Tag: regjistrohet

  • KZGJ vendos: Gjergj Nika regjistrohet si kandidat i pavarur për Bashkinë Vlorë

    KZGJ vendos: Gjergj Nika regjistrohet si kandidat i pavarur për Bashkinë Vlorë

    Kolegji Zgjedhor Gjyqësor (KZGJ) vendosi sot që Gjergj Nika të regjistrohet si kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, për Bashkinë Vlorë.
    Çështja u shqyrtua nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi (relator), Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.
    Në përfundim të mbledhjes, KZGJ vendosi shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) si dhe ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) duke vendosur regjistrimin e Gjegj Nikës si kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë.
    Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Nika theksoi se kjo ishte “fitore e drejtësisë mbi presionet politike”.
    “Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë. Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve”, shkruan Nika.
    Nika theksoi se futet në “këtë garë me vendosmërinë për ta kthyer politikën te njerëzit, jo te partitë”.

  • PS gati për zgjedhjet, regjistrohet për “9 Nëntorin”/ PD ende në pritje, Berisha do mbështesë “të pavarurit”

    PS gati për zgjedhjet, regjistrohet për “9 Nëntorin”/ PD ende në pritje, Berisha do mbështesë “të pavarurit”

    Një ditë para përfundimit të afatit të partive politike, Partia Socialiste u regjistrua si e para për zgjedhjet e parakohshme lokale të 9 nëntorit.
    Kryekomisioneri pranoi kërkesën e partisë së drejtuar nga Edi Rama. Kurse nga krahu tjetër, Partia Demokratike nuk e ka ndarë ende mendjen, do të regjistrohet si parti në këto zgjedhje, apo do e lërë vetëm Florian Binajn e pavarur, duke vulosur kështu bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.
    Megjithatë, dy parti më të vogla opozitare nuk kanë pritur për Partinë Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar u regjistruan po ashtu në zgjedhjet e 9 nëntorit.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në pritje të vendimit të nesërm të Kolegjit Zgjedhor, ka riformuluar afatet e regjistrimeve. Deri në mesnatës e 14 tetorit do të mund të regjistrohen partitë, deri më 19 tetor koalicionet e deri më 22 tetor kandidatët.
    Fushata mbetet e pandryshuar, 1-9 nëntor. Kjo vlen vetëm për 5 bashki, për sa kohë zgjedhjet në Tiranë janë pezulluar.
    KQZ në këto kushte ka rikalkuluar edhe kostot edhe zgjedhjeve të pjesshme lokale. Me Tiranën shkonte 3.6 milion euro, pa Tiranën, vetëm në 5 bashkitë e tjera, vetëm 1.6 milionë euro.
    Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat duket disa hapa para. Ogerta Manastirliu e PS prej ditësh ka marrë me radhë lagjet e Tiranës për të takuar qytetarët. Së fundmi, u ndal në njësinë 5, bashkë me Ballën e Peleshin. Ajo ka nisur projektin e Tiranës Europiane.
    “Kemi nisur Rilindje 2.0, një program që i heq barrierat këtij qyteti. Kjo nuk është një betejë kundër dikujt, por për Tiranën europiane, me punët e vogla dhe të mëdha të qytetit”
    Kurse kundërshtari i saj, i pavaruri Florian Binaj është infektuar shpejt nga Berisha. Përveçse nuk duket gjëkundi, u shfaq shumë i shqetësuar për ndalimin e monopatinave.

  • “Opozita s’do të jetë subjekt zgjedhor”, Kristaq Kume paralajmëron: Pa kandidat, partitë rrezikojnë të humbin edhe..

    “Opozita s’do të jetë subjekt zgjedhor”, Kristaq Kume paralajmëron: Pa kandidat, partitë rrezikojnë të humbin edhe..

    Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka komentuar nga studiot e News24 situatën politike në kryeqytet, pas pezullimit të dekretit të Presidentit Bajram Begaj nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
    Kume u ndal në mënyrë të veçantë te kandidatura e pavarur e Florjan Binajt, i cili ka marrë mbështetjen e shumicës së opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike. Ai theksoi se mbështetja politike për një kandidat të pavarur nuk përbën problem ligjor, por theksoi se opozita nuk do të paraqesë një kandidat zyrtar në këto zgjedhje, nëse ato zhvillohen.
    “Binaj është kandidat i pavarur që mbështetet nga opozita. Kjo nuk përbën problem. Opozita, në një farë mënyre, nuk do të jetë subjekt zgjedhor për Tiranën. Nuk do regjistrohet fare si subjekt që sjell kandidat,” deklaroi Kume.
    Ai shtoi se, ndonëse PD mund të regjistrohet në KQZ si subjekt dhe të jetë pjesë e një koalicioni formal, ajo nuk do të paraqesë një kandidat të sajin për kryetar bashkie.
    “PD do regjistrohet si subjekt në KQZ dhe mund të bëjë koalicion, por nuk do sjellë kandidat. Kjo ngre një sërë pyetjesh që duhen diskutuar, përfshirë edhe rolin e komisionerëve dhe kushtet për pjesëmarrje.”
    Një tjetër çështje që ngre Kume është përfitimi i fondeve nga partitë që nuk sjellin kandidatë në zgjedhje.
    “Nëse nuk regjistrojnë asnjë kandidat, lind pyetja: a përfiton partia fonde publike për fushatën?” u shpreh ai.
    Sipas Kumes, e gjithë situata krijon një terren të paqartë ligjor dhe praktik, që kërkon interpretim të saktë dhe vendimmarrje të qartë nga institucionet zgjedhore dhe ato gjyqësore.
    Aktualisht, fati i zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës mbetet i paqartë, ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë më 31 tetor padinë e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra.

  • A do të regjistrohet PD në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

    A do të regjistrohet PD në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat nga ku foli ndër të tjera edhe për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki që do të mbahen në 9 Nëntor. I pyetur nëse PD do të regjistrohet në këto zgjedhje, Berisha tha se PD do të zbatojë me rigorozitet ligjin dhe kodin elektoral.
    Pyetje: A do të regjistrohet PD në zgjedhjet e pjesshme
    Berisha: PD do zbatojë ligjin elektoral dhe kodin elektoral. Pa diskutim, por modalitetet janë çështje e ekspertëve të kodit zgjedhor.

  • Ilir Meta kërkon lirinë, regjistrohet rekursi në Gjykatën e Lartë

    Ilir Meta kërkon lirinë, regjistrohet rekursi në Gjykatën e Lartë

    Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-presidentit Ilir Meta për masën e sigurisë dhe pritet caktimi i datës për shqyrtim në dhomë këshillimi.
    Ish-presidenti kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arresti me burg në një masë më të butë.

  • Tronditet toka në Shqipëri/ Regjistrohet një tërmet në Gjirokastër, ja sa ishte magnituda

    Tronditet toka në Shqipëri/ Regjistrohet një tërmet në Gjirokastër, ja sa ishte magnituda

    Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër.
    Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra në juglindje të Gjirokastrës.
    Për shkak të magnitudës së ulët, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 2-3 sekonda dhe janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës.

  • “Çdo kontratë kalimi pronësie duhet të regjistrohet”, avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

    “Çdo kontratë kalimi pronësie duhet të regjistrohet”, avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

    Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat të cilat duhet të ndiqen në mënyrë që kalimi i pronësisë së të pasurive të palujtshme të jetë i ligjshëm. Avokati ka sqaruar se kusht themelor është që kontrata mes blerësit dhe dhuruesit duhet të lidhet në praninë e noterit, ndërsa ka ndalur edhe në rastet e dhurimit te pronës.
    “Çdo kontrate që ka të bëjë me kalimin e pronësisë duhet të regjistrohet, kjo rregullohet nga ligji i kadastrës.Ka një procedurë.Kontrata e shitjes për shembull., një person që do të kalojë pronësinë te blerësi, kontrata duhet të bëhet tek noteri. Kontrata e firmosur mes dy individëve pa praninë e noterit nuk ka asnjë vlerë juridike.Pagesa nuk shkon më nga shitësi tek blerësi. Pagesë kalohet fillimisht tek noteri i cili pas verifikimeve i kalon shitësit.Edhe kontrata e dhurimit duhet të firmoset te noteri dhe të regjistrohet. Duhet të jetë edhe dhuruesi edhe pranuesi i dhurimit. Nëse është vetëm dhuruesi nuk kemi kontratë dhurimi”, tha ai.