Tag: regjimit

  • Zhupa: Nevojë për sensibilitet dhe reagim institucional për krimet shtetërore të vrasjeve në kufi gjatë regjimit komunist

    Zhupa: Nevojë për sensibilitet dhe reagim institucional për krimet shtetërore të vrasjeve në kufi gjatë regjimit komunist

    Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, deputetja e PD-së Ina Zhupa sjell në vëmendje vrasjet shtetërore në kufi gjatë regjimit komunist, ku vetëm në vitin 1990 pati 52-55 të vrarë. ”Përgjatë viteve 1989-1990 disa dhjetëra të rinj dhe qytetarë humbën jetën duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit në përpjekje për largim nga Shqipëria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa përfshirë në vepra penale ose konflikt që mund të vinin në rrezik sigurinë kombëtare. Ata ishin qytetarë që kërkonin lirinë, ëndërronin një jetë më të mirë dhe u motivuan nga vala e emigrimit nga vendet ish komuniste. Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të të vrarëve në kufi, sidomos në vitin 1990, pra pas rënies së Murit të Berlinit”.
    Deklarata e plotë

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezoluta që dënojnë krimet e komunizmit dhe që promovojnë vlerat euroatlantike, përfshirë edukimin demokratik, memorien kolektive dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria vjen nga një trashëgimi staliniste, ku koncepti i lirisë dhe të drejtave të njeriut mohohej dhe dënohej dhe ku jeta e njeriut nuk kishte mbrojtje faktike ligjore dhe as kushtetuese. Duke mbështetur punën e Bashkimit Europian, ICMP dhe faktorëve të tjerë që janë angazhuar në çështjet e memories, si dhe duke vlerësuar adresimin që Instituti i Studimeve Politike (ISP) i ka bërë Kuvendit të RSH vlerësoj se një nga çështjet për të cilat duhet të kemi rezultate konkrete, sensibilitet dhe reagim gjithë institucional është ajo lidhur me vrasjet në kufi në periudhën e fundit të regjimit komunist.
    Përgjatë viteve 1989-1990 disa dhjetëra të rinj dhe qytetarë humbën jetën duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit në përpjekje për largim nga Shqipëria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa përfshirë në vepra penale ose konflikt që mund të vinin në rrezik sigurinë kombëtare. Ata ishin qytetarë që kërkonin lirinë, ëndërronin një jetë më të mirë dhe u motivuan nga vala e emigrimit nga vendet ish komuniste. Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të të vrarëve në kufi, sidomos në vitin 1990, pra pas rënies së Murit të Berlinit.
    Në gjysmën e dytë të vitit 1990 disa nga aktet e arratisjes jashtë vendit u shoqëruan me ekzekutimin e qytetarëve, akt i ndaluar edhe me Kushtetutën dhe ligjet e kohës në fuqi. Vrasjet në kufi u shoqëruan me zhdukje të trupit të viktimave, refuzim të varrimit familjar apo keqtrajtim publik të kufomave. Lista e hartuar dhe e adresuar në Kuvend nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) është një tablo e plotë e këtij krimi shtetëror në ditët e fundit të regjimit. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj problematike dhe nevojën për një rol aktiv të Kuvendit dhe të institucioneve në trajtimin e zgjidhjen e tyre, sipas praktikave më të mira të vendeve të BE-së, me cilësinë e deputetes dhe të kryetares së komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik deklaroj se:
    * Shteti e shoqëria nuk kanë arritur ende të krijojnë ndarje morale dhe të drejtë me të kaluarën, sidomos me viktimat me motive politike. Vrasjet në kufi, vrasjet politike brenda vendit, si dhe lista e gjatë e personave pa varr mbetën trashëgimi negative.
    * Shteti shqiptar ka detyrimin për hetimin e plotë të rasteve, marrjen e përgjegjësive, rregullimet ligjore dhe administrative, si dhe gjetjen dhe rehabilitimin e viktimave, si parakusht për integritetin e parimeve kushtetuese, vendosjen e drejtësisë, nxitjen e dialogut mbi të kaluarën dhe të edukimit shoqëror.
    * Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave kanë rol thelbësor në plotësimin e bazës ligjore dhe financiare, të angazhimit dhe sensibilizimit, për të siguruar të dhëna të plota, transparencë dhe database zyrtare dhe publike.
    * Këshilli i Ministrave duhet të miratojë VKM sipas ligjit, për të mundësuar fillimin e zbatimit real dhe integral të ligjit mbi personat e zhdukur/vrarë, të bëj ndarjen e qartë të kompetencave për institucionet e përfshira dhe të koordinojë aktivitetin e tyre.
    * Legjislacioni u njeh bashkive dhe institucioneve lokale përgjegjësinë për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat kulturore dhe historike vendore, organizimin e veprimtarive, nderimin e individëve /ngjarjeve dhe si akte të tjera që lidhen me memorien, traditën, identitetin dhe dialogun qytetar. Shumica e bashkive në zonat kufitare, në të cilat janë shënuar ngjarje të rënda të vrasjeve në kufi në vitet 1988-1991 nuk kanë një sistem identifikimi dhe vlerësimi, aktivitete që lidhen me memorien dhe as fokus institucional për hetimin e rasteve të personave të zhdukur.
    * Institucionet vendore që lidhen me kulturën, kujtesën, trashëgiminë, turizmin dhe sistemin arsimor, bazuar në praktikat e mira, duhet të përfshihen, programojnë dhe të veprojnë për të identifikuar, nderuar dhe përkujtuar viktimat politike të vrasjeve në kufij.
    * Sipas ligjit 69/2012 në sistemin arsimor respektohen, mbrohen dhe promovohen të drejtat dhe liritë e njeriut, sigurohet e drejta për arsimim cilësor, garantohet veprimtaria formuese, si dhe i gjithë procesi bazohet në parimin e përfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies. Bazuar në praktikat e vendeve në BE, MAS dhe institucionet përgjegjëse duhet të përfshijnë dhe trajtojnë dëshmi dhe veprimtari cilësore që informojnë dhe formojnë të rinjtë mbi periudhën komuniste, si dhe krimet mbi vrasjet në kufi.
    * TVSH dhe institucionet e tjera informative publike kanë përgjegjësi, rol dhe mundësi të përfshijnë në programet e tyre këtë problematikë, në funksion të informimit të saktë, ndërgjegjësimit dhe kulturës së memories dhe drejtësisë transitore, sipas praktikave më të mira të medias publike në vendet ish komuniste anëtare në BE.

  • A e dini që Enver Hoxha tri herë tentoi ta ndryshonte Himnin e Flamurit/ Pse nuk ia doli?

    A e dini që Enver Hoxha tri herë tentoi ta ndryshonte Himnin e Flamurit/ Pse nuk ia doli?

    Enver Hoxha, qysh nga dita e ardhjes në pushtet, nuk ka reshtur përpjekjet për ta ndryshuar himnin kombëtar, por nuk ia doli asnjëherë.

    Ende pa u familjarizuar mirë me zyrën e kryeministrit dhe të kreut të vendit, në dhjetor të vitit 1945, Enver Hoxha urdhëronte formimin e një komisioni zyrtar për krijimin e një himni të ri kombëtar.

    “Në kushtet e reja, na duhet një tjetër himn për Shqipërinë e re, ku t’i këndohet partisë, socializmit, atdheut, revolucionit, Moskës e Stalinit, porosiste kreu i regjimit. Një himn pak a shumë si ai i Internacionales(!) “

    Sprova e parë rezultoi e pasuksesshme. Si vargjet e Skënder Luarasit dhe muzika e Kristo Konos, pavarësisht “Ok”-it të komisionit zyrtar, s’mundën ta kalojnë klasën për të zyrtarizuar zëvendësimin e himnit kombëtar.

    Sidoqoftë, Hoxha nuk do të mjaftohej me kaq. Në vitin 1954, me një tjetër urdhër të tij u ngrit një tjetër komision për të shpallur konkursin e radhës për tekstin dhe muzikën e himnit të republikës.

    Këtë radhë, komisioni i ishte besuar për t’ia drejtuar bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxhës, asokohe drejtoreshë e Agjitropit të Partisë dhe Liri Belishovës, sekretare e Komitetit Qendror të Partisë. Ndodhi që edhe këtë herë, produkti i përzgjedhur ishte i pamjaftueshëm për të realizuar qëllimin. As vargjet e Andrea Varfit dhe as poezia me autorë treshen Llazar Siliqi-Fatmir Gjata-Vandush Vinçani (poezi me tre autorë(!), nuk tejkalonin ligjërimin e Asdrenit.

    Që këtej, Enver Hoxha e provoi sërish në fillimin e viteve ‘70.Sipas porosisë së tij, Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, shpallën një konkurs ku morën pjesë emrat më në zë të krijuesve shqiptarë, duke filluar nga Ismail Kadareja, Çesk Zadeja, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Pjetër Gaci e deri tek më i riu, Xhevahir Spahiu.

    Në epilog të procesit disamujor, komisioni artistik paraqiti para organit vendimmarrës (alias Byroja Politike) tri alternativa për modelin e himnit të ri: Krijimin e Nikolla Zoraqit, atë të Çesk Zadesë dhe baladën e Pjetër Gacit, “Për ty Atdhe”. Përfundimisht, edhe kjo përpjekje nuk solli ndonjë rezultat konkret për ndryshimin e himnit të flamurit. Nuk dihen arsyet pse kupola e regjimit rrëzoi tri alternativat e përzgjedhura nga komisioni artistik.

    Gazeta “Panorama” ka zbuluar dosjen e korrespodencës shkresore të Enver Hoxhës me Mehmet Shehun, Kryeministër i kohës, në fillim të procesit. Përtej shtjellimeve të tjera me objekt revolucionarizimin e shkollës, për të cilat bëhet fjalë në dokument, dallohet në të, madje qartë, edhe qasja që ndajnë me njëri-tjetrin dy krerët e lartë për himnin e flamurit.

    Për Shehun, Kryeministrin më jetëgjatë të regjimit komunist, ka ardhur koha, bile është vonë, që fëmijët të këndojnë në shkollë internacionalen, se është turp të vazhdojnë me himnin e Zogut(!) Sakaq, për Hoxhën që e mirëkupton në thelb shqetësimin e vartësit për një himn tjetër të Republikës, kërkesa është e drejtë, por zëvendësimi duhet bërë në kohë dhe pa zhurmë. Më poshtë po zbardhim të plotë shkëmbimin e mendimeve midis dy njerëzve më të pushtetshëm të regjimit komunist…

    SHEHU: HIMNI YNË, INTERNACIONALJA

    “Internacionale duhet të jetë kënga e parë që duhet të mësohet në shkollat tona, duke filluar që nga klasa e parë”. Kështu shkruan Mehmet Shehu, ish-Kryeministër i kohës, në raportin e përgatitur për Komitetin Qendror të Partisë në shkurt të vitit 1969, “Mbi revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës së detyruar 8-vjeçare të arsimit të përgjithshëm”, transmeton ‘konica.al’.

    As më pak dhe as më shumë, platforma e reformës së parashtruar nga Këshilli i Ministrave në fushën e arsimit, siç artikulon Shehu, duhej nisur nga ndryshimi i gjendjes, ku “asnjë nga nxënësit, madje as studentët e pedagogët, nuk dinë të këndojnë dhe nuk e njohin melodinë dhe fjalët e Internacionales, që duhet të jetë kënga e parë që duhet të mësohet në shkollat tona, duke filluar që nga klasa e parë”.

    I shqetësuar pse nuk ka zënë vend te nxënësit e studentët “Internacionalja” e famshme, numri dy i regjimit i propozon Komitetit Qendror për të realizuar procedurat e nevojshme që të rikthehet në shkollë “Himni i flamurit”, jo ai i vjetri, por një himn i ri me frymë revolucionare.

    “Duhet të shpresojmë, nënvizon në raport Shehu, që poetët dhe kompozitorët tanë të na ndërtojnë së shpejti, të paktën deri në jubileun e 25-vjetorit të çlirimit të atdheut Himnin e Republikës, se është turp për ne që akoma nuk kemi një himn të saktë, por vazhdojmë me atë të vjetrin e mbretit Zog”. Çuditërisht, njeriu që drejtonte qeverinë e regjimit, i njohur nga kalemxhinjtë e oborrit si erudit i madh, nuk njihte historinë e himnit.

    E vetmja gjë që shqetëson atë, është përmbajtja e vjershërimit të nxënësve dhe studentëve, melodia revolucionare e këngës, me të cilën duhet të fillojë një ditë e re në shkollat shqiptare…

    ENVERI: NJË HIMN TË RI PA ZHURMË

    I njohur me platformën për revolucionarizimin e shkollës me firmën e Mehmet Shehut ku propozohet krijimi i një himni të ri, Enver Hoxha që ka provuar pa sukses disa herë zëvendësimin e tij, i tërheq me takt vëmendjen Kryeministrit për shprehjen e pasaktë të tij lidhur me origjinën e Hymnit të flamurit dhe po aty i shprehet se ideja për një himn tjetër të Republikës, është e drejtë dhe në kohë.

    ”Mendoj mos ta thuaç çështjen e ‘Himnit të flamurit’ në atë formë, o shkruan Hoxha Kryeministrit Shehu, se do merret shtrembër, pse ay ka qenë edhe para Zogut. Për himn të ri, po, është drejt, me kohë dhe pa zhurmë, ky do të zëvendësohet”.

    Në ato pak rreshta që kreu i regjimit shkruan për vartësin e tij, njeriun që i ka besuar drejtimin e Këshillit të Ministrave, përveç qortimit për lajthitjen mbi historinë e himnit, ka skicuar telegrafisht projeksionin, sipas të cilit do të procedohet për himnin e ri të Republikës, duke lënë të kuptohet përmbajtjen e kësaj sfide, e konsumuar tashmë prej kohësh në nivelet e larta të vendimmarrjes politike.

    Një himn që nuk u realizua asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të herëpashershme të autoriteteve zyrtare dhe preokupacionit të veçantë të Hoxhës.

    Sidoqoftë, letërkëmbimi i Enverit me Mehmetin në shkurt të vitit 1969, dëshmon shpërfilljen e tyre për himnin e flamurit dhe përpjekjet e dështuara për të bërë një himn të tipit të Internacionales, ku të himnizohej revolucioni proletar dhe Partia e Punës.

    ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    DIKTATURA: I DHANË SERUM PËR TA PARALIZUAR, IA HOQËN DHËMBËT…

  • Vuçiç nuk kursen askënd, ja kush janë dy “shënjestrat” e reja, presidenti shpall “armiqtë” e regjimit

    Vuçiç nuk kursen askënd, ja kush janë dy “shënjestrat” e reja, presidenti shpall “armiqtë” e regjimit

    Marsela SHYTIA
    “Studentët dhe qytetarët në Serbi kanë protestuar për sundimin e ligjit dhe zgjedhje të reja për nëntë muaj. Qeveria, dhe mbi të gjitha Presidenti Aleksandar Vuçiç, janë nën presion në rritje. Ata i quajnë protestat një ‘revolucion me ngjyra’, të udhëhequr nga jashtë, qëllimi i të cilit është shkatërrimi i Serbisë”, shkruan Jashar Dugaliç, korrespondent nga Beogradi për gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung. “Fakti që dy heronj kombëtarë, serbë patriotë, mbështesin studentët nuk është në asnjë mënyrë në favor të regjimit. Novak Gjokovi dhe Emir Kusturica, tenisti më i mirë në botë dhe një regjisor filmi fitues i shumë çmimeve, janë bërë shënjestra të regjimit për shkak të kësaj.” Autori beson se qëllimi është të kthejë popullin kundër tyre përmes diskreditimit dhe t’i tërheqë ata përsëri në qeveri, dhe mbetet për t’u parë nëse ky plan do të ketë sukses, shkruan Deutsche Welle.
    Mbështetja e studentëve
    NZZ kujton se Gjokoviç foli për herë të parë më 18 dhjetor në lidhje me protestat pas prishjes së një tendë në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor, dhe se në janar ai ia kushtoi një nga sukseset e tij sportive një studenti që u godit nga një makinë gjatë protestës dhe përfundoi në spital. Më 15 mars, ai ndau në Instagram foto të protestës më të madhe deri më sot, me rreth 300,000 pjesëmarrës, me komentin: “Historike, madhështore!” Ai festoi fitoret e tij në turneun e fundit të Wimbledonit me një gjest shtrëngimi grushti, një simbol dhe slogan i lëvizjes studentore. “Gjokoviç shpreh kryesisht mbështetje për studentët dhe të rinjtë. Ai nuk foli hapur kundër Vuçiçit dhe qeverisë serbe”, vëren autori.
    Miniera e litiumit
    Situata me Emir Kusturiç është krejtësisht e ndryshme, shkruan NZZ dhe pohon se ai “u nda nga Vuçiç muaj para tragjedisë në Novi Sad”. “Ai kundërshtoi minierën e planifikuar të litiumit në Serbi, projektin e Vuçiçit me të cilin ai dëshiron të fitojë favorin e BE-së. Kusturica tha në janar se kishte marrë kërcënime me vdekje për shkak të kësaj, për të cilat, thotë ai, Vuçiç dhe prokuroria heshtën. Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti protestat e studentëve. Kohët e fundit ai bëri thirrje për lirimin e protestuesve që u arrestuan për kërcënim të supozuar të rendit kushtetues. Ai akuzoi qeverinë serbe dhe Vuçiçin për shkelje të Kushtetutës sepse duan të normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në tekst.
    Problemi i Vuçiçit
    Për Vuçiçin, është një problem i madh që të dy treguan solidaritet me protestën civile, sepse Gjokoviç dhe Kusturica gëzojnë respekt të madh në Serbi, shkruan Dugalić për NZZ dhe shton: “Të dy mishërojnë një Serbi të hapur ndaj botës dhe të suksesshme ndërkombëtarisht, por në të njëjtën kohë fetare dhe patriotike. Pikërisht mënyra se si Vuçiç e portretizon veten. Prandaj, ai i tallte Gjokoviç dhe Kusturicën, mbështeti projektet e tyre me fonde të konsiderueshme dhe e paraqiti veten para publikut si mikun dhe ndihmësin e tyre.” Megjithatë, “tani ky shfrytëzim i ndërsjellë (nga i cili përfitonin të gjithë) po kthehet kundër Vuçiçit: duke mbështetur studentët, Kusturica dhe Gjokoviç u japin protestave legjitimitetin patriotik që presidenti dëshiron ekskluzivisht për veten e tij”. Autori përfundon: “Votuesit konservatorë dhe nacionalistë të Vuçiçit mund të mbështesin studentët. Dhe shumë prej tyre e kanë bërë tashmë këtë. Kjo shpjegon sulmet e ashpra të mediave të regjimit ndaj dyshes së famshme. Fushata udhëhiqet nga tabloidi Informer, besnik ndaj Vuçiçit.” “Vetë Vuçiç e paraqet veten si një baba të qetë të kombit. Pasi Gjokoviç dështoi të arrinte në finalen e Wimbledonit, nuk pati tallje. Përkundrazi: ‘Ai njeri është një legjendë e Serbisë. Unë e mbështes me gjithë zemër. Ai mund të flasë kundër meje sa të dojë dhe të mbështesë kundërshtarët e mi. Por të thuash diçka të keqe për të, kjo është budallallëk dhe qesharake’, citoi Informer presidentin”, përfundon Neue Zürcher Zeitung.

  • “Nuk ia ke idenë rregullores”, avokati i Metës përplaset me zv/drejtorin e Burgjeve: Ti je vegël e ndyrë e regjimit

    “Nuk ia ke idenë rregullores”, avokati i Metës përplaset me zv/drejtorin e Burgjeve: Ti je vegël e ndyrë e regjimit

    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, polemizoi me zv/drejtorin e Burgjeve, Feim Sufajn.
    “Propaganda e regjimit po mbulon gjithë dynjanë. Qytetërimi i një kombi duket te trajtimi i të burgosurve. Kur trajtohet Presidenti kështu, imagjino të tjerët. Nuk e lënë të luajë ping pong sepse avokati ka folur në media”, tha Cakrani.
    Sufaj u përgjigj: “Përsa i përket Metës, nuk është bërë ndonjë diskriminim. Vizitat e personave me masë sigurie janë të përcaktuara me rregullore”.
    Në këtë moment, Cakrani ia ndërpreu fjalën duke i thënë: “Ja, kjo është propaganda! Ju jeni vegël e ndyrë e regjimit. Ju manipuloni opinionin publik”.
    Sufaj ia ktheu: “Avokati Cakrani nuk ia ka idenë rregullores. Ajo rregullore ka kaluar filtra. Avokati mund të flasë çfarë të dojë, por rregullorja ka shkuar te Avokati i Popullit, te KLP-ja…”.

  • “Enver Hoxha mund të vriste edhe nënën e tij”/ Intervista e ish ambasadorit gjerman për TCH: Ishte ndër diktatorët më gjakatarë të shekullit XX

    “Enver Hoxha mund të vriste edhe nënën e tij”/ Intervista e ish ambasadorit gjerman për TCH: Ishte ndër diktatorët më gjakatarë të shekullit XX

    2 korrikun e vitit 1990, me të vetmen armë në duart dhe zemrat e tyre shpresën, shqiptarët mposhtën frikën e rrënjosur thellë në deje prej regjimit ndoshta më të egër komunist të Europës Lindore, dhe zgjodhën t’i dorëzohen të panjohurës.

    5 mijë vetë mësynë ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë, pa asnjë garanci se nuk do të ktheheshin në viktimat e shteti hakmarrës diktatorial, që edhe pse dukej në grahmat e fundit, për individin rebel mbetej një kërcënim. Pjesa dërrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arritën të hynin në ambasadën gjermane, territori i së cilës u kthye në atë moment për ta në Tokën e Premtuar.
    Njeriu që çeli ambasadën gjermane në Shqipëri në 1987-tën, ishte ai që tre vjet më vonë do të kthehej në dëshmitar e njëkohësisht, edhe protagonist të të paimagjinueshmes, duke i hapur dyert e godinës së re të sapo përfunduar të këtij misioni, e duke i ndihmuar të hynin njerëzit e etur për liri dhe për një jetë më të mirë në Perëndimin e Artë.
    Ish ambasadori Daum, ishte nga të paktët që parashikoi shembjen e regjimit. Në intervistën e tij të dhënë pak para se të ndërronte jetë, diplomati rrëfen për gazetaren e Top Channel Irida Vasia, sesi i përjetoi vitet e fundit të regjimit komunist në Shqipëri më në krye Enver Hoxhën, për të cilin thotë se ishte i aftë të vriste edhe nënën e tij.
    Gazetarja: Zoti Ambasador, ju ishit diplomati i parë gjerman që hapët ambasadën gjermane në Tiranë në vitin 1987. Si e mbani mend Tiranën e asaj kohe? Çfarë dinit për Shqipërinë më parë? Kush ju priti këtu dhe si i përjetuat vitet e fundit të regjimit komunist në vendin tonë?
    Daum: Kjo është një pyetje që kërkon rreth tre ditë përgjigje të pandërprerë, tri ditë të plota. Por  po përpiqem ta përmbledh shkurt: Unë u prita shumë mirë nga zyrtarët, nga qeveria. Ata shfaqën shpresë të madhe për marrëdhëniet me Gjermaninë. Por e kuptova shumë vonë se populli shqiptar në fakt, vetë nuk kishte asnjë mënyrë për të më mirëpritur. Shqiptarëve nuk u lejohej të flisnin me të huaj, nuk duhet të shiheshin me të huaj. Nëse kjo ndodhte, ata merreshin në pyetje nga policia dhe Sigurimi.
    Gazetarja: Si ju ndikoi kjo atëherë?
    Daum: Fillimisht nuk e vura re. Qeveria e kishte të lehtë, sepse kishte shumë pak të huaj në vend dhe shumica prej tyre, përveçse ishin vërtet shumë të paktë, nuk është se ishin dhe aq të interesuar për Shqipërinë. Unë isha i interesuar. Atëherë flisja dhe gjuhën, se e kisha mësuar. Tani fatkeqësisht tani e kam harruar.  ( Qesh). Por qeveria kishte vënë në skenë një shfaqje të madhe, një komedi. Dhe aktor ishte populli shqiptar. Kundër vullnetit të tij. Shqiptarët duhet të bindeshin, duhej të luanin rolet e tyre në atë komedi. Sepse përndryshe, përballeshin me një shtypje të egër.
    Gazetarja: Pra, e shihnit si një mizanskenë të madhe politike…
    Daum– Nuk ishte realiteti ai që shihja, por një vepër teatrale… M’u desh goxha kohë për të kaluar  përtej asaj “perdeje” dhe për të parë çfarë fshihej prapa asaj skene të rrezikshme për shqiptarët për shkak të terrorit që ushtrohej nga regjimi ndaj çdo njeriu normal, çdo punëtori të ndershëm në Shqipëri.
    Gazetarja: Ndërmjet viteve 1987 dhe 1990, cilin udhëheqës të regjimit keni takuar? A jeni takuar me Ramiz Alinë dhe cili është opinioni juaj për të si pasues i Enver Hoxhës?
    Daum: Unë jam diplomat, i tillë isha dhe atëherë, kështu që natyrisht më është dashur të takohem me zotin Ramiz Alia dhe me të gjithë ministrat, me të gjithë ata që kishin një funksion me përgjegjësi. Opinionet e mia personale ishin të parëndësishme, por sjellja e zyrtarëve, veçanërisht e Presidentit Alia, ishte pjesë e asaj komedie që luhej. Qeveria shqiptare përpiqej të krijonte dhe të transmetonte imazhin e një shteti normal dhe të një qeverie normale. Më është dashur të paktën një vit që të kuptoja realitetin pas asaj që thuhej dhe asaj që veprohej, dhe çfarë njerëzit detyroheshin të duronin.
    Gazetarja: A e konsideroni atë më të moderuar se Enver Hoxhën?
    Daum: Po, natyrisht. Mendoj se janë shumë pak njerëz në botë që nuk janë më të moderuar se Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte një vrasës masiv; ai vrau…Unë do të thoja, nëse do të duhej, ai do të vriste edhe nënën e tij. Gjatë luftës, ndoshta mund të ketë qenë një lider i respektuar i rezistencës, nuk mund ta gjykoj këtë. Por sapo erdhi në pushtet, u bë i pamëshirshëm. Dhe nga ato që kam lexuar dhe dëgjuar, jeta njerëzore për të nuk vlente më shumë se ajo e një mize apo e një milingone.
    Gazetarja: Çfarë doni të thoni me atë se ai mund të vriste edhe nënën e tij?
    Daum: Mendoj se ka një listë të gjatë njerëzish të cilët ai i ka çuar personalisht drejt vdekjes – jo duke ua prerë fytin vetë, për këtë kishte xhelatët e tij – por duke dhënë urdhra për t’i vrarë. Dhe duke dërguar nëpër kampe si ato të përqëndrimit me dhjetëra mijëra shqiptarë që mendonin ndryshe, që besonin në Zot, për shembull,. Enver Hoxha është pa dyshim një nga diktatorët më të mëdhenj të shekullit XX dhe ndër më gjakatarët.

    Top Channel

  • Dikur ishte krenaria e regjimit, aeroplanmbajtësja e vetme ruse do të shitet për skrap

    Dikur ishte krenaria e regjimit, aeroplanmbajtësja e vetme ruse do të shitet për skrap

    E vetmja eroplanmbajtëse e Rusisë, Admiral Kuznetsov, e cila dikur përfaqësonte krenarinë e flotës detare ruse dhe simbolin e fuqisë ushtarake të regjimit të presidentit Vladimir Putin, do të përfundojë së shpejti në skrap.
    Sipas burimeve të afërta me qeverinë, të cituara nga gazeta proqeveritare Izvestia, Ministria ruse e Mbrojtjes dhe përfaqësues të industrisë së ndërtimit të anijeve janë duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e ndërprerjes përfundimtare të riparimeve dhe çmontimit të anijes.
    Admiral Kuznetsov, i ndërtuar në vitin 1985 gjatë epokës sovjetike, ka qenë për dekada të tëra pjesë e imazhit të madhështisë ushtarake ruse. Megjithatë, në realitet, anija ka pasur histori të gjatë me probleme teknike, incidente dhe dështime operative. Në vitin 2018, pas kthimit nga një mision në Siri, ajo u fut në një proces të gjatë riparimi dhe modernizimi në portin e Murmanskut, në veriun e largët të Rusisë. Por përparimi në këto punime ka qenë minimal dhe ka hasur në vonesa të vazhdueshme.
    Procesi i modernizimit është shoqëruar nga një sërë problemesh, përfshirë zjarre në bord, aksidente gjatë mirëmbajtjes dhe mungesë fondesh. Në një incident të rëndë në vitin 2019, një vinç u rrëzua mbi anijen gjatë një operacioni në dok, duke shkaktuar dëme serioze në kuvertë. Po ashtu, kanë pasur zjarre të përsëritura që kanë lënë të plagosur teknikë dhe punëtorë, ndërsa një numër specialistësh janë tërhequr nga projekti për shkak të vështirësive teknike dhe financiare.
    Rusia do të mbetet pa asnjë aeroplanmbajtëse funksionale – një boshllëk i madh në flotën e saj detare në krahasim me SHBA-në dhe fuqitë e tjera ushtarake botërore. Kjo do të ishte një goditje simbolike për imazhin ushtarak që Kremlini përpiqet të paraqesë, veçanërisht në kohën kur Rusia ndodhet në një luftë të gjatë dhe të kushtueshme në Ukrainë dhe është nën trysninë e sanksioneve ndërkombëtare.

  • Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

    Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

    Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është liruar ditën e sotme pas gati 10 muajsh në qeli.
    Ai ka lënë ambientet e qelisë së Fierit, pasi fitoi lirinë me kusht dhe ka folur për mediat.
    Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi se burgimi i tij ishte për arsye politike.
    Ai u zotua se do të vazhdojë luftën kundër regjimit, të cilin e cilëson të kriminalizuar dhe autoritar.
    “Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë.
    Beteja ime ndaj regjimit nuk është ndaluar asnjëherë. Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje. Qeveria ka dobësuar më shumë demokracinë më shumë në vend. Burgosja ime ka qenë për arsye politike”, tha Salianji.

  • David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    David Lammy u takua me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, tetë muaj pas rrëzimit të regjimit 54-vjeçar të Bashar al-Assadit nga forcat rebele të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham – një grup që më parë ishte shpallur organizatë terroriste nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

    Në konferencën për shtyp, Lammy theksoi se qëllimi i vizitës ishte të nxisë transparencën, përfshirjen dhe llogaridhënien e qeverisë së re, ndërkohë që u shpreh i vendosur për të mbështetur popullin sirian në tranzicionin paqësor.
    Mbretëria e Bashkuar shpalli gjithashtu një paketë ndihme prej 94.5 milionë £, e cila do të shkojë për ndihmë humanitare brenda Sirisë dhe për vendet që strehojnë refugjatë sirianë. Po ashtu, Britania premtoi 2 milionë £ shtesë për Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), për çmontimin e arsenalit të mbetur kimik të regjimit të mëparshëm.
    Rënia e Assadit ka hapur rrugën për një qeveri të re të udhëhequr nga islamikët, por e ardhmja mbetet e pasigurt. Qeveria e al-Sharaa-s është përballur me kritika për mungesë demokracie, margjinalizimin e grave dhe përfshirje të ish-anëtarëve të grupeve të radikalizuara, përfshirë Hayat Tahrir al-Sham.
    Ndërkohë, Siria përballet me sulme ndaj pakicave, rrëmbime dhe pasiguri të vazhdueshme në disa rajone, duke ngritur shqetësime ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe stabilitetin afatgjatë.
    Lammy u shpreh se Britania do të monitorojë nga afër qeverisjen e re, duke përdorur ndihmën si mjet për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Ai gjithashtu ngriti shqetësime për veprimet izraelite në territorin sirian dhe për fatin e luftëtarëve të huaj të mbetur në kampe paraburgimi.

    Top Channel

  • “Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar

    “Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar

    Emisioni “Real Story” në ABC News u fokusua këtë të mërkurë te 35-vjetori i ngjarjes historike të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë u dyndën në ambasadat evropiane, një moment që mund të kishte shënuar fillimin e fundit të regjimit komunist në vend.
    Megjithatë, analiza e kontekstit të asaj periudhe nxjerr në pah veçoritë e një regjimi atipik, ndryshe nga ato në vendet e tjera të Lindjes, dhe një shoqëri të papërgatitur për ndryshimin e vërtetë.
    Analisti Roland Lami tha se zgjedhjet e para të vitit 1991 treguan skepticizmin e gjerë ndaj transformimit politik, ndërsa intelektualët dhe komunitetet e persekutuara mbetën faktorë të rëndësishëm në këtë proces kompleks të tranzicionit.
    “Hapja e ambasadave mund të ishte një thyerje e regjimit dhe e ndarjes me të. Por, të analizojmë kontekstin me të cilën ne na ndodhi hapja e ambasadave, ne kishim një regjim që nuk i ngjashme që nuk ishte në vendet e tjera. Ishte një regjim shumë atipik në krahasim me vendet e Lindjes.
    Nuk ishim në kushtet e Rumanisë, që kishte njerëz dhe e shporrën me dhunë regjimin, nuk ishim të organizuar. Zgjedhjet e para të vitit 1991 na tregonte që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e besonin që regjimi u ndryshua. Nëse ne do të pretendonim një lloj disidencë, do të ishte komuniteti i dënuar dhe i persekutuar. E gjithë pra kjo na bën të kuptojmë, që nga takimi me intelektualët ishte një garanci për pushtetin”, tha Lami.

  • Misteret e 2 Korrikut, Bejko: Ngjarja e ambasadave nuk i dha regjimit jetë, por ia shkurtoi atë!

    Misteret e 2 Korrikut, Bejko: Ngjarja e ambasadave nuk i dha regjimit jetë, por ia shkurtoi atë!

    Sot është 35-vjetori i hapjes së ambasadave për shqiptarët që ishte shenja e parë e lëvizjes antikomuniste të vitit 1990, më 2 korrik.
    Në një Shqipëri të varfër e të rrënuar ekonomikisht, njerëzit shkuan drejt dyerve të ambasadave në Tiranë të cilat iu hapën atyre portën drejt lirisë së munguar.
    Analisti Roland Bejko, i ftuar në Real Story theksoi se ngjarja e ambasadave i shkurtoi jetën regjimit totalitar.
    Ai theksoi se goditjen e fundit regjimit komunist ia dha klasa punëtore, ndërsa intelektualët ishin më të moderuar.
    “Ngjarja e ambasadave nuk i dha regjimit jetë, por ia shkurtoi jetën regjimit. Regjimi u trondit në atë momente. Regjimit i dha oksigjen gushti, takimi që bëri me intelektualët, aty regjimi filloi të merrte një farë normalitetit.
    Por, pas takimit me intelektualët ishte vizita që bëri një përfaqësi nga Kongresi Amerikan. Grupi faktmbledhës nga Kongresi Amerikan, vunë re se regjimi kishte tendencë për reformat, por nuk kishte shkuar në thelb të të drejtës.
    Ambasadat ishin ato, të cilat çuan vëmendjen në mediat botërore, presioni ndaj Ramiz Alisë ishte i shumëfishët, pastaj Ramiz Alia për këtë arsye, pas ikjes së ambasadave, ndërmori disa reforma ishte bie fjala dha të drejtën për të marrë vizë, çliroi ekonominë shtëpiake dhe shërbimet. Ata që i dhanë goditje regjimit ishte e pastër fare, klasa punëtore, rreth 75% ishte nga klasa punëtore”, tha ai