Tag: reformim

  • Angela Merkel bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin

    Angela Merkel bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin

    Bota E Mërkurë, 17 Shtator 2025 20:15
    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje BE-së të bashkohet në dritën e luftërave dhe krizave, si dhe politikave proteksioniste të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
    “Ne të gjithë jemi, madje edhe Gjermania më e madhe ekonomikisht, krejtësisht të vetëm në fushë të hapur. Kjo është arsyeja pse Evropa është bërë më e rëndësishme nga sa mund të mendohet”, shtoi Merkel.
    Merkel tha gjithashtu se disavantazhi i Marrëveshjes së Lisbonës është se Konventa Evropiane duhet të mblidhet për ndryshime të mëdha. “Ne si Bashkim Evropian duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e bëjmë të pamundur për veten tonë të veprojmë”, paralajmëroi ajo.

  • Profesoresha Evis Sala – një kthim me potencial për reformim të sistemit shëndetësor shqiptar

    Profesoresha Evis Sala – një kthim me potencial për reformim të sistemit shëndetësor shqiptar

    Emërimi i profesoreshës së radiologjisë Evis Sala në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen ndaj drejtimit të këtij sektori jetik për shoqërinë shqiptare. Ky nuk është një rotacion i zakonshëm politik, por një rast i rrallë ku në krye të një institucioni qeveritar vendoset një profesioniste me eksperiencë të gjatë ndërkombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me praktikën mjekësore dhe arsimin e lartë shkencor.
    Prof. Sala, e cila drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” në Itali, është gjithashtu pedagoge universitare dhe kontribuuese në kërkimin shkencor. Kthimi i saj në Shqipëri për të marrë një detyrë publike të tillë është një akt që meriton vlerësim, por që njëkohësisht ngre pritshmëri të mëdha.

    Sistemi shëndetësor shqiptar ka nevojë urgjente për riorganizim të brendshëm, për rritje të transparencës, për ndalimin e largimit të profesionistëve të rinj drejt emigracionit, si dhe për modernizim të pajisjeve dhe infrastrukturës. Mungesa e besimit të qytetarëve ndaj spitaleve publike, lista e gjata e pritjes për ekzaminime apo trajtime, si dhe mangësitë në trajtimin e sëmundjeve të rënda, janë vetëm disa nga plagët e sistemit.
    Përvoja e ministres së re, e ndërtuar në një nga sistemet më të zhvilluara të Evropës, mund të jetë një aset i çmuar nëse përdoret me autonomi dhe vizion. Ajo mund të shërbejë si urë lidhëse për sjelljen e praktikave të mira ndërkombëtare, për bashkëpunim më të thellë me universitetet dhe institucionet kërkimore, si dhe për një reformim të bazuar në evidencë dhe jo në retorikë politike.
    Megjithatë, sfida më e madhe nuk është profesionale, por strukturore. Pyetja që lind është: A do të ketë Evis Sala hapësirën, mbështetjen dhe autoritetin e nevojshëm për të ndërmarrë reformat që kërkon shëndetësia shqiptare? Apo do të mbetet e kufizuar brenda një sistemi të ngurtë burokratik, të mbyllur ndaj ndryshimit?
    Rasti i saj mund të jetë fillimi i një tradite të re, ku profesionistët shqiptarë që kanë ndërtuar karrierë jashtë vendit angazhohen në jetën publike për të sjellë një model tjetër drejtimi – më të ndershëm, më të dijshëm dhe më afatgjatë.
    Evis Sala do bëjë epokën e re në mjeksi, falë talentit dhe prestigjit të saj.

  • Efektivi dhunoi kamerierin në Vlorë, reagon nisma ‘Shqipëria Bëhet’: Të sharkohet menjëherë! Duhet reformim në polici

    Efektivi dhunoi kamerierin në Vlorë, reagon nisma ‘Shqipëria Bëhet’: Të sharkohet menjëherë! Duhet reformim në polici

    Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një hotel në Vlorë, së bashku me mikun e tij.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, nisma ‘Shqipëria Bëhet’ thotë se kjo ngjarje tregon dështimin institucional dhe kërkohet ndëshkimin penal për të gjithë autorët e dhunës.
    ‘Ngjarja tronditëse e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një drejtues policie, i shoqëruar nga një person me probleme me ligjin, ushtrojnë dhunë brutale ndaj një kamarieri të mitur, është shuplaka më e rëndë që merr çdo qytetar që ende ka iluzionin se ky shtet e mbron të pafajshmin. Është një pasqyrë e qartë e dështimit institucional dhe mosndëshkueshmërisë së kultivuar ndër vite në radhët e shtetit shqiptar. Është një akt dhune, që rrjedh nga një sistem që ka lejuar degradimin e figurës së drejtuesve me uniformë në një simbol frike, jo mbrojtje e shërbimi’, thuhet në reagim.
    Sipas nismës ‘Shqipëria Bëhet’ duhet reformim i thellë në polici.
    ‘Drejtues policie që shoqërohen me elementë kriminalë dhe që përdorin uniformën për t’i shërbyer interesave personale, janë pasqyrë e realitetit që prodhon ky sistem i kalbur. Ai fëmijë, sepse po, është vetëm një fëmijë, ishte në vendin e tij të punës, duke përballuar me ndershmëri jetesën në një shoqëri që promovon pandershmërinë dhe keqpërdorimin e funksioneve shtetërore. Në këtë ngjarje nuk kemi të bëjmë me një incident. Kemi të bëjmë me bashkëpunim të hapur mes policisë dhe krimit. Kemi të bëjmë me shtet të rrënuar moralisht, që nuk ka më as kufij midis rendit dhe rrënimit. Kemi të bëjmë me një shtet që në vend që të mbrojë, të dhunon sistematikisht. Ne si Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, kërkojmë me forcë: Ndëshkim penal të menjëhershëm për të gjithë autorët e dhunës dhe shkarkim të menjëhershëm të efektivit të policisë. Është qartësisht e dukshme tashmë se nevojitet një reformim i thellë institucional në Polici. Ky institucion duhet të ndahet nga varësia politike, e cila i shpërblen me poste më të ‘devotshmit’ e vet në radhët e uniformave blu’, tha ai.

  • ‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

    ‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

    Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3 korrikut do të ishte e fundit.
    Deputetja demokrate Dhurata Çupi, nuk do të kthehet më në vjeshtë në karrigen e saj të deputetit. Përfaqësuesja e qarkut të Dibrës gjatë kësaj legjislature, më 11 maj konkurroi në Tiranë në listat e hapura, por nuk ia doli të ri-zgjidhet.
    Ajo thotë se largohet pa pengje dhe me një fitore.
    “Nëse një deputet del më i pasur se ç’është futur, kjo do të thotë që se ka bërë punën me korrektësi dhe dinjitet, e unë nuk i përkas kësaj kategorie.”, thotë Çupi.
    Thotë, se përfaqësimin e problematikave të Qarkut të Dibrës e ka bërë shumë mirë. Vetes, i njeh meritat e një opozitareje të mirë edhe më gjerë se kaq, në funksionet dhe detyrat që ka mbajtur në Kuvend.
    “Kam ngritur çështje të luftës kundër korrupsionit dhe një ndjesi pozitive e një lloj krenarie është që kam qenë kontribuuese që grupi parlamentar të bashkohet”, shton ajo.
    Por, ndonëse jashtë Kuvendit, Çupi e ka të qartë se rruga e saj nuk është jashtë politike.
    “Do jem pranë PD-së do i shërbej çdo kauze të PD, uroj që grupi të jetë kompakt, nëse do jemi të përçarë kjo nuk i shërben Shqipërisë“, thekson Çupi.
    Megjithatë, Çupi është e vetëdijshme se rruga e PD drejt forcimit duhet të kalojë nga riformatimi i saj, por pa dorëheqjen e Berishës, të cilën nuk e sheh si opsion për shkak se sipas saj demokratët sot vuajnë për figura liderësh.
    “Sot jemi një opozitë pa një peshë të caktuar, duhet të jemi realistë, sot i vetmi opozitar me peshë është Sali Berisha. PD kërkon reformim por edhe rritjen e figurave të liderëve që i mungojnë PD-së.”, u shpreh ajo.
    PD në zgjedhjet e 11 majit, njohu një ndër rezultatet më të dobëta të saj. Bashkë me aleatët ajo arriti të fitonte vetëm 50 vende në Parlament. Prej tyre, shumica janë besnikët e Sali Berishës që morën mandatin prej strehimit në listat e sigurta të deputetëve ndërsa jo pak vende i përkasin edhe aleatëve.

  • “Duhet reformim i thellë”/ Reagon ashpër deputetja: Berisha ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së…

    “Duhet reformim i thellë”/ Reagon ashpër deputetja: Berisha ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së…

    E ftuar në një studio televizive deputetja Flutura Açka, foli për 11 majin dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm.
    Açka shtoi se nuk e priste një dorëheqje të Berishës, por nënvizoi se ardhja e tij në krye të partisë ka qenë në kundërshtim me Statutin e PD. Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen.
    Flutura Açka:
    “Kemi ardhur rrotull dhe jemi po në të njëjtën pikë. Lidershipi ka një lloj përgjegjësie. Nuk është kënaqësi të të dalin ato që ti mendon, por duke futur në lojë logjikun dhe duke parë peizazhin e gjerë, kam dalë në ato konkluzione.
    Ka njerëz që kanë dashur të jenë politikisht korrektë me lidershipin dhe nuk i kanë thënë. Për mua mënyra se si erdhi në pushtet lidershipi i PD ishte në shkelje të Statutit dhe na solli këtu ku jemi. Duhet të kishim një shenjë që PD ka nisur të reflektojë. Kërkuam qeveri teknike dhe nuk e arritëm, kemi 3 vite që themi revolucion të cilin nuk e kemi bërë.
    E vetmja gjë që arritëm ishte t’i jepnim edhe një mandat Ramës. Ka nevojë për një reflektim të të gjitha strukturave. Po e fusin PD në një kurth politik që do të na dëmtojë në vijim. Dorëheqjen e Berishës nuk është se e prisja. Ka ardhur koha që të kuptojë që ka ardhur një moment historik për PD dhe të respektohet Statuti. Berisha të bëjë një të mirë të fundit PD-së, që ta çojë në reformim”.

  • “Kur gjeneralët s’janë të aftë të bëjnë ndryshimin, do të ngrihen…”, Xhaferaj: Nga vjeshta deri në pranverë do të ketë reformim të PD

    “Kur gjeneralët s’janë të aftë të bëjnë ndryshimin, do të ngrihen…”, Xhaferaj: Nga vjeshta deri në pranverë do të ketë reformim të PD

    Deputeti demokrat, Ferdinant Xhaferaj, i cili nuk kandidoi për një mandat tjetër në këto zgjedhje, ka folur për situatën politike në vend.
    Konkretisht, për PD-në, ai tha se është një parti me shumë potencial, duke shtuar se ka qeverisur për vite të tëra vendin, por sipas tij tashmë ajo ka nevojë për reformim.
    Xhaferaj tha se reformimi i partisë mund të ndodhë nga vjeshta deri në pranverë.
    “PD ka shumë potencial. Ka qeverisur Shqipërinë për vite të tëra dhe ata njerëz profesionistë janë rrugëve. Modeli Tabaku-ALimehmeti ekziston në çdo qark. Auron Kalaja në Durrës. Do ishte mirë që të ishin në lista të mbyllura. Si i do Edi Rama listat e PD? Pra, edhe vendimi për listat u mur nga Edi Rama.
    Besoj shumë dhe shumë fort se nga vjeshta deri në pranverë PD do të futet në reformim. Janë vetë zhvillimet që ushtrojnë një presion të pamasë që të futet në reformim”, tha Xhaferaj në studion e News24.
    I pyetur se kush do ta bëjë reformimin, ai përdori një metaforë duke thënë; “ndryshimin, kur nuk janë në gjendje të bëjnë gjeneralët, do ngrihen ta bëjnë kolonelët.”

  • Reformim, jo shkrirje të SPAK’/ Berisha: Prokurorët flenë mbi dosje!

    Reformim, jo shkrirje të SPAK’/ Berisha: Prokurorët flenë mbi dosje!

    Reformim, jo shkrirje të SPAK’/ Berisha: Prokurorët flenë mbi dosje!

    Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, u shpreh se SPAK do të reformohet, duke dalë kundër shkrirjes së Strukturës së Posaçme.

    Interesimit të gazetarit Çim Peka, se në çdo dosje të kabinetit Rama dalin pronarë mediesh dhe oligarkë, kryedemokrati Sali Berisha premtoi hetim deri në fund të këtyre dosjeve, që sipas tij, janë pasuruar falë qeveritarëve të korruptuar.

    Tendër ka pasur edhe në qeverisjen Berisha, u shpreh lideri demokrat, po kurrë theksoi ai, nuk janë dhënë pa një garë të hapur dhe në kundërshtim me ligjin.

    Sipas Berishës, hetimi i dosjeve që ‘flenë’ nën kokën e prokurorëve të SPAK, është një nga kolonat e programit të PD.

    Berisha ngriti shqetësimin për pushtetin ‘pa kufi’ që u është dhënë prokurorëve të SPAK, duke bërë që këta të fundit të kenë kontroll edhe mbi vetë gjyqtarët.

    Sipas Berishës, përmes një ligji, do të rregullohet ‘pushteti dhe kontrolli’ i Prokurorisë së Posaçme.

    Gazetari Çim Peka: Në çdo aferë korruptive që del Rama, të dalin pronarë mediash dhe oligarkë…Çfarë do të bëni me këto dosje?

    Sali Berisha, Kryetari i PD: S’e janë pronarë mediesh dhe oligarkë jam 100 % i sigurt, nëse s’do të ishin qeveritarë të korruptuar s’do kishte asnjë prej tyre. Më parë s’kanë fituar tender, ose i kanë fituar në garë të hapur. Ligji bazë është ‘konflikti i interesit. SPAK tregon vetë. Asnjë dosje që çojnë fijet te Rama, s’merr përsëri kurrë ta shqyrtojë. Dosja McGonigal dhe incineratorët. Është vetë Rama, që i ka dhënë McGonigal 250 mijë dollarë, gjykata i ka provuar. Korrupsioni, si mund të jetë politik?! Dosja McGonigal është konfirmuar nga Gjykata e Uashingtonit. S’kërkonte tjetër veçse Altin Dumani ta çonte në gjykatë.

    PD do të shkojë deri në fund me këto dosje. Është kolona e 3 e programit tonë, pastrimi i shtëpisë. Nëse s’bëhet, nuk ndahet krimi e korrupsioni. SKAP do reformohet. Reformim, jo për shkrirje, kurrë s’do të mund të përdoret për qëllime politike, e kurrë s’do flejë mbi dosje. Do ta detyrojë ligji, jo unë. Nuk ka gjëra më të neveritshme e rrëqethëse se dosjet ku flenë ata. Ne do bëjmë ligj, që të detyrojë prokurorinë. Janë pa asnjë lloj kontrolli mbi tokë. Zero kontroll…Pa diskutim që duhet të ketë mekanizma ligjore, gjeje mënyrën mos të jetë nga ekzekutivi. Ai kontrollon gjykatësin dhe prokurori s’kontrollohet. Gjykatësin e kontrollon, vetë jo. Ai fyen çdo njeri me deklaratat e tij, u shpreh Berisha.