Tag: reformën

  • Betohet Gjin Gjoni: Do ta ribëjmë reformën në drejtësi! Njerëzit duan që të ikë Rama dhe të vijmë ne

    Betohet Gjin Gjoni: Do ta ribëjmë reformën në drejtësi! Njerëzit duan që të ikë Rama dhe të vijmë ne

    Kandidati për deputet i opozitës, Gjin Gjoni deklaroi se “Off the Record” me Andrea Dangllin se kur të marrë drejtimin e vendit qeveria e re e drejtuar nga aleanca AMSH do ta ribëjë reformën në drejtësi me partnerë të tjerë ndërkombëtare, pasi ajo është realizuar nga Soros.
    “Reformën në drejtësi nuk e bëri PS, por 140 deputetët. Ligjet që kaluan më vonë sollën dhe pasojat që po përjetojmë. Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK. PD do punojë me institucionet ndërkombëtare për të vënë në vend drejtësinë dhe për të shkuar drejt një drejtësie të pavarur. Reforma u bë nga Soros, ne do e bëjmë nga Opdat. Sot drejtësia është e kapur. Sot kemi 100 mijë dosje të bllokuara. E gjithë reforma në drejtësi do të bëhet pas një site të legjislacioni. Do ta ribëjmë. Nuk bëhet ajo pa ndryshimet kushtetuese”, tha kandidati i opozitës në qarkun e Lezhës, në Off the Record me Andrea Dangllin.
    Në lidhje me fushatën elektorale, Gjoni u shpreh se opozita ka një program të qartë, teksa Rama ka dështuar në qeverisje dhe ka gjysmën e ministrave në burg për korrupsion.
    “Unë them që me të vërtetë PD prezantoi hapjen e fushatës. Në themel të dy programeve ka ndryshim rrënjësor. E panatyrshme që pas 12 vjetësh PS nuk ka një program. Ajo ka qenë një dështim total në qeverisjen e vendit. Gjysma e qeverisë është në burg për shkak të korrupsionit. PS sot flet vetëm për pasaportë, që nuk realizohet tani por pas 2 mandatesh. Ne ofrojmë programin më të mirë në 35 vite. Njerëzit duan që qeveria Rama të ikë një orë e më parë. Programi ynë ngjall shpresë. Programi ynë i jep prioritet individit. Nuk do ketë pension nën 200 mijë lekë”, tha Gjin Gjoni.

  • Do ta ribëjmë reformën në drejtësi”, Gjin Gjoni: Njerëzit duan që të ikë Rama sa më parë

    Do ta ribëjmë reformën në drejtësi”, Gjin Gjoni: Njerëzit duan që të ikë Rama sa më parë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Sali Berisha zbardh detajet për shkrirjen e SPAK, alternativë unike bashkimi i votave me Edi Ramën për…

    Sali Berisha zbardh detajet për shkrirjen e SPAK, alternativë unike bashkimi i votave me Edi Ramën për…

    Një skenar i paimagjinueshëm politik duket se po trondit prapaskenat e politikës shqiptare. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili për muaj të tërë ka sulmuar Reformën në Drejtësi dhe SPAK-un, duket se ka zbuluar një strategji të re të fshehtë për të dobësuar Prokurorinë e Posaçme. Dhe në këtë mision, burime të sigurta thonë se ai ka nevojë për votat e Edi Ramës Sipas informacioneve ekskluzive, Berisha po kërkon një rrugë të re për të minuar SPAK-un, duke propozuar një rivlerësim të Reformës në Drejtësi përmes Komisionit të Venecias. Por ky hap nuk është i mjaftueshëm pa ndryshime kushtetuese, për të cilat ai ka nevojë për mbështetjen e Partisë Socialiste. Megjithëse publikisht mohon çdo marrëveshje me Ramën, realiteti është ndryshe. Burime pranë PD-së tregojnë se një kanal komunikimi i heshtur mes dy liderëve tashmë është hapur. Berisha është përpjekur ta shesë këtë lëvizje si një veprim parimor kundër “prokurorisë politike”, por në të vërtetë, kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten nga ndjekja penale.
    Nga ana tjetër, Edi Rama, i cili publikisht e përqesh liderin historik të PD-së, mund të shfrytëzojë këtë moment për të siguruar ndryshime të tjera në Kushtetutë që i japin atij më shumë kontroll mbi drejtësinë dhe ekuilibrat e pushtetit. Madje më ironikja është se edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dikur aleati kryesor i Berishës në luftën kundër SPAK-ut, ka folur për këtë cështje, teksa nga qelia e tij e burgut, ka deklaruar se është kundër çdo lëvizjeje që synon shkrirjen e SPAK-ut, duke e cilësuar planin “Venecia” si një mekanizëm mbështetës për Reformën në Drejtësi. Megjithatë ky qëndrim e lë Berishën të ekspozuar dhe e bën edhe më të varur nga një marrëveshje e mundshme me Ramën. Me një histori të gjatë paktesh të fshehta, si ai i vitit 2008 që ndryshoi Kushtetutën shqiptare, por edhe ato të fundit mes PD dhe PS, si Amnistia Penale dhe Reforma Zgjedhore, ngrihet pyetja a jemi duke parë një tjetër pakt Rama-Berisha? A do të rikthehet modeli i vjetër i bashkëpunimit mes dy liderëve që për publikun sillen si armiq të betuar? Duket se përgjigjet do të vijnë shumë shpejt, dhe ato mund të jenë tronditëse.
    Detajet
    Ndërkohë kujtojmë se i bezdisur nga fishkëllima e Ramës, Sali Berisha nuk ia jep votat menjëherë kryeministrit për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, por ka gjetur një mënyrë më konsensuale. Para grupit parlamentar, ai shpalosi planin e tij, për ta çuar Reformën në një institucioni këshillimor ndërkombëtar si Komisioni i Venecias, e pas përgjigjes do të procedohet. “Njëherë duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike. Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias.” Me këtë deklaratë, Berisha është tërhequr përfundimisht nga plani fillestar për shkrirjen e SPAK.
    Por, këtë e vërteton edhe aleati i tij më i ngushtë. Dhe pse nga burgu, Ilir Meta, thotë se jo vetëm nuk bëhet fjalë për shkrirje, por plani ‘Venecia’, i jep mbështetje totale Prokurorisë së Posaçme. “Rikthimi në shinat “veneciane”, pra kushtetuese të reformës në drejtësi është shumë i thjeshtë. Nuk ka të bëjë më zhbërjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por me një verifikim së bashku me Komisionin e Venecias, të mënyrës se si është zbatuar Reforma në Drejtësi, nga ndryshimet kushtetuese në formimin e organeve të reja të drejtësisë dhe deri në rezultatet aktuale, që sipas Indeksit të Drejtësisë na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusisë së Lukashenkos. Këtë askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë. Në emër të Partisë së Lirisë zotohemi që për ne SPAK do të jetojë edhe 2 mijë vjet.”

  • “Dashuria ime Luli nuk e donte reformën”, Basha i përgjigjet kryeministrit: Leri përrallat Rame, po kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën

    “Dashuria ime Luli nuk e donte reformën”, Basha i përgjigjet kryeministrit: Leri përrallat Rame, po kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën

    Lulzim Basha ka vijuar replikën e tij me kryeminstrin Edi Rama përmes videove në Facebook, e cila tashmë është kthyer në normalitet prej disa javësh.
    Në postimin e radhës Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama i cili tha në Athinë se askush tjetër përveç PS nuk e donte reformën në drejtësi.
    Basha thekson se shqiptarët e kanë të qartë se kush ishin ata që nuk e donin reformën, dhe kush i liroi trafikantët nga burgu.

    Ndërsa i ka bërë thirrje që të tregojë kujdes.

    “O Rame e paske hap prapë thesin në Athinë. E dinte i madh e i vogël kushe  donte reformën në drejtësi e kush jo. E nise në vitin 2013-të projektin 313. Kush t’i futi në listë mo Rame trafikanët, kriminelët, përdhunuesit, unë t’i futa, apo i fute vetë. Leni përrallat Rame se si ha mo njeri, po kallzo ku të metën shokët dhe kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën. 7 X7 bëjnë 313 Rame”, shprehet Basha.

  • “Ata dhe dashuria ime Luli nuk e donin reformën në drejtësi”, Rama nga Athina: Nuk jemi penduar aspak për këtë që kemi bërë

    “Ata dhe dashuria ime Luli nuk e donin reformën në drejtësi”, Rama nga Athina: Nuk jemi penduar aspak për këtë që kemi bërë

    Kryeministri Edi Rama, përsëriti edhe njëherë gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë, se pa Partinë Socialiste sot Reforma në Drejtësi nuk do të mund të funksiononte.
    Ai tha se prej 1912-ës, për herë të parë në Shqipëri po japin përgjigje para drejtësisë ministra, deputetë, zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.
    “Ata dhe dashuria ime, Luli, nuk donin reformën në drejtësi dhe as SPAK madje kërcënuan se nuk do të hyjnë në zgjedhje. Shpresa e tyre e dëshpëruar dhe e mjerë e tyre sot është që SPAK të shkatërrojë PS dhe t’u vijë radha atyre. Ajo që nuk kuptojnë ata bashkë me shitësin e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla që të reja kanë vetëm moshën, të gjithë nuk kuptojnë që ne nuk jemi në një punë, ne jemi në një mision, që të bëjmë Shqipërinë pjesë një herë e mirë të familjes europiane, e për të bërë këtë e dimë që barazia e ligjit është kusht. Mund të mos jemi shumë të mençur por nuk na merr njeri për aq budallenj sa të mos dinim që duke i dorëzuar shpatën drejtësisë, nuk parashihnim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat e disave nga ne. E dinim dhe nuk jemi penduar. Jemi krenar për këtë”, u shpreh Rama.

     

  • Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncon: Reforma në Drejtësi e hartuar në fshehtësi nga fondacioni i Sorosit

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncon: Reforma në Drejtësi e hartuar në fshehtësi nga fondacioni i Sorosit

    Kreu demokrat Sali Berisha, në një tryezë diskutimi për Reformën në Drejtësi, është shprehur se kjo e fundit është projektuar në mënyrë të fshehtë nga fondacioni Shqipëria e Hapur.
    Berisha gjithashtu u shpreh se shqiptarët, deri para se të niste zbatimi i reformës, kanë patur procese ligjore të pranueshme, teksa shton se sot një gjë e tillë u mohohet qytetarëve.
    Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.
    Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.
    Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.
    Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.
    Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?
    E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.
    Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.
    Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
    Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.

  • Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë

    Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar reformën ne drejtësi, si eksperimentin më të shëmtuar të ekstremit të majtë në Europë.
    Duke folur në tryezën ‘Reforma në Drejtësi, sfidat, pasojat dhe rruga e drejtë’ e organizuar nga Albania Policy Center dhe fondacioni ‘Konrad Adenauer’, Berisha u shpreh se ‘reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.

    Dokument, i cili u bë publik në një nga këto pikat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale’.
    Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
    Do ta nis këtë fjalë me një falënderim dhe mirënjohje për drejtuesin e fondacionit ‘Adenauer’ në Shqipëri, zotin Tomas Kunc, mbështetjen e tij të çmuar në shumë fusha, por edhe angazhimin e këtij fondacioni për të ndihmuar shqiptarët në një nga problemet më të rëndësishme dhe më të komplikuara me të cilat përballen sot.
    Dua të falënderoj zonjën Nagler për misionin që ka marrë nëpërmjet fondacionit Adenauer, për një shqyrtim të asaj që u quajt reformë në drejtësi, por që de facto është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë dhe me disa ngjashmëri me disa elementë në SHBA dhe pastaj në vende ku demokracia nuk ekziston.
    Unë dua të falënderoj Editin dhe Dianën, të cilat me guxim morën përsipër të trajtojnë me fondacionin Adenauer këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila mbart në vete disa të vërteta realisht të pabesueshme për një vend anëtar i NATO-s, që aspiron të integrohet në BE.
    Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.
    Dokument, i cili u bë publik në një nga këto pikat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.
    Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.
    Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.
    Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?
    E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.
    Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.
    Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
    Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.