Tag: reklama

  • Berat – Arrestime dhe procedime penale për disa ngjarje të ndodhura në qytet dhe Kuçovë

    Berat – Arrestime dhe procedime penale për disa ngjarje të ndodhura në qytet dhe Kuçovë

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer disa veprime ligjore ndaj shtetasve të përfshirë në shkelje të ndryshme.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    U arrestua në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan dhe arrestuan 48-vjeçarin G. Gj., banues në Berat, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    U kap i kërkuari që kishte dhunuar nënën me urdhër mbrojtjejeReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga 24-vjeçarin R. L., i shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta dhe ka dhunuar psikologjikisht nënën e tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

    Procedime për dhunë dhe konflikt pronësie

    Po në Berat, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një 54-vjeçar. I dëmtuari ndodhet në kujdes mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, Komisariati i Policisë Kuçovë procedoi në gjendje të lirë shtetasit K. D., 61 vjeç, dhe L. G., 53 vjeçe, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

    Dosjet i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

  • Kakavijë – Bllokim i përkohshëm i aksit Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve

    Kakavijë – Bllokim i përkohshëm i aksit Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve

    Policia Kufitare Kakavijë njofton se, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, është informuar nga autoritetet greke se sot, nga ora 14:00 deri në 17:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste të fermerëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe u sugjeron që të planifikojnë udhëtimet me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Fier – Levan / Aksident në “Kthesën e Azotikut”, fatmirësisht pa të lënduar

    Fier – Levan / Aksident në “Kthesën e Azotikut”, fatmirësisht pa të lënduar

    Screenshot

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe normalizimin e qarkullimit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Durrës – Dy persona të pajetë zbuluar në qytet, policia nis hetimet në vendngjarje

    Durrës – Dy persona të pajetë zbuluar në qytet, policia nis hetimet në vendngjarje

    Durrës, 9 Dhjetor 2025 – Policia njofton se gjatë ditës së djeshme janë gjetur dy persona të pajetë në qytetin e Durrësit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Trupi i shtetasit H. B., 82 vjeç, është gjetur në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij në fshatin Kalush. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërsa, trupi i shtetasit B. M., 62 vjeç, është gjetur në banesën e tij në lagjen nr. 13 të Durrësit. As në këtë rast nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet për shkaqe natyrale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin e djeshëm në Kraps, Fier

    Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin e djeshëm në Kraps, Fier

    Screenshot

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 44 vjeç, banues në Fier, pas një aksidenti të ndodhur dje në fshatin Kraps.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, përplasi një tjetër makinë të drejtuar nga E. A., 31 vjeç. Si pasojë, u dëmtuan vetë 31-vjeçari dhe një pasagjere që ndodhej me të, të cilët po marrin kujdesin mjekësor. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • E rëndë në Fier! Burri lë shtatzënë një vajzë me probleme të shëndetit mendor

    E rëndë në Fier! Burri lë shtatzënë një vajzë me probleme të shëndetit mendor

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga Prokuroria e Fierit, e cila ka dërguar në gjyq një person, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hetimet nisën nga ankimimi i vetë të dëmtuarës, një shtetase me iniciale K.Ç. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Prokuroria thotë se pas kryerjes së një vizite mjekësore ajo ishte informuar se ishte shtatzënë prej dy muaj.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ekspertimi psikiatriko-ligjor vërtetoi se ajo prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6-vjeçari.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në vijim, autoritetet kanë marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë.

    Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara. Ajo ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

    Njoftimi i Prokurorisë Fier:

  • Çifti Ruko nga Roskoveci: Një shembull suksesi në prodhimin bio të perimeve

    Çifti Ruko nga Roskoveci: Një shembull suksesi në prodhimin bio të perimeve

    Ndërsa shumë fermerë ankohen se nuk arrijnë të shesin prodhimet e tyre dhe shpesh detyrohen t’i hedhin, bashkëshortët Ajet dhe Lumturi Ruko nga fshati Suk i Roskovecit kanë gjetur një model suksesi përmes kultivimit të perimeve bio.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ata kultivojnë speca dhe domate në një dynym, duke përdorur vetëm pleh organik dhe metoda natyrore për kontrollin e insekteve të dëmshme, përmes insekteve të dobishme dhe kurtheve me feromone. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ajet Ruko: “Kryesisht kultivojmë speca dhe domate dhe përpiqemi që prodhimi të jetë bio. Përdorim vetëm pleh organik dhe luftojmë insektet me metoda natyrale dhe kurthe feromonike.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Puna në sera kryhet familjarisht dhe kërkon shumë përkushtim, por çiftit Ruko kjo lodhje i shpërblehet kur prodhimi shitet me çmim të mirë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Lumturi Ruko: “Punojmë si familje. Puna është e lodhshme, por kur shohim rezultatin dhe prodhimin e mirë, lodhja harrohet. Sivjet kemi pasur prodhim të mbarë dhe çmim të mirë, jemi vërtet të kënaqur.”

    Në një serë prej një hektari, të ngritur që në vitin 2013, fermerët kultivojnë kryesisht domate, tranguj dhe speca. Prodhimi arrin deri në 17 tonë në sezon, të cilat shiten si në tregun vendas, ashtu edhe në atë të huaj.

    Megjithatë, çiftit Ruko u mungon mbështetja e duhur nga shteti, sidomos për infrastrukturën dhe skemat e subvencionimit, pasi thonë se nuk kanë përfituar ende nga mundësitë ekzistuese, pavarësisht prodhimit të konsiderueshëm.

    Ky çift tregon se me punë, përkushtim dhe metoda natyrore, prodhimi bio mund të jetë i suksesshëm edhe në kushtet e vështira të tregut vendas.

  • Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar. Ndoqën viktimën me kamera

    Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar. Ndoqën viktimën me kamera

    Teksa policia greke ende nuk ka dalë komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, janë zbardhur emrat e personave të dyshuar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në prangat e të ashtuquajturës “FBI” greke kanë rënë Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjec nga Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur Vasil Theohari, 31 vjec nga fshati Krongj i Finiqit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ata akuzohen se janë të ngjarjes së ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin. Personi që ka shkrepur këmbëzën, dyshohet të jetë Dhimitër Meci, një person i akuzuar për disja vrasje me pagesë në Greqi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Të arrestuarit kishin njohuri për të monitoruar objektivat e tyre me automjete, në të cilat kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë të kishin një pamje 24-orëshe. Konkretisht, ata kishin parkuar një furgon prodhim italian, përballë karburantit të Lalës, në panelin e kontrollit të të cilit kishin montuar një kamerë. Më 16 maj, kur Lala doli nga karburanti, ata e panë atë duke përdorur mjetet teknologjike që kishin në dispozicion dhe e sulmuan duke e qëlluar me një Kallashnikov.

    Dy javë pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Lalën në karburantin e tij, të dyshuarit u përpoqën përsëri të regjistronin lëvizjet e tij me të njëjtën makinë në një tjetër karburant që ai kishte në dispozicion. Megjithatë, automjeti u pikas më pas nga një punonjës i pikës së karburantit, ndërsa policia gjeti kamerën e fshehur.

    Sipas policisë, të njëjtët individë kishin kryer edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

    Kush janë shqiptarët e dyshuar:

    Dhimo Meci

    Dhimo Meci, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

    Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

    Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

    Viktima Panagiotis Stivas, sipas oficerëve të policisë greke, i përkiste grupit të kumbarëve Giorgos Avtias dhe Gerasimos Mavrakis (bashkëshorti i aktores Nena Chronopoulou), të cilët u vranë gjithashtu, i pari në qershor 2007 në Gallipoli të Pireut dhe i dyti në tetor 2007 në Tavros.

    Viktima Ali Saeed, kishte njohuri për prodhimin e bombave dhe besohet se ka qenë pas shpërthimeve të mëparshme në shitësit e makinave në pronësi të “udhëheqësit” rival të Haidarit. Ai dyshohet se ishte përgjegjës për sulmin e dështuar me një bombë të lidhur në një automjet që transportonte Giorgos Anagnostopoulos, i cili u vra përfundimisht në qershor të vitit 2009 në Galatsi.

    Vitkima Giorgos Shabbat, me origjinë izraelite, u vra jashtë një bari ku ai punonte në Kefalari, Kifissia. Në të njëjtin bar punonte edhe 43-vjeçari libanez Ali Said. Sabat u dyshua se ishte “ekzekutuesi” i Aris Lakiotis më 18 nëntor 2005 në Haidari, i Yiannis Gavakis më 18 shtator 2006 dhe i Aristotelis Yagia dhe Vasilis Nasipian më 27 janar 2007 në Nikaia, të gjithë anëtarë të grupit të zhvatjes së Haidarit.

    Viktima I.T., i njohur si “Pitsila” , ishte ndër të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të anëtarëve të Agimit të Artë në Neo Heraklion. Ky rast ka shumë të ngjarë të jetë një “tërheqje” e një bashkëpunëtori që dinte shumë.

    Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t’u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Mecit i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.

    Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor.

    Meci është dyshuar nga policia greke edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci. Karaflas u vra më pas në vitin 2018 në një tjetër atentat.

    Nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.

    Fatjon Prendi

    Fatjon Prendi, aktualisht i burgosur në Trikalla, është arrestuar në shtator të këtij viti si pjesë e një grupi që i’u sekuestruan 1.1 ton marijuanë, droga sintetike dhe arsenal armësh.

    Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Krioneri të Greqisë. Konkretisht, më 7 dhjetor 2012, 4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje në Krioneri, vajza e së cilës sapo ishte kthyer në shtëpi, duke mbajtur në çantë shumën prej 1700 eurosh. Vajza ndodhej brenda në shtëpi kur autorët thyen një dritare dhe hynë brenda. Sapo e panë, e ndoqën dhe i rrëmbyen çantën, ndërsa vajza e tmerruar vrapoi në dhomën e prindërve të saj, ku familja e saj po flinte në atë kohë, dhe u mbyll brenda me ta, ndërsa njoftoi edhe Policinë.

    Grabitësit ikën në këmbë. Oficerët e policisë që nxituan në zonë i ndoqën dhe më pas patën një shkëmbim zjarri.

    Me të dëgjuar të shtënat, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos kishte shkuar në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përball me grabitësit e pamëshirshëm, të cilët e bllokuan me armë, folën greqishte të thyer dhe i morën makinën, në zonën e Ekalit. Oficerët e policisë që ndodheshin tashmë në zonë, të përforcuar nga njësi të tjera mobile, filluan ndjekjen. Një shkëmbim i ri të shtënash me armë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, pranë varrezave të zonës, ndërsa gjatë ndjekjes, një makinë patrullimi u përplas në pjesën e pasme të makinës së Makis Triantafyllopoulos, për të ndaluar grabitësit.

    Automjeti ra në një përrua, pjesa e pasme e të cilit ishte e mbushur me plumba nga oficerët e policisë që po ndiqnin autorët.

    Kërkimi ndaj tyre vazhdoi, me autorët e krimit të bllokuar në përrua ndërsa përpiqeshin të iknin në këmbë. Një oficer policie u plagos gjatë shkëmbimit të të shtënave.

    Fatjon Prendi ka kryer më pak se 10 vite burg. Është arrestuar ne 7.12.2012 dhe liruar me kusht në 11.02.2022. Ne 2017 teksa ishte ne burgun e Domokos, i është gjetur thikë në qeli. Ai njihet si miku i Alfons Ndocit, i vrarë vitin e kaluar në burg në Greqi dhe i akuzuar për disa krime të rënda.

    Armët e sekuestruara

    5 Kallashnikove

    5 pistoleta

    17 krehera

    785 fisheke

    2 jeleke antiplumb

    21 kapsolla

    31.870 euro

    460 gramë kokainë

    6 gramë marijuanë

    18 celularë

    3 automjete

    1 automjet i vjedhur

    4 motorra

    3 skafandra

    2 shkopa të palosshëm

    1 taser

    2 doreza hekuri

    2 peshore

    1 GPS

    1 grirës

    1 tablet

    2 USB

    Sende të tjera të forta, pajisje elektronike, dokumenta bankarë dhe shënime

  • Referohet në Prokurori Adriatik Lapaj për zaptim të hapësirës publike para Kryeministrisë

    Referohet në Prokurori Adriatik Lapaj për zaptim të hapësirës publike para Kryeministrisë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë referuar materialet në Prokurori për Adriatik Lapaj, i dyshuar se ka organizuar grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin normal të qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

  • Kur shoqëria humb njerëzoren: një thirrje kundër indiferencës, dhunës dhe hipokrizisë

    Kur shoqëria humb njerëzoren: një thirrje kundër indiferencës, dhunës dhe hipokrizisë

    Nga: Çaku TafaReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në më shumë se 20 vite në fushën e medias, kam parë shumë fytyra të kësaj shoqërie: dritë dhe errësirë, njerëzillëk dhe pamëshirë, shpresë dhe zhgënjim. Por një gjë më dhemb më shumë se çdo tjetër: humbja graduale e ndjenjës njerëzore. Ajo që dikur na dallonte, sot po shuhet me një shpejtësi të frikshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dikur njeriu sakrifikonte për njeriun. Gëzohej me të mirën e tjetrit, e shihte si pjesë të vetes. Sot shoh sy që shmangen, jo sy që kërkojnë mirëkuptim; shoh gishta që gjykojnë, jo duar që ndihmojnë. Sikur një mjegull e zezë ka zbritur mbi shoqëri — një errësirë që përhapet dhe gërryen ngadalë çdo vlerë njerëzore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Marrëdhëniet tona janë shndërruar në fusha minash. Kolegë, të afërm, miq — për gjëra të vogla kthehemi kundër njëri-tjetrit. Hamë e pimë bashkë dhe, sapo largohet tjetri, mbushim ajrin me fjalë të këqija. Intriga, zili, thika pas shpine… një realitet i përditshëm, por i papranueshëm për një vend që dikur mburrej me besën dhe fisnikërinë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pastaj vijnë krimet: prindër të vrarë nga fëmijët, vëllezër që vrasin vëllezërit, të rinj që vrasin për një fjalë apo një shikim. Krime me pagesë, njerëz që ushqehen me tragjeditë e të tjerëve si hijena me fatkeqësinë. Një realitet që nuk përfaqëson shumicën, por që forcohet çdo ditë nga mosndëshkimi dhe mungesa e drejtësisë.

    Dhe politikanët? Ata që duhej të ishin shembull përgjegjësie, prej vitesh ushqehen nga korrupsioni, ndërsa populli vazhdon t’i duartrokasë. Një shoqëri që lufton për hajdutin me kollare, ndërsa e vërteta dhe e drejta humbasin në zhurmë.

    Ka momente kur më vjen të largohem nga ky vend — një vend i bekuar nga natyra, por i mallkuar nga qeveri që e kanë drejtuar me mendësi të sëmurë, brez pas brezi.

    Më vjen keq për fëmijën tim. Për ëndrrat e tij të pastra kur më thotë se do të bëhet inxhinier, pilot, doktor. Dhe unë pyes veten: ku do t’i marrë këto dije? Në çfarë arsimi do të formohet? Në ato shkolla që mbyllen për mungesë nxënësish? Apo në ato ku dhuna është bërë gjuhë e përditshme? Ku 12-vjeçarët ecin me cigare në dorë e thikë në xhep? Në çfarë realiteti do të ndërtohet e ardhmja e tyre?

    Mllefi im nuk lidhet me këtë vend, por me mënyrën se si është udhëhequr. Nga koha e Skënderbeut e deri te politikanët e sotëm, Shqipëria ende nuk është bërë ashtu siç duhet. Dhe pyetja lind vetvetiu: a do të bëhet ndonjëherë?

    E megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, brenda nesh ka ende një fije shprese. Mjafton ta rizgjojmë. Mjafton të rikthejmë atë që kemi humbur prej kohësh: mendjen e kthjellët dhe zemrën njerëzore. Pa to, asnjë vend, asnjë shoqëri dhe asnjë e ardhme nuk mund të mbijetojë.

    Gazetar, Çaku Tafa / fieriweb.com