Tag: reklama

  • E rëndë në Vlorë! 40-vjeçari kryen marrëdhënie sek*uale me 15-vjeçaren! E nxit të miturën bashkë me dy shoqet e saj edhe për të konsumuar lëndë natkotike

    E rëndë në Vlorë! 40-vjeçari kryen marrëdhënie sek*uale me 15-vjeçaren! E nxit të miturën bashkë me dy shoqet e saj edhe për të konsumuar lëndë natkotike

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

    Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • I dënuar për mosdeklarim dhe fshehje pasurie/ Gjykata e Lartë vendos sot për rekursin e ish kryeprokurorit Llalla

    I dënuar për mosdeklarim dhe fshehje pasurie/ Gjykata e Lartë vendos sot për rekursin e ish kryeprokurorit Llalla

    Gjykata e Lartë vendos këtë të martë në dhomë këshillimi për ish-Prokurorin e Përrgjithshëm Adriatik Llalla që ka depozituar rekurs mbi vendimin e dënimit me 2 vite burg për mosdeklarim e fshehje pasurie.

    Llalla qëndron në Itali ku i është bllokuar pasaporta ndërsa me vendim të formës se prerë i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave një apartament në Durrës dhe siperfaqe toke në periferi të Tiranës. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ish kryeprokurori Llalla, u gjet fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 raste. Po ashtu, në baze të dënimit plotësues, ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Atentati ndaj Alfons Kolës/ Të afërmit: Autori na urrente edhe në Shqipëri

    Atentati ndaj Alfons Kolës/ Të afërmit: Autori na urrente edhe në Shqipëri

    Sot pas dy vitesh, drejtësia nuk ka vendosur ende për vrasjen e Alfons Kolës. 33-vjeçari u vra jashtë një bari në Calcinatello të Italisë

    Autori, një bashkatdhetar i tij, Petrit Gega, 53 vjeç, u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Dëshmitarët treguan kohën e vrasjes se ai vuante nga probleme me alkoolin dhe ishte i dhunshëm. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “E bëra sepse dëgjoja zëra, shpirtrat më urdhëruan që ta bëja”, tha ai pasi u arrestua.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Autori e njihte që në Shqipëri familjen e viktimës. Arbid Kola, kushëriri i të ndjerit tregoi se edhe ai vetë e njihte Gegën.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Dhunuan modelen/ Prokuroria jep pretencën, kërkon 2 vite burg për Mariela Berishën. Për Antonelën…

    Dhunuan modelen/ Prokuroria jep pretencën, kërkon 2 vite burg për Mariela Berishën. Për Antonelën…

    Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Mariela dhe Antonela Berishën.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton se organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën  dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.

    Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ishte duke punuar në një fabrikë stampimi, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar në Itali

    Ishte duke punuar në një fabrikë stampimi, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Maniago, ku i riu shqiptar i identifikuar si Daniel Tafa, ka qënë duke punuar në një fabrikë stampimi të ingranazheve industriale ku një copë e nxehtë metali ka shpërthyer duke e prekur në shpinë dhe duke i marrë kështu jetën. 

    Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin në punë, një mosfunksionim i makinerisë apo një manovër e gabuar nga ana e të riu, ndërkohë që rasti është vënë nën hetim nga autoritetet. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Hetimet po kryhen nga karabinierët të cilët kanë vënë nën sekuestrim uzinën, makinerinë me të cilën u aksidentua i riu si dhe po merret në pyetje drejtuesi i fabrikës. Ndërkohë sipas raportimeve të mediave vendase, Daniel Tafa kishte festuar ditëlindjen, një ditë para se të ndërronte jetë, ku kishte mbushur 22 vjeç.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, raportohet për katër të plagosur

    Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, raportohet për katër të plagosur

    Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e kater personave, tre prej te cileve ne gjendje te rende.

    Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Një mjet Mitsubishi në tentativë për të dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tjetër. Një prej shkaqeve kryesore të kësaj përplasjeje ka qenë shpejtësia. Në këtë segment rrugor, u kërkuan masa shtesë edhe pas një aksident të ndodhur pak kohë më parë ku humbën jetën dy persona.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ndërkohë, trafiku në këtë segment është rënduar për disa minuta, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të normalizuar qarkullimin.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Te varri yt erdha i fundit babë”/ Hashim Thaçi nderon të atin! I rrethuar nga forca policie, viziton varrin e tij

    “Te varri yt erdha i fundit babë”/ Hashim Thaçi nderon të atin! I rrethuar nga forca policie, viziton varrin e tij

    Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka nderuar kujtimin e babait të tij, që u nda nga jeta disa ditë më parë, duke vizituar varrin ku prehet trupi i tij.

    I shoqëruar nga forca policie, Thaçi u lejua sot të shkojë te varri i Haxhi Thaçit. Ndërkohë, pak ditë më parë, Gjykata Speciale nuk i dha leje të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, humbi betejën me sëmundjen. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti do t’i falënderoj dorë më dorë“, shkruhet në kurorën që Thaçi vendosi mbi varr.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

    “Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

    Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2024, DASH thekson se Shqipëria vazhdon të bëjë përparime, por bën thirrje për zbatimin e plotë të reformave.

    “Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin në nivele të larta”! Kështu thekson Departamenti i Shtetit, i cili vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por kërkon zbatim të plotë të reformave. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Në raportin për vitin që lamë pas, DASH sjell në vëmendje edhe masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë.

    Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programevë të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Zbardhet motivi i atentatit fatal ndaj bashkëmoshatarit në Vushtrri. Të rinjtë u konfliktuan për një vajzë

    Zbardhet motivi i atentatit fatal ndaj bashkëmoshatarit në Vushtrri. Të rinjtë u konfliktuan për një vajzë

    Një 19-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri në Vushtri të Kosovës mbrëmjen e djeshme.

    iktima është identifikuar si Ardit Zymeri. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Viktima Ardit Zymeri

    Në kuadër të hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, grupi hetimor si prova materiale gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja. Ndërkohë, në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë me 5 fishekë.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Autori i dyshuar, Bleon Dibrani

    Teksa hetimet po vazhdojnë, pista kryesore është ajo e xhelozisë. Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe ka përfunduar në tragjedi.

  • Krimi në Kosovë! Familjari i viktimës: Pronari e vrau nga xhelozia pse shkoi të punojë në vend tjetër!

    Krimi në Kosovë! Familjari i viktimës: Pronari e vrau nga xhelozia pse shkoi të punojë në vend tjetër!

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë së hënës në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua është vrarë dhe autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje. Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin. Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më te dorasi.

    “Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Dyshohet se akti ka ndodhur brenda objektit por jo brenda furrtarisë. Megjithatë, policia ende nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivin e kësaj tragjedie.

    Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”