Tag: reformën

  • Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

    Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

    Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

    Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Duke iu referuar traditës parlamentare dhe rëndësisë që kanë këto dy reforma, demokratët kërkojnë barazi mes pozitës dhe opozitës.
    Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku: 8 i përkasin Partisë Socialiste, 6 Partisë Demokratike, dhe nga 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë.
    I njëjti parim kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Gjithashtu, kërkohet që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
    Po ashtu, për çështje të veçanta për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.

     

    Top Channel

  • PD kërkon barazi në Komisionet për Reformën Zgjedhore e Territoriale (Zbardhen amendamentet)

    PD kërkon barazi në Komisionet për Reformën Zgjedhore e Territoriale (Zbardhen amendamentet)

    Janë zbardhur sot, 16 tetor, amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Territoriale.
    Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
    Duke iu referuar traditës parlamentare dhe rëndësisë që kanë këto dy reforma, demokratët kërkojnë barazi mes mazhorancës dhe opozitës. Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku tetë i përkasin Partisë Socialiste, gjashtë Partisë Demokratike dhe nga një përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë.
    I njëjti parim kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Gjithashtu, kërkohet që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
    Po ashtu, për çështje të veçanta për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.
    Teksa demokratët kanë parashtruar kërkesat e tyre lidhur me këto dy komisione mjaft të rëndësishme, pritet të shohim nëse do të miratohet ngritja e tyre këtë të enjte, në Kuvendin e Shqipërisë.
    Nga ana tjetër, Partia Socialiste është shprehur mjaft e gatshme për punën në këto komisione, duke thënë se duhet të nisë sa më parë.
    “Si traditë tanimë, që grupi i PS ka qenë nismëtar për këto komisione në legjislaturë. Uroj të udhëhiqet nga interesi i përbashkët për të përmbyllur më në fund rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke sjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione politike vunë në dyshim cilësinë e punës së këtyre komisioneve. PS ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit”, është shprehur më herët kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.
    “Shpresoj që grupet politike të opozitës të provojnë vakancat në këtë komision. Do u bëj ftesë tre kryetarëve të grupeve të opozitës që të nisim me punën”, shtoi ai në deklaratë për mediat më 6 tetor.

  • Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

    Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

    Në Konferencën e Kryetarëve të zhvilluar këtë të mërkurë 16 tetor, Partia Socialiste ka prezantuar dy draftet për ngritjen e komisioneve të posaçme parlamentare që do të merren me dy reforma të rëndësishme: Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.
    Komisioni për Reformën Zgjedhore
    Sipas propozimit nga Partia Socialiste, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 16 anëtarë, me ndarje të barabartë: 8 përfaqësues nga Partia Socialiste dhe 8 nga partitë opozitare. Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD, duke garantuar një balancë politike në drejtimin dhe vendimmarrjen.
    Ky komision ka për detyrë:
    -Hartimin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore
    -Trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe ato të mëparshme
    -Përgatitjen për raportin e pritshëm mbi zgjedhjet e 11 majit 2025
    -Hartimin e ligjit për financimin e partive politike
    -Pranë komisionit do të ngrihet një grup ekspertësh teknikë, ndërsa OSBE, Këshilli i Europës, Komisioni i Venecias, BE dhe SHBA do të ftohen për të ofruar asistencë dhe ekspertizë.
    Komisioni për Reformën Zgjedhore do të funksionojë për një periudhë 9-mujore nga momenti i miratimit, me mundësi zgjatjeje nëse kërkohet nga bashkëkryetarët. Vendimmarrja do të synojë konsensusin e gjerë dhe çdo vendim do të konsiderohet i miratuar vetëm nëse ka mbështetjen e të dy bashkëkryetarëve.
    Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale
    Ndryshe nga komisioni zgjedhor, Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale do të ketë një përbërje ku mazhoranca ruan shumicën. Nga 17 anëtarë: 9 janë përfaqësues të PS, 6 të PD-së, 1 nga Aleanca për Ndryshim si dhe 1 nga Partia e Lirisë.
    Kryetari i komisionit do të jetë nga shumica parlamentare, ndërsa zëvendëskryetari nga pakica.

  • Kryeministri i ri i Francës anulon reformën më të rëndësishme të Presidentit Makron për të shpëtuar qeverinë dhe vendin nga kriza

    Kryeministri i ri i Francës anulon reformën më të rëndësishme të Presidentit Makron për të shpëtuar qeverinë dhe vendin nga kriza

    Këtë pasdite në Parlamentin francez luhej faqja më e rëndësishme e historisë së Francës që nga De Goli, kur hodhi themelet e Kushtetutës aktuale më 1959. Kryeministri i tretë i emëruar nga Makron brenda një viti, Sebastian Lecornu, qeveria e të cilit zgjati vetëm 14 orë para një jave, kishte sot një shans të dytë dhe të fundit që deputetët francezë mos t’i rrëzonin një qeveri sërish të re.

    Ai u paraqit në orën 15:00 para Asamblesë Kombëtare të Francës, për fjalimin inauguruar të qeverisë së re dhe prioriteteve të saj buxhetore. Nëse 289 deputetë votojnë kundër, shumica absolute për një mocion mosbesimi arrihet, qeveria Lecornu 2 bie në çast dhe Franca shkon në zgjedhje të parakohshme, ku partia e Le Pen-it ka fitoren të garantuar sipas të gjitha sondazheve.

    Një fjalim bindës i Kryeministrit Lecornu

    Para se kryeministri i ri të hynte në sallën e Parlamentit, shoqëruar nga tamburet e protokollit për të mbajtur fjalimin më të rëndësishëm të historisë bashkëkohore franceze, 95% e mazhorancës së nevojshme për ta rrëzuar atë ishte arritur tashmë. Dy partitë ekstreme, e djathta e Le Pen-it dhe ekstremi i majtë i Mélenchonit, plus disa parti të vogla, kishin depozituar në byronë e Asamblesë Kombëtare kërkesën për rrëzim të qeverisë pavarësisht se ç’do të thotë Lecornu në fjalimin për votëbesim. Të gjithë zërat bashkë të këtyre partive përbëjnë 264 vota mbi 289 për të votuar mosbesimin. Mungojnë vetëm 25 vota që vetëm Partia Socialiste në opozitë e Hollandit mund t’ua jepte ekstremëve për të kontribuar në rrëzimin e qeverisë së fundit të Makronit para zgjedhjeve të parakohshme.

    PS-ja ka kështu tani në dorë fatet e qeverisë dhe bashkë me të të Francës, për ta rrëzuar apo për mos ta rrëzuar qeverinë, sepse nëse ka zgjedhje të parakohshme, ato do të jenë në përfitim të ekstremëve. Për t’i shpëtuar këtij kurthi historik, Partia Socialiste franceze në opozitë i vuri “pistolen në temth” kryeministrit të Makronit, Sebastian Lecornu, me këtë “deal”: ose rrëzo reformën më të rëndësishme të mandatit të Makronit, reformën e pensioneve (e cila ka hyrë në fuqi para një viti duke e rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç), ose Partia Socialiste do të bashkojë votat me ekstremët për të rrëzuar sërish qeverinë.

    Dhe ajo që shumë analistë e prisnin ndodhi. Për të shpëtuar veten, Presidentin Makron dhe Francën, kryeministri Lecornu lëshoi “bombën” në fjalim. Ai deklaroi se qeveria e tij, nëse lejohet të “mbijetoje”, pezullon reformën e pensioneve, reformën më të shtrenjtë të presidencës së Emanuel Makronit. Në atë moment të gjithë kamerat e Parlamentit fiksuan fytyrën e shefit të opozitës socialiste franceze, Olivier Faure, që jepte shenja pëlqimi. Një augur i mirë për qeverinë e sapoformuar.

    Nuk është ende e garantuar nëse ajo do t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit, pasi llogaritë e votave “pro” rrëzimit të qeverisë do të bëhen nesër, por ka shumë gjasa që PS-ja, pas realizimit të kërkesës së saj që të braktiset reforma e pensioneve, nuk do e votojë mocionin e mosbesimit bashkë me ekstremët, duke i evituar Francës dhe ndoshta Europës krizën më të madhe politike që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore.

  • PD kushtëzon pjesëmarrjen në komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore, Berisha: Nuk futemi derisa të vijnë ekspertët e huaj

    PD kushtëzon pjesëmarrjen në komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore, Berisha: Nuk futemi derisa të vijnë ekspertët e huaj

    Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme që pritet të ngrejë Kuvendi për Reformën Administrative Territoriale dhe atë të Reformës Zgjedhore.

    Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se opozita nuk do të jetë e pranishme derisa komisionit ti bashkohen ekspertët ndërkombëtarë për të dyja këto çështje.
    “Asnjë komision pa kongresin e autoriteteve territoriale për Komisionin e Reformën Administrative dhe pa ODIHR për Reformën Zgjedhore nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare, të marrim specialistët nga Venecia dhe ne jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet. Por me Fatmir Xhafën, me Gjiknurin që duhet të ishte në burg prej kohësh, nënës së tij i vodhën 6 milionë euro, nuk bëhet reformë, nuk kanë interes reformash. Duan të shkatërrojnë çdo gjë që është në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet”, deklaroi Berisha.

    Top Channel

  • PD bojkoton komisionin e Territoriales, Berisha: Asnjë reformë pa ndërkombëtarët

    PD bojkoton komisionin e Territoriales, Berisha: Asnjë reformë pa ndërkombëtarët

    Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme që pritet të ngrejë Kuvendi për Reformën Administrative Territoriale dhe atë të Reformës Zgjedhore.

    Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se opozita nuk do të jetë e pranishme derisa komisionit ti bashkohen ekspertët ndërkombëtarë për të dyja këto çështje.
    “Asnjë komision pa kongresin e autoriteteve territoriale për Komisionin e Reformën Administrative dhe pa ODIHR për Reformën Zgjedhore nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare, të marrim specialistët nga Venecia dhe ne jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet. Por me Fatmir Xhafën, me Gjiknurin që duhet të ishte në burg prej kohësh, nënës së tij i vodhën 6 milionë euro, nuk bëhet reformë, nuk kanë interes reformash. Duan të shkatërrojnë çdo gjë që është në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet”, deklaroi Berisha.

  • PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore, Berisha: Nuk futemi derisa të vijnë ekspertët e huaj

    PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore, Berisha: Nuk futemi derisa të vijnë ekspertët e huaj

    Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme që pritet të ngrejë Kuvendi për Reformën Administrative Territoriale dhe atë të Reformës Zgjedhore.

    Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se opozita nuk do të jetë e pranishme derisa komisionit ti bashkohen ekspertët ndërkombëtarë për të dyja këto çështje.
    “Asnjë komision pa kongresin e autoriteteve territoriale për Komisionin e Reformën Administrative dhe pa ODIHR për Reformën Zgjedhore nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare, të marrim specialistët nga Venecia dhe ne jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet. Por me Fatmir Xhafën, me Gjiknurin që duhet të ishte në burg prej kohësh, nënës së tij i vodhën 6 milionë euro, nuk bëhet reformë, nuk kanë interes reformash. Duan të shkatërrojnë çdo gjë që është në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet”, deklaroi Berisha.

    Top Channel

  • Territorialja dhe Zgjedhorja, zbulohen projektvendimet e PS për dy komisionet e posaçme

    Territorialja dhe Zgjedhorja, zbulohen projektvendimet e PS për dy komisionet e posaçme

    Dy ditë pasi në Kuvend, ligjvënësit e PS shprehën vullnetin për nisjen e punës të dy komisioneve të posaçme, atij për reformën territoriale dhe për reformën zgjedhore, socialistët e kanë çuar përpara idenë e tyre duke përgatitur edhe projektvendimet përkatëse.
    A2 CNN ka siguruar dy projektvendimet e propozuara nga socialistët. Sa i përket Komisionit për Reformën Zgjedhore, ai “ka objekt të veprimtarisë së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore bazuar në trajtimin e rekomandimeve të raporteve të mëparshme të trajtuara të OSBE/ODIHR-it, rekomandime në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, si dhe të raportit të pritshëm për zgjedhjet e 11 majit 2025, por edhe trajtimin e rekomandimeve të institucioneve të përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave joqeveritare, si dhe rregullat ligjore për financimin e partive politike”.
    Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 anëtarë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të PS dhe 8 anëtarë përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare. Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike, ndërsa do të të ngrihet edhe grupi i ekspertëve teknikë.
    Sakaq socialistët sipas Taulant Ballës synojnë një Kod Zgjedhor që të jetë gati edhe për zgjedhjet për Parlamentin Europian, në rast se Shqipëria bëhet anëtare e BE, përveçse për të përmbushur rekomandimet e ODIHR.
    Mazhoranca po ashtu nuk e ka fshehur dëshirën për të ulur numrin e bashkive në vend, por Balla dy ditë më parë teksa shprehte qëndrimet e PS, u mundua të tregohej i kujdesshëm në respekt të kundërshtarëve politik.
    Në projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Reformës Territoriale po ashtu bëhet me dije se ai do të përbëhet po nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të PS dhe 6 do të jenë përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë.
    Ky komision i posaçëm pritet të shqyrtojë kuadrin ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore, e po ashtu të analizojë dhe propozojë opsione për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore.

  • Ngritja e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Balla: Propozojmë Maznikun dhe Gjiknurin

    Ngritja e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Balla: Propozojmë Maznikun dhe Gjiknurin

    Taulant Balla

    TIRANË- Grupi parlamentar i Ps-së është mbledhur këtë të hënë për të vendosur ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Administrative Territoriale.
    Kreu i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla në një prononcim për gazetarët, bëri me dije se është propozuar Arbjan Manzniku për të drejtuar Komisionin për Reformën Territoriale dhe Damian Gjiknuri për Reformën Zgjedhore.
    Para gazetarëve Balla tha se është e rëndësishme adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, për depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore si dhe ligji për financimin e partive politike në fushtatat zgjedhire. Ai u bëri thirrje dhe kolegëve opozitarë që të ulen sa më shpëjt në tryezë për të çuar para këto reforma të reja.
     “Në përmbyllje të mbledhjes, dua të informoj se grupi i PS do të institucionalizojë në orën 01:00 dy nisma që kanë të bëjnë me ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme në Kuvend, i pari Komisioni i Posaçëm për Reformën zgjedhore, traditë prej shumë vitesh që në fillim të çdo legjislature grupi i PS ka qenë nismëtari i ngritjes së këtyre komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore. Uroj shumë që komisioni të udhëhiqet nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend për të përmbyllur rekomandimet e OSBE ODIHR ndër vite, ku do të theksoja mbetet çështja e depolizitimit të Komisioneve Zgjedhore, duke risjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione të caktuara politike kontestuan punën e komisionerëve apo numëruesve të tyre vunë në dyshim cilësinë e punës së tyre. PS mbetet partia që ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit. Kam theksuar se ndër çështjet që duhet të adresojë Komisioni i Posaçëmi Reformës Zgjedhore me urgjencë mbetet rritja e transparencës së fushatave zgjedhore dhe të partive politike. Mund t’iu them se është bërë punë e mirë me shumë ekspertë të atashuar ndër vite. Ligji për financimin e partive politike bën pjesë në detyrat e shtëpisë dhe duhet realizuar brenda këtij sesioni. Uroj dhe shpresoj që edhe grupi parlamentar i PD, i Aleancës për ndryshim dhe PL, dhe deputetët e tjerë sipas projektvendimit qëe do miratohet të plotësojnë vakancat.”, u shpreh Balla./ZËRI

  • Nisma e PS në Kuvend: Komisionin të posaçëm për Reformën zgjedhore dhe Ndarjen Administrative

    Nisma e PS në Kuvend: Komisionin të posaçëm për Reformën zgjedhore dhe Ndarjen Administrative

    Taulant Balla: Mund t’ju them se është bërë një punë e mirë me shumë ekspertë, gjej rastin të falëndero OSBE, Këshillin e Europës. Është në ligj që duhet realizuar brenda këtij sesioni.
    Çështja e dytë që do ishte mirë të adresohej puna e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.  Do ngremë komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore
    Këto duhen parë për t’i hapur rrugë reformave të reja, lidhur edhe me ndarjen administrative dhe territoriale. Këto komisione janë shumë të rëndësishme. Të plotësojmë vakancat në këto komisione.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel