Tag: regjistrimin

  • 21 Janari, Berisha: Meta mund të dijë gjëra më të mëdha se unë. E çoi në Itali regjistrimin dhe…

    21 Janari, Berisha: Meta mund të dijë gjëra më të mëdha se unë. E çoi në Itali regjistrimin dhe…

    Sali Berisha u pyet në lidhje me kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta për t’u pyetur si person në dijeni për 21 Janarin.
    Berisha tha se Ilir Meta mund të dije gjëra më shumë se ai.
    “Se di se ca di më shumë Meta se unë. Ai mund të ketë gjëra më të mëdha se unë.
    Ai e çoi regjistrimin në një instituti serioz italian dhe aty u tha se është bërë copy paste 28 herë nga Rama dhe Filip Cakulli”, tha Berisha.
    Ai shtoi se “shpresoj të merren me seriozitetin më të madh me këtë çështje”.

  • Kush e nxori regjistrimin mes të besuarve të Trump dhe Putin? Zyrtari i Kremlinit dyshon te Whatsapp: Ka disa biseda që mund të…

    Kush e nxori regjistrimin mes të besuarve të Trump dhe Putin? Zyrtari i Kremlinit dyshon te Whatsapp: Ka disa biseda që mund të…

    Rusia tha të mërkurën se publikimi i një regjistrimi të një bisede telefonike mes këshilltarëve të lartë të Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte një përpjekje e papranueshme për të minuar negociatat e paqes për Ukrainën dhe përbën luftë hibride.

    Bloomberg News publikoi transkriptin e një telefonate të 14 tetorit, në të cilën i dërguari i Trump, Steve Ëitkoff, i jep këshilla ndihmësit për politikën e jashtme të Putinit, Yuri Ushakov, se si t’ia paraqesë Trump-it një plan paqeje për Ukrainën.
    Bloomberg tha se kishte shqyrtuar regjistrimin, por nuk sqaroi se si kishte marrë akses në një bisedë shumë të ndjeshme mes zyrtarëve të lartë të dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.
    Ushakov tha se bisedat e tij me Witkoff nuk ishin të destinuara për t’u publikuar dhe nuk duhej të ishin bërë publike.
    “Kjo është e papranueshme,” tha Ushakov për mediat ruse. Ai shtoi se rrjedhja e informacionit synonte qartësisht të pengonte diskutimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
    Në një intervistë për gazetën Kommersant, Ushakov tha se disa nga bisedat e tij janë zhvilluar përmes kanaleve të qeverisë të enkriptuara, të cilat rrallëherë përgjohen dhe publikohen, përveç rasteve kur njëra palë e synon këtë qëllimisht.
    “Ka disa biseda në WhatsApp që, në përgjithësi, dikush mund të jetë në gjendje t’i përgjojë,” tha Ushakov.
    Ai e përjashtoi mundësinë që rrjedhja të ketë ardhur nga pjesëmarrësit në telefonatë dhe tha se do ta ngrejë çështjen me Witkoff.
    Drejtori i Fondit Rus të Investimeve të Drejtpërdrejta, Kirill Dmitriev, i dërguari i Putinit për investime, tha se raportimi i Bloomberg për një telefonatë të 29 tetorit mes tij dhe Ushakov ishte “i rremë”.
    Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se disa organizata mediatike po përdoren si pjesë e një lufte hibride informative të zhvilluar nga vendet evropiane kundër Rusisë – dhe që synon minimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.
    Bloomberg nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi kritikat ruse, apo mbi mënyrën se si i kishte siguruar regjistrimet.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

    E premtja mbyll zyrtarisht afatin për regjistrimin e kandidatëve që do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, në pesë bashki pa kryetar.
    Deri në mesnatë, partitë politike duhet të dorëzojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentet dhe emrat përfundimtarë të garuesve në pesë bashkitë ku do të zhvillohet votimi.
    Ndërkohë, kandidatët e pavarur e kanë mbyllur më herët procesin. Ata kanë dorëzuar në KQZ edhe firmat mbështetëse të qytetarëve, duke siguruar të drejtën për të qenë pjesë e garës.
    Deri në mesditë, nga forcat kryesore ka dorëzuar dokumentacionin për regjistrim Partia Socialiste, me kandidatët Ervin Ceca për Beratin dhe Brunilda Mersini për Vlorën.
    Më 9 nëntor, qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do të rikthehen në qendrat e votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale/ PD dorëzon kërkesën në KQZ për regjistrimin

    Zgjedhjet e pjesshme lokale/ PD dorëzon kërkesën në KQZ për regjistrimin

    PD ka dorëzuar sot kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale. 
    Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në 5 bashkitë e vendit si ajo e Matit, Vlorës, Cërrikut, Beratit dhe Tepelenë. Ato do të mbahen në datën 9 nëntor. 

  • KQZ zyrtarizon garën e 9 nëntorit, tre parti në fushatë për 5 bashki

    KQZ zyrtarizon garën e 9 nëntorit, tre parti në fushatë për 5 bashki

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme regjistrimin e tre partive politike për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit në 9 nëntor.
    Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi miratoi regjistrimin e PS-së, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet për zgjedhjet në bashkinë e Matit, Cërrikut, Beratit, Tepelenës dhe Vlorës.
    Po ashtu në seancën e sotme janë miratuar edhe disa prej elementëve që do të ketë fleta e votimit për zgjedhjet në këto pesë bashki.
    “Miratojmë disa prej elementëve përmbajtësor të cilët do ti ketë fleta e votimit për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë Mat, Cërrik, Tepelenë, Berat dhe Vlorë”, u shpreh Celibashi.
    Çështjet e rendit të ditës të miratuara në seancën e sotme: 
    1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, me Kryetar Z. Edi Rama, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.
    2. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.
    3. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike politike “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.
    4. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Shkurt Ndue Lasku, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
    5. Projektvendim “Mbi miratimin e disa elementëve përmbajtësorë të fletës së votimit, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në disa njësi të vetëqeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.

  • Kaos me regjistrimin në konvikte, studentët përplasen me forcat e policisë

    Kaos me regjistrimin në konvikte, studentët përplasen me forcat e policisë

    Tensione dhe përplasje kanë shoqëruar procesin e regjistrimeve të aplikantëve në godinën numër 3 të konvikteve në Qytet Studenti.
    Fluksi i aplikimeve dhe numri i kufizuar i dhomave sollën pakënaqësi te studentët, të cilët akuzuan institucionin për mungesë transparence dhe padrejtësi në procesin e përzgjedhjes.
    Sipas njoftimit zyrtar, studentët duhej të paraqiteshin këtë të enjte pranë zyrave të përcaktuara për regjistrim në godinën numër 3, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

    Megjithatë, të rinjtë thanë se që në momentin e hapjes së procesit, vetëm një numër i vogël aplikantësh u lejua të hynte në zyra, ndërsa pjesa tjetër mbeti jashtë, pa mundur të vijonte regjistrimin.
    Siç reflektohet edhe në pamje, kjo situatë solli tensione të forta mes studentëve dhe forcave të policisë, të cilat ndërhynë për t’i larguar nga godina.
    Reagimi i institucionit nuk vonoi. Në deklaratë thuhej se problematika erdhi për shkak të interesit të madh – rreth 300 aplikantë – ndërkohë që kapaciteti i godinës së rikonstruktuar numër 3 është vetëm 30 dhoma dyshe, me hapësirë për jo më shumë se 60 studentë.
    Regjistrimet megjithatë janë të hapura në godinat e tjera të Rezidencës Studentore Universitare, por godina numër 3 ishte një prej ambienteve të rikonstruktuara, që sipas të rinjve ka kushte më të mira akomodimi.
    /vizionplus.tv

  • I mori një shumë eurosh për t’i regjistruar pronën dhe e mashtroi, shpallet në kërkim pas kallëzimit avokatja

    I mori një shumë eurosh për t’i regjistruar pronën dhe e mashtroi, shpallet në kërkim pas kallëzimit avokatja

    Një avokate 59-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pasi akuzohet për mashtrim nga një grua, kliente e saj, të cilës i kishte premtuar regjistrimin e pronës. Hetimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kurse e shpallura në kërkim është K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë.
    “E dyshuara, me profesion avokate, është kallëzuar nga një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj”, thanë burime zyrtare.
    Pas veprimeve paraprake të kryera, po punohet për kapjen e avokates dhe verifikimin e vërtetësisë së kallëzimit penal, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë vendore.

  • Shkolla e Muzikës “Amadeus” hap regjistrimin për nxënës, mundësi edhe për drejtime të reja 

    Shkolla e Muzikës “Amadeus” hap regjistrimin për nxënës, mundësi edhe për drejtime të reja 

    Shkolla e Muzikës “Amadeus” ka hap thirrjen për regjistrimin e nxënësve për vitin e ri shkollor, dhe sipas njoftimit, ky është afati i dytë për regjistrimin e nxënësve. 

    Drejtuesit e shkollës kanë bërë të ditur se për regjistrimin e nxënësve të rinj, përpos drejtimeve më të hershme, janë hap edhe drejtime të reja, e që konsiderohen drejtime atraktive për nxënësit. 

    KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Shkollës së Muzikës Amadeus. 

    Afati i dytë i regjistrimeve në Shkollën e Muzikës “Amadeus” është i hapur! 

    Tashmë regjistrimet e hapura për drejtimet e reja dhe tejet atraktive: Kontrabas, Violë, Korno, Fagot, Trumbetë dhe Trombon. 

    Poashtu për drejtimet që gjithmonë kanë qenë zemra dhe baza e shkollës sonë: Piano, Kitarë, Violinë, Klarinetë, Flaut, Violonçel, Solokëndim, Bateri, Parashkollor muzikor dhe Kor 

    Mundësi bursash deri në 50% për instrumentet e caktuara 

    Ambient dhe mësimdhënës profesionistë 

    Për më shumë, shfletoni informacionet më poshtë dhe përparësitë për çdo instrument. 

    Apliko dhe merr më shumë info

    https://forms.gle/LjYNAExd5TPLPPCU6

    +38349 180008 Lokacioni rruga kryesore për Tauk Bahce

    +38344 180008 Lokacioni rruga kryesore për Tauk Bahce

    +38348 180008 Lagjja Dardania (afër kroit të bardhë

    E ardhmja muzikore e fëmijës tuaj quhet “Amadeus”.

  • E BUJSHME: Nico Williams i vendos një kusht të panegociueshëm Barcelonës, nëse katalanasit duan transferimin e tij

    E BUJSHME: Nico Williams i vendos një kusht të panegociueshëm Barcelonës, nëse katalanasit duan transferimin e tij

    Java që vjen pritet të jetë shumë vendimtare për fatin e Nico Williams. Sulmuesi është shumë pranë transferimit te Barcelona dhe zyrtarizimi i marrëveshjes sipas mediave spanjolle pritet të ndodhë në datën 1 ose 2 korrik.
    Barcelona ka vendosur të paguajë klauzolën e vendosur nga Athletic Bilbao për sulmuesin që është 62 milionë euro dhe e gjithë pagesa do të bëhet në një këst të vetëm, ashtu siç ka kërkuar klubi bask.
    Ndërkohë, ditën e sotme “Marca” raporton se sulmuesi anësor i ka vendosur një kusht të panegociueshëm Barcelonës, në rast se katalanasit duan transferimin e tij. Williams ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës garanci 100% që ai do të jetë i regjistruar në La Liga që në fillimin e sezonit 2025/2026.
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shprehur me siguri të plotë se Barcelona nuk do ketë probleme në regjistrimin e transferimeve të reja. Por, përfaqësues të La Ligës bëjnë me dije se Barcelona ende nuk është kthyer në rregullin e fmashëm 1:1, që ndikon direkt në procedurat për regjistrimin e prurjeve të reja.
    Te Barcelona nuk janë të shqetësuar për këtë rregull, pasi janë të bindur se këtë vit nuk do kenë problem në regjistrimin e transferimeve të reja, pasi do bëjnë disa shitje të rëndësishme, ku emrat më të përfolur janë Ronald Araujo, Ter Stegen, Andreas Christensen, Pablo Torre dhe Ansu Fati. Shitja e këtyre lojtarëve do të krijojë hapësirën e duhur për regjistrimet e reja.

  • Probleme teknike pas sulmit kibernetik në faqen e Bashkisë Tiranë/ Afati i regjistrimit në çerdhe dhe kopshte shtyhet

    Probleme teknike pas sulmit kibernetik në faqen e Bashkisë Tiranë/ Afati i regjistrimit në çerdhe dhe kopshte shtyhet

    Është zgjatur deri më fund të muajit qershor afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë, për shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025.
    Bashkia Tiranë njofton se platforma e-femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion, ndaj prindërit në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund të paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, te Rruga “Barrikadave”, për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve dhe kalimet nga çerdhja në kopsht.
    Njoftimi:
    Te nderuar qytetare,
    Per shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e- femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion.
    Për sa më lart, ju informojme se ne datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund te paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe kalimet nga çerdhja në kopsht për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 02-20 Qershor 2025.
    Bashkëngjitur gjeni kriteret dhe dokumentacionin e duhur.
    Ju mirepresim!