pse nuk më thonë mua njerëzit çfarë bën ti ose të tjerët?
Ore ti bëj çfarë të duash, unë nuk kam jetën tënde në dorë. As tënden, as të askujt. Se unë nuk kam lindur dhe s’do vdes kryetare. Por ty që të kam ndihmuar, të më sillesh kështu, me këtë lloj mosmirënjohjeje…
Gazmend Boranji: Ë… hajde…
Majlinda Bufi: Çfarë “hajde”, ore? “Hajde” ti mua?
Gazmend Boranji: Më mirë mos ta kisha kërkuar atë ndihmë.
Majlinda Bufi: Çfarë? Mos ta kishe kërkuar 100 herë.
Gazmend Boranji: Po, ishte më mirë…
Majlinda Bufi: Ti e di si shpëton nga kjo gjë? Ja, po ta them unë tani:
Nga ky moment deri sa të mbarojnë zgjedhjet, mos ta hapësh gojën dhe shiko punën tënde. Nuk dua votë, mos dil fare për votim. Rri në shtëpinë tënde. Vetëm kaq — dhe mos flisni asnjë fjalë, as ti, as familja jote.
Mos dil për votim, nuk dua votë. E bëj këtë vetëm se ti je mosmirënjohës, je gënjeshtar. Nuk vazhdohet kështu…
Gazmend Boranji: Unë…
Majlinda Bufi: Po, ti je gënjeshtar.
Gazmend Boranji: Gabim…
Majlinda Bufi: Unë gabim?! Ti vazhdon akoma me atë punë. Më thua mua “gabim”? Më gënjen mua sy për sy? Pse, e vdekur jam unë, të më gënjejnë njerëzit si puna jote?
Edhe një herë po të them: faleminderit, 100 herë. Dil përballë meje! Por ti të më mashtrosh mua kështu? Të gënjejë ty buçja?!
Reagimi i plotë zyrtar i SPAK-ut
SPAK njoftoi zyrtarisht se ka përfunduar hetimet dhe më datë 14 nëntor 2025 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 98/2023 në ngarkim të Majlinda Bufit, për veprën penale “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 i Kodit Penal.
Sipas SPAK:
Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë Roskovec, i ka kërkuar shtetasit G.B. (Gazmend Boranji) të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në aktivitete politike të palëve të tjera.
Regjistrimi u publikua fillimisht në media më datë 6 maj 2023, me titullin: “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”.
Hetimi konstatoi se familja e G.B. ishte përfituese e programit social të Bashkisë, megjithëse objekti i ndërtimit kishte mangësi dokumentare dhe nuk ishte banesë ekzistuese.
Para takimit të regjistruar, në banesën e G.B. kishin shkuar punonjës të IMT-së për ta paralajmëruar për ndërtime pa leje.
Në takim, Majlinda Bufi e ka vënë Boranjin nën presion duke i përmendur pikërisht këto probleme administrative.
Bufi i ka kërkuar atij që “të rrijë në shtëpi, të mos hapë gojën dhe të mos shkojë fare të votojë”.
SPAK thekson se kërkesa e Bufit është bërë nën presion dhe kundër vullnetit të qytetarit.
Pavarësisht kësaj, SPAK konfirmon se Gazmend Boranji ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Çështja tashmë i kalon gjykatës, ndërsa në Roskovec debati është ndezur fuqishëm. Qytetarë të shumtë shprehen të indinjuar se një person që ka marrë ndihmë konkrete nga Bashkia, përfshirë ndërtim shtëpie dhe mbështetje sociale, është përdorur dhe instrumentalizuar politikisht për të goditur kryebashkiaken.
Nga ana tjetër, SPAK do të vlerësojë në gjykatë nëse Majlinda Bufi ka ushtruar presion politik në kundërshtim me ligjin, apo nëse regjistrimi i realizuar me qëllim politik ka manipuluar rrethanat reale.