Tag: reformën

  • PS-PD arrijnë pazarin për Reformën Zgjedhore, zbardhet skema që ndoqën socialistët dhe demokratët për t’u ulur…

    PS-PD arrijnë pazarin për Reformën Zgjedhore, zbardhet skema që ndoqën socialistët dhe demokratët për t’u ulur…

    Opozita dhe mazhoranca kanë arritur një dakordësi për përbërjen e komisionit që do të udhëheqë reformën zgjedhore, një marrëveshje që synon të kënaqë palët kryesore politike, por edhe të garantojë përfaqësim për partitë e vogla. Sipas pazarit (ujdisë) së arritur mes PS dhe PD, Partia Socialiste do të mbajë shtatë vende nga tetë që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i lihet në dispozicion Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit. Tom Doshi ishte kthyer në “mollë sherri” për komisionin. PS kërkonte një vend në anën e opozitës për PSD-në, por Partia Demokratike refuzonte duke thënë se Tom Doshi historikisht ka votuar pro Ramës dhe kjo nuk ishte barazi reale. Kështu, PS ka bërë një hap pas dhe nga 8 vendet që i përkojnë asaj në komision, do mbajë vetëm 7 karrige dhe 1 vend t’ia rezervojë PSD-së së Tom Doshit. Ndërsa një sakrificë do ta bëjë edhe PD, e cila vendet e saj do t’i ndajë: 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe 1 Agron Shehaj. Komisioni do të ketë formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje. Krijimi i tij pritet të formalizohet në seancën plenare të 30 tetorit.
    Si pritet të funksionojë Komisioni për Reformën Zgjedhore
    Sipas propozimit nga Partia Socialiste, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 16 anëtarë, me ndarje të barabartë: 8 përfaqësues nga Partia Socialiste dhe 8 nga partitë opozitare. Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD, duke garantuar një balancë politike në drejtimin dhe vendimmarrjen. Ky komision ka për detyrë:

    Hartimin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore
    Trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe ato të mëparshme
    Përgatitjen për raportin e pritshëm mbi zgjedhjet e 11 majit 2025
    Hartimin e ligjit për financimin e partive politike
    Pranë komisionit do të ngrihet një grup ekspertësh teknikë, ndërsa OSBE, Këshilli i Europës, Komisioni i Venecias, BE dhe SHBA do të ftohen për të ofruar asistencë dhe ekspertizë.

    Komisioni për Reformën Zgjedhore do të funksionojë për një periudhë 9-mujore nga momenti i miratimit, me mundësi zgjatjeje nëse kërkohet nga bashkëkryetarët. Vendimmarrja do të synojë konsensusin e gjerë dhe çdo vendim do të konsiderohet i miratuar vetëm nëse ka mbështetjen e të dy bashkëkryetarëve.
    Reagon Berisha
    Ndërkohë sa i takon kësaj çështje dje ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit teksa komentoi zhvillimet rreth përbërjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, theksoi se paketa e ndryshimeve zgjedhore duhet të jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha ka shprehur rezervat për përfshirjen e Tom Doshit si pjesë e opozitës në këtë komision. Berisha u shpreh se opozita është e hapur ndaj partive të vogla, duke theksuar se zëri i tyre nuk do të injorohet, përkundrazi do të respektohet dhe përfshihet në vendimmarrje. Po ashtu, Berisha theksoi se ende nuk janë përcaktuar emrat e përfaqësuesve të opozitës në këtë komision, duke shtuar se do të mandatojnë përfaqësuesit përkatës vetëm pasi të jetë sqaruar platforma dhe mënyra e funksionimit të komisioneve parlamentare. “Akoma nuk kemi. Do mandatohen, por tani për tani po bëhen diskutime paraprake në Komisionin e Ligjeve. Natyrisht po shqyrtohen rrethanat, kriteret dhe me radhë. Nuk ka akoma një ekip të mandatuar nga ne që ky do jetë për këtë reformë apo për atë reformë. Sapo të qartësohet çfarë platforme do zbatohet në punën e këtyre komisioneve, atëherë ne do marrim vendimet…”, deklaroi dje Berisha.

  • PS dhe PD drejt ngritjes së Komisionit të Reformës Territoriale, çfarë synon ajo

    PS dhe PD drejt ngritjes së Komisionit të Reformës Territoriale, çfarë synon ajo

    PS dhe PD po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare.PS në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e PD për formulën e përbërjes së dy komisioneve të posaçme, që pritet të ngrihen me vendim Kuvendi në fund të tetorit.
    Amendamentet e dorëzuara një javë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkonin që anëtarësia në të dy komisionet të ndahej në mënyrë të barabartë mes opzitës dhe mazhorancës, duke e bërë vendimmarrjen në këto komisione detyrimisht konsensuale.
    Më parë, Partia Socialiste kishte propozuar që Komisioni për Reformën Territoriale të kishte 17 anëtarë, nga të cilët 9 nga PS, 6 nga PD, 1 anëtar nga Aleanca për Ndryshim dhe një anëtar tjerër nga Partia e Lirisë. Ndërsa për Komisionin e Reformës Zgjedhore, PS ka propozuar një përbërje me 16 anëtarë, nga të cilët 8 të Partisë Socialiste dhe 8 të tjerë nga partitë e tjera parlamentare.Amendamentet e dorëzuara nga Bardhi parashikojnë që të dy komisionet të kenë të njëjtën formulë barazie; 16 anëtarë, nga të cilët 8 i përkasin PS, 6 PD-së dhe nga 1 përfaqësues nga dy grupet aleate në parlament, “Aleanca për Ndryshim” dhe Partia e Lirisë.
    Kjo formulë lë jashtë partitë e tjera që nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend, të tilla si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet dhe Partia SocialDemokrate e Tom Doshit.I pyetur nga BIRN, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca do të pranojë propozimet e Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve.“Personalisht mendoj që duhet të jenë të gjitha partitë parlamentare. Shpresoj që deri në seancë, PD të pranojë formulën gjithëpërfshirëse,” tha Balla.
    Dy reformat e reja
    Projektvendimet për ngritjen e dy komisioneve të posaçme të publikuara në faqen e Kuvendit shprehin dhe objektivat e punës së tyre dhe një afat pune prej 9 muajsh.Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe. Një komision parlamentar për reformë të re territoriale, i drejtuar nga opozita në vitin 2022, nuk arriti të prodhonte ndryshime të reja, pasi u rrëzua nga mazhoranca e cila mbrojti reformën në fuqi.
    Në komisionin e ri që pritet të ngrihet parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj..
    Në amendamentet e Partisë Demokratike kërkohet gjithashtu që pjesë e komisionit për reformën territoriale të bëhet edhe ekspertiza e institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
    Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore vijon të ketë si detyrë objektivat dhe qëllimet e vjetra që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore dhe parlamentare.
    Komisioni i mëparshëm i ngritur për këtë qëllim dështoi ta bënte këtë reformë, ndërsa disa ndryshime të bëra në minutën e fundit në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës dhe mbylljen e listave të kandidatëve u arritën pas një pakti jotransparent mes dy partive të mëdha PS-PD.BIRN

  • PD i dha Shehajt një vend në Komisionin për Reformën Zgjedhore? Berisha: Ka emra që më surprizuan edhe mua

    PD i dha Shehajt një vend në Komisionin për Reformën Zgjedhore? Berisha: Ka emra që më surprizuan edhe mua

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me Komisionin për Reformën Zgjedhore.
    Berisha tha se ende nuk kanë një të mandatuar për të drejtuar këtë komision dhe atë për Reformën Territoriale pasi po diskutohet në Komisionin e Ligjeve lidhur me platformën dhe kriteret.
    “Nuk kemi ende, pasi po bëhen diskutimi paraprake në Komisionin e Ligjeve, po shqyrtohen rrethanat dhe kriteret. Sapo të qartësohet se çfarë platforme do të përdoret do t’i mandatojmë”
    I pyetur për lajmin se në PD do t’i japë një vend partisë Mundësia në komision Berisha tha se nuk ka dijeni pasi në një variant tek opozita ka kaluar edhe Tom Doshi, por po pret përgjigjen e tij”.
    Berisha tha se partitë opozitare jashtë PD-ASHM që s’kanë grup parlamentar janë të mirëpritur sepse reforma zgjedhore do të jetë fryt i përbashkët i spektrit opozitar.
    “Nuk kam asnjë dijeni për këtë që më thoni ju sepse fillimisht në një variant që më sollën mua Tom Doshin e kalonin në opozitë te ne. Të shohim çfarë do të thotë Toma vetë. Jemi të hapur për ta, por pa asnjë diskutim zëri i tyre do të mbahet shumë pak, për ne është e rëndësishme të ndjekim një rrjedhë të përbashkët dhe nuk kam asnjë paragjykim për këto forca.
    Krijuam një koalicion dhe avantazhin që ka kandidati ynë s’e ka asnjë tjetër. Edhe paketa zgjedhore do të jetë fryt i përbashkët i forcave të opozitës.
    Nuk më vjen mirë që ata diskriminohen në Parlament sepse nuk kanë grup parlamentar”, deklaroi Berisha.

  • PS – PD kompromis për Reformën Zgjedhore, zbulohet marrëveshja e fshehtë

    PS – PD kompromis për Reformën Zgjedhore, zbulohet marrëveshja e fshehtë

    Zbardhet kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, e cila kënaq “egot” e të dyja palëve. Edhe ofron barazi reale për shumicën dhe pakicën, po gjithashtu përfaqëson edhe partitë e vogëla që nuk kanë formuar dot grupe parlamentare.
    Kështu, në 8 vendet e saj, PS do të mbajë vetë 7 karrige, dhe një vend do tja rezervojë PSD-së së Tom Doshit.
    Ndërsa një sakrificë do t’a bëjë edhe PD, e cila vendet e saj do t’i ndajë: 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe 1 Agron Shehaj.
    Komisioni me 8+8, dhe me dybashkëkryetarë me të drejtë vetoje, pritet të ngrihet në seancën e 30 tetorit.

  • Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Ligj të ri për financimin e partive

    Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Ligj të ri për financimin e partive

    Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Damian Gjiknuri thotë se mazhoranca dhe opozita do të ketë përfaqësim të barabartë në reformën zgjedhore.
    Gjatë diskutimit për reformën zgjedhore, Gjiknuri u shpreh se duhet të ketë ligj të standardeve evropiane, sa i takon financimit të partive politike.
    “Fakti që ne në çdo palë zgjedhje, ne bëjmë reformë zgjedhore, tregon se si pacient nuk vetëshërohemi. Mendoj që edhe kjo është sens reflektimi që edhe Komisioni i Venecias reflekton, stabilitetin. Duhet të kemi siguri për të ardhmen. Është gjëja më e domosdoshme. Kemi rënë dakord, me ato pretendime për përfaqësimin në reformën zgjedhore, ku shumica dhe opozita do ketë përfaqësim të barabartë. Kjo do të bëjë që puna e komisionit të jetë më e thjeshtë. Kemi një sërë çështjesh që presim t’i adresojmë. Jemi të gatshëm të hyjmë në këtë bashkëpunim. Edhe financimi jashtë fushatave zgjedhore i partive politike, është çështje e parregulluar. Shqipëria duhet të ketë ligj të standardeve evropiane të financimit të partive politike.”, theksoi ai.

  • Rama: Komisioni i Venecias ka dhënë kontribut kyç në reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë

    Rama: Komisioni i Venecias ka dhënë kontribut kyç në reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë

    Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin thelbësor që ka pasur Komisioni i Venecias në ndërtimin dhe forcimin e demokracisë shqiptare.
    Në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, Rama u shpreh se pa Komisionin e Venecias do të kishte qenë e pamundur që Shqipëria të merrte procesin e vettingut.
    Kryeministri shtoi se simbolikisht Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, pasi kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitit 1990.

    Rama: Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok maternitetit, kanë lindur në 1990. Komisioni i Venecias si një fëmijë i Evropës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njësuar me parimet demokracisë, dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa hapur shtegun e saj. Sot Komisioni i Venecias ndër të tjera ka në bilancin e saj edhe kontributin e paçmuar për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, asaj të vitit 1998.
    Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet edhe një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në procese ku mendimi i Komisionit ka luajtur rol vendimtar. Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet dy kontribute kyçe të zhvillimeve demokratike, kontributet për Kodin Zgjedhor që kanë mbështetur thelbësisht përmirësimin e këtij kodi dhe kanë forcuar standardet demokratike dhe kontributin historik, për reformën më të thellë dhe më të vështirë që ka bërë Shqipëria, reformën në drejtësi. Komisioni ka qenë udhërrëfyes i matur dhe një autoritet që na ka ndihmuar të orientohemi në drejtimin e duhur.
    Pa kontributin e Komisionit të Venecias do ishte e pamundur procesi i vettingut, proces kyç në reformën në drejtësi. Një proces që deri në momentin e opinionit të Komisionit të Venecias kishte jo pak kundërshti në rrethet profesionale. Komisioni i Venecias ka fituar edhe fuqinë për tu imponuar dhe respektuar në të gjitha instancat. Opinionet e Venecias respektohen plotësisht në çdo nivel ndërkombëtar lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës.
    /vizionplus.tv

  • “Venecia të asistojë reformën zgjedhore”/ Deklarata e kryeparlamentarit Peleshi në konferencën “30 vite partneritet dhe progres”

    “Venecia të asistojë reformën zgjedhore”/ Deklarata e kryeparlamentarit Peleshi në konferencën “30 vite partneritet dhe progres”

    Parlamenti i Shqipërisë organizoi konferencën  “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, nga ku kryeministri Edi Rama e vlerësoi Venecian si një “autoritet i cili e ndihmoi Shqipërinë ta ketë busullën në drejtimin e duhur dhe një partner i pazëvendësueshëm, që do të vijojë të jetë pikë referimi”.

    “Pa komisionin e Venecias do të ishte e pamundur të bënin reformën në drejtësi, proces jo i kryer me thellësi në ato vende kanë tentuar ta bëjnë. Komisioni i Venecias ka fituar fuqinë e të imponuarit dhe të institucioneve”-u shpreh Rama.
    Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e quajti Këshillin e Europës  një partner kyç ndërkohë, Komisioni i Venecias tha ai  ka shërbyer si një referencë profesionale dhe e paanshme, dhe kërkoi asistencën e këtij komisioni për reformën e re zgjedhore.
    “Kuvendi është i gatshëm që, në përputhje me traditën e mirë të bashkëpunimit, të kërkojë edhe një herë mendimin e Komisionit të Venecias për propozimet që do të dalin nga ky komision.
    Ne besojmë se vetëm nëpërmjet një procesi të hapur, të mbështetur në standarde dhe ekspertizë të pavarur, mund të arrihet një reformë që forcon besimin publik në zgjedhje dhe demokraci“-u shpreh Peleshi.

    Top Channel

  • BE si ODIHR për “11 majin”, Ambasadori Gonzato: Bashkimi Evropian mirëpret procesin gjithëpërfshirës në reformën zgjedhore

    BE si ODIHR për “11 majin”, Ambasadori Gonzato: Bashkimi Evropian mirëpret procesin gjithëpërfshirës në reformën zgjedhore

    Në prag të ngritjes të Komisionit të Reformës zgjedhore kreu i delegacionit të BE, Silvio Gonzato shfrytëzoi tryezën e organizuar për digjitalizimin e proceseve zgjedhore për ti bërë një apel klasës politike.

    “Ngritja e një Komisioni të Përbashkët Parlamentar për Reformën Zgjedhore, së bashku me nisma të tjera që synojnë trajtimin e mjedisit të përgjithshëm zgjedhor (jo vetëm kuadrin legjislativ), çka mund të ndikojë në fushën e barabartë të lojës e cila, sipas OSBE/ODIHR-it mungonte në zgjedhjet e vitit 2025 – pasqyron një njohje të fortë kombëtare të nevojës për të trajtuar sfidat e së kaluarës dhe për të forcuar integritetin zgjedhor. BE-ja i mirëpret të gjitha këto hapa dhe inkurajon një proces gjithëpërfshirës dhe të bazuar në prova, të udhëhequr nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias”, tha Gonzato.
    E ndërsa politikës i duhet të shkruajë  rregulla të reja që e bëjnë fushën e lojës së barabartë, Komisioni Qendror i Zgjedhje po teston  numërimin e votave me inteligjence artificiale. Testi i parë janë zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, por inteligjenca artificiale është ende herët për të zëvendësuar numëruesit e partive.
    “Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, deklaroi Celibashi.
    Diella mesa duket nuk do jete krijesa e vetme virtuale ne vend, ajo do ketë edhe binjaken e saj ne Komisionin Qendror të  Zgjedhjeve. Por më parë pritet te shihet nëse do e kaloje provën e pare me sukses.
     
     

    Top Channel

  • Shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, shkak përplasjet në Kuvend

    Shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, shkak përplasjet në Kuvend

    Kaosi në seancën e sotme plenare të Kuvendit çoi në shtyrjen e votimit për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme, atij për reformën Zgjedhore dhe për reformën Territoriale.
    Shkak për shtyrjen u bë përjashtimi nga seanca i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili është një nga propozuësit e dy amendamenteve që kërkojnë ndryshime në përbërjen e komisioneve.
    Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do të presë seancën e ardhshme për të dëgjuar propozimet e Bardhit, si shenjë vullneti për të çuar përpara ngritjen e këtyre komisioneve me konsensus.
    Gazment Bardhi ka kërkuar që në Komisionin për Reformën Zgjedhore të garantohet barazi në numrin e anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe që drejtimi të jetë i përbashkët me të drejtë vetoje nga opozita. Kjo kërkesë vjen pas shqetësimeve të opozitës se mazhoranca po tenton të përfshijë në komision edhe PSD-në e Tom Doshit, e cilësuar si aleate e PS.
    Edhe për komisionin për Reformën Territoriale, Bardhi kërkon me anë të amendamentit të tij që të ketë përfaqësim të barabartë mes pozitës dhe opozitës, për të garantuar një proces të balancuar dhe gjithëpërfshirës.
    Seanca e radhës plenare pritet të vendosë për fatin e ngritjes së këtyre komisioneve, që janë thelbësore për dy nga reformat më të rëndësishme institucionale në vend.

  • Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

    Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

    Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
    Demokratët kërkojnë barazi mes pozitës dhe opozitës.
    Përkatësisht, për reformën zgjedhore kërkohet që komisioni të përbëhet nga 16 anëtarë, ku 8 i përkasin Partisë Socialiste, 6 Partisë Demokratike dhe nga 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë.
    I njëjti parim kërkohet sipas demokratëve të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Gjithashtu, kërkohet që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
    Po ashtu, për çështje të veçanta për të cilat palët nuk arrijnë konsensus, propozohet që ato t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.