Tag: reijnders

  • Reijnders, lojtar thelbësor për Guardiolën. Megjithatë, numrat e tij nuk janë si ato te Milani

    Reijnders, lojtar thelbësor për Guardiolën. Megjithatë, numrat e tij nuk janë si ato te Milani

    9 Tetor 2025

    12:12

    Alfred Lleshi

    Tijjani Reijnders konsiderohet largim i dhimbshëm për Milanin, veçanërisht pas sezonit të kaluar të jashtëzakonshëm që pati me fanellën kuqezi. Gjatë verës, ai u transferua te Manchester City, me “Djallin” që përfitoi mbi 50 milionë euro nga kartoni i tij.
    Që nga mbërritja te skuadra e Guardiolës, holandezi është bërë titullar i padiskutueshëm, duke luajtur si mesfushor qendre apo trekuartist, sipas nevojës. Edhe pse statistikat janë pak më të ulëta se sezonin e kaluar kuqezi, ndikimi i tij ka qenë i menjëhershëm dhe i rëndësishëm.
    Ai ka qenë titullar në 9 nga 9 ndeshjet e luajtura, mes Premier League dhe Champions League, duke u bërë një pikë referimi për trajnerin katalanas dhe shokët e skuadrës. Në debutimin kundër Wolverhampton shënoi 1 gol dhe dha 1 asist, ndërsa në sfidat e tjera ka dhënë 2 asiste, duke ruajtur kualitetin e kontributit në lojë pavarësisht statistikave.
    TIJJANI REIJNDERS – MANCHESTER CITYNdeshje: 9Titullar: 9Gola: 1Asiste: 2

  • Reijnders nuk përmbahet: Duam ta fitojmë Premier League këtë sezon pas zhgënjimit të vjetshëm

    Reijnders nuk përmbahet: Duam ta fitojmë Premier League këtë sezon pas zhgënjimit të vjetshëm

    21 Gusht 2025

    11:48

    Telesport

    I ardhur vetëm pak javë më parë te Manchester City nga Milan, mesfushori Tijjani Reijnders ka magjepsur të gjithë në Premier League. Ai ishte protagonist në fitoren 4-0 që “citizens” arritën ndaj Wolves, në debutimin në Premier League.
    Pikërisht këtë trofe, mesfushori holandez synon ta rrëmbejë për herë të parë këtë sezon. “Sezonin e kaluar, Manchester City nuk e fitoi Premier League dhe ky është qëllimi ynë kryesor këtë sezon”, tha Reijnders.
    “Ne të gjithë e dimë se çfarë duam dhe jemi të gjithë të vendosur për ta arritur këtë qëllim. Duhet punë, për këtë jemi të vetëdijshëm dhe besoj se duke ndihmuar njëri-tjetrin do t’ia dalim mbanë”, shtoi mesfushori.
    Në fund, Reijnders shtoi: “Ju e dini se çfarë emrash të mëdhenj ishin në këtë klub, ndaj ishte një ndjenjë krenarie t’i bashkohesha Manchester City. Kjo është ajo që dua të tregoj, jam krenar që luaj për këtë klub me shumë argëtim dhe dashuri”.

  • Reijnders: Të fillosh kështu në Premier Ligë është ajo për të cilën ëndërron çdo lojtar

    Reijnders: Të fillosh kështu në Premier Ligë është ajo për të cilën ëndërron çdo lojtar

    19 Gusht 2025

    10:14

    Telesport

    Tijjani Reijnders ishte protagonist në fitoren 4-0 që Manchester City arriti ndaj Wolves në javën e parë në Premier League. Një gol dhe asist, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes për holandezin që debutonte në kampionatin anglez.
    “Është vërtet mirë të fillosh me një gol dhe të japësh një assist, veçanërisht në Premier League. Kjo është ajo për të cilën ke ëndërruar. Të fillosh kështu është fantastike, nuk mund të ishte më mirë për mua”, tha Reijnders.
    “Gol që në ndeshjen e parë të sezonit. Nuk e di çfarë do të ndodhë ose si do të luajë kundërshtari, por ne luajtëm mjaft mirë. Ata na ushtruan presion të mirë, por ne qëndruam të qetë. Po mësoj shumë nga Guardiola”, tha holandezi.
    Më tej, Reijnders tha: “Tani kam një pikëpamje të re se si të luaj futboll. Për mua, ka të bëjë me përshtatjen e shpejtë dhe përpjekjen për të dhënë më të mirën time çdo herë. Më pëlqen intensiteti në stërvitje me ekipin që kemi“.

  • Reijnders hyri direkt në historinë e Manchester City, start si ai vetëm Aguero

    Reijnders hyri direkt në historinë e Manchester City, start si ai vetëm Aguero

    18 Gusht 2025

    15:08

    Alfred Lleshi

    Mjaftuan 45 minuta që Tijjani Reijnders të fitonte përfundimisht zemrat e tifozëve të Manchester Cityt. Loja e tij me teknikë mahnitëse solli golin e parë të Haaland dhe pastaj, goditja me të majtën poshtë, që përfundoi në këndin e portës kundërshtare, regjistroi golin e parë “anglez” të holandezit.
    Për më tepër, në pjesën e dytë, ish-lojtari i Milanit dha edhe një asist të vërtetë, duke fituar përfundimisht zemrën e tifozëve blu të Manchesterit. Lojtari i fundit i City që kishte regjistruar një gol dhe një asist në debutimin e tij në Premier League ishte Sergio Aguero më 2013, legjendë e klubit të “Etihad”.
    Nuk mund të kishte mënyrë më të mirë nga Reijnders për ta nisur aventurën e tij të re larg Milanit.

  • Man. City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, shkëlqen Reijnders. 4 gola për “Qytetarët” (video)

    Man. City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, shkëlqen Reijnders. 4 gola për “Qytetarët” (video)

    16 Gusht 2025

    20:31

    Telesport

    Manchester City e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 0-4 në transfertë ndaj ëolves. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të. Reijnders tregon klasin e tij në mesfushë dhe nxjerr të lirë Rico Lewis, i cili asiston për Haaland. Norvegjezi e kishte fare të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
    Tre minuta më pas, ishte radha e Reijnders për të dërguar topin në rrjetë, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të marrë nga Oscar Bobb. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për “Qytetarët”.
    Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola shënoi edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 62-të, kombinim perfekt mes Oscar Bobb-Reijnders-Haaland. Norvegjezi shënon golin e dytë personal për këtë takim, ndërsa Reijnders ishte po ashtu asisti i dytë.
    Në minutën e 80-të, Rayan Cherki i futur pak minuta më parë në fushë, shënoi golin e katërt me një goditje nga distanca.
    SHIKOGOLAT

  • Reijnders tregon klasin e tij, Haaland e nis aty ku e la. Man. City e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

    Reijnders tregon klasin e tij, Haaland e nis aty ku e la. Man. City e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

    16 Gusht 2025

    19:18

    Telesport

    Manchester City po fiton 0-2 në transfertë pas pjesës së parë ndaj Wolves. Kjo është ndeshja e parë e sezonit për “Qytetarët”, të cilët duan ta nisin me këmbë të mbarë.
    Takimi nisi me një minutë heshtje në nder të Diogo Jota-s, i cili humbi jetën, bashkë me vëllain e tij, në një aksident fatal, pak kohë më parë.
    Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të. Reijnders tregon klasin e tij në mesfushë dhe nxjerr të lirë Rico Leëis, i cili asiston për Haaland. Norvegjezi e kishte fare të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
    Tre minuta më pas, ishte radha e Reijnders për të dërguar topin në rrjetë, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të marrë nga Oscar Bobb.
    SHIKODYGOLAT

  • “Jam i lumtur që zgjodha City-n”, Reijnders: Ja çfarë po pres me padurim

    “Jam i lumtur që zgjodha City-n”, Reijnders: Ja çfarë po pres me padurim

    3 Gusht 2025

    10:53

    Telesport

    Tijjani Reijnders pret me padurim të ndërtojë një marrëdhënie të ngushtë me tifozët e Manchester City-t.
    Mesfushori holandez u transferua nga Milan në fund të sezonit të kaluar dhe mori pjesë në fushatën e City-t për Kupën e Botës për Klube.
    “Isha i kënaqur që u bashkova me City-n në verë dhe emocioni po rritet tani me sezonin që po afrohet gjithnjë e më shumë”, tha Reijnders për faqen e internetit të City-t.
    “Padyshim që patëm Kupën e Botës për Klube dhe ishte një privilegj të luanim atje, të përfaqësonim ekipin dhe të shihnim të gjithë tifozët e City-t në SHBA për të na mbështetur.
    “Kemi pasur një pushim të shkurtër për të karikuar bateritë, por tani jemi të përqendruar në atë që do të vijë me stërvitjen e hapur javën e ardhshme, miqësoren me Palermon dhe më pas ndeshja me Wolves do të vijë shumë shpejt.
    “Mendoj se kjo seancë stërvitore e hapur me tifozët në Mançester është e rëndësishme për të gjithë ne që të lidhemi përpara fillimit të sezonit. Unë jam një lojtar që kujdeset shumë për marrëdhënien që ndërton me mbështetësit dhe rëndësinë e tifozëve në çdo sukses që arrin.
    “Pres me padurim të shoh shumë prej tyre atje. Shpresoj që të kenë një ditë të mrekullueshme duke parë stërvitjen dhe ne jemi vërtet të vendosur t’u japim atyre një sezon emocionues”.

  • Reijnders: City zgjedhja e duhur, Milanin do e mbaj në zemër

    Reijnders: City zgjedhja e duhur, Milanin do e mbaj në zemër

    Ish-mesfushori i Milanit, tani te Manchester City, Tijani Reijnders foli për përvojën e tij te kuqezinjtë.
    “Sigurisht, kam pasur dy sezone të shkëlqyera te Milani, do të mbetet në zemrën time. Kam vetëm ndjenja pozitive për Milanin. E bëra këtë hap për  arsye sportive dhe tani jam i lumtur te Manchester City.

    Çfarë më tha Ibrahimovic? Ibra ishte i lumtur për mua dhe transferimin tim te Manchester City, por ai do të donte që unë të qëndroja te Milani.
    Leao? Nuk pata kontakt me të, ai thjesht më uroi për transferimin tim. Tani djemtë janë me pushime, mendoj se do të rikuperohen për të qenë gati për sezonin e ardhshëm”.

  • Reijnders: Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruyne, dua të luaj lojën time

    Reijnders: Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruyne, dua të luaj lojën time

    16 Qershor 2025

    10:08

    Telesport

    “Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar Kevin De Bruyne“. Pasi u largua nga Milan, mesfushori holandez Tijjani Reijnders e ka bërë të qartë se cilat do të jenë pritshmëritë për të në aventurën e re te Manchester City.
    Të bësh atë që ka bërë një legjendë si De Bruyne është e vështirë, por Reijnders dëshiron të njihet për cilësitë e tij. “Unë duhet të luaj lojën time, por frymëzohem nga lojtarë të ndryshëm”, tha Reijnders.
    “Mundohem t’i përshtat cilësitë e tyre me karakteristikat e mia. Gjithmonë më ka bërë përshtypje mënyra se si De Bruyne vëzhgon fushën dhe pasimet e tij, por kjo nuk do të thotë se do të imitoj atë”, shtoi më tej mesfushori holandez.
    Në fund mendim për Pep Guardiola: “Ai është trajneri më i mirë në botë, mezi pres të mësoj gjëra të reja këtu. Ai ka një stil të ndryshëm loje dhe kjo është pikërisht ajo që po pres me padurim“.

  • Reijnders, mesazh lamtumire nga Milani: “San Siro” ishte një ëndërr, do të jem përherë kuqezi

    Reijnders, mesazh lamtumire nga Milani: “San Siro” ishte një ëndërr, do të jem përherë kuqezi

    Tijjani Reijnders tashmë është pjesë e së kaluarës për Milanin. Mesfushori holandez, në orët e fundit ka finalizuar kalimin e tij te Manchester City, me komunikatat zyrtare që kanë përcaktuar në detaje operacionin.
    Vetë Reijnders ka folur si lojtar i Manchester City në orët e fundit, ndërsa sot ka qenë momenti i duhur për t’i dhënë lamtumirën Milanit me një postim në Instagram. “Të luaja në ‘San Siro’ ishte një ëndërr.
    Nga tani e tutje do ta mbaj gjithmonë Milanin në zemër, do të jem përherë kuqezi. Faleminderit shumë dhe gjithmonë forca Milan”, – ka shkruar holandezi, duke e shoqëruar postimin me një seri fotosh me fanellën e kuqezi.
    Operacioni, rikujtojmë, është mbyllur përfundimisht me Manchester City që ka paguar 55 milionë euro për Milanin si pjesë fikse, plus bonuse të mundshme që mund ta çojnë shifrën totale deri në 70 milionë euro.
    Dje, vetë Reijnders ishte shprehur kështu për klubin e tij të ri: “Manchester City është një nga skuadrat më të mëdha në botë, me trajnerin më të mirë, lojtarë të nivelit botëror dhe kushte fantastike. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, klubi ka fituar shumë trofe, unë dua ta ndihmoj për të vazhduar këtë rrugë suksesi, duke arritur edhe më shumë fitore në vitet e ardhshme”.