Tag: reklama

  • “Mundësia” prezanton ekipin fitues për Qarkun e Fierit: Alternativa që sjell ndryshimin

    “Mundësia” prezanton ekipin fitues për Qarkun e Fierit: Alternativa që sjell ndryshimin

    Frida Mavriqi

    Partia “Mundësia” e Agron Shehaj, prezantoi dje ekipin e saj të kandidatëve për Qarkun e Fierit, në një takim entuziast me qytetarët dhe mbështetësit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    E para në listë për Fierin, Frida Mavriqi, theksoi se ky nuk është një garim thjesht për mandate, por një betejë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika. “Fieri ka nevojë për një zë të fortë në parlament, për një përfaqësim të denjë që nuk bëhet palë me korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Unë dhe ekipi im jemi këtu për të sjellë një politikë të pastër, me njerëz që nuk shiten dhe nuk blihen,” u shpreh ajo.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pjesëmarrësit e takimit shprehën mbështetjen e tyre për “Mundësinë”, duke e konsideruar atë si alternativën e vetme që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë. Ndërkohë, fushata vijon me takime të tjera në të gjithë qarkun, për të ndërtuar një platformë të bazuar në nevojat dhe aspiratat e qytetarëve.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Më ftuan për darkë mbrëmë 100 të rinj të FRPD”, Rama: U bënë sot shënjestër e një sulmi nga këneta! Do ta investojnë votën në PS, por…

    “Më ftuan për darkë mbrëmë 100 të rinj të FRPD”, Rama: U bënë sot shënjestër e një sulmi nga këneta! Do ta investojnë votën në PS, por…

    Edi Rama: Mbrëmë, një nga ditët më të këndshme të jetës time politike sepse 100 të rinj të FPD më kanë ftuar për darkë. U thashë e kuptoni sa mirë që jetohet në Vlorë, sa edhe ju në opozitë jetoni kaq mirë? Përtej shakasë i falënderoj për kurajën që në këtë moment panë ekzaktësisht atë që unë them që duhet të shohim të gjithë.

    Ata nuk u bënë socialistë dhje dhe mbase nuk bëhen kurrë, por thanë që votën duan ta investojnë në PS më 11 maj. Sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta, sepse për kënetën nëse bën si buf je qendrestar, kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Rama: Hotelet që parapaguajnë 65% të kapacitetit nuk do të kenë kontrolle gjatë sezonit veror

    Rama: Hotelet që parapaguajnë 65% të kapacitetit nuk do të kenë kontrolle gjatë sezonit veror

    Kryeministri Edi Rama ka propozuar një skemë të re për formalizimin e sektorit të hotelerisë, duke ofruar një marrëveshje parapagimi për bizneset që dëshirojnë të shmangin kontrollet tatimore gjatë sezonit veror. Gjatë një takimi me sipërmarrës në Sarandë, Rama njoftoi se hotelet që pranojnë të deklarojnë paraprakisht 65% të kapacitetit të tyre për periudhën maj-shtator, nuk do të përballen me inspektime tatimore.

    “Duam ta fillojmë me këtë dhe kush paguan 65% të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll. Për më tepër, 30% e periudhës së dimrit do të përfshihet në këtë skemë, për të ndihmuar bizneset të mbajnë minimumin e stafit gjatë gjithë vitit,” tha Rama. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ai theksoi se kjo skemë është rezultat i konsultimeve me operatorët turistikë dhe se qeveria synon një formalizim gradual të sektorit, duke shmangur kontrollet e ashpra dhe krijimin e presionit mbi bizneset.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Në të njëjtin takim, kryeministri foli edhe për zhvillimet urbane në Sarandë dhe Ksamil, duke paralajmëruar kontrolle më të rrepta mbi administrimin e plazheve dhe duke përjashtuar mundësinë që pronarët e restoranteve të menaxhojnë shezlongët. Përveç kësaj, Rama njoftoi se falë inteligjencës artificiale, bizneset do të monitorohen nga inspektori virtual për të siguruar korrektësinë e faturave.

    Sipas tij, hyrja e Shqipërisë në BE do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e vlerës së pronave, duke i inkurajuar investitorët të përfitojnë nga ky moment.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • BE miraton sot fondet nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Rama: Përmbushëm detyrat! Tregues që po ecim shpejt drejt integrimit

    BE miraton sot fondet nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Rama: Përmbushëm detyrat! Tregues që po ecim shpejt drejt integrimit

    Bashkimi Eurpopian miratoi ditën e djeshme fondet e parafinancimit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa e njëjta pritet të kryhet sot për Shqipërinë. Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, në një postim në rrjetet sociale, përgëzoi dje dy shtetet për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit. parafinancimit.

    Në këtë pikë u ndal edhe kryeministri Edi Rama në komunikimin e sotëm me qytetarët në “Sy m’sy”. Ai u shpreh se kjo u arrit vetëm falë përmbushjes së detyrave nga vendi ynë, tregues sipas kreut të qeverisë se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt integrimit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Ndërkohë kemi një të re shumë pozitive, deklarata e Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos që na përgëzon për shpejtësinë e marrjes së financimit në planin e rritjes, pra përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit. Kështu që besoj se kjo është një shenjtë tjetër e faktit që jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar”, tha ai.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit

    Prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit

    Ditën e djeshme u zhvillua prezantimi zyrtar i kandidatëve për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të 11 majit 2025.

    Gjatë aktivitetit, kandidatët shpalosën vizionin dhe angazhimet e tyre për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë shqiptarë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Eriselda Çelaj Zotaj, Anetare e kolegjit drejtues si edhe kandidate për deputete në Qarkun e Fierit, e cila theksoi se është koha për ndryshim dhe për një politikë që vendos qytetarët në qendër të vendimmarrjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” synon të fitojë besimin e qytetarëve me një platformë të bazuar në integritet, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

    Zgjedhjet mbahen më 11 maj, ku qytetarët do të vendosin për përfaqësuesit e tyre të rinj në Parlament.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Pelegrinazh dhe festime në Teqenë e Baba Selimit në Hambar, Cakran

    Pelegrinazh dhe festime në Teqenë e Baba Selimit në Hambar, Cakran

    Hambar, Cakran – Qindra besimtarë bektashinj janë mbledhur në Teqenë e Baba Selimit për të festuar Sulltan Nevruzin, një festë e rëndësishme që simbolizon ringjalljen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

    Në këtë ditë të shenjtë, besimtarët ndezin qirinj, kryejnë ritet fetare dhe therin kurbanin, duke ruajtur traditat e lashta të këtij vendi të shenjtë. Administratori i teqesë, Hekuran Isufi, theksoi rëndësinë e këtij pelegrinazhi dhe numrin e madh të vizitorëve nga e gjithë Shqipëria. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Megjithatë, pelegrinët janë përballur me vështirësi për shkak të infrastrukturës së dëmtuar rrugore dhe mungesës së sinjalistikës, gjë që ka bërë të vështirë aksesin në teqe.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës me lutje dhe aktivitete tradicionale, ndërsa besimtarët shprehin urimet e tyre për begati dhe paqe.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Sukses i jashtëzakonshëm në Parkun e Bletëve në Kreshpan të Fierit në rritjen e mbretëreshave

    Sukses i jashtëzakonshëm në Parkun e Bletëve në Kreshpan të Fierit në rritjen e mbretëreshave

    Dy bletarë shqiptarë, Ferdinant Muskaj nga Fieri dhe Luan Merdani nga Gjirokastra, kanë arritur një sukses të rrallë në industrinë e bletarisë duke prodhuar mbretëresha bletësh në muajin mars, një periudhë që zakonisht konsiderohet e pamundur për këtë proces.

    Zakonisht, shumimi i mbretëreshave realizohet në prill, por falë teknikave të avancuara dhe kushteve të favorshme në parkun e Kreshpanit në Fier, bletarët kanë arritur ta bëjnë këtë një muaj më herët. Ky zhvillim u mundëson bletarëve të forcojnë kolonitë e tyre më shpejt dhe të rrisin prodhimin e mjaltit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Sot është dita e verifikimit të parë dhe mbretëreshat tona kanë filluar të pjellin, duke konfirmuar suksesin e këtij eksperimenti. Kjo është një arritje e madhe për bletarinë shqiptare,” u shpreh Luan Merdani.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ky është një moment historik për bletarinë në jug të Shqipërisë, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e këtij sektori dhe rritjen e prodhimit të mjaltit në vend.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Tuni Papuçiu, gazetari dhe publicisti i njohur, nderohet në Fier

    Tuni Papuçiu, gazetari dhe publicisti i njohur, nderohet në Fier

    Fier, 23 mars 2025 – Në përvjetorin e lindjes së tij, figura e gazetarit dhe publicistit të shquar Tuni Papuçiu (1922–1975) është rikthyer në vëmendje si një nga emrat më të spikatur të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.

    Papuçiu, i njohur për krijimtarinë e tij të pasur në disa zhanre letrare, ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në letërsinë shqipe. Veprimtaria e tij përfshin poezi, tregime, skeçe, pjesë teatrale, artikuj publicistikë dhe tekste këngësh për fëmijë. Kontributi i tij është përfshirë në botime enciklopedike dhe studimore, si “Gazetarë dhe publicistë shqiptarë” dhe “Figura të shquara të rrethit të Fierit”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Në shenjë vlerësimi për punën dhe ndikimin e tij në kulturën shqiptare, Papuçiu është nderuar me çmime të ndryshme ndër vite, ndërsa një rrugë në qytetin e Fierit mban emrin e tij. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka rikujtuar sot rëndësinë e veprës së tij, duke theksuar se brezat e rinj kanë shumë për të mësuar nga kontributi i tij në fushën e gazetarisë dhe letrave shqipe.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Dita e Pyjeve! Aksion për ripyllëzimin e bregut të Vjosës, mbillen 7000 bimë: Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës

    Dita e Pyjeve! Aksion për ripyllëzimin e bregut të Vjosës, mbillen 7000 bimë: Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, në Tepelenë u vijua me aksionin “ReForest Vjosa”, dedikuar restaurimit të pyjeve breglumore në Luginën e Vjosës, pjesë e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

    Nisma e gjerë për ripyllëzimin e zonës me bimë autoktone, gjatë viteve të fundit është një hap i rëndësishëm për restaurimin e ekosistemit për të forcuar rezistencën natyrore të Parkut Kombëtar të lumit Vjosa. Aktivistët bënë një pasqyrë të progresit të deritanishëm, përfshirë krijimin e fidanishtes së parë me bimë autoktone dhe mbjelljen e mbi 7000 kalemave të specieve të ndryshme si plep i zi, plep i bardhë, rrap dhe shelg në zonën e Shelgut, Tepelenë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Me mbjelljen e këtyre pemëve ne po synojmë që të imitojmë natyrën. Si fillim në fidanishte mbillen kalema nga pemët e zonës dhe lihen aty deri sa të rrënjëzohen, një proces që zgjat 1-2 vite e më pas zhvendosen në natyrë. Në të njëjtën kohë po mbjellim edhe në zonë duke marrë kalema e duke u kujdesur për ta”, thotë aktivistja e mjedisit, Besjana Guri.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Gjithë filozofia qëndron në përdorimin e llojeve autoktone.Gjithë materiali mbjellës është marrë nga drurë të shëndetshëm pa sëmundje të cilët u përdorën si kalema”, shprehet Gligor Dushi, përfaqësues i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

    “Kam kënaqësinë të vij këtu për Vjosën përgjatë 13 viteve të fundit dhe të mbështes këtë projekt ripyllëzimi. Dua ta bëj të qartë se Vjosa është njohur ndërkombëtarisht si një lum i egër por ajo çka nuk është e mirë për Vjosën është që s’ka mbetur më pyll e ky është një nga minuset e mëdha të parkut kombëtar. Prandaj duam të ngremë një pyll natyral rreth Vjosës dhe arsyet për këtë janë të qarta tani”, thotë Ulrich Eichelmann nga Riverwatch.

    Një mbështetje e rëndësishme erdhi edhe nga Ministrja e Mjedisit të Qeverisë Gjermane, Steffi Lemke, e cila vizitoi fidanishten dhe mori pjesë në aksionin e mbjelljes. Gjatë aktivitetit, mbi 1000 kalemave të plepit të zi, plepit të bardhë, rrapit dhe shelgut u mbollën nga të rinjtë e Tepelenës dhe nxënësit e shkollës “Abaz Shehu”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Hyrja e Qytetit të Fierit me një pamje të re – Rruga “Kastriot Muço”, përfundon rikonstruksionin

    Hyrja e Qytetit të Fierit me një pamje të re – Rruga “Kastriot Muço”, përfundon rikonstruksionin

    Hyrja e qytetit të Fierit ka tashmë një pamje të re, falë një projekti transformues që ka përmirësuar infrastrukturën dhe estetikën e zonës.RREKLAMA JUAJ KËTU!

    Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës së “Çeligradit”, e cila ka një gjatësi prej rreth 1,2 kilometra dhe ndodhet në lagjen “Mbrostar Ferko”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Kjo rrugë shtrihet nga përfundimi i rrugës “Kastriot Muço” deri tek Bajpasi i Fierit, duke krijuar një lidhje më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët dhe automjetet.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ky investim nuk ka sjellë vetëm zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës, por edhe një mobilim të plotë urban, duke përfshirë, ndriçimin, hapësira të gjelbëruara me pemë të mbjella përgjatë rrugës, Infrastrukturë të përmirësuar për këmbësorët dhe automjetet.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”