Rodrygo ka qenë në qendër të vëmendjes prej disa javësh dhe gjithçka filloi kur u njoftua se ai ishte i pakënaqur me statusin e tij në Real Madrid dhe dëshironte të largohej nga klubi në verë. Braziliani ka humbur shumë minuta këtë sezon dhe u shpreh se do të qëndronte në Madrid vetëm nëse Xabi Alonso, kur të marrë rolin e trajnerit të Realit, do t’i kërkojë brazilianit që të qëndrojë.
Më pas doli në media informacioni se Rodrygo refuzoi të luante në El Clasico të dielën. Braziliani ishte i zemëruar që nuk luajti nga minuta e parë ndaj Barcelonës dhe thuhet se refuzoi të hynte në lojë në pjesën e dytë, duke mos iu bindur Ancelotit. Drama ka vazhduar edhe sot teksa Rodrygo është shfaqur në stërvitje për 15 minuta dhe më pas është larguar, pas një bisede me trajnerin Anceloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: refuzoi
-

Refuzoi që të luante kundër Barcelonës, Rodrygo vazhdon me skandalin te Real Madrid
-

Refuzoi kafen me Ramën, Ilir Vrenozi poston foton me Berishën: Kafe burrash
Simpatizani i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi postoi këtë të martë një foto me kreun e PD, Sali Berishën.
“Po ndodh…. kafe burrash”, ka shkruar krahas fotos Vrënozi. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Vrenozi një ditë më parë rrëfeu në një intervistë për Top Channel 7 minutat e bisedës me kryeministrin Edi Rama.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Ai u shpreh se u ftua për një kafe private pa kamera nga kryeministri, por ai e refuzoi për shkak të bindjeve të tij të djathta.
Vrenozi tha se nuk mund të ulej në kafe me një person që e ka sharë 12 vite, por nëse ai i shkon për vizitë në shtëpi do ta mirëpriste.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ” -

‘Kafe burrash…’/ Ilir Vrenozi takohet me kryedemokratin Berisha
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi është takuar me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, pak para takimit në Korçë, ku do të prezantohen kandidatët e PD-ASHM për zgjedhjet e 11 majit.
‘Po ndodh…. kafe burrash’, shkruan Ilir Vrenozi në Facebook.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Ilir Vrenozi refuzoi në mënyrë spektakolare ftesën e kryeministrit Edi Rama për të pirë kafe largë kamerave, duke i hedhur në erë qëllimet e tij denigruese për fushatën skandaloze që po zhvillon.
Ai u shpreh se u ftua për një kafe private pa kamera nga kryeministri, por ai e refuzoi për shkak të bindjeve të tij të djathta.
Vrenozi tha se nuk mund të ulej në kafe me një person që e ka sharë 12 vite.
-

‘Shehaj refuzoi ofertën për koalicion me PD’, Berisha: I ofrova kandidimin për Bashkinë e Tiranës, donte më shumë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një emision televiziv se Agron Shehaj ka refuzuar të bashkohet me koalicionin e drejtuar nga PD.
Sipas Berishës, Shehajt iu ofrua mundësia për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, si dhe drejtimi politik i Tiranës gjatë fushatës, por ai e refuzoi duke bërë një zgjedhje personale.
“Shehaj mendoi se do të kishte një të ardhme më të mirë në politikë jashtë PD-së. Ai refuzoi ofertën për koalicion, duke ndihmuar kështu në një farë mënyre qeverinë aktuale. Unë e kam ftuar disa herë për bashkëpunim, por ai nuk pranoi”, tha Berisha.
Lideri i PD-së theksoi se i ka dërguar mesazhe Shehajt për t’u bërë pjesë e koalicionit opozitar, por ai ka vendosur të ndjekë një rrugë të pavarur politike. -

Refuzoi negociatat me SHBA-në, Trump kërcënon Iranin: Do të ketë bombardime nëse…
Presidenti Donald Trump dërgoi një paralajmërim të theksuar për Iranin për mundësinë e bombardimeve dhe taksave sekondarë nëse Republika Islamike nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara mbi programin e saj bërthamor.
“Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime,” tha Trump në një intervistë telefonike për NBC News.
Presidenti i Iranit tha të dielën se Republika Islamike refuzoi negociatat me SHBA-në mbi programin e saj bërthamor që po zhvillohet me shpejtësi, duke ofruar përgjigjen e parë të Teheranit për një letër që Trump i dërgoi liderit suprem të vendit.
Trump përmendi gjithashtu mundësinë e rivendosjes së presionit ekonomik, të ngjashëm me veprimet e tij të mëparshme.
“Ka mundësi që nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, unë do të vendos tarifa sekondarë ndaj tyre, siç bëra katër vjet më parë,” tha Trump për moderatoren e “Meet the Press”, Kristen Welker.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, një pakt që vendoste kufizime të rrepta mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.Top Channel
