Tag: regjisorit

  • Kryeparlamentarja Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnosti: U prehsh në paqe Mjeshtër!

    Kryeparlamentarja Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnosti: U prehsh në paqe Mjeshtër!

    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

    Kryeparlajmentarja e quan Anagnostin një artist, kineast, skenarist dhe regjisor të klasit të parë.
    “Dhimitër Anagnosti, artisti, kineasti, skenaristi dhe regjisori i klasit të parë, u largua sot nga bota jonë, duke lënë pas dhjetëra filma të tij, në të dy kohët, në të cilët pasqyroi në mënyrë të epërme botën shqiptare. Me personazhet emblematikë që krijoi, Anagnosti do të mbetet përgjithmonë në panteonin e artit kombëtar dhe do të jetojë në kujtesën tonë si një ndër më të mëdhenjtë e kinemasë shqiptare.
    Kuvendi i Shqipërisë nderon sot me respekt të thellë deputetin që shërbeu me përkushtim gjatë dy legjislaturave,1991–1992 dhe 1992–1996, si dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1992–1994.
    U prehsh në paqe Mjeshtër!”

    Top Channel

  • Shfaqet dokumentari ‘Jeta si në film’, rrëfim për jetën dhe artin e Piro Milkanit

    Shfaqet dokumentari ‘Jeta si në film’, rrëfim për jetën dhe artin e Piro Milkanit

    “Jeta si në film-Piro Milkani”, titullohet dokumentari kushtuar regjisorit të shquar shqiptar, që ndërroi jetë në maj të këtij viti në moshën 86-vjeçare.

    Miq, kolegë, familjarë të Piro Milkanit ndoqën shfaqjen e filmit në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ku përmes zërit të tij, rrëfehet rrugëtimi artistik dhe jeta personale e një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

    Ky film një prodhim i Cinemania u realizua nga skenaristi Bashkim Hoxha dhe regjisorët Rigers Plaka e Marviks Shantoja.

    Ky dokumentar është një rrugëtim emocional, artistik dhe njerëzor përmes kohëve dhe kujtimeve të një mjeshtri si Milkani.

    I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit”.

    Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë.

    Nga krijimtaria e regjisorit përmendim filmat si: 1990- Ngjyrat e moshës; 1988- Pranvera s’erdhi vetëm; 1987- Eja!; 1985- Në prag të jetës; 1984- Militanti; 1983- Fraktura; 1982- Besa e kuqe; 1981- Në kufi të dy legjendave; 1980- Një shoqe nga fshati; 1977- Shembja e idhujve; 1976- Zonja nga qyteti; 1975- Çifti i lumtur; 1971 -Kur zbardhi një ditë; etj./atsh/KultPlus.com

  • Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Begaj telegram ngushëllimi për familjen e regjisorit

    Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Begaj telegram ngushëllimi për familjen e regjisorit

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi përmes një telegrami familjarët e regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në telegramin e tij, Kreu i Shtetit shpreh dhembjen për humbjen e një prej figurave më të shquara të artit shqiptar:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Mësova sot me dhembje ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, një nga figurat më të shquara të skenës shqiptare, të cilin pata fatin ta njihja nga afër dhe jo vetëm përmes artit të tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Krijimtaria e tij e pasur do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të vendit tonë. Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në skenën e teatrit dhe artit shqiptar”, – shkruan Presidenti i Republikës në nderim të figurës së Leka Bungos si “ njeriu që, me pasionin, dinjitetin, si edhe humorin e tij të hollë i dha aq shumë Shqipërisë”. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Begaj mesazh ngushëllimi për familjen e regjisorit

    Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Begaj mesazh ngushëllimi për familjen e regjisorit

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi përmes një mesazhi familjarët e regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo.
    Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shpreh dhembjen për humbjen e një prej figurave më të shquara të artit shqiptar.

    “Mësova sot me dhembje ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, një nga figurat më të shquara të skenës shqiptare, të cilin pata fatin ta njihja nga afër dhe jo vetëm përmes artit të tij.
    Krijimtaria e tij e pasur do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të vendit tonë. Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në skenën e teatrit dhe artit shqiptar”, shkruan Begaj.

  • Flet djali i regjisorit të shquar, Pirro Milkani! Eno Milkani: U kthye një pasdite i lodhur dhe…

    Flet djali i regjisorit të shquar, Pirro Milkani! Eno Milkani: U kthye një pasdite i lodhur dhe…

    Në një intervistë ekskluzivë, me fisnikëri, buzëqeshje në fytyrë dhe forcë, djali i regjisorit të shquar, Pirro Milkani, Eno Milkani i cili ndërroi jetë mëngjesin e datës 24 maj, ka bashkëndarë në studion e Ftesë në 5 të gjitha përjetimet e kësaj humbje.

    “Faktori moshë… Një ditë u kthye pasdite nga kafja me shokët, ishte I pafuqishëm pas kafes, pati një virozë. Kjo shkaktoi komplikacione të organeve të tjera. Gjithë çfarë doja ishte të mos vuante në momentin e fundit, sepse kjo do të ishte më e rënda.
    I kërkova doktorëve të mos vuante dhe e mora këtë garanci. Në orën 07:50 të datës 24 maj u nda nga jeta paqësisht”, u shpreh Eno Milkani.
    Në një intervistë të ndjerë, Eno ndau 5 fotografitë e jetës më babanë e tij duke treguar ndër rreshtat e rrëfimit të tij se babai i mësoi të jenë përherë fisnikë, të respektojnë këdo pa rëndësi se çfarë punë bëjnë apo sa para kanë.

    Top Channel

  • Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, djali i regjisorit falënderon mjekët e QSUT: I shërbyen me përkushtim atij dhe çdo pacienti! Doja t’ju puthja duart

    Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, djali i regjisorit falënderon mjekët e QSUT: I shërbyen me përkushtim atij dhe çdo pacienti! Doja t’ju puthja duart

    Djali i regjisorit të njohur shqiptar Piro Milkani, Eno Milkani ka falënderuar mjekët e QSUT për shërbimin e tyre në ditët e fundit të jetës së babait të tij.

    Në një postim në Facebook, ai ka shprehur falënderime të përzemërta për të gjithë stafin mjekësor për përkushtimin dhe humanizmin me të cilin ata i shërbyen babait te tij gjatë ditëve të vështira për të dhe për familjarët.
    Postimi i plotë i djalit të Piro Milkanit:
    Piro iku. Por në 10 ditët e fundit, ata që i qëndruan më pranë ishin mjekët dhe infermierët e spitalit në QSUT. I shërbyen me përkushtim, jo vetëm atij, por edhe çdo pacienti tjetër që ndodhej aty. Doja t’i përqafoja dhe t’ju puthja duart këtyre profesionistëve, të cilët çdo ditë lehtësojnë shqetësimet dhe dhimbjet e familjarëve.
    Shpresoj të mi lexojnë këto fjalë zemre, sepse shpeshherë, kur nuk i kemi në nevojë, duket sikur i harrojmë. Djem e vajza të rinj në moshë, njerëzorë në komunikim dhe hyjnorë në shërbim. Ju falënderoj!
     

    Top Channel