Tag: reklama

  • “Sulm” në Livorno të Italisë / Persona të armatosur sulmojnë furgonin që transportonte para, dëgjohen të shtëna dhe shpërthime

    “Sulm” në Livorno të Italisë / Persona të armatosur sulmojnë furgonin që transportonte para, dëgjohen të shtëna dhe shpërthime

    Një furgon i blinduar që dyshohet se transportonte para është sulmua pasditen e sotme përgjatë bypass-it, në karrexhatën me drejtim jugor, pak pas daljes së San Vincenzo, në Livorno të Italisë.

    Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe ambulanca, raportojnë mediat italiane. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Trafiku është i bllokuar dhe një prej makinave është në flakë, duke shkaktuar një shtullungë tymi të dukshme nga distanca.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sipas asaj që raportohet nga mediat, nuk ka pasur të lënduar nga sulmi i ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme pranë San Vincenzos.

    Sipas disa dëshmitarëve, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, teksa një grup i armatosur personash ka sulmuar furgonin.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Çifti irlandez gjen mbi 40 mijë euro, i dorëzon në polici

    Çifti irlandez gjen mbi 40 mijë euro, i dorëzon në polici

    Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

    Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr 13, Durrës Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Me veprimet e metejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policië Durrës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia në Fier, përfundojnë hetimet për Azgan Mernicën

    Vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia në Fier, përfundojnë hetimet për Azgan Mernicën

    Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Azgan Memica për vrasjen e punonjësit të policisë së shtetit Novruz Cenalia.

    Hetimet kishin nisur që në 13 maj 2024, ditë kur ndodhi edhe ngjarja në fshatin Baltëz. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Prokuroria thotë se autori i dyshuar e ka kryer vrasjen me qëllim, pasi sipas saj, efektivi ishte me uniformë dhe dallohej qartësisht detyra e tij.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Konflikti mes tyre lindi për shkak të një parakalimi që i panderhuri bëri teksa udhëtonte me automjetin e tij.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M. për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.

    Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

    Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurirt për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C. duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

  • Ka lindur në Shqipëri, këngëtari: Jam grek! Nuk kam kujtime të mira nga atje

    Ka lindur në Shqipëri, këngëtari: Jam grek! Nuk kam kujtime të mira nga atje

    Këngëtari Christos Santikai, i cili ka lindur në vendin tonë, ka folur për periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e tij.

    Gjatë një interviste për mediat greke, këngëtari ka deklaruar se kujtimet e tij për Shqipërinë janë të pakta, si pushkatimet, për shkak të luftës civile. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Lidhur me vendimin për t’u larguar nga vendi i tyre, Christos Santikai ka shpjeguar se ai është marrë brenda natës, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej. Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • TikTok u mbyll, por shqiptarët e gjetën zgjidhjen! Rama i paralajmëron: Hakerat bëjnë namin në VPN

    TikTok u mbyll, por shqiptarët e gjetën zgjidhjen! Rama i paralajmëron: Hakerat bëjnë namin në VPN

    Edhe pse kanë kaluar fiks dy javë nga mbyllja zyrtare e TikTok në vend, duket se shumë prej përdoruesve e kanë gjetur sërish mënyrën për t’u aksesuar. VPN-të u kanë mundësuar lundrim në platformë edhe pas vendimit të prerë të qeverisë.

    Me këtë fenomen, e nisi sot rubrikën e tij “Sy m’Sy” kryeministri Edi Rama. U kërkoi durim qytetarëve derisa kompania prestigjoze të vijë me një plan për sigurinë në Shqipëri dhe i paralajmëroi lidhur me VPN-të. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Dihet botërisht se përmes VPN-ve falas, hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë! Duroni pa TikTok ca kohë, derisa të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri me paraqitjen e planit të sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët”, tha Rama.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Edhe në mbyllje të komunikimit të tij virtual, e përsëriti këtë apel, veçanërisht ndaj prindërve.

    “Mos i hyni asaj rruge sepse VPN-të falas janë hapja e shtegut për t’ju marrë të dhënat në telefon. Iu them prindërve kujdes me fëmijët, se po e futën VPN-në telefon…Është një dardhë që e ka gishtin mbrapa shumë të madh, shumë të gjatë!”, përfundoi ai.

    -VPN (Virtual Private Network) po përdoret masivisht vitet e fundit për të mundësuar një komunikim më të shpejtë mes degëve të kompanive të caktuara, që janë në lokacione të ndryshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ngjarje në Vlorë: Një 51-vjeçar humb jetën nga rrëzimi, një automjet përfshihet nga flakët

    Ngjarje në Vlorë: Një 51-vjeçar humb jetën nga rrëzimi, një automjet përfshihet nga flakët

    Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori dy raste të ndodhura së fundmi në qytet dhe zonat përreth.

    Në lagjen “Kushtrimi”, një 51-vjeçar, shtetasi I. D., ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës. Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ndërkohë, në rrugën e vjetër Kaninë-Vlorë, një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., ka arritur të dalë në kohë, ndërsa nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Materialet në lidhje me këto dy raste janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ballsh: 77-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë

    Ballsh: 77-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mërkurën në qytetin e Ballshit, ku një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”. Viktima, i identifikuar si Petrit Saliaj, u gjet nga vajza e tij, e cila kishte shkuar për ta vizituar.

    Sipas burimeve nga policia, dyshohet se i moshuari kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, duke përjashtuar mundësinë e një ngjarjeje kriminale. Familjarët kanë deklaruar se ai vuante prej vitesh nga probleme kardiake, ndaj mendohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një infarkt. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Sarandë – 17-vjeçari godet bashkëmoshatarin me thikë, Policia ndërhyn menjëherë dhe e arreston

    Sarandë – 17-vjeçari godet bashkëmoshatarin me thikë, Policia ndërhyn menjëherë dhe e arreston

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, pas një konflikti për motive të dobëta.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, ndërsa i riu i plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: Nuk kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar

    “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: Nuk kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar

    Vijon procesi “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, ku 34 persona akuzohen se i përkasin një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare.

    Arten Hamzai, i biri i Alfredo Hamzai, drejtuesit të rrjetit të trafikut, ka deklaruar para Gjykatës së Apelit të Brukselit të mërkurën se ai nuk dinte asgjë për aktivitetet e babait të tij dhe tha se ishte i bindur se ai ishte i përfshirë në pasuri të paluajtshme.27-vjeçari, i lindur në Tiranë, Shqipëri, prej shumë vitesh jeton në rajonin e Antwerp me prindërit e tij. Në kohën e ngjarjes, ai punonte si profesionist i lirë në një dyqan veshjesh në pronësi të tezes së tij, ndërsa studionte për kontabilitet në një universitet në Antwerp. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Babai im ishte në biznesin e pronave të paluajtshme dhe kishte trashëguar shumë para. E dija se ai kishte një precedent penalë, por më thanë se ishte para se të lindja unë. Nuk kisha dijeni se im atë ishte ende subjekt i disa urdhërarresteve evropiane dhe ndërkombëtare në 2020 dhe 2021. Unë dhe nëna ime jetojmë në shtëpinë tonë në Deurne”, tha ai. Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sa i përket shijes së tij të dukshme për sendet luksoze, si orët Rolex ose Richard Mille, të cilat mund të vlejnë deri në 400,000 euro, i pandehuri deklaroi se ai kishte “interesim për orët mekanike që në fëmijëri”. 

    Sa i përket faktit që ai kishte aksione në emër të tij në kompani të ndryshme që i përkisnin babait të tij, si Summer Depo në Vlorë, pronar i një kompleksi të madh të pasurive të paluajtshme dhe mikpritëse, apo Bakkery Factory, Pear 2019 në Vlorë dhe 2A Construction, ai tha se nuk ishte në dijeni të kësaj.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Presidenti i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, procedohet penalisht për dhunë ndaj arbitrit

    Presidenti i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, procedohet penalisht për dhunë ndaj arbitrit

    Fier – Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj presidentit të klubit të futbollit FK Apolonia (femra), Koço Kokëdhima, 65 vjeç, banues në Tiranë.

    Sipas Policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes FK Apolonia – FK Gramshi, e mbajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Kokëdhima ka hyrë në fushë dhe ka debatuar ashpër me arbitrin e takimit, shtetasin D. M., duke e shtyrë me duar. Për këtë arsye, ai po hetohet për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Në pritje të vendimeve nga autoritetet, mbetet për t’u parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë masa disiplinore ndaj Kokëdhimës dhe klubit të Apolonisë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    VIDEO

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”