Tag: regjimin

  • ‘Nuk kërkojmë të përmbysim regjimin e Teheranit’/ Rubio: Nëse Irani hakmerret ndaj SHBA-së…

    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se çdo përpjekje për t’u hakmarrë ndaj sulmeve të fundit amerikane mbi objektet bërthamore iraniane do të ishte një gabim i rëndë.

    “Një hakmarrje nga Irani do të ishte gabimi më i keq që ka bërë ndonjëherë,” deklaroi Rubio në një intervistë për emisionin Sunday Morning Futures ëith Maria Bartiromo në Fox Neës.

    Rubio, i cili mban edhe postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, theksoi se situata globale është më e sigurt dhe më e qëndrueshme krahasuar me 24 orë më parë.

    Ai nënvizoi se SHBA-të nuk janë në luftë me Iranin dhe nuk kërkojnë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

    “Nuk po synojmë një ndryshim regjimi në Iran,” tha Rubio. “Jemi të hapur për dialog dhe oferta jonë për bisedime mbetet ende në fuqi.” Syri.net-CNN.gr

  • Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Tehran?

    Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Tehran?

    Nga Kreshnik Spahiu
    Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Tehran. Janë aq injorantë sa e mbrojnë Iranin duke u justifikuar me të drejtat e njeriut në Gaza. Pyetje është për ju o të çmendur:

    – Ku ishte Irani dhe Palestina kur vriteshin shqiptarë dhe serbët bënin genocid?– Ku ishte Irani dhe iranianët kur 20.000 gra shqiptare u përdhuan nga serbët?– Pse heshtën iranianët?– Pse Irani nuk e njeh Kosovën?
    Irani është aleat kryesor i Serbisë dhe Rusisë. Për Iranin ju nuk egzistoni fare në hartë. Populli i Iranit në shumicë e urren Ajatollahun më shumë se ju. Në fakt Irani e ka një “meritë”, që e armatos çdo ditë Serbinë me dronë për me i vënë flakën Kosovës. Sot në Iran e urrejnë regjimin politik më shumë se disa idiotë në Shqipëri apo Kosovë. Irani është shtet multietnik dhe shumiva grupeve etnike janë kundër Ajatollahut. Regjimi Ajatollahve do rrëzohet nga perëndimi sepse është investuesi kryesor i boshtit rezistencës i Hamasit në Gaza, Hezbollahve në Liban, Huthve në Jemen.
    Nën regjimin e Ajatollahëve në Iran vendi ka qenë i dominuar nga shumica persiane dhe grupimi shiit në aspektin fetar. Regjimi ka ushtruar diktat dhe kontroll të fortë në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të vendit, shpesh duke diskriminuar ose margjinalizuar grupet etnike dhe fetare të tjera.
    Grupimet etnike që janë nën regjimin e Ajatollahëve, por shpesh janë të diskriminuara ose kanë pakënaqësi ndaj regjimit për shkak të mungesës së të drejtave, përfshijnë:
    1. Kurdët
    • Janë kryesisht në Iranin perëndimor (në provincën Kurdistan, Kermanshah, Ilam).• Shumica janë sunitë, ndonëse ka edhe shiitë dhe jezidë.• Kanë kërkesa për më shumë autonomi kulturore e politike.• Kanë pasur konflikte të armatosura me regjimin.
    2. Azerët (Azeri-turkët)
    • Janë grupi etnik më i madh pas persëve (deri në 25% e popullsisë).• Jetojnë në veri-perëndim të Iranit (në provincat si Azerbajxhani Lindor, Perëndimor, Zanjan).• Kryesisht shiitë, ndaj regjimi i trajton disi më mirë.
    3. Arabët iranianë
    • Shumë janë sunitë, ndonëse ka edhe shiitë arabë.• Shpesh përballen me diskriminim ekonomik, social dhe gjuhësor.
    4. Baluçët
    • Jetojnë në jug-lindje të Iranit (provinca Sistan-Baluchestan).• Janë sunitë dhe etnikisht të ndryshëm nga persët.• Përballen me varfëri të skajshme dhe represion të fortë.
    5. Turkmenët
    • Jetojnë në verilindje (në afërsi të kufirit me Turkmenistanin).• Janë gjithashtu sunitë dhe kanë pak përfaqësim në pushtet.
    6. Lurët dhe Bakhtiarët
    • Fise iraniane me gjuhë e kulturë të ngjashme me persët, por me identitet të veçantë.• Disa fisë kanë qenë tradicionalisht të distancuar nga regjimi, sidomos gjatë kohës së Revolucionit.
    7. Armenët, Asirianët dhe hebrenjtë
    • Janë minoritete të vogla fetare e etnike.• Kanë pak përfaqësim, por regjimi i lejon të praktikojnë fenë në mënyrë të kufizuar.
    Grupi etnik dominues në regjimin e ajatollahëve është persian, dhe në aspektin fetar, shiitët janë të privilegjuarit. Grupet si kurdët, arabët, baluçët dhe turkmenët janë shpesh në konflikt ose nën shtypje për shkak të identitetit të tyre etnik ose fetar. Miliona iranian janë kundër regjimit Ajatollahve që vret popullin e vet. Për këto arsye aleat të regjimit Tehranit janë Rusia, Kina, Serbia dhe disa injorantë në Tiranë apo Prishtinë. Faktikisht ata thjesht janë llumi i kombit shqiptarë të cilët minimalisht nuk duhet bëheshin palë me Iranin në një konflikt ku Shqipëria dhe Kosova nuk janë pjesë e luftës. P.S. Ky status është për ata që mbrojnë krahun e Iranit. Analiza s’ka lidhje me konfliktin dhe vrasjet në Gaza apo me konfliktin Izrael-Palestinë.

  • Takim entuziast në Durrës/ Bajramaj: Korrupsioni dhe mungesa e mundësive po shtyjnë rininë të largohet

    Takim entuziast në Durrës/ Bajramaj: Korrupsioni dhe mungesa e mundësive po shtyjnë rininë të largohet

    Takim entuziast në Durrës/ Bajramaj: Korrupsioni dhe mungesa e mundësive po shtyjnë rininë të largohet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sonte një takim me demokratët në Durrës, ku Artion Bajramaj, aktivist i kauzave qytetare, theksoi realitetin e hidhur të qytetit nën qeverisjen aktuale.

    Në këtë takim, një nga aktivistët e kauzave qytetare, Artion Bajramaj, ndau me mbështetësit e PD-së një mesazh të fuqishëm, duke përshkruar realitetin e hidhur që po kalon qyteti dhe rinia shqiptare nën qeverisjen aktuale. Ai theksoi se shumë prej mundësive për zhvillim, si arsimi, punësimi dhe biznesi, janë kthyer në privilegje të një grupi të ngushtë lidhur me regjimin në pushtet, duke përjashtuar shumicën e qytetarëve.

    “Luftëtarë të pamposhtur në këtë betejë 12-vjeçare, simbolet e dinjitetit, këmbënguljes, energjisë dhe besimit, të nderuar kandidatë të PD, motorri kryesor i kësaj fushate elektorale dhe figurat për të cilët jemi krenarë sot, të nderuar votues, mbështetësit tanë kryesorë, burimi primar i energjisë dhe forcës politike. Unë quhem Artion Bajramaj. Jam rritur dhe kam studiuar në këtë qytet, jam diplomuar, jam punësuar, kam investuar në sipërmarrje dhe së fundmi po ndërtoj familjen time në këtë qytet.

    Ajo që po kuptojmë çdo ditë është se, edhe nëse një person përpiqet t’i qëndrojë larg politikës, është politika që bëhet pjesë e tij. Mundësitë e mira të studimit janë ekskluzivitet i njerëzve të lidhur me regjimin, mundësitë e punësimit janë të privilegjuar për ata që janë të lidhur me regjimin. Mundësitë për të bërë biznes janë ekskluzivitet i atyre që janë të lidhur me regjimin. Në Durrës është e pamundur të bësh sukses nëse nuk je i lidhur me regjimin.

    Ne jemi lodhur nga padrejtësitë, jemi lodhur nga mungesa e mundësive, jemi lodhur nga kjo qeveri që e trajton rininë si problem dhe jo si potencial dhe na detyron të largohemi. Ne jemi lodhur nga korrupsioni në arsim, mungesa e infrastrukturës në Durrës, jemi lodhur nga kryetarja e paaftë dhe jo kompetente e Bashkisë Durrës, që po e mban qytetin në një gjumë letargjik, edhe pse sezoni është dinamik.

    Shqipëria që duam nuk është ajo që ikën, por ajo që ndërton. Ne duam ta ndërtojmë Shqipërinë me votë, me punë, me vizion dhe me guximin se nuk do të nënshtrohemi kurrë.

    Rroftë rinia shqiptare, rroftë Durrësi që zgjohet dhe lufton!”, tha Bajramaj.

  • Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK po shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar

    Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK po shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar

    SPAK pranon se aktualisht është duke shqyrtuar kërkesat për të futur në regjimin e ashpër edhe disa të dënuar të tjerë, për të cilët po analizohen të dhënat e referuara nga autoritetet përgjegjëse për dyshimet se këta të burgosur mbajnë kontakte me protagonistë të krimit jashtë burgut. Por edhe se porosisin ngjarje.

    Siç bëhet me dije në raportin e dorëzuar Kuvendit, gjatë një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar vendosjen e 41 bllokimeve ndaj 26 të dënuarve më së shumti të burgosur për grabitje me armë, masakra gjatë ‘97-ës, por edhe anëtarë grupesh si grupi i Lushnjës, por edhe autorë krimesh tronditëse gjatë viteve.

    Por pas hetimit të mëtejshëm dhe verifikimeve nga SPAK, prej këtyre kërkesave sekrete, tetë janë refuzuar, ndërsa nga drejtuesi i SPAK iu referuan ministrit të Drejtësisë propozimet për mbyllje në regjimin e kopjuar nga italianët për 12 të dënuar, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

    Arsyetimi ishte se për secilin prej tyre kishte prova sekrete që dyshohet se vazhdojnë të kryejnë aktivitete kriminale edhe nga qelia.

    Siç rezulton, të gjithë të burgosurit, duke nisur nga Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Fran Marashi, Klement Çala, Neim Avdyli, Anteo Kaloshi, Aldo Hoxha, Altin Kodra, Dan Hutra, Sokol Mjacaj, iu drejtuan Gjykatës së Posaçme për heqjen e vendimit të Ulqinit, por kërkesat e tyre nuk u pranuan.

    Ndërkohë, SPAK bën me dije se gjatë një viti shpalli në kërkim ndërkombëtar 117 persona për krime nga grupet kriminale, vrasje dhe trafikime, dhe emrat e tyre vazhdojnë në kartelën e kuqe të Interpol.

    SPAK bën me dije se, pavarësisht kërkesave, nuk janë sjellë ende në Shqipëri djemtë nga Dubai. Për SPAK, vazhdon të mbetet problematike çështja e mos-ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse kërkesat për t’i sjellë në Shqipëri nuk kanë munguar.

    SPAK i përgjigjet Parlamentit se, pavarësisht gatishmërisë për të dhënë informacion shtesë për shqiptarët e dyshuar, Emiratet e Bashkuara ende nuk kanë dorëzuar shumë të akuzuar.

  • Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar

    Urdhërojnë krime nga burgu/ SPAK shqyrton kërkesat për të mbyllur në 41 Biss dhe 6 të dënuar