Këtë të mërkurë në Strasburg, u zhvillua takimi i 19-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian.
Si përfaqësues nga mazhoranca, ministri i Shtetit, Taulant Balla u shpreh gjatë fjalës së tij se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, ndërsa i cilësoi historike zgjedhjet e 11 Majit.
Po ashtu, Balla ritheksoi nevojën që të nisë menjëherë në shtator puna për reformën zgjedhore.
“Dhe sigurisht, në reformën e ardhshme ka diçka për të cilën patjetër duhet të biem dakord.Ndaj duhet të parashikojmë në Kodin Zgjedhor mënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Evropian.Pra, në thelb, kemi diçka për të cilën mund të biem dakord. Gjithashtu, një tjetër çështje që duket se gjen mbështetje të gjerë është fakti se duhet të ecim përpara me depolitizimin e komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë dhe të tretë.
Prandaj, mendoj se, për të ritheksuar atë që u tha nga një prej kolegëve tanë, që duke nisur nga shtatori ne gjithmonë veprojmë njësoj, çdo shtator, sapo nis legjislatura e re, ne e ndërmarrim; por këtë herë duhet ta bëjmë patjetër.Dhe sigurisht, me konsensus. Ashtu siç gjithmonë kërkohet për reformën zgjedhore.”
Tag: reformën
-

Ministri Balla në Strasburg: Në shtator nisim punën për reformën zgjedhore!
-

Debat për “11 majin” në Strasburg/ PS e PD përplasen në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE
Nga Olta Blaceri
Debati për zgjedhjet e 11 majit u zhvendos sot në Strasburg, në ambjentet e parlamentit europian ku u zhvillua takimi i komitetit te stabilizim asocimit BE-Shqipëri.
Partia socialiste e cila ne 11 maj fitoi 83 mandate premtoi nisjen e punës për reformën zgjedhore që në muajin shtator, ndërkohë që partia demokratike shfrytëzoi takimin në Strasburg për të denoncuar procesin e 11 majit si të parregullt“Ritheksoj nevojën për të filluar menjëherë në shtator reformën zgjedhore. Dhe sigurisht në reformën e ardhshme zgjedhore duhet të vendosim parashikimin se si do të zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian nga Shqipëria. Cështja tjetër është depolitizimi i komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë dhe të tretë. Mendoj se sic bëjmë cdo shtator kur nis legjislatura e re, duhet të nisim reformën elektorale, me consensus sic e kërkon gjithnjë reforma zgjedhore”, u shpreh ministri pë Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
“Është hera e parë, që fjalia e parë e raportit të ODIHR është; në zgjedhje nuk kishtë fushë të barabartë loje. Për herë të parë, në paragrafin e parë, ODIHR thotë se në këtë garë zgjedhore mazhoranca përfitoi nga qënia në pushtet. Pra, në teori ka pasur garë, por garuesit nuk janë lejuar të garojnë në të njëjtat kushte dhe me të njëjtën liri. Reforma e fundit zgjedhore që u realizua me consensus ishte në vitin 2012, kur partia demokratike ishte në pushtet, dhe prej atij momenti nuk ka pasur asnjë reforme me konsensus”, deklaroi nëkryetari i PD, Oerd Bylykbashi.
Qeveria përsëriti ambicjen e saj për të anëtarësuar shqipërinë në be në vitin 2030, por opozita vuri në dukje se pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk mund të ketë sukses në këtë process.
“Vizioni ynë është i qartë, ne duam të mbyllim negociatat në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësimin e plotë brenda kësaj dekade”, shtoi Balla.
“Opozita e ka mbështetur këtë proces jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete politike. Por ne duam që ky proces të përdoret realisht për të ndryshuar dhe transformuar vendin. Askush nuk ka nevojë për një proces integrimi ku gjërat ndodhin vetëm në letër, ndërkohë që standardet dhe normat demokratike nuk ndryshojnë në praktikë në vend. Kështu që thirrja ime për të gjithë pjesëmarrësit këtu është: ta përdorim këtë proces, së pari për të ndryshuar zgjedhjet”, tha Tabaku.
Nga ana e tij komisioni evropian theksoi se dialogu politik është i rëndësishëm në procesin e integrimit, duke theksuar se afatet e vendosura nga qeveria shqiptare janë të arritshme.
“Dialogu politik, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës është e vetmja mënyrë për të arritur objektiin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në vitin 2027. Afatet mbi të cilat po punojmë janë ambicioze por të arritshme me punë dhe vullnet të mirë nga të gjitha palët“, tha përfaqësuesu i Komisionit Europiane, Sigrid Brettel.
Takimi i Komitetit te Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri do të vazhdoje edhe neser, e ndryshe nga tradita këtë herë nuk do të ketë asnjë deklaratë të përbashkët. -

Strasburg/ Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kanë shkëmbyer replika të forta gjatë mbledhjes së Stabilizim-Asociimit në Strasburg, duke mos kursyer kritikat ndaj njëri-tjetrit për Reformën Zgjedhore.
Balla theksoi se procesi i reformës duhet të fillojë në shtator dhe se puna për këtë çështje kërkon konsensus mes palëve. Ai nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së rregullave për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Europian në Kodin Zgjedhor dhe vijimin me depolitizimin e komisioneve zgjedhore në nivelet e dyta.
“Ne ritheksojmë nevojën për të nisur në shtator dhe për të çuar përpara Reformën Elektorale. Duhet të punojmë së bashku, me konsensus, siç kërkon kjo reformë. Është e domosdoshme që në reformën e ardhshme të adresojmë edhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve në Parlamentin Europian dhe të vazhdojmë me depolitizimin e komisioneve në nivelin e dytë,” u shpreh Balla.
Nga ana tjetër, Tabaku kritikoi qeverinë për vonesat e përsëritura, duke theksuar se puna për këtë reformë duhet të kishte nisur që në vitin 2013 dhe jo të shtyhej më tej.
“Që nga viti 2013, Shqipëria nuk ka trajtuar asnjë nga rekomandimet prioritare të ODIHR. Vitin e kaluar u bë vetëm zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që ishte vonuar me një vit. Rekomandimet kryesore nuk janë adresuar dhe kjo reformë nuk duhet të fillojë në shtator, por duhet të kishte nisur një dekadë më parë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen me konsensus, jo në mënyrë të njëanshme siç ndodhi në vitin 2021,” theksoi Tabaku. -

Balla dhe Tabaku replika dhe në Strasburg/ Ministri: Reformën Zgjedhore ta fillojmë në shtator! Deputetja: Duhej ta kishe bërë 10 vite më parë
Balla: Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me Reformën elektorale. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në Kodin Elektoral për nënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian. Neve kemi diçka që mund të pajtohemi dhe të biem dakort me njëri-tjetrin. Duhet të vazhdojmë me depolitizimin e Komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë. Duke filluar nga shtatori ne bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë lidhur me këtë çështje, duhet me një konsensus siç e kërkon reforma elektorale.
Tabaku: Nga 2013 Shqipëria nuk ka trajtuar rekomandimet prioritare te ODIHR, në parlament nuk është diskutuar kjo reformë e plotë. Ajo që kemi bërë vitin e kaluar ka qënë thjesht zbatim i vendimt të Gjykatës Kushtetuese që ishte vonuar me një vit. Të gjitha rekomandimet prioritare nuk janë trajtuar dhe kjo detyrë nuk duhet të fillojë në shtator por duhet të kishte filluar 10 vite më parë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen në mënyrë konsensuale, jo siç e bëri kjo qeveri në 2021-shin. -

Juristi i njohur Bledi Dervishi: 150 mijë çështje të vonuara prej 2017. Për kë e bëmë reformën? Për Komisionin Evropian apo për qytetarët tanë?
Juristi Bledi Dervishi hedh dritë mbi një nga problemet më serioze të drejtësisë shqiptare: rreth 150 mijë çështje të pambaruara që presin prej vitit 2017, duke prekur indirekt ose drejtpërdrejt dy të tretat e popullsisë.
I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, me Sonila Meçon, juristi shtroi pyetjen: “Për kë e bëmë reformën? Për Komisionin Evropian apo për qytetarët tanë?”. Qëllimi i reformës, siç shpjegon Dervishi, ishte krijimi i një sistemi drejtësie efektiv, të drejtë dhe të pastër nga korrupsioni. Por, realiteti është ndryshe, vonesat janë të mëdha, nuk ka mekanizma apo përgjegjësi institucionale për zgjidhjen e këtij problemi, dhe qytetarët vazhdojnë të vuajnë nga një sistem që i lë ata në pritje edhe për vite me radhë.Bledi Dervishi: 150 mijë çështje me vonesë, presin prej 2017. Janë dy palë të përfshira, mos të them dy apo më tepër. Domethënë, 2/3 e popullsisë sonë është e prekur nga sistemi i drejtësisë sonë dhe pret zgjidhje për një çështje të caktuar. Po pse, për kë e bëmë reformën ne? Për Komisionin Evropian?
Për cilën nga organizmat ndërkombëtar i kryem ne reformën. Ne kryem sepse kishte nevojë, dhe e pranuar nga të gjithë qytetarët tanë në mënyrë që të kishin një drejtësi efektive, të drejtë, në të njëjtën kohë objektive dhe të shmangnin dhe të nxirrnin jashtë sistemit personat që ishin të korruptuar.
Ky ishte qëllimi i reformës?: Po.
A e kemi realizuar ne këtë?: Nuk e kemi realizuar, vitet kalojnë dhe stoku mbartet dhe nuk shoh asnjë mekanizëm e asnjë detyrim kushtetues apo institucioni që të marrë nismat për ta adresuar për zgjidhje këtë.
Pjesa tjetër është ajo që vuajnë të gjithë nëpër gjykata civile, administrative për mos të thënë pastaj dhe penale ku njerëzit presin, ashtu është e vërteta. Kanë ndërruar dhe jetë, nuk kanë prekur dot me dorën e tyre drejtësinë që u është dhënë nga shkalla e parë në 2017-ën e të përfundojnë në gjykatën e Lartë në 2025. -

Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës
Partia Demokratike kërkon realizimin e një reforme të re zgjedhore dhe një reforme të re territoriale. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi sqaron se reforma zgjedhore duhet të përfshijë patjetër një sistem të ri zgjedhor, pasi ndërhyrjet për procesin e votimit e numërimit nuk mjaftojnë për të garantuar zgjedhje të lira dhe barazinë e votës.
“Nevoja është therrëse minimalisht për reformën zgjedhore, brenda saj reformën e sistemit zgjedhor, dhe e lidhur ngushtësisht me këtë por edhe në funksion të qeverisjes së komuniteteve reformën territorial administrative”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi ka negociuar sistemin e vitit 2008, por ai vë në dukje se ndërhyrjet e bëra ndër vite, veçanërisht ato të vitit 2020 që u bënë nga PS pa konsensusin e opozitës e kanë shkatërruar atë.
“Që nga viti 2020, e përsëritur në vitin 2021, 2022, 2023, 2024, dhe tani në vitin 2025 kam thënë në mënyrë konsistente, ky system zgjedhor është paçavure, ky nuk ndreqet, është toksik për pluralizimin dhe partitë politike dhe për zgjedhësit”, tha Bylykbashi.
Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi ka rreth dy dekada që është pjesë e reforma zgjedhore në vend dhe sipas tij ligjet nuk mjaftojnë, duhet edhe vullneti politik. Si nënkryetar i PD por edhe si drejtues politik i qarkut të Durrësit, Bylykbashi deklaron se qeveria nuk ka vullnet të bëjë zgjedhje të lira dhe 11 maji e tregoi këtë.
“Është një process i cili mund t’i ngjajë zgjedhjeve, është një lloj votimi, shërben për të justifikuar më pas një mënyrë të caktuar qeverisje sic është ajo e Edi Ramës, korrupsion gjigant dhe sinergji me krimin e organizuar. Këto zgjedhje ishin një platformë e cila i shpalosi të dyja, përdorimin total të shtetit dhe bashkëpunimin me krimin. Për fat të keq dita e zgjedhjeve në Shqipëri, apo ditët para dhe menjëhrë pas zgjehdjeve janë ditët kur shqiptarët kuptojnë se sa shumë krim të organizuar ka”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi theksoi se PD do të vazhdojë betejën në KQZ e Kolegj Zgjedhor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të vazhdojë përpjekjet për t’i treguar opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar se 11 maji ishte farsë elektorale. -

“Dialog për reformën zgjedhore”, PD akuzon Ramën: Sistemi zgjedhor i Edit është një “paçavure” që vret pluralizmin
Teksa ndërkombëtarët insistojnë për miratimin e një reforme të re elektorale gjithpërfshirëse, shtatori duket se do të ulë në dialog palët politike.
Demokratët, të cilët e cilësojnë farsë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, këmbëngulin që puna të nisë nga ndryshimi i sistemit elektoral, për të rikthyer koalicionin me listë të përbërë.
“Ne sot kemi një sistem zgjedhor të Edi Ramës e Damian Gjiknurit që masakron votën e shqiptarëve, të opozitës dhe partive të vogla, duke vrarë pluralizmin politik. Nuk do mjaftojë rregullimi i rregullave për kuotën gjinore, financimin e partive, numërimin etj, nëse ne nuk ndryshojme patjetër këtë sistem zgjedhor.
Ky sistem zgjedhor është paçavure, nuk ndreqet, është toksik për pluralizimin dhe partite politike dhe për zgjedhësit. Duhet hequr menjëhere”, shprehet nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi.
Në kushtet kur opozita e akuzon maxhorancën se kontrollon të gjitha pushtetet, duke nisur nga Presidenti, e deri tek drejtësia, cili sistem mund të sigurojë përfaqësim të drejtë në parlament.“Duhet të ulemi në mënyrë gjithëpërfshirëse për ta diskutuar, po jo ajo që Rama përçonte përmes përfaqësusit të vet në grupin e dialogut që ne nuk e ndryshojmë sistemin. Atë që ju keni marrë ne nuk ua kthejme më”, thotë Bylykbashi.
Por demokratët nuk mjaftohen vetëm me reformën zgjedhore.
“Nevoja është therëse për të bërë minimalisht reformën zgjedhore, e lidhur ngushtësisht me reformën territoriale administrative. Kemi një ligj që ka gati tre vite që është i depozituar në parlament nga Partia Demokratike në hartimin e një harte me 96 bashki nga 61 që janë sot. Është në parlament. Ka tre vite që fle aty”, thekson demokrati.
Bykykbashi thotë se asnjë reformë nuk do kishte sukses në kushtet e mungesës së vullnetit nga ana e maxhorancës për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.
“Sa kohë mungon vullneti për zgjedhje të lira e të ndershme, por vullneti është i Ramës për të shpartalluar zgjedhjet duke përdorur çdo lloj instrumenti për të prishur fushën e barabartë, duke përdorurur shtetin, krimin, duke ushtruar trysni mbi zgjedhësit. Të gjitha në raportin e ODIHR, mund të ndryshojmë sistemin si të duam. Kur bien këto kolona nuk është ligji që e zgjidh, është vullneti politik që i mungon Edi Ramës”, shprehet Bylykbashi.
Partia Demokratike ka kërkuar pavlefshëri të zgjedhjeve duke mos e njohur rezultatin e 11 majit, ndërkohë që ka gati edhe raportin e asaj që e cilëson farsë për t’ia paraqitur faktorit ndërkombëtar.
-

PD do reformë të thellë elektorale, Bylykbashi: Sistem i ri zgjedhor që të garantojë barazinë e votës
Partia Demokratike kërkon realizimin e një reforme të re zgjedhore dhe një reforme të re territoriale. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi sqaron se reforma zgjedhore duhet të përfshijë patjetër një sistem të ri zgjedhor, pasi ndërhyrjet për procesin e votimit e numërimit nuk mjaftojnë për të garantuar zgjedhje të lira dhe barazinë e votës.
“Nevoja është therrëse minimalisht për reformën zgjedhore, brenda saj reformën e sistemit zgjedhor, dhe e lidhur ngushtësisht me këtë por edhe në funksion të qeverisjes së komuniteteve reformën territorial administrative”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi ka negociuar sistemin e vitit 2008, por ai vë në dukje se ndërhyrjet e bëra ndër vite, veçanërisht ato të vitit 2020 që u bënë nga PS pa konsensusin e opozitës e kanë shkatërruar atë.“Që nga viti 2020, e përsëritur në vitin 2021, 2022, 2023, 2024, dhe tani në vitin 2025 kam thënë në mënyrë konsistente, ky system zgjedhor është paçavure, ky nuk ndreqet, është toksik për pluralizimin dhe partitë politike dhe për zgjedhësit”, tha Bylykbashi.
Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi ka rreth dy dekada që është pjesë e reforma zgjedhore në vend dhe sipas tij ligjet nuk mjaftojnë, duhet edhe vullneti politik. Si nënkryetar i PD por edhe si drejtues politik i qarkut të Durrësit, Bylykbashi deklaron se qeveria nuk ka vullnet të bëjë zgjedhje të lira dhe 11 maji e tregoi këtë.
“Është një process i cili mund t’i ngjajë zgjedhjeve, është një lloj votimi, shërben për të justifikuar më pas një mënyrë të caktuar qeverisje sic është ajo e Edi Ramës, korrupsion gjigant dhe sinergji me krimin e organizuar. Këto zgjedhje ishin një platformë e cila i shpalosi të dyja, përdorimin total të shtetit dhe bashkëpunimin me krimin. Për fat të keq dita e zgjedhjeve në Shqipëri, apo ditët para dhe menjëhrë pas zgjehdjeve janë ditët kur shqiptarët kuptojnë se sa shumë krim të organizuar ka”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi theksoi se PD do të vazhdojë betejën në KQZ e Kolegj Zgjedhor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të vazhdojë përpjekjet për t’i treguar opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar se 11 maji ishte farsë elektorale./vizionplus.tv -

‘Rubio sekretar shteti, lajm i keq për Berishën’, Sefa: SHBA, fokus në reformën në drejtësi dhe interesat në rajon
Analisti Indrit Sefa tha se Rama ka zbritje në rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë theksoi se 83 mandatet e Ramës duhen analizuar. Sipas tij, ardhja e Rubios ishte një lajm i keq për Berishën dhe PD, ndërkohë fokusi i amerikanëve lidhet me drejtësinë dhe garantimin e interesave në rajon.
“Rama po ta shohësh në numra, ka zbritje në numrat e tij, ka 30 000 vota. Tha ne kemi votat tona, kur vjen tjetri dhe thotë kam votat e mia dhe nga 73 vajti në 83, çfarë ka ndodhur. Ose ke bërë ndonjë marifet elektoral me Kodin Zgjedhor ku doli ambasadori dhe tha që do bëjmë reformë.
Ishte më i rëndë Gonzato sot, unë mendoj që SHBA me reagimin që dhanë të martën e mbyllën kapitullin e zgjedhjeve. Projektet e tyre lidhen me reformën në drejtësi dhe garantimin e interesave në rajon.
Në lidhje me Non Grata, kur u zgjodh Rubio për mua ishte lajm i keq për Berishën dhe PD. Fakti që Rubio është një personazh që ka tërë jetën në senat dhe një nominim që mori 100 për qind të votave të senatit.” -

‘Shpatën e drejtësisë e kishte bufi në zyrë’, Rama: Nga dritarja shikonte si njerëz të armatosur vrisnin protestues
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët në Skrapar këtë të mërkurë, ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar për pengim të reformës në drejtësi dhe për shkelje të rënda në të kaluarën politike.
“Është shumë e rëndësishme që të thajmë kënetën më 11 maj,” deklaroi Rama, duke nënkuptuar zgjedhjet si një mundësi për të çliruar vendin nga strukturat e vjetra që pengojnë drejtësinë dhe integrimin evropian.
Sipas Ramës, Berisha ka kërcënuar se do të përmbysë reformën në drejtësi, të shkrijë SPAK-un dhe të rikthejë situatën siç ishte dikur. Ai shtoi se Berisha mendon se shqiptarët do të harrojnë se kush mbështeti reformën dhe kush e pengoi atë.