Tag: regjistruara

  • Nga hetimet për gjyqtaren Gjoka, paratë e pista, qarku me kriminalitetin më të lartë dhe qyteti më paqësor…

    Nga hetimet për gjyqtaren Gjoka, paratë e pista, qarku me kriminalitetin më të lartë dhe qyteti më paqësor…

    Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti dje në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, ç’ka përbën një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, numrin më të madh të procedimeve penale e ka pasur Prokuroria e Tiranës, ndërsa Dibra dhe Kukësi janë qarqet me përqindjen më të ulët.
    Rritet kriminaliteti
    Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara në shkallë vendi ka arritur në 1,037 për 100 mijë banorë. Qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit rezultojnë Berati, ndërsa me më të lartin Saranda. “Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.  Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi; Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Sarandë. Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit. Ndërkohë ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë”, tha Çela.
    A u përdor administrata për zgjedhjet?
    Referuar raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, deputeti Agron Gjekmarkaj kërkoi llogari për mungesën e veprimeve konkrete nga organet e drejtësisë, veçanërisht për përdorimin e administratës publike dhe fondeve shtetërore në fushatë. Në përgjigje, Kryeprokurori Çela tha se janë marrë masa për të adresuar krimet zgjedhore, duke ngritur seksione të posaçme për periudhën e zgjedhjeve. Ai shtoi se janë hapur disa çështje penale në lidhje me përdorimin e administratës dhe fondeve publike, por nuk dha një numër të saktë të tyre, duke theksuar se hetimet janë në vijim dhe se kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor. “Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor.” – tha ai.
    “Po verifikojmë nëse gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar nga Greqia”
    Çela u pyet më tej nga deputeti demokrat Ivi Kaso për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila sipas tij është dënuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, por ua ka fshehur dënimin institucioneve shqiptare. Ivi Kaso kërkoi të dinte nëse, sipas Çelës, gjyqtarja kishte kryer vepër penale duke mos deklaruar dënimin. “Po, është vepër penale. Ia kemi referuar dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka pasur 13 raste për deklarime të rreme. Ka sanksione penale sa i përket kësaj çështje”, tha Çela. I  pyetur se pse po zgjat kaq shumë hetimi dhe nëse është e jashtëligjshme kalimi i afateve prej 6 muajsh, Çela tha se “ky proces nuk ka afat për tu verifikuar plotësisht. Ne verifikimet ja dërgojmë më pas institucioneve që e kanë kërkuar. Ne kemi kërkuar që të dhënat për hetimin të jenë të plota. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letër-porosive, që nuk janë në dorën tonë”. I pyetur se cilat institucione kanë kërkuar verifikim për dënimin e Irena Gjokës, Prokurori i Përgjithshëm tha se “verifikim u është kërkuar nga KLGJ, kemi komunikuar dhe me SPAK për materialet që na duhen për rastin”. Në fjalën e tij, deputeti Ivi Kaso, theksoi se një shtet që nuk jep drejtësi mbetet vetëm një strukturë mafioze. Ai tha se PD është e përkushtuar për një reformë të vërtetë në drejtësi, ku sipas tij, ndëshkon kapjen dhe përdorimin politik. “Ne vijojmë të jemi për përkushtuar në një reformë të vërtet në drejtësi. Të bazuar tek përgjegjësi, meritokracia, balancimi i pushteteve. Dhe jo tek kapja dhe përdorimi politik. Ne besojmë që një shtet që nuk jep drejtësi nuk është shtet ai mbetet një strukturë mafioze.” tha Kaso.
    Tenderat e përfituara nga persona me rekorde kriminale
    I pyetur nga Jorida Tabaku lidhur me përfitimin e tenderave publikë nga persona me rekorde kriminale dhe mungesën e hetimeve ndaj zyrtarëve përgjegjës, Çela deklaroi se Prokuroria nuk disponon të dhëna specifike për raste të tilla, duke theksuar se informacionet aktuale janë të natyrës statistikore dhe se çdo rast duhet trajtuar individualisht.
    “Nuk mund të them se kam një të dhënë specifike, ku mund të jenë mbyllur sytë. Të dhënat janë të natyrës statistikore. Kjo e dhënë që doni ju është shumë specifike dhe duhet parë rast pas rasti. Pyetjen tuaj mund të na i referoni me qëllim që ne ta marrim dhe t’ia përcjellim të gjitha prokurorive për të na dhënë ndonjë rast specifik.” Jorida Tabaku tha se nuk mori përgjigje për pyetjet e saj dhe shtoi se shifrat që u dhanë janë vetëm statistika. Tabaku i rikujtoi kryeprokurorit deklaratën e tij në Komisionin e Ligjeve se ka një shqetësim të madh përsa u përket parave të dyshimta në ndërtim, duke ju referuar kullave në Tiranë ku, sipas tij, Prokuroria e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë. Tabaku tha se në gjykimin e PD, kjo është përkeqësuar. “Dua t ‘iu rikutoj atë që vetë keni thënë më parë në Komisionin e Ligjeve: ka një shqetësim të madh përsa u përket parave të dyshimta në ndërtim, duke ju referuar kullave në Tiranë. Sipas jush, Prokuroria e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë, ndërkohë që në gjykimin tonë kjo është përkeqësuar. Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrot leje ndërtimi, shifër e papërballueshme për kompanitë dhe sektorin bankar. Në raportin e SPAK-ut të 2023 thuhej që grupet kriminale po përdorin ndërtimin, koncesione dhe PPP për të pastruar paratë. Sot ka kompani ndërtimi që marrin leje ndërtimi për kulla 200 milionë euro me 0 bilanc. A ka ndonjë hapësirë ligjore që ne mund të ndryshojmë, çfarë mund të bëjmë për të stopuar këtë . Sepse të ngremë duart dhe të them është e pamundur për mua nuk është përgjigje e mjaftueshme. Euro është ulur drastikisht dhe kjo është kambanë alarmi për ekonominë shqiptare. A mund të krijojmë një qark të mbyllur se ku shkojnë paratë, nga vijnë paratë që ndërtohet në Tiranë? Shifra që ju jepni janë statistika.”– tha Tabaku.
    Çela i pakënaqur me punën e Drejtorisë së Tatimeve
    Çela iu përgjigj sërish deputetes Jorida Tabaku, lidhur me numrin e referimeve nga Drejtoria e Tatimeve dhe institucioneve të tjera të inteligjencës financiare për veprat penale të pastrimit të parave. Çela tha se ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë fushë, teksa theksoi se situata është e pakënaqshme. Ai tha se pret më shumë kontribute nga Drejtoria e Tatimeve sa i përket referimit të veprave penale që lidhen me pastrimin e parave. “Ka edhe shumë për të bërë në këtë drejtim. Nuk mendoj se situata është e kënaqshme. Presim më shumë kontribute nga Drejtoria e Tatimeve sa i përket referimit të veprave penale që lidhen me pastrimin e parave.’- tha ai.
    Çela kundër propozimeve për ashpërsimin e Kodit të ri Penal
    Kryeprokurori i Përgjithshëm ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj propozimeve për ashpërsimin e Kodit të ri Penal, duke theksuar se legjislacioni aktual është mjaftueshëm i rreptë dhe në përputhje me standardet evropiane. Sipas tij, shtimi i dënimeve dhe kriminalizimi i masave administrative nuk janë qasje efektive për një shoqëri demokratike. Ai nënvizoi se përpara se të mendohet për burgun, duhet të forcohen mekanizmat parandalues dhe socialë. Çela shtoi se çdo tendencë për të rritur ndëshkimet tregon një drejtim të kundërt me parimet e humanizmit, të cilat qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian dhe duhet të udhëheqin edhe reformimin e sistemit penal shqiptar.
    “Në momentin që shkojmë drejt ashpërsimit të dënimeve, po largohemi nga parimet e humanizmit. Humanizmi është thelbi i qasjes që duhet të ketë kodi penal. Shtimi i ndëshkimeve dhe kriminalizimi i veprimeve administrative nuk i bëjnë mirë shoqërisë – përkundrazi, e përkeqësojnë,”  theksoi Kryeprokurori i Përgjithshëm. “Është një çështje komplekse. Unë kam një opinion të fortë, e kam theksuar se kodi që kemi është mjaftueshëm i ashpër. Në disa propozimi që na është dashur të japim, ne jemi shprehur për mungesën e domosdoshmërisë së dënimeve që janë mjaftueshëm të ashpra në nivelin evropian. Nuk mund të jetë burgu zgjidhja e vetëm e problemeve të shoqërisë. Para se të shkojmë te burgu duhet të vihen edhe mekanizma të tjerë që e bëjnë shoqërinë më humane. Në momentin që kemi shkuar tek ashpërsimi i dënimeve do të thotë se jemi duke ecur në drejtim të kundërt me parimet e humanizmit. BE është në radhë të parë parimi i humanizmit. Ne duhet të shkojmë drejt asaj. Humanizmi është thelbi, qasja që duhet të kishte kodi penal. Fakti që ne shtojmë, ndëshkojmë më shumë, masat administrative i bëjmë krime, apo edhe ashpërsojmë sanksionet nuk mendoj se është qasja e duhur dhe i bën mirë shoqërisë. Ajo agravon më shumë problemet që ka shoqëria”, tha Çela.

  • Rritet kriminaliteti në vend, Çela në Kuvend: Gjatë 2024 janë trajtuar mbi 61 mijë materiale, 10.5% më shumë se një vit më parë

    Rritet kriminaliteti në vend, Çela në Kuvend: Gjatë 2024 janë trajtuar mbi 61 mijë materiale, 10.5% më shumë se një vit më parë

    Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, çka përbën një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, numrin më të madh të procedimeve penale e ka pasur Prokuroria e Tiranës, ndërsa Dibra dhe Kukësi janë qarqet me përqindjen më të ulët.
    Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara në shkallë vendi ka arritur në 1,037 për 100 mijë banorë. Qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit rezultojnë Berati, ndërsa me më të lartin Saranda.
    Olsian Çela: Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara. 

    Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi;
    Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Sarandë.
    Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare
    mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit.
    Ndërkohë ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë.

  • Raportimi në Kuvend, kryeprokurori Çela: Kriminaliteti në Shqipëri është rritur

    Raportimi në Kuvend, kryeprokurori Çela: Kriminaliteti në Shqipëri është rritur

    Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, çka përbën një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë.
    Sipas të dhënave, numrin më të madh të procedimeve penale e ka pasur Prokuroria e Tiranës, ndërsa Dibra dhe Kukësi janë qarqet me përqindjen më të ulët.
    Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara në shkallë vendi ka arritur në 1,037 për 100 mijë banorë. Qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit rezultojnë Berati, ndërsa me më të lartin Saranda.
    Olsian Çela: Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.
    Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi;
    Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Sarandë.
    Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare
    mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit.
    Ndërkohë ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë.
     

  • Rrugët e Shqipërisë bëhen “të gjelbra”, 1,665 mjete elektrike hynë në vend në 5 muaj

    Rrugët e Shqipërisë bëhen “të gjelbra”, 1,665 mjete elektrike hynë në vend në 5 muaj

    Dominimi i mjeteve “GREEN” po rritet me ritme të shpejta në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të periudhës Janar–Maj 2025 tregojnë një orientim gjithnjë e më të dukshëm të qytetarëve drejt mjeteve elektrike dhe hibride.
    Vetëm në pesëmujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar 1,665 mjete 100% elektrike në vendin tonë, një rritje me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Po ashtu, 23.5% e të gjitha mjeteve të reja të regjistruara për herë të parë janë plotësisht elektrike. Në total, flota e automjeteve All-Electric në vend ka arritur në 8,043 njësi, duke shënuar një rritje prej 26% krahasuar me vitin 2024.

    Ndërkohë, 50.2% e autoveturave të reja me 0 kilometra të regjistruara për herë të parë janë elektrike ose hibride plug-in, një tjetër tregues i qartë i orientimit të tregut drejt mjeteve me emetime të ulëta ose zero.
    Nga ana tjetër, 73.5% e autoveturave të regjistruara gjatë kësaj periudhe përmbushin standardet Euro 5 ose më të larta, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit dhe nivelin e sigurisë mjedisore.
    Kjo prirje e re ka dhënë edhe një ndikim të rëndësishëm mjedisor, pasi sipas DPSHTRR falë këtyre regjistrimeve, Shqipëria ka kursyer 10.6 milionë kg CO₂ në vit. Përkthyer në mënyrë simbolike, kjo do të thotë “353 mijë mushkëri ambientale më të pastra”, informon DPSHTRR.

  • Më shumë mjete të regjistruara, dominon importi nga Koreja e Jugut

    Më shumë mjete të regjistruara, dominon importi nga Koreja e Jugut

    Gjatë periudhës janar-prill 2025, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 29250 mjete, sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

    Prej tyre, 81.6% përbëhen nga autovetura, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, regjistrimet janë rritur me plot 104%.

    Në raportin zyrtar theksohet se flota shqiptare po rinovohet ndjeshëm, me 4726 mjete të gjeneratës së fundit (0-3 vjet të vjetra) të regjistruara vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, një rritje prej 62% krahasuar me janar-prill 2023.

    Sa i përket origjinës së mjeteve të importuara, Republika e Koresë kryeson me 29.3% të totalit, e ndjekur nga Gjermania me 16.5%, Italia me 15.2%, Zvicra me 8%, Kina me 7% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.8%.

    Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe janë kryer 2541 çregjistrime të përhershme, duke shënuar një rritje prej 12% në krahasim me vitin 2024, një tregues se shumë automjete të vjetra po nxirren përfundimisht nga qarkullimi.

    Ky trend i rritjes së regjistrimeve dhe rinovimit të flotës është një sinjal pozitiv për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes mjedisore në vend.

  • Zgjedhjet/ SPAK publikon shifrat: U administruan 156 materiale, mes tyre 39 procedime penale të regjistruara

    Zgjedhjet/ SPAK publikon shifrat: U administruan 156 materiale, mes tyre 39 procedime penale të regjistruara

    Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
    SPAK informon se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara.
    Nga procedimet penale të regjistruara: 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.
    Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara
    39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).
    25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.
    24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
    17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).
    1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

  • Rritet me 55% importi i mjeteve elektrike

    Rritet me 55% importi i mjeteve elektrike

    Flota e mjeteve elektrike në qarkullim vijon tendencën e saj rritëse. Sipas statistikave të drejtorisë së përgjithshme të transportit rrugor, për tremujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar 980 mjete plotësisht elektrike ose 55% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    “15% më shumë mjete se 2024. Këto mjete kanë pasur vazhdimisht rritje të regjistrimeve duke marrë përbazë incentive apo lehtësira siç kanë qenë tarifat e rregjistrimit të mjeteve”, thotë drejtori i regjistrimit të mjeteve në DPSHTRR, Arben Progni.
    Sipas DPSHTRR-së, 33% e mjeteve miqësore me ambientin janë me 0 Km të regjistruara dhe 72,1% e autoveturave të regjistruara gjatë Janar-Mars 2025 janë Euro 5 e sipër.“Nga të gjithë mjetet e regjistruara me 0 Km kemi rreth 33% të tyre, 28% më shumë se viti 2024. Përveç aspektit kryesor që është pjesa ekologjike në aspektin fiskal këto mjete nuk paguajnë taksën vjetore të mjeteve të përdorura”, shprehet Progni.
    Po kështu, sipas të dhënave nga DPSHTRR, 72.1% e autoveturave të regjistruara gjatë Janar-Mars 2025 janë Euro 5 e sipër apo më të reja, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e flotës rrugore në vend./ Tv Klan

  • Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim/ Një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë

    Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim/ Një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë

    Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një parkimi është bërë më e vështirë dhe pa dyshim më e kushtueshme se asnjëherë. Krahas ndërtimeve të shumta, të cilave nuk po u përgjigjet zhvillimi i infrastrukturës, ka dhe një tjetër arsye të kësaj situate. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend.
    Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, që sipas censit të ri të INSTAT ishte rreth 750 mijë banorë si prefekturë dhe 600 mijë si Bashki, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë. Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja e vendit prej rreth 300 automjete për 1 mijë banorë (ndër më të ulëta në Europë pas Turqisë e Maqedonisë së Veriut) dhe në linjë me mesataren e Bashkimit Europian, që sipas Eurostat është 550 automjete për 1 mijë banorë.
    Vetëm në vitin 2024, sipas DPSHTRR në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41.1 mijë automjete, ose 41% e të gjitha automjeteve të regjistruara në vend (99.4 mijë gjithsej). Krahas mjeteve të regjistruara në Tiranë, në kryeqytet hyjnë dhe makinat e rretheve, duke rënduar trafikun çdo ditë. Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura). Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

    Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë

    Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit. Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim. Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.
    Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik. Në mungesë të një transporti eficient publik, shumë banorë detyrohen që të lëvizin çdo ditë me makinë. Një sondazh i mëparshëm i Monitor gjeti se 84% e të anketuarve nga kryeqyteti u përgjigjën se mendojnë se infrastruktura e transportit publik në qytetin e tyre është e dobët apo shumë e dobët.
    Përmirësimi i transportit publik është dhe sugjerimi kryesor i të anketuarve nga Monitor, që do të ndikonte në reduktimin e trafikut në kryeqytet, i ndjekur nga zgjerimi i rrugëve e ndërtimi i parkingjeve në periferi./Monitor

  • Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim, një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë

    Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim, një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë

    Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një parkimi është bërë më e vështirë dhe pa dyshim më e kushtueshme se asnjëherë.

    Krahas ndërtimeve të shumta, të cilave nuk po u përgjigjet zhvillimi i infrastrukturës, ka dhe një tjetër arsye të kësaj situate. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm.

    Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend.

    Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, që sipas censit të ri të INSTAT ishte rreth 750 mijë banorë si prefekturë dhe 600 mijë si Bashki, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

    Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja e vendit prej rreth 300 automjete për 1 mijë banorë (ndër më të ulëta në Europë pas Turqisë e Maqedonisë së Veriut) dhe në linjë me mesataren e Bashkimit Europian, që sipas Eurostat është 550 automjete për 1 mijë banorë.

    Vetëm në vitin 2024, sipas DPSHTRR në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41.1 mijë automjete, ose 41% e të gjitha automjeteve të regjistruara në vend (99.4 mijë gjithsej). Krahas mjeteve të regjistruara në Tiranë, në kryeqytet hyjnë dhe makinat e rretheve, duke rënduar trafikun çdo ditë.

    Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura). Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

    Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë

    Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit. Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim. Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

    Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.

    Në mungesë të një transporti eficient publik, shumë banorë detyrohen që të lëvizin çdo ditë me makinë. Një sondazh i mëparshëm i Monitor gjeti se 84% e të anketuarve nga kryeqyteti u përgjigjën se mendojnë se infrastruktura e transportit publik në qytetin e tyre është e dobët apo shumë e dobët.

    Përmirësimi i transportit publik është dhe sugjerimi kryesor i të anketuarve nga Monitor, që do të ndikonte në reduktimin e trafikut në kryeqytet, i ndjekur nga zgjerimi i rrugëve e ndërtimi i parkingjeve në periferi./MONITOR

  • Krimi në vend/ Prokuroria e Përgjithshme publikon raportin: Ulet kanosja, rriten vrasjet me dashje dhe me paramendim

    Krimi në vend/ Prokuroria e Përgjithshme publikon raportin: Ulet kanosja, rriten vrasjet me dashje dhe me paramendim

    Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar raportin për gjendjen e kriminalitetit në vend, për vitin 2024. Sipas raportit, pesha e vrasjeve me dashje dhe me paramendim ka pësuar një rritje. Ndërsa vrasjet në rrethana të tjera cilësuese, kanë pësuar ulje.
    “Kanosja”, sipas raportit, që në vitin 2024 zë 64,87 % të procedimeve të regjistruara për këto grup vepra, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 76,90 %.
    VEPRAT PENALE KARAKTERISTIKE TË GRUPIT
    Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2024 është 12,46 %, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 4,83 %. Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2024 janë regjistruar 44 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal “Vrasja me dashje”, që përbëjnë një rritje prej 3,14 herë krahasuar me 14 procedime të regjistruara në vitin 2023.
    Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2024 është 8,78 %, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 5,17 %. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë regjistruar 31 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 78 “Vrasja me paramendim”, që krahasuar me 15 procedime të regjistruara në vitin 2023, përbëjnë rritje prej 2,07 herë.
    Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
    Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 5,10 % për vitin 2024, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 5,86 %. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024, janë regjistruar 18 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, që ndaj 17 procedimeve të regjistruara në vitin 2023, përbën rritje 5,88 %.
    Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
    Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 4,25 % për vitin 2024, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 4,14 %. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë regjistruar 15 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, që ndaj 12 procedimeve të regjistruara në vitin 2023, përbën rritje prej 25 %.
    Në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” peshën specifike më të lartë e përbën vepra penale e parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal “Kanosja”, që në vitin 2024 zë 64,87 % të procedimeve të regjistruara për këto grup vepra, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 76,90 %. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 ka një rritje prej 2,69 % të procedimeve penale të regjistruara për këtë vepër krahasuar me vitin 2023, nga 223 në 229 procedime.