Një avion pasagjerësh që udhëtonte nga Mbretëria e Bashkuar drejt Egjiptit është detyruar të devijojë dhe të bëjë ulje emergjente në Kretë, për shkak të sjelljes së çuditshme të një pasagjereje britanike 38-vjeçare.
Gruaja, e cila udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijën e saj të vogël, raportohet se ishte në gjendje të dehur. Ajo refuzoi të zbatonte udhëzimet e ekuipazhit dhe u bë agresive, duke e vënë në rrezik sigurinë e fluturimit.
Për këtë arsye, kapiteni kërkoi devijimin e avionit dhe u ul në aeroportin e Heraklionit, ku policia greke e arrestoi pasagjeren sapo u hapën dyert e aeroplanit. Në vend të mbërrinte në Egjipt për pushime, ajo përfundoi në paraburgim dhe pritet të përballet me akuzat për sjellje të rrezikshme në bord.
Udhëtarë të tjerë e përshkruan gruan si “jashtë kontrollit”. Kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se raste të tilla janë në rritje dhe sjellin pasoja serioze, rrezik për pasagjerët, vonesa të gjata dhe kosto të mëdha financiare.
Vetëm këtë javë, një fluturim i Ryanair nga Londra për në Alicante u detyrua të ulej në Tuluzë, pasi një pasagjer britanik u përpoq të hapte daljen emergjente. Ndërsa muajin e kaluar, një fluturim nga Mançesteri për në Ibiza u vonua pasi një pasagjer i dehur refuzoi të vendoste rripin e sigurimit dhe u nxor zvarrë nga policia, mes brohoritjeve të udhëtarëve të irrituar.
Tag: refuzoi
-

Kretë, avioni bën ulje emergjente, arrestohet pasagjerja e dehur
-

SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi kundër taksistit
Reperja plus-size Dunk Demos, e njohur gjithashtu si Dazhua Blanding, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me kompaninë Lyft, pasi ngriti një padi për diskriminim ndaj një shoferi që refuzoi ta merrte në automjet për shkak të peshës së saj.
Ngjarja ndodhi në janar, kur Blanding pretendon se shoferi i Lyft i tha se ishte “shumë e madhe” për makinën e tij, madje duke shtuar se do t’i “shponte gomat” nëse përpiqej të hipte në mjet.
Në atë kohë, Blanding kishte zbuluar në rrjetet sociale se peshonte mbi 250 kilogramë dhe ishte angazhuar në një program për humbje peshe, duke humbur mbi 18 kilogramë deri në dhjetor.
Në një video të publikuar në Instagram, ajo tregon përballjen me shoferin. “Mund të futem në këtë makinë”, i tha ajo atij. Shoferi iu përgjigj: “Më beso, nuk mundesh.” Më vonë, ai u përpoq të kërkonte falje, duke i sugjeruar që të porosiste një Uber XL – një automjet më i madh dhe më i kushtueshëm – dhe duke premtuar rimbursimin e udhëtimit.
Ligji në Michigan mbron nga diskriminimi për shkak të peshës
Sipas Daily Mail, avokati i Blanding, Zach Runyan, konfirmoi se çështja është zgjidhur, por nuk dha detaje mbi marrëveshjen. Ai dhe kolegu i tij, Jonathan Marko, argumentuan se refuzimi i shoferit shkelte ligjin e shtetit të Michigan, ku pesha është një karakteristikë e mbrojtur nga ligji.
“E dija që ishte e paligjshme dhe ishte e gabuar,” tha Marko për Fox 2, duke e krahasuar incidentin me refuzimin për të transportuar një pasagjer për shkak të racës apo fesë. Ndërsa Runyan shtoi: “Refuzimi për të transportuar dikë për shkak të peshës nuk është vetëm i paligjshëm, por edhe i rrezikshëm. Imagjinoni pasojat nëse znj. Blanding nuk do të gjente strehë atë natë – kjo mund të kishte përfunduar keq.”
Pavarësisht arritjes së marrëveshjes, Blanding shprehu zhgënjimin e saj: “Kam qenë në makina më të vogla se kjo,” u shpreh ajo për Fox 2, duke shtuar, “Dua vetëm që ata ta dinë se ndjenjat e mia u lënduan.”
Videoja e incidentit të postuar në Instagram shkaktoi debate mes ndjekësve. Disa përdorues dolën në mbështetje të shoferit, duke thënë se ai ishte i sjellshëm dhe tregoi kujdes të arsyeshëm. “Është e paligjshme të mbingarkosh një makinë,” shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shtoi: “Shoferi ishte shumë i sjellshëm, shpjegoi arsyet dhe kërkoi falje… përpiquni ta shihni nga perspektiva e tij.”Top Channel
-

E kërkoi Bayern, por Sterling refuzoi. Zbulohet arsyeja bindëse pse sulmuesi anglez nuk pranoi
25 Shtator 2025
19:51
Telesport
“The Athletic” ka zbuluar një tjetër prapaskenë të bujshme të ndodhur në merkaton e fundit. Bayern Munich tentoi në ditën e fundit të merkatos transferimin e Raheem Sterling, por sulmuesi anglez nuk pranoi.
Vincent Kompany kërkoi të forconte sulmin me ish-shokun e tij të skuadrës, në kohën kur luanin të dy te Man. City, por anglezi vendosi të qëndrojë te Chelsea.
Arsyeja pse Sterling refuzoi bavarezët nuk kishte të bënte me paratë, por me familjen e tij. Për sulmuesin, partnerja dhe fëmijët e tij janë stabilizuar dhe përshtatur më së miri në Londër dhe do e kishin të vështirë të bënin të njëjtën gjë në Munich.
Edhe pse Sterling nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca dhe aktualisht stërvitet veçmas grupit, ai është futbollisti më i paguar te Chelsea. -

Ronaldo refuzoi “selfie”, e shtyu tërë inat tifozin e ri. Videoja bëhet “virale” në rrjetet sociale
10 Shtator 2025
10:11
Alfred Lleshi
Cristiano Ronaldo, aktualisht me Portugalinë për kualifikueset e Botërorit 2026, u bë “viral” për një episod jashtë fushës. Në hotelin ku qëndron kombëtarja luzitane, CR7 refuzoi të bënte “selfie” me një fans të ri dhe e shtyu, para ndërhyrjes së sigurimit.
Pamjet që po qarkullojnë tregojnë Ronaldon duke larguar me force adoleshentin që donte të bënte një foto me idhullin e tij. Ndërsa ecte në hollin e hotelit, Ronaldo nuk dëshironte të shqetësohej.
Kur e kuptoi që po filmohej nga telefoni i tifozit, reagoi impulsivisht, duke e shtyrë djaloshin dhe vazhduar pas Bernardo Silvës. Pas kësaj ndërhyri siguria për të qetësuar situatën. -

Refuzoi ofertat e Premier dhe Arabia Saudite, Napoli çmon Amir Rrahmanin me rinovim! Shifrat
3 Shtator 2025
23:10
Telesport
Kapiteni i Kosovës dhe dy herë kampion Italie te Napoli në Serie A, Amir Rrahmani, është shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re rinovimi. Sipas raportimeve të Spazionapoli.it, mbrojtësi 31-vjeçar do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin napolitan deri në vitin 2029, duke zgjatur marrëveshjen aktuale që skadon në qershor të vitit 2027.
Rrahmani përfiton aktualisht 1.6 milionë euro në vit te Napoli dhe pavarësisht interesimit të madh, ai ka zgjedhur të qëndrojë në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ai refuzoi dy oferta nga klube të Premier League si dhe një ofertë të majme financiare nga Arabia Saudite. Rroga e tij prite te shkoje 2 mln euro ne sezon neto.
Mbrojtësi i Kosovës iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe deri tani ka fituar dy tituj me skuadrën italiane, duke u bërë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes dhe ka treguar gjithashtu konsistencë rendimenti.
Rrahmani është aktualisht me Kombëtaren e Kosovës për dy sfidat e para në kualifikimet e Kupës së Botës 2026: përballë Zvicrës të premten në Basel dhe ndaj Suedisë më 8 shtator në Prishtinë. -

“Mund të ‘helmojë’ hetimet”/ GJKKO refuzoi lirimin e tij, Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar vendimin e GJKKO-së, e cila refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”. Gjykata e posaçme nuk pranoi kërkesën me argumentin se pozita ndaj tij është rënduar dhe se mund të prishë hetimet dhe ndikojë të dëshmitarët.
Nga ana tjetër, avoktatët e Metës kanë sugjeruar një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, me pretendimin se nuk ka asnjë rrezik që klienti i tyre të largohet apo të arratiset nga vendit. Avokati Kujtim Cakrani më herët është shprehur se klienti i tij nuk përbën cenim për procesin gjyqësor.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara. -

“Mund të ‘helmojë’ hetimet”/ GJKKO refuzoi lirimin e tij, Ilir Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar vendimin e GJKKO-së, e cila refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”. Gjykata e posaçme nuk pranoi kërkesën me argumentin se pozita ndaj tij është rënduar dhe se mund të prishë hetimet dhe ndikojë të dëshmitarët.
Nga ana tjetër, avoktatët e Metës kanë sugjeruar një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, me pretendimin se nuk ka asnjë rrezik që klienti i tyre të largohet apo të arratiset nga vendit. Avokati Kujtim Cakrani më herët është shprehur se klienti i tij nuk përbën cenim për procesin gjyqësor.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI -

GJKKO i refuzoi lirimin, Ilir Meta ankimon në Apel masën e sigurisë ‘arrest me burg’
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur sot (25 gusht) apelin kundër vendimit të GJKKO-së që e la në arrest me burg.
Më 22 gusht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj Ilir Metës, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një masë më të butë sigurimi.
Në vendimin e saj, gjykata arsyetoi se pozita procedurale e Metës është rënduar, pasi ndaj tij është konsoliduar akuza dhe është marrë në cilësinë e të pandehurit, për vepra penale të rënda si Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, në tre raste (dy prej tyre në bashkëpunim), Pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, Fshehje dhe mosdeklarim i pasurisë, sipas nenit 257/a/2 të Kodit Penal
Rreziku i “helmimit të provës”
Gjykata vlerëson se rreziku për cënimin e provave mbetet aktiv, sidomos për faktin se një pjesë e madhe e dëshmitarëve që do të pyeten gjatë gjykimit janë persona të lidhur me subjektin politik ku Meta ushtron funksione drejtuese.
“Pushteti dhe lidhjet që i pandehuri ka krijuar për shkak të funksioneve që ka aktualisht apo ka pasur më parë, krijojnë mundësi praktike për të ndikuar tek dëshmitarët dhe për të ‘helmuar’ provat,” thuhet në vendim.
Gjykata thekson se fakti që hetimet paraprake janë përfunduar dhe që Metës i është komunikuar akti për përfundimin e tyre nuk mjafton për të zbutur nevojat e sigurimit, pasi provat e grumbulluara në hetim marrin vlerë vetëm gjatë shqyrtimit gjyqësor. -

Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë
Nga Hasan Bello
Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu qe dy here refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhenderri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime te jetonte dhe te vdiste ne Tirane pasi i shoqi kishte ndërruar jete?
Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetem me një person. Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit. Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit. Keto rrethana dhe emri që gezonte kjo figurë bëri që familja perandorake osmane të lidhte krushqi.
Xhelal Pasha u martua me të motrën e Abdylhamidit II, Naimen, martesë nga e cila nuk patën asnjë fëmijë. Xhelal Pasha ishte i vetmi personalitet që gezonte rrespektin e të gjitha figurave shqiptare. Kjo bëri që Ismail Qemali dhe më vonë Ahmet Zogu, para se të bëhej President e më pas Mbret t’i propozonin fronin e Shqipërisë. Por, ai më shumë modesti refuzoi. Gjithesesi, Xhelal Pasha kurrë nuk hezitoi të jepte kontributin e tij për Shkodrën dhe Shqipërinë sa herë që iu kërkua.
Me ardhjen e Mustafa Qemalit në pushtet ashtu si të gjithë pjesëtarët e dinastisë osmane, ai u detyrua të largohej nga Turqia. Në fakt, atij iu propozuan disa detyra të larta shtetërore, me kusht që të divorconej nga princesha Naime. Por, ai nuk pranoi. Se bashku me familjen, ai u vendos ne Nisë të Francës.
Gjatë kësaj periudhe, në vitet 30-të, ai erdhi dy herë në qytetin e Shkodrës. Disa të afërmve të tij, u deklaroi se pallati qe kishte patur në lagjen ‘Fatih’, në Stamboll, ishte djegur së bashku me shumë kostume popullore dhe sende me vlerë historike nga dinastia e Bushatlinjve. Më përjashtim të një shpate që e kishte depozituar në Bankën e Stambollit. A u dogjen aksidentalisht apo qëllimisht keto objekte me vlere, kjo mbetet një enigmë! Ai vdiq ne vitin 1938, duke u shuar kështu një linjë e drejtpërdrejtë NGA dinastia e vezirëve të Shkodrës.
Me vdekjen e Xhelal (ose Xhelaledin) Pashës, princesha Naime, sipas kujtimeve të së motres (Aishes), u vendos në Tiranë ku edhe vdiq në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Kjo citohet dhe nga një autore tjetër. Sidoqoftë, emri i Xhelal Pashës do të hyjë në histori si nje personalitet i cili refuzoi dy herë propozimet e drejtuesve më të njohur të kohës, për tu bërë Mbret i Shqipërisë.
