Tag: regjimit

  • Kur Khamenei të dalë nga bunkeri, do të gjejë një Iran ndryshe

    Kur Khamenei të dalë nga bunkeri, do të gjejë një Iran ndryshe

    Ai besohet se është fshehur, i shkëputur nga komunikimi, nga frika se mos vritet nga Izraeli. Madje, edhe zyrtarët më të lartë të qeverisë thuhet se nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
    Do të ishte e rrugës të jetë i kujdesshëm, pavarësisht armëpushimit të brishtë që e ndërmjetësoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Emiri i Katarit. Edhe pse presidenti Trump raportohet se i ka kërkuar Izraelit të mos e vrasë liderin suprem të Iranit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk e përjashtoi këtë mundësi.
    Kur – ose nëse – ai nuk do të fshihet më, do të përballet me një peizazh të mbushur me vdekje dhe shkatërrim. Pa dyshim, ai të enjten u shfaq në televizionin shtetëror duke pretenduar fitore në konflikt. E bëri këtë nga një hapësirë që s’dihet se ku është. E tani do të përpiqet ta rikthejë imazhin e tij. Por përballë do të ketë realitete të reja – madje një epokë të re.
    Lufta e ka lënë vendin ndjeshëm të dobësuar, ndërsa atë vetë, një njeri të rrënuar.
    Pëshpëritje pakënaqësie në nivelet më të larta
    Gjatë luftës, Izraeli e mori shpejt kontrollin mbi një pjesë të madhe të hapësirës ajrore të Iranit dhe e sulmoi infrastrukturën e tij ushtarake. Komandantët kryesorë të Gardës Revolucionare dhe ushtrisë u vranë me shpejtësi.
    Shkalla e dëmit në ushtri mbetet ende e paqartë dhe e diskutueshme, por bombardimet e përsëritura mbi bazat dhe instalimet ushtarake të ushtrisë dhe Gardës Revolucionare tregojnë për një degradim të ndjeshëm të fuqisë ushtarake të Iranit.
    Objektet bërthamore të njohura të Iranit – të cilat i kushtuan vendit gati dy dekada sanksione nga SHBA-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, me një kosto të vlerësuar prej qindra miliarda dollarësh – tani janë dëmtuar nga sulmet ajrore, megjithëse vlerësimi i plotë i dëmit mbetet mister.
    Shumë po e shtrojnë pyetjen: për çfarë ishte gjithë kjo?
    Një numër i madh iranianësh do ta fajësojnë personalisht Ajatollah Khamenein, i cili u bë lider në vitin 1989, për drejtimin e Iranit në një kurs përplasjeje me Izraelin dhe SHBA-në – një kurs që në fund solli rrënim të madh për vendin dhe popullin e tij.
    Ata do ta fajësojnë për ndjekjen e objektivit ideologjik të shkatërrimit të Izraelit – diçka që shumë iranianë nuk e mbështesin. Do ta fajësojnë për atë që e shohin si një marrëzi: bindjen e tij se arritja e statusit bërthamor do ta bënte regjimin e tij të paprekshëm.
    Sanksionet e kanë gjymtuar ekonominë iraniane, duke e kthyer një eksportues të madh nafte në një hije të varfër dhe të dobët të asaj që ishte dikur.
    “Është e vështirë të thuash sa gjatë mund të mbijetojë regjimi iranian nën një trysni kaq të madhe, por kjo duket si fillimi i një fundi”, thotë profesoresha Lina Khatib, studiuese në Universitetin e Harvardit. “Ali Khamenei ka gjasa të jetë ‘udhëheqësi suprem’ i fundit i Republikës Islamike në kuptimin e plotë të fjalës”.
    Në nivelet e larta të pushtetit kanë nisur të dëgjohen pëshpëritje pakënaqësie. Në kulmin e luftës, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane raportoi se disa figura të larta të mëparshme të regjimit u kanë kërkuar klerikëve më të heshtur dhe të rezervuar të qytetit të shenjtë të Qomit – të cilët janë të ndarë nga ajatollahët në pushtet – që të ndërhyjnë dhe ta sjellin një ndryshim në udhëheqje.
    “Do të ketë llogaridhënie”, thotë profesori Ali Ansari, themelues i Institutit të Studimeve Iraniane në Universitetin e St Andrews. “Është krejt e qartë se ekzistojnë përçarje të mëdha brenda udhëheqjes, dhe, po ashtu, një pakënaqësi e madhe mes qytetarëve të zakonshëm”.
    “Zemërimi dhe frustrimi do të zënë rrënjë”
    Gjatë dy javëve të fundit, shumë iranianë janë përballur me ndjenja të përziera – nga njëra anë, nevoja për ta mbrojtur vendin, dhe nga ana tjetër, urrejtja e thellë ndaj regjimit. Ata u solidarizuan me vendin e tyre, jo duke dalë në mbrojtje të regjimit, por duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Janë raportuar raste të shumta solidariteti dhe afërsie mes njerëzve.
    Banorët e fshatrave dhe qyteteve të vogla i hapën dyert për të strehuarit që kishin ikur nga bombardimet në qytete, tregtarët shisnin mallra bazë nën çmim, fqinjët trokisnin në derën e njëri-tjetrit për të pyetur nëse u duhej ndihmë.
    Megjithatë, shumë njerëz ishin të vetëdijshëm se Izraeli ndoshta po synon një ndërrim regjimi në Iran – diçka që shumë iranianë e dëshirojnë. Por ata mund të mos e pranojnë nëse ai ndryshim vjen si pasojë e një ndërhyrjeje të huaj të imponuar nga jashtë.
    Në gati 40 vjet sundim, Ajatollah Khamenei – një nga autokratët më jetëgjatë në botë – e ka asgjësuar çdo formë opozite në vend. Liderët politikë opozitarë janë ose në burg, ose kanë ikur jashtë vendit. Në mërgim figurat e opozitës nuk kanë arritur të krijojnë një platformë të përbashkët që do ta bashkonte kundërshtimin ndaj regjimit.
    Ata nuk kanë qenë në gjendje ta ndërtojnë as një strukturë minimale që mund ta marrë drejtimin në rast se paraqitet një mundësi për ndryshim nga brenda.
    Gjatë dy javëve të luftës, kur një rrëzim i regjimit dukej si një mundësi nëse sulmet do të vazhdonin pandërprerë, shumëkush mendonte se skenari më i mundshëm pas përfundimit të luftës nuk do të ishte marrja e pushtetit nga opozita, por rënia e vendit në kaos dhe anarki.
    “Është pak e mundur që regjimi iranian të përmbyset nga opozita e brendshme. Regjimi mbetet i fortë në vend dhe do ta shtojë shtypjen për ta shuar çdo kundërshti” thotë profesoresha Khatib.
    Tani iranianët kanë frikë nga një valë tjetër shtypjeje nga regjimi. Të paktën gjashtë persona janë ekzekutuar në dy javët e fundit me akuza për spiunazh në favor të Izraelit. Autoritetet thonë se i kanë arrestuar rreth 700 persona për të njëjtën arsye.
    Një grua iraniane i tha BBC-së se ajo ka më shumë frikë nga hakmarrja e një regjimi të plagosur dhe të poshtëruar ndaj popullit të vet, sesa nga vetë lufta dhe shkatërrimi.
    “Nëse regjimi nuk arrin t’i sigurojë mallrat dhe shërbimet bazë, atëherë zemërimi dhe frustrimi do të rriten”,  thotë profesori Ansari.
    “Unë e shoh këtë si një proces me disa faza. Nuk besoj se zemërimi popullor do të shfaqet plotësisht menjëherë – kjo do të ndodhë shumë më vonë, pasi bombardimet të kenë përfunduar”.
    Pak vetë në Iran besojnë se armëpushimi i ndërmjetësuar të hënën do të zgjasë – dhe shumë mendojnë se Izraeli nuk e ka mbyllur ende llogarinë, tani që ka kontroll të plotë ajror mbi Iranin.
    Bazat raketore balistike të Iranit
    Një nga elementet që duket se i ka shpëtuar shkatërrimit janë bazat raketore balistike të Iranit, të cilat Izraeli e ka pasur të vështirë t’i zbulojë, pasi janë të vendosura në tunele nën malet që përshkojnë vendin.
    Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Eyal Zamir, deklaroi se Izraeli e nisi sulmin e tij të parë ndaj Iranit duke e ditur se “Irani i zotëronte rreth 2.500 raketa tokë-tokë”. Raketat që Irani i lëshoi shkaktuan vdekje dhe shkatërrime të mëdha në Izrael. Izraeli mbetet i shqetësuar për rreth 1.500 raketa të tjera që mund të jenë ende në duart e Iranit.
    Ekziston, gjithashtu, një shqetësim i thellë në Tel Aviv, Washington dhe në kryeqytete të tjera perëndimore dhe rajonale se Irani mund të përpiqet me nxitim ta ndërtojë një bombë bërthamore — një gjë që vetë Irani vazhdon ta mohojë.
    Edhe pse objektet bërthamore të Iranit, me shumë gjasë, janë dëmtuar rëndë, e ndoshta janë bërë të papërdorshme nga bombardimet e Izraelit dhe SHBA-së, autoritetet iraniane kanë deklaruar se e kanë zhvendosur rezervën e uraniumit të pasuruar në një vend të sigurt dhe sekret.
    Kjo rezervë prej uraniumi të pasuruar në nivelin 60%, nëse përpunohet deri në 90% — një hap relativisht i lehtë teknikisht — do të mjaftonte për ndërtimin e rreth nëntë bombave bërthamore, sipas ekspertëve. Pak para nisjes së luftës, Irani e kishte njoftuar ndërtimin e një tjetër objekti të fshehtë për pasurimin e uraniumit, i cili pritej të futej në funksion së shpejti.
    Parlamenti iranian ka votuar për ta reduktuar ndjeshëm bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), organi mbikëqyrës bërthamor i Kombeve të Bashkuara. Kjo masë kërkon ende miratim përfundimtar, por nëse kalon, Irani do të jetë vetëm një hap larg nga largimi nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) – ndërsa mbështetësit e vijës së ashpër, të afërt me liderin suprem, shtyjnë për ndërtimin e një bombe.
    Ajatollah Khamenei mund të ndihet tani disi i sigurt se regjimi i tij ia ka dalë të mbijetojë — por me vështirësi të mëdha. Megjithatë, në moshën 86-vjeçare dhe me probleme shëndetësore, ai është gjithashtu i vetëdijshëm se ditët e tij janë të numëruara. Ai mund të përpiqet ta sigurojë vazhdimësinë e regjimit përmes një tranzicioni të rregullt pushteti — qoftë te një klerik tjetër i rangut të lartë, qoftë te një këshill udhëheqësish.
    Në çdo rast, komandantët më të lartë të mbetur të Gardës Revolucionare, të njohur për besnikërinë ndaj liderit suprem, mund të kërkojnë të ushtrojnë pushtet në prapaskenë./BBC

  • Mediat e huaja: SHBA kërcënoi Khamenei-n, i dërgoi koordinatat e vendndodhjes së tij

    Mediat e huaja: SHBA kërcënoi Khamenei-n, i dërgoi koordinatat e vendndodhjes së tij

    Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka pranuar të tërhiqet dhe të pranojë një armëpushim pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga inteligjenca amerikane.

    Sipas burimit, Uashingtoni i ka dërguar Khameneit një mesazh të qartë dhe kërcënues: ‘Ose brenda 24 orëve pranon armëpushimin, ose ne do të vijmë të të marrim’, duke përfshirë edhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehur.

    Khamenei, i njohur për kujdesin ekstrem për mbijetesën e tij dhe të regjimit islamik, thuhet se ka zgjedhur të tërhiqet, jo vetëm sepse nuk kishte zgjedhje, por edhe sepse ‘i duhej një moment për të marrë frymë’, thotë burimi.

    Që nga mëngjesi i së djeshmes, televizioni shtetëror iranian IRIB dhe mjetet e tjera të propagandës së regjimit janë mobilizuar për të treguar versionin e tyre të asaj që po quhet tashmë ‘Lufta 12-ditore’.

    Në emisione televizive, komentatorët pro-regjim deklarojnë fitoren: ‘Ne i fituam, askush nuk mundi të na mposhtte’, ndërsa pretendojnë se edhe SHBA ka lutur Iranin të ndalojë bombardimet ndaj bazave amerikane dhe Izraelit.

    Sipas këtij narrativi, ishte mëshirueshëm që forcat iraniane pranuan armëpushimin e kërkuar nga administrata Trump.

    Një profesor nga Teherani, cituar nga Corriere, e komenton kështu situatën: ‘E njëjta histori gjithmonë, ata e shpallin fitoren edhe kur humbin. Manipulojnë narrativën për të shpëtuar fytyrën dhe na ftojnë të ‘festojmë’ në sheshin Enghelab.’

    Pavarësisht se ende fshihet në një bunker për shkak të frikës nga atentatet, pas vrasjes së disa gjeneralëve të tij, Ayatollah Khamenei ka qenë i pari që ka shpallur ‘triumfin’.

    Në një postim në X, ai shkroi: ‘Kush e njeh popullin iranian dhe historinë e tij, e di që ky popull nuk dorëzohet.’

    Pas tij, edhe figura të tjera të regjimit u rreshtuan me deklarata bombastike. Deputeti konservator Mahmoud Nabavian deklaroi se ‘para kësaj lufte, Irani ishte një fuqi rajonale, tani po bëhet një perandori islamike.’

    Ish-presidenti Hassan Rouhani paralajmëroi se ‘armëpushimi nuk duhet parë si fund i rrezikut’, por si një mundësi për mashtrim që kërkon vigjilencë të plotë.

    Ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar po përpiqet të kuptojë nëse palët do të rikthehen në tryezën e negociatave për çështjen bërthamore, sinjalet nga Teherani janë të përziera.

    Zëdhënësi i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, deklaroi se ‘industria bërthamore nuk do të ndalet’ dhe se ‘rrënjët e saj nuk mund të shkulen’.

    Ekspertët perëndimorë e cilësojnë këtë situatë si një humbje të qartë për Iranin, duke e përshkruar si poshtërimin më të madh ushtarak në historinë moderne të Republikës Islamike.

    Sipas Corriere, e vetmja ‘fitore’ reale për regjimin është fakti që Khamenei është ende gjallë, dhe me të, edhe sistemi shtypës që ai përfaqëson.

    Një vajzë iraniane e quajtur Mina, e intervistuar nga gazeta në fillim të konfliktit, përmbyll me fjalë tronditëse: ‘U realizua skenari më i keq i mundshëm për ne, na bombarduan dhe na lanë nën sundimin e një regjimi të plagosur, por më të rrezikshëm se kurrë.’

  • “Prano armëpushimin ose për 24 orë vijmë të marrim”, si u tërhoq Ali Khamenei pas kërcënimit nga inteligjenca amerikane

    “Prano armëpushimin ose për 24 orë vijmë të marrim”, si u tërhoq Ali Khamenei pas kërcënimit nga inteligjenca amerikane

    Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka pranuar të tërhiqet dhe të pranojë një armëpushim pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga inteligjenca amerikane.

    Sipas burimit, Uashingtoni i ka dërguar Khameneit një mesazh të qartë dhe kërcënues: “Ose brenda 24 orëve pranon armëpushimin, ose ne do të vijmë të të marrim”, duke përfshirë edhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehur.
    Khamenei, i njohur për kujdesin ekstrem për mbijetesën e tij dhe të regjimit islamik, thuhet se ka zgjedhur të tërhiqet – jo vetëm sepse nuk kishte zgjedhje, por edhe sepse “i duhej një moment për të marrë frymë”, thotë burimi.
    Që nga mëngjesi i së djeshmes, televizioni shtetëror iranian IRIB dhe mjetet e tjera të propagandës së regjimit janë mobilizuar për të treguar versionin e tyre të asaj që po quhet tashmë “Lufta 12-ditore”.
    Në emisione televizive, komentatorët pro-regjim deklarojnë fitoren: “Ne i fituam, askush nuk mundi të na mposhtte”, ndërsa pretendojnë se edhe SHBA ka lutur Iranin të ndalojë bombardimet ndaj bazave amerikane dhe Izraelit.
    Sipas këtij narrativi, ishte mëshirueshëm që forcat iraniane pranuan armëpushimin e kërkuar nga administrata Trump.
    Një profesor nga Teherani, cituar nga Corriere, e komenton kështu situatën: “E njëjta histori gjithmonë – ata e shpallin fitoren edhe kur humbin. Manipulojnë narrativën për të shpëtuar fytyrën dhe na ftojnë të ‘festojmë’ në sheshin Enghelab.”
    Pavarësisht se ende fshihet në një bunker për shkak të frikës nga atentatet – pas vrasjes së disa gjeneralëve të tij – Ayatollah Khamenei ka qenë i pari që ka shpallur “triumfin”.
    Në një postim në X, ai shkroi: “Kush e njeh popullin iranian dhe historinë e tij, e di që ky popull nuk dorëzohet.”
    Pas tij, edhe figura të tjera të regjimit u rreshtuan me deklarata bombastike. Deputeti konservator Mahmoud Nabavian deklaroi se “para kësaj lufte, Irani ishte një fuqi rajonale, tani po bëhet një perandori islamike.”
    Ish-presidenti Hassan Rouhani paralajmëroi se “armëpushimi nuk duhet parë si fund i rrezikut”, por si një mundësi për mashtrim që kërkon vigjilencë të plotë.
    Ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar po përpiqet të kuptojë nëse palët do të rikthehen në tryezën e negociatave për çështjen bërthamore, sinjalet nga Teherani janë të përziera.
    Zëdhënësi i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, deklaroi se “industria bërthamore nuk do të ndalet” dhe se “rrënjët e saj nuk mund të shkulen”.
    Ekspertët perëndimorë e cilësojnë këtë situatë si një humbje të qartë për Iranin, duke e përshkruar si poshtërimin më të madh ushtarak në historinë moderne të Republikës Islamike.
    Sipas Corriere, e vetmja “fitore” reale për regjimin është fakti që Khamenei është ende gjallë – dhe me të, edhe sistemi shtypës që ai përfaqëson.
    Një vajzë iraniane e quajtur Mina, e intervistuar nga gazeta në fillim të konfliktit, përmbyll me fjalë tronditëse: “U realizua skenari më i keq i mundshëm për ne – na bombarduan dhe na lanë nën sundimin e një regjimi të plagosur, por më të rrezikshëm se kurrë.”

    Top Channel

  • “Do vijmë të të marrim”/ Paralajmërimi nga SHBA që detyroi Khamenein të pranojë armëpushimin

    “Do vijmë të të marrim”/ Paralajmërimi nga SHBA që detyroi Khamenein të pranojë armëpushimin

    Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka pranuar të tërhiqet dhe të pranojë një armëpushim pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga inteligjenca amerikane.
    Sipas burimit, Uashingtoni i ka dërguar Khameneit një mesazh të qartë dhe kërcënues: “Ose brenda 24 orëve pranon armëpushimin, ose ne do të vijmë të të marrim”, duke përfshirë edhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehur.
    Khamenei, i njohur për kujdesin ekstrem për mbijetesën e tij dhe të regjimit islamik, thuhet se ka zgjedhur të tërhiqet – jo vetëm sepse nuk kishte zgjedhje, por edhe sepse “i duhej një moment për të marrë frymë”, thotë burimi
    Që nga mëngjesi i së djeshmes, televizioni shtetëror iranian IRIB dhe mjetet e tjera të propagandës së regjimit janë mobilizuar për të treguar versionin e tyre të asaj që po quhet tashmë “Lufta 12-ditore”.
    Në emisione televizive, komentatorët pro-regjim deklarojnë fitoren: “Ne i fituam, askush nuk mundi të na mposhtte”, ndërsa pretendojnë se edhe SHBA ka lutur Iranin të ndalojë bombardimet ndaj bazave amerikane dhe Izraelit.
    Sipas këtij narrativi, ishte mëshirueshëm që forcat iraniane pranuan armëpushimin e kërkuar nga administrata Trump.
    Një profesor nga Teherani, cituar nga Corriere, e komenton kështu situatën: “E njëjta histori gjithmonë – ata e shpallin fitoren edhe kur humbin. Manipulojnë narrativën për të shpëtuar fytyrën dhe na ftojnë të ‘festojmë’ në sheshin Enghelab.”
    Pavarësisht se ende fshihet në një bunker për shkak të frikës nga atentatet – pas vrasjes së disa gjeneralëve të tij – Ayatollah Khamenei ka qenë i pari që ka shpallur “triumfin”.
    Në një postim në X, ai shkroi: “Kush e njeh popullin iranian dhe historinë e tij, e di që ky popull nuk dorëzohet.”
    Pas tij, edhe figura të tjera të regjimit u rreshtuan me deklarata bombastike. Deputeti konservator Mahmoud Nabavian deklaroi se “para kësaj lufte, Irani ishte një fuqi rajonale, tani po bëhet një perandori islamike.”
    Ish-presidenti Hassan Rouhani paralajmëroi se “armëpushimi nuk duhet parë si fund i rrezikut”, por si një mundësi për mashtrim që kërkon vigjilencë të plotë.
    Ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar po përpiqet të kuptojë nëse palët do të rikthehen në tryezën e negociatave për çështjen bërthamore, sinjalet nga Teherani janë të përziera.
    Zëdhënësi i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, deklaroi se “industria bërthamore nuk do të ndalet” dhe se “rrënjët e saj nuk mund të shkulen”.
    Ekspertët perëndimorë e cilësojnë këtë situatë si një humbje të qartë për Iranin, duke e përshkruar si poshtërimin më të madh ushtarak në historinë moderne të Republikës Islamike.
    Sipas Corriere, e vetmja “fitore” reale për regjimin është fakti që Khamenei është ende gjallë – dhe me të, edhe sistemi shtypës që ai përfaqëson.
    Një vajzë iraniane e quajtur Mina, e intervistuar nga gazeta në fillim të konfliktit, përmbyll me fjalë tronditëse: “U realizua skenari më i keq i mundshëm për ne – na bombarduan dhe na lanë nën sundimin e një regjimi të plagosur, por më të rrezikshëm se kurrë.”

  • Ali Khamenei është ende gjallë dhe shpall fitoren, “skenari më i keq” për Iranin dhe paralajmërimi nga SHBA: Ose armëpushim brenda 24 orësh, ose…

    Ali Khamenei është ende gjallë dhe shpall fitoren, “skenari më i keq” për Iranin dhe paralajmërimi nga SHBA: Ose armëpushim brenda 24 orësh, ose…

    Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka pranuar të tërhiqet dhe të pranojë një armëpushim pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga inteligjenca amerikane.

    Sipas burimit, Uashingtoni i ka dërguar Khameneit një mesazh të qartë dhe kërcënues: “Ose brenda 24 orëve pranon armëpushimin, ose ne do të vijmë të të marrim”, duke përfshirë edhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehur.
    Khamenei, i njohur për kujdesin ekstrem për mbijetesën e tij dhe të regjimit islamik, thuhet se ka zgjedhur të tërhiqet – jo vetëm sepse nuk kishte zgjedhje, por edhe sepse “i duhej një moment për të marrë frymë”, thotë burimi.
    Që nga mëngjesi i së djeshmes, televizioni shtetëror iranian IRIB dhe mjetet e tjera të propagandës së regjimit janë mobilizuar për të treguar versionin e tyre të asaj që po quhet tashmë “Lufta 12-ditore”.
    Në emisione televizive, komentatorët pro-regjim deklarojnë fitoren: “Ne i fituam, askush nuk mundi të na mposhtte”, ndërsa pretendojnë se edhe SHBA ka lutur Iranin të ndalojë bombardimet ndaj bazave amerikane dhe Izraelit.
    Sipas këtij narrativi, ishte mëshirueshëm që forcat iraniane pranuan armëpushimin e kërkuar nga administrata Trump.
    Një profesor nga Teherani, cituar nga Corriere, e komenton kështu situatën: “E njëjta histori gjithmonë – ata e shpallin fitoren edhe kur humbin. Manipulojnë narrativën për të shpëtuar fytyrën dhe na ftojnë të ‘festojmë’ në sheshin Enghelab.”
    Pavarësisht se ende fshihet në një bunker për shkak të frikës nga atentatet – pas vrasjes së disa gjeneralëve të tij – Ayatollah Khamenei ka qenë i pari që ka shpallur “triumfin”.
    Në një postim në X, ai shkroi: “Kush e njeh popullin iranian dhe historinë e tij, e di që ky popull nuk dorëzohet.”
    Pas tij, edhe figura të tjera të regjimit u rreshtuan me deklarata bombastike. Deputeti konservator Mahmoud Nabavian deklaroi se “para kësaj lufte, Irani ishte një fuqi rajonale, tani po bëhet një perandori islamike.”
    Ish-presidenti Hassan Rouhani paralajmëroi se “armëpushimi nuk duhet parë si fund i rrezikut”, por si një mundësi për mashtrim që kërkon vigjilencë të plotë.
    Ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar po përpiqet të kuptojë nëse palët do të rikthehen në tryezën e negociatave për çështjen bërthamore, sinjalet nga Teherani janë të përziera.
    Zëdhënësi i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, deklaroi se “industria bërthamore nuk do të ndalet” dhe se “rrënjët e saj nuk mund të shkulen”.
    Ekspertët perëndimorë e cilësojnë këtë situatë si një humbje të qartë për Iranin, duke e përshkruar si poshtërimin më të madh ushtarak në historinë moderne të Republikës Islamike.
    Sipas Corriere, e vetmja “fitore” reale për regjimin është fakti që Khamenei është ende gjallë – dhe me të, edhe sistemi shtypës që ai përfaqëson.
    Një vajzë iraniane e quajtur Mina, e intervistuar nga gazeta në fillim të konfliktit, përmbyll me fjalë tronditëse: “U realizua skenari më i keq i mundshëm për ne – na bombarduan dhe na lanë nën sundimin e një regjimi të plagosur, por më të rrezikshëm se kurrë.”

    Top Channel

  • Ndryshimi i regjimit në Iran-Trump me tjetër qëndrim: Iranianët janë njerëz shumë të mirë

    Ndryshimi i regjimit në Iran-Trump me tjetër qëndrim: Iranianët janë njerëz shumë të mirë

    Donald Trump

    SHBA- Teksa është propozuar një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, Donald Trump duket se ka ndryshuar qëndrimet e tij. Në fundjavë presidenti kishte hapur mundësinë për një ndërrim regjimi në Iran, pas bombardimeve ndaj Fordow, Natanz dhe Isfahan.
    “Nuk është politikisht korrekte të përdorësh termin ‘ndryshim regjimi’, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë sërish të madh Iranin, pse nuk duhet të ketë një ndryshim regjimi???”-u shpreh Trump.
    Por i pyetur për të sqaruar një postim në rrjetet sociale gjatë fundjavës ku ai përmendi mundësinë e ndryshimit të regjimit, Presidneti i SHBA, Donald Trump u tha gazetarëve se nuk e kërkon këtë gjë.
    “Jo, nuk e dua. Do të doja të shihja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të ishte e mundur. Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe idealisht nuk duam të shohim kaq shumë kaos. E dini, iranianët janë tregtarë shumë të mirë, njerëz shumë të mirë biznesi dhe kanë shumë naftë. Duhet të jenë mirë. Duhet të jenë në gjendje të rindërtohen dhe të bëjnë një punë të mirë. Ata kurrë nuk do të kenë armë bërthamore, por përveç kësaj, duhet të bëjnë një punë të shkëlqyer”, tha Trump.

  • Ndryshimi i regjimit në Iran-Trump ndryshon qëndrim: Iranianët janë njerëz shumë të mirë

    Ndryshimi i regjimit në Iran-Trump ndryshon qëndrim: Iranianët janë njerëz shumë të mirë

    Donald Trump

    SHBA- Teksa është propozuar një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, Donald Trump duket se ka ndryshuar qëndrimet e tij. Në fundjavë presidenti kishte hapur mundësinë për një ndërrim regjimi në Iran, pas bombardimeve ndaj Fordow, Natanz dhe Isfahan.
    “Nuk është politikisht korrekte të përdorësh termin ‘ndryshim regjimi’, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë sërish të madh Iranin, pse nuk duhet të ketë një ndryshim regjimi???”-u shpreh Trump.
    Por i pyetur për të sqaruar një postim në rrjetet sociale gjatë fundjavës ku ai përmendi mundësinë e ndryshimit të regjimit, Presidneti i SHBA, Donald Trump u tha gazetarëve se nuk e kërkon këtë gjë.
    “Jo, nuk e dua. Do të doja të shihja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të ishte e mundur. Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe idealisht nuk duam të shohim kaq shumë kaos. E dini, iranianët janë tregtarë shumë të mirë, njerëz shumë të mirë biznesi dhe kanë shumë naftë. Duhet të jenë mirë. Duhet të jenë në gjendje të rindërtohen dhe të bëjnë një punë të mirë. Ata kurrë nuk do të kenë armë bërthamore, por përveç kësaj, duhet të bëjnë një punë të shkëlqyer”, tha Trump.

  • Trump “ndryshon mendje”, kundër ndryshimit të regjimit në Iran: Do të sillte kaos

    Trump “ndryshon mendje”, kundër ndryshimit të regjimit në Iran: Do të sillte kaos

    Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, tha sot se nuk dëshiron të shohë “ndryshim regjimi” në Iran, pasi sipas tij do të çonte në kaos.

    Duke folur me gazetarët në Air Force One, teksa fluturonte për në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, Trump tha se Irani nuk do të pajiset me armë bërthamore, duke shtuar se Presidenti rus Vladimir Putin e kishte kontaktuar me telefon dhe i kishte ofruar ndihmë me Iranin.Lexo edhe :Related Posts
    Pardje, presidenti amerikan kishte mbështetur idenë e ndryshimit të regjimit në Republikën Islamike.

    Trump tha gjithashtu se planifikon të takohet gjatë samitit të Aleancës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky./vizionplus.tv

  • Mediat e Ramës sulme propagandistike, Nesho: Publikimi i shkrimit tim në Fox News i ‘dogji’ qeverisë

    Mediat e Ramës sulme propagandistike, Nesho: Publikimi i shkrimit tim në Fox News i ‘dogji’ qeverisë

    Diplomati Agim Nesho, në një lidhje live për ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me ndikimin e pushtetit në mediat shqiptare dhe mënyrën se si ato pasqyrojnë informacionin.

    Sipas tij, reagimet e mediave, sidomos të atyre që janë të lidhura me interesat e regjimit të Ramës, tregojnë një kapje të plotë të shtypit dhe një përpjekje për të kontrolluar informimin publik.

    Nesho theksoi se përzgjedhja e artikujve nga media ndërkombëtare si Fox News, e cila ndjek me kujdes reagimet dhe ngjarjet politike në Shqipëri, është një moment që “i djeg” regjimit të Ramës dhe tregon se nuk ka asnjë sponsorizim të fshehur në këtë proces.

    Ai kritikoi ashpër mediat shqiptare që i shërbejnë regjimit dhe i quajti ato të mjeruara për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të pushtetit.

    Agim Nesho:

    “Shumë e drejtë, dhe ky është një moment që duhet ta prekim bashkë.

    Çështja është se unë shkruaj gjithmonë për shtypin amerikan, nga të cilat 11 artikuj më janë botuar dhe kam folur edhe më fort se aq, por sigurisht Fox News ka një përzgjedhje, jo si ato që bëjnë mediat këtu në Shqipëri, të cilat dirigjohen nga sipër.

    Fox ka një bord editorial dhe nuk janë në prioritet interesat e pronarëve që një herë marin para nga inceneratorët, e tani bëjnë edhe partnerë strategjikë në ndërtim, sië ndodh  në Shqipëri.

    Sigurisht këto janë media mjerane, po ky reagim sidomos i këtyre mediave tregon edhe karakterin dhe kapjen e mediave nga regjimi i Ramës.

    Kjo gjë është pozitive pasi vetë FOX po e ndjek me kujdes dhe të gjitha reagimet e tyre janë qesharake e përzgjedhja bëhet në momente të caktuara politike.

    Unë këtë artikull e kam çuar dy javë më parë dhe nuk e prisja të botohej, dhe jua thashë më dhe më parë, unë sa herë shkruaj dërgoj edhe një shkrim të përshtatur për publikun amerikan, por jo gjithmonë botohet.

    Rikthimi tek ky shkrim tregon se e ka një moment dhe ky moment është që regjimit autokratik të Ramës i djeg shumë. Ne e kemi thënë disa herë bashkë, këtu në televizion tuaj që bëni të pranueshëm informimin e opinionit publik dhe çështja është se përse në këto moment botohet kjo gjë.

    Kjo tregon se nuk janë as sponsorizime, e këtu dua të bëj një sqarim, po të jetë ky artikull i paguar, duhet deklaruar në Ministrinë e Drejtësisë të SHBA dhe vetëm institucione të tilla gjykatëse, (sic është Fox News), e thotë poshtë shkrimit nëse është artikull i sponsorizuar.

    E keqja është se këta, duke qenë në ato drejtime, ndoshta jo të Ramës, po deri në nivelin e Fugës, që mos të humbasin ato përfitimet e regjimit, bëhet dhe qesharak në përpunimin e atyre informacionëve që ishte i pazakoshëm për një autor të përgjigjej një televizioni kombëtar, pra ju ka djegur shumë”.

     

  • SHBA mesazh Iranit para sulmit: Do ju godasim, por nuk duam rrëzimin e regjimit!

    SHBA mesazh Iranit para sulmit: Do ju godasim, por nuk duam rrëzimin e regjimit!

    SHBA kontaktoi Iranin përmes kanaleve diplomatike të shtunën për të thënë se sulmet ajrore ishin gjithçka që synonin të bënin dhe se “përpjekjet për ndryshimin e regjimit” nuk ishin “të planifikuara”.
    Këto deklarata janë bërë nga zyrtarët amerikanë, sipas rrjetit amerikan CBS News dhe tregojne se SHBA paralajmeroi Iranin per sulmet, duke u perpjekur te fokusohet tek idea qe po goditeshin vendndodhjet e programit berthamor, por nuk po kerkohej rrezimi i regjimit ne Teheran.