Tag: reformën

  • PS planifikon ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ndarjen administrative, Balla zbulon detajet: Ja çfarë synojmë

    PS planifikon ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ndarjen administrative, Balla zbulon detajet: Ja çfarë synojmë

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se do të ngrihet një komision për reformën zgjedhore.
    Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se me afrimin e Shqipërisë në BE, vendi duhet të ketë anëtarët e saj në Parlamentin Europian.
    “Çështje e dytë, për të cilën, do ishte mirë të adresohej puna për reformën zgjedhore, duhet të kemi nenet përkatëse të kodit zgjedhor, sa i takon edhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në perspektivën tonë, po afrohet momenti kur Shqipëria duhet të ketë anëtarët në PE. Çështja tjetër ka të bëjë me administrimin territorial. Këto duhen parë për t’i hapur rrugë reformave të reja, lidhur edhe me ndarjen administrative dhe territoriale. Këto komisione janë shumë të rëndësishme. Të plotësojmë vakancat në këto komisione”, theksoi ai.

  • Koha zhbën reformën në arsimin e lartë

    Koha zhbën reformën në arsimin e lartë

    Me gjasë, një tjetër ligji i arsimit të lartë na pret, e paralajmëruar kjo nga ministrja e spao emëruar e Arsimit, Mirela Kumbaro.
    Nga Shkodra ku morri pjesë në ceremoninë e çeljes së vitit të ri akademik, Kumbaro tha se univeristetet sot përballen me sfidën e profilizimit dhe krijimin e programeve të reja.
    “Sot universitetet kanë një sfidë të madhe, profilizimi. Nuk do të thotë vetëm përforcimi i programeve por edhe krijimi i programeve të reja. Me reformën e arsimit të lartë kemi siguruar cilësi, çka do të thotë garanci për të ardhmen”.
    Sipas saj ka ardhur koha të rishikohet ligji për arsimin e lartë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës.
    “Pas 2014 ka ardhur koha për të rishikuar ligjin e arsimit të lartë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë. Diplomat të vlerësohen globalisht dhe të keni mundësi mobiliteti”, arsyetoi ajo. /tesheshi.com/
     

  • Deklarata e fortë e Dash Sulës: Djegia e mandateve nga opozita u bë për të bllokuar Reformën në Drejtësi

    Deklarata e fortë e Dash Sulës: Djegia e mandateve nga opozita u bë për të bllokuar Reformën në Drejtësi

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se djegia e mandateve nga PD disa vite më parë u bë me qëllim për të bllokuar Reformën në Drejtësi. 
    Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se në atë kohë ishin ende disa ligje të reformës pa u votuar. 
    Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka fituar një pushtet të jashtëzakonshëm edhe me ndihmën e opozitës. 
    “Djegia e mandateve nga opozita ka qenë për një arsye të vetme, për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Sepse kanë qenë krahët e vettingut pa ngritur dhe gjoja nuk do hynin ata të tjerët më. Por ata hynë dhe u bë pastaj ndryshimi i Kushtetutës, Kodi Zgjedhor, etj. Ore Edi Rama nuk u bë diktator sot. U ngrit ditë pas dite, javë pas jave dhe vit pas viti, me ndihmën e opozitës, me djegien e mandateve, mos-hyrjen në zgjedhjet lokale dhe veprime të tjera”, tha mes të tjerash Dashnor Sula. 
     

  • Rama: Nuk pendohemi për reformën dhe pavarësimin e drejtësisë! S’bëjmë avokatin e askujt

    Rama: Nuk pendohemi për reformën dhe pavarësimin e drejtësisë! S’bëjmë avokatin e askujt

    Sot është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i PS ka prezantuar qeverinë e re për mandatin e tij të katërt në drejtimin e vendit.
    Edi Rama: Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4 vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të 4 qeverisës i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e Kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re.
    Do të adresojmë emergjencës e krijuar në drejtimin e Tiranës.Dua të them që në fillimin sa më qartë atë ë besoj duhet ë ndajmë të gjithë së bashku mbi raportin me drejtësinë. PS nuk ka hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë aq më tepër kur ajo nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj.
    Nuk e kemi thënë kurrë duke bërë avokatin e kujtdo, edhe kur mund të mos na duket e drejtë. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e gjyqësorit.Përmes reformës kemi larguar duart e ekzekutivit nga ccdo porces seleksionimi e zgjedhjeje, shkarkimi i prokurorëve e gjyqtarëve.

  • “Nuk është faji i demokratëve”, Ervin Salianji flet troç: Ja kush e ka çuar PD në këtë gjendje

    “Nuk është faji i demokratëve”, Ervin Salianji flet troç: Ja kush e ka çuar PD në këtë gjendje

    Ervin Salianji, pas rikthimit në politikën aktive pas nëntë muajsh burg, rikthehet si një figurë kyçe brenda Partisë Demokratike (PD), megjithëse jo si deputet në Kuvend. Në intervistën për një emision televiziv, ai analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës.
    Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot:“Sigurisht që ka. Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së. Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim.”

  • Rama: Thethi, flagrancë spektakolare! Berisha mbron Gjelin, pas dërgimit të dosjes nga qeveria, sulmon KLP dhe ILD

    Rama: Thethi, flagrancë spektakolare! Berisha mbron Gjelin, pas dërgimit të dosjes nga qeveria, sulmon KLP dhe ILD

    Me shembullin e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Rama sulmoi sërish prokuroren Elsa Gjeli dhe lëvizjet e saj të fundit për t’u vetëmbrojtur.
    “Në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërtimi pa leje është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rëndë.”
    Një ditë pasi porosia e Ramës ndaj gjyqtares së Shkodrës, Elsa Gjeli mbërriti në ILD dhe KLP. Berisha zbatoi strategjinë e tij për ta mbrojtur, dhe mbrojtja më e mirë është sulmi.
    “Koordinimi interinstitucional I këshillatëve, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera të drejtësisë nuk është përmirësuar. Është përtokë, sepse nuk kanë asnjë vullnet të koordinojnë, por vetëm të qeverisin si koorporata të veçanta. Dhe kjo është një gjëmë për shtetin ligjor. Ndërhyrje serioze bëhen nga politikanët në sistem. Pra nuk ekziston një sistem i integruar drejtësie”
    Konferencën e fundit për këtë javë doktori e ruajti si fusheqitje ndaj drejtësisë.
    “Kjo farsë nuk njihet, ka një autor, Edi Rama. Por ka një mbrojtës kryesor, Altin Troplini, me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetuese elektoral, dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit”
    I shqetësuar u duk Berisha nga lëvizjet e Ramës në territor, por jo dhe aq për reformën territoriale.
    “Nuk ulemi me të për Reformën Territoriale.Se ne nuk e njohim si kryeministër.Ne nuk njohim farsën.”
    Megjithatë, doktori ndërron mendje shpejt.
    “Jo, reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike. Pra ne nuk zgjedhim kundërshtarin, as kryetarin e saj”.

  • “A jeni i gatshëm për të diskutuar me Ramën për reformën territoriale”? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    “A jeni i gatshëm për të diskutuar me Ramën për reformën territoriale”? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    Nga konferenca për shtyp e kësaj të premteje, kryedemokrati Sali Berisha u pyet lidhur me reformën e re territorial.

    I pyetur nëse është i gatshëm për t’u ulur për të diskutuar me reformën territoriale me kryeministrin Edi Rama, Berisha tha se PD nuk e njeh ligjitimitetin e kreut të qeverisë.
    “PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të. PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale. Ai nuk ka legjitimitet. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike. Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri.
    Reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike, nuk e bën qeveria. Ai po, bëri gjithçka, e anuloi reformën që u arrit, vuri dorën e tij të zezë dhe arriti ato që deshi”-tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

    Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të ulet në tryezë me qeverinë për reformën territoriale.
    Në një deklarate për mediat, Berisha tha se kjo gjë nuk do të ndodhë pasi opozita nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë Rama.
    Por nga ana tjetër, Berisha tha se opozita mund të ulej në një tryezë të përbashkët me Partinë Socialiste, pasi sipas tij, nuk mund të vendosë PD se kush do të jetë kryetari i PS-së.
    “PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të.
    PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale. Ai nuk ka legjitimitet.
    Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike. Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri. Reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike, nuk e bën qeveria.
    Ai po, bëri gjithçka, e anuloi reformën që u arrit, vuri dorën e tij të zezë dhe arriti ato që deshi. Por reforma zgjedhore është gjithnjë atribut i partive politike.
    PS është faktor politik i pluralizmit politik në Shqipëri, nuk u përcaktojmë ne kush do zgjedhë kryetar ajo apo kush është kryetari i saj, kështu që me PS ne nuk mund të themi se nuk do ulemi për reformën elektorale.
    Ka rekomandime dhe ne ato do i shqyrtojmë. Por jo me qeverinë, me qeverinë nuk kemi asnjë punë.
    Qeveria nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje, ka humbur legjitimitetin”, shprehet Berisha.

  • “Do ulemi me PS-në për reformën zgjedhore, por jo me Ramën për territorialen”, Berisha: S’e njohim qeverinë e dalë nga farsa elektorale!

    “Do ulemi me PS-në për reformën zgjedhore, por jo me Ramën për territorialen”, Berisha: S’e njohim qeverinë e dalë nga farsa elektorale!

    Kryetari i PD-së u pyet sot nga gazetarët mbi dy reformat e mundshme në proces, të sugjeruara edhe nga faktori ndërkombëtar, kryesisht OSBE-ODIHR: Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale.
    Kreu i selisë blu dha dy qëndrime të ndryshme, duke e ndarë ‘binarin’ politik nga ai qeveritar.
    Berisha tha se do ulet me PS-në në tavolinë për reformën zgjedhore, sepse ajo bëhet nga partitë, duke lënë të kuptohet se i intereson kontrolli politik i partisë së tij nëpërmjet vendosjes së deputetëve, por refuzoi kategorikisht të ulej me Qeverinë për reformën territoriale.
    Ai shpjegoi se reforma zgjedhore bëhet nëpërmjet partive dhe PS është një prej tyre në një sistem pluralist, kurse territorialja bëhet nga qeveria e Ramës, të cilën PD nuk e njeh, pasi ka dalë nga “farsa elektorale”. Por duket se Berisha ‘harroi’ se PS-ja ka për kryetar pikërisht kreun e qeverisë.
    “PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të ulet kurrë me të, nuk mund të pranojë karrigen mbi farsa elektorale. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them se PS s’është parti e spektrit politik, ai vendosi dorën e tij të zezë të reforma territoriale, kurse reforma zgjehore bëhet nga patitë. Nuk mund të them se s’do ulemi me PS-në për reformën elektorale, por jo me qeverinë, ajo e ka humbur legjitimitetin”, tha Berisha në përgjigjen e tij para gazetarëve sot.
    Kreu i PD-së, i pandehur për dosjen e aferës “partizani” dhe aktualisht në proces gjyqësor, akuzoi kryeministrin edhe për valën e fundit të shkarkimeve të drejtorëve të bashkive në vend, duke e quajtur shkelje të rëndë kushtetuese.
    “Marja e kompetencave nga qeveria qendrore të ajo vendore ëhstë akt i rëndë antikushtetues dhe shkelje e Kartës së Konventës, shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006, që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë vendore që të ndërmarrë apo bëjë ndryshime të qeverisja vendore. Objeksionet që ka qeveria i ndjek vetëm nëpërmjet Gjykatave, me padi. Ramaduro është vetë kryeministër, kryeprokuror, kryepolic dhe kryetar bashkie, ndaj sillet në këtë mënyrë. Fjala e lirë dhe vota e lirë janë dy të drejtat kryesore. Ndaj ua lexova edhe unë raportin juve”, tha ai mes të tjerash.

  • Stabilizim-Asociimi përplas opozitën dhe mazhorancën në Strasbourg

    Stabilizim-Asociimi përplas opozitën dhe mazhorancën në Strasbourg

    Foto ilustruese

    STRASBURG- Shqetësimet dhe akuzat për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, opozita dhe maxhoranca i kanë dërguar edhe në mbledhjen e Komitetit të Stabilzim Asociimit. Maxhoranca prezantohej nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ndërsa opozita kishte disa folës. Lidhur me zgjedhjet parlamentar, Balla tha se sipas opinionit të vëzhguesve ndërkombëtar 11 maji ishte konkurrues dhe u menaxhua me profesionalizëm. Por u shpreh i hapur për të vijuar me reformën elektorale.
    Balla: Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me Reformën elektorale. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në Kodin Elektoral për nënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian. Neve kemi diçka që mund të pajtohemi dhe të biem dakort me njëri-tjetrin. Duhet të vazhdojmë me depolitizimin e Komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë. Duke filluar nga shtatori ne bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë lidhur me këtë çështje, duhet me një konsensus siç e kërkon reforma elektorale.
    Deklaratat e tij sollën menjëherë reagimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe të deputetes, Jorida Tabaku. Sipas tyre, SPAK nuk dha rezultate në parandalimin e krimeve zgjedhore. 
    Tabaku: Raporti i OSBE/ODIHR flet për përdorim të burimeve publike. Flet për ndikimin e administratës publike dhe përfshirjen e saj në procesin zgjedhor, por edhe për ndikimin e grupeve kriminale në disa qytete. Më vjen keq të them se në 12 vitet e fundit, Parlamenti Shqiptar nuk ka qenë në gjendje të realizojë një reformë zgjedhore të plotë.Gatishmëria për një reformë të re zgjedhore nga mazhoranca, erdhi.
    Bardhi: SPAK ngriti një Task Force për të monitoruar krimet zgjedhore. Por fakti është se më 20 shkurt, Kryeministri i vendit, Edi Rama, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë menjëherë çdo veprim në terren, duke thënë: “Mos i survejoni partitë politike, ndaloni ndjekjen e tyre,” Që nga ai moment, prokurorët e SPAK nuk u panë më në terren. Pyetja ime për Komisionin Evropian është: në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër? Unë nuk do të flas sot këtu si dëshmitar i atij procesi. Nuk do të flas me gjuhën e opozitës, por me gjetjet, gjuhën dhe konstatimet e raportit paraprak të OSBE-ODIHR. Nuk ka progres, nuk ka standarde, ka regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje. Në 30 Prill, 2 javë përpara zgjedhjeve GJKKO nxorri sigurisht në mënyrë të fshehtë 52 urdhër-arresti ndaj një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që është në grupin kriminal të drogës në qarkun e Durrësit. Për çudi, Prokuroria vonoi për 20 ditë urdhër-arrestet e këtij grupi kriminal opozita denonconte përditë përfshirjen e këtyre trafikantëve në zgjedhje, në ndihmë të partisë në pushtet. 
    Por për Komisionin Evropian, SPAK-u është institucioni më i besueshëm në vend. Por, Andreas Schieder, kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian AFET në Parlamenti Europian, tha se problem për ta është koha që institucionet e drejtësisë kanë mes paraburgimit dhe kohës së gjykimit.
    “Ne në Komisionin e Jashtëm kemi sjellë raportin që u votua, disa prej jush keni qenë të pranishëm atje nga parti të ndryshme politike. Unë kam shkuar kam bërë takime me partitë politike në Shqipëri, me PS, me PD me shoqërinë civile dhe me zonjën Dhuka. Deri tani kemi hapur 24 kapituj kjo është shumë e suksesshme dhe tani është shumë e rëndësishme që të mbyllen dhe të zbatohen. Kemi tre çështje kryesore. E para ka të bëj me luftë kundër korrupsionit, institucioni që është ngritur, SPAK, por natyrisht ajo që presin ata është që dhe sistemi i drejtësisë të jap përgjigje për gjykimet që do të vinë dhe që periudha e paraburgimit deri në gjykim të jetë sa më e shpejtë dhe kjo duhet të reflektohet,”-tha Schieder./ZËRI