Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake të procesit ndaj tij.Kërkesa e Beqajt u pranua këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore në GJKKO.
Shkalla e parë i vuri në dispozicion ish-ministrit një nga sallat e Apelit të Posaçëm, si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të mund të dëgjojë regjistrimet.
Kjo kërkesë u bë pasi mbrojtja e tij pretendon se audiot nuk përputhen me procesverbalet e zbardhura dhe se mungojnë disa elementë të rëndësishëm ndërsa seanca e radhës u caktua më 11 dhjetor.
Tag: regjistrimet
-

GJKKO pranon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mund të dëgjojë audio-regjistrimet
-

Ministria e Arsimit njofton rihapjen e regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se më datë 5 shtator do të rihapen regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin e ri shkollor.
Sipas njoftimit zyrtar, regjistrimet do të kryhen ekskluzivisht online përmes platformës e-Albania, duke qenë të hapura nga ora 08:00 deri në 24:00 të së enjtes.
Ministria u bën thirrje prindërve që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin e fëmijëve të tyre që të përfitojnë nga ky afat shtesë, pasi procesi është i thjeshtë dhe kërkon vetëm disa minuta kohë. -

Viti i ri shkollor, rihapen më 5 shtator regjistrimet për nxënësit e klasave të 1-ra dhe të 10-ta
Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka njoftuar se do të rihapen regjistrimet për klasat e 1-ra dhe të 10-ta në portalin eAlbania. Regjistrimi do të hapet më datë 5 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 24:00.
“Njoftohen të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë, që për nxënësit në klasat I- ra dhe X-ta do të rihapen regjistrimet në portalin #eAlbania, më datë 5 SHTATOR nga ora 08:00-24:00”, njofton MAS. -

Viti i ri shkollor/ Manastirliu: Regjistrimet në e-Albania, të hapura deri më 1 shtator
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta do të jenë të hapura deri më 1 shtator në platformën e-Albania.
Manastirliu u ka bërë thirrje prindërve të përfundojnë procesin e regjistrimit të fëmijëve brenda afatit të caktuar.Viti i ri shkollor 2025-2026, nis të hënën e 8 shtatorit.
“Njoftim i rëndësishëm për prindërit.
Të dashur prindër!
Ju informojmë se regjistrimet për nxënësit në klasat e para dhe të dhjeta do të jenë të hapura në platformën e-Albania deri më 1 shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shkruan Manastirliu. -

Viti i ri shkollor, Manastirliu: Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, afati deri në 1 Shtator
Regjistrimet për nxënësit që do të nisin klasën e parë dhe të dhjetë në vitin shkollor 2025-2026 janë ende të hapura dhe do të vijojnë deri më 1 Shtator në platformën zyrtare e-Albania. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar nga prindërit që të përfundojnë procesin e regjistrimit brenda afatit, duke theksuar se është një procedurë e thjeshtë dhe e shpejtë.
“Njoftim i rëndësishëm për të gjithë prindërit – regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta janë të hapura në e-Albania deri më 1 Shtator. Ju lutem, përfundoni regjistrimin e fëmijëve tuaj brenda këtij afati. Është një proces që merr vetëm disa minuta,” u shpreh ministrja Manastirliu gjatë një vizite në shkollën e re “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, një nga 30 shkollat e reja që do të hapin dyert më 8 Shtator.
Ministrja shtoi se sistemi i regjistrimit online përmes e-Albania ka për qëllim lehtësimin e procedurave dhe shmangien e radhëve në shkolla, duke garantuar një proces transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë. -

Kategoria e Tretë/ Hapen regjistrimet për edicionin e ri 2025-2026
Departamenti i Garave në FSHF njofton të gjitha klubet dhe ekipet e interesuara se kanë nisur regjistrimet për edicionin e ri të Kategorisë së Tretë, për sezonin futbollistik 2025-2026.
Regjistrimet janë hapur dhe do të mbyllen më 8 shtator 2025. Pas kësaj date, asnjë kërkesë për pjesëmarrje nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha klubet dhe ekipet që duan të marrin pjesë duhet të dërgojnë një shkresë zyrtare në email-in: msulejmani@fshf.al .
Kampionati i Kategorisë së Tretë do të nisë më 19 tetor. -

Hapen regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të, Rama: Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare
Kanë nisur regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale.
Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se do të mbështeten nxënësit që regjistrohen në degët prioritare.
” Regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale. Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare; Mbështesim nxënësit nga familjet në nevojë; Mbështesim nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale; Mbështesim ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9. Mbështesim nxënësit nga grupet e veçanta Klikoni në faqen www.aftesi.al për të mësuar më shumë dhe regjistrohu përmes e-Albania“-shkruan Rama.Top Channel
-

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për arsimin profesional. Kryeministri Rama ka bërë me dije se të rinjtë mund të regjistrohen përmes portalit e-Albania.
“Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama në Facebook.Regjistrimet për klasën e dhjetë për arsimin profesional janë hapur që më 7 korrik dhe do të zgjasin deri në fund të muajit shtator.
Procesi kryhet përmes portalit e-Albania ku çdo prind mund të aplikojë online përmes këtij shërbimi dhe më pas merr përgjigjen nga shkolla. Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy-tre dhe katër vjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme. Aplikimi për regjistrim kryhet nga prindi ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore sipas procedurës të publikuar në këtë shërbim.
Sikurse ka bërë me dije Ministria e Arsimit, të gjithë nxënësit që janë regjistruar aktualisht në një gjimnaz apo në një shkollë tjetër, dhe kanë dëshirë të vijojnë studimet në arsimin profesional, kanë të drejtë të bëjnë çregjistrimin apo anulimin e aplikimit deri një ditë para fillimit të shkollës dhe mund të regjistrohen në shkollat e Arsimit Profesional.
Disa nga avantazhet e regjistrimit në arsimim profesional:
1)Vajzat që regjistrohen në arsimin profesional përfitojnë 50 % të bursës.
2)Të gjithë nxënësit që regjistrohen në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, përfitojnë bursë për të gjitha vitet e shkollimit.
Pas mbarimit të Arsimit Profesional, nxënësit pajisen me aftësi që kërkon tregu i punës, dhe nuk penalizohen në vijimin e studimeve universitare.
-

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional, Rama thirrje të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional.
“Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama në Facebook.
