Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro dhe 3 kundër komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili ka si objekt të punës së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore.
Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se ka një pazar politik mes PD-së dhe PS-së.
Duke vijuar Ndoka tha se Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike dhe t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.
“Pazar politik pa transparencë së pari me aleatët, me mua por dhe me kolegët e mi që janë në Parlament dhe nuk kanë informacion. Kjo është absurde.
Sa herë PD sillet në këtë mënyrë është e prirur tek pazaret. Kur e thonë në publik, ata e kanë mbyllur marrëveshjen. Ky është shqetësimi që kam.
Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike, t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.
Kemi një ligj antikushtetues që nuk ka vota të njëjtën peshë si në Shkodër, Vlorë dhe të Fierit. Ka diskriminim dhe disbalancë. Vullneti i qytetarëve deformohet, kjo është shkelje e Kushtetutës. Opozita sot, PD nuk po tenton standardet.
Po t’i tentonte do të ishte normale që të ishte në tryezë me të gjitha forcat parlamentare apo jo, qoftë dhe me partitë e majta. Duhet të hapte një debat. Kjo është pjesa që e bën të pabesueshme PD në këtë raport me të vërtetën, duke i dhënë goditje dhe pluralizmit.
Kemi kod që PD e nxjerr të dytën gjithmonë. Ia ka dhuruar PD në 2008. Me këtë kod zgjedhor, është në kufijtë e pamundësisë që e djathta të fitojë zgjedhjet.
Është vendim sharlatan. Nuk e konceptoj ai”, tha ai.
Tag: reformën
-

Nard Ndoka kritikon Berishën: Po bën pazare me Ramën, në dëm të PD-së
-

Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, zbardhet emrat e anëtarëve të PS
Janë zbardhur emrat e anëtarëve socialistë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pas miratimit për ngritjen e tyre të hënën në Kuvend.
Deputetët votuan pas dakordësisë mes maxhorancës dhe opozitës për barazinë në anëtarë dhe dy bashkëdrejtuesit.
Anëtarët e PS për Komisionin e Reformës Zgjedhore: 1. Damian Gjiknuri Bashkëkryetar2. Arbjan Mazniku3. Bledar Çuçi4. Ulsi Manja5. Olsi Komici6. Aurora Mara7. Ogerta Manastirliu
Anëtarët zëvendësues: 1. Aulona Bylykbashi2. Ermal Pacaj3. Ermal Elezi4. Erion Malaj5. Erjona Ismaili
Anëtarët e PS për Komisionin e Reformës Territoriale:1. Arbjan Mazniku Bashkëkryetar2. Blendi Klosi3. Damian Gjiknuri4. Romina Kuko5. Ermal Pacaj6. Marjana Koçeku7. Ermal Elezi8. Klevis Jahaj
Anëtarët zëvendësues1. Tërmet Peçi2. Etleva Budini3. Aulona Bylykbashi4. Agron Malaj5. Vasil Llajo -

Berisha: Altin Troplini mori 5 milionë euro për të liruar Kreshnik Farrukun
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur ditën e sotme, akuzoi me tone të ashpra drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani për korrupsion, shkelje të Kushtetutës dhe lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama. Berisha tha Dumani është “armik i egër i pluralizmit” dhe “avokat privat i familjes Rama”, duke u bërë mburojë e qeverisë ndaj hetimeve për krimet zgjedhore dhe korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.
Lideri demokrat e akuzoi Dumanin për mosveprim ndaj abuzimeve të shumta financiare dhe për mbrojtje të individëve të përfshirë në skandale të mëdha, duke përfshirë rastin e Kreshnik Farrukut, i cili ka procedime penale në Itali për trafik kokaine. Berisha tha Dumani ka marrë 5 milionë euro ryshfet për të mos lejuar ekstradimin e tij dhe për të manipuluar dosjen hetimore, ndërkohë që paratë do të konvertohen në diamante dhe investohen nga persona të lidhur me familjen e tij. Ai akuzoi gjithashtu Dumanin për lidhje me gjykatës dhe prokurorë që nuk i lejojnë asnjë hetim të pavarur mbi veprimet e tij.
Kryetari i PD akuzoi edhe zv.kryeministren nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku, duke thënë se ka shpërdoruar dhe vjedhur të paktën 10 miliardë euro nga 12 miliardët e portofolit të ministrisë, duke e cilësuar si “hajduten më të madhe të shtetit shqiptar pas Ramës” dhe duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me kryeministrin për abuzime të mëdha financiare.
Në vijim të fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha denoncoi për shkelje të drejtpërdrejta të parimeve të pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira, duke theksuar se Dumani nuk ka përgjegjësi ligjore dhe është mbi ligjin dhe Kushtetutën, duke i shërbyer vetëm Ramës. Ai kritikoi gjithashtu rolin e prokurorit të përgjithshëm dhe të KLP-së, duke thënë se nuk ekziston institucion që e kontrollon këtë nivel pushteti brenda drejtësisë.
Në pjesën institucionale, Berisha shprehu kundërshtimin e PD-së ndaj zvogëlimit të numrit të bashkive, duke propozuar që ato të jenë edhe më të shumta. Ai gjithashtu vuri në dukje dy kushtet e opozitës që janë pranuar nga mazhoranca: pjesëmarrjen e OSBE/ODIHR në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe përfshirjen e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Europës në Komisionin për Reformën Territoriale, për të siguruar ekspertizën më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor.
Lideri opozitar, Sali Berisha propozoi gjithashtu krijimin e një Senati si dhomë e dytë të Parlamentit, me funksion “frenues dhe jo bllokues”, duke theksuar se, nëse kjo realizohet, duhet të reduktohet numri i deputetëve për të mos rënduar buxhetin publik. Ai deklaroi se takimi me Edi Ramën mund të ndodhë vetëm për të përcaktuar themelimin e Senatit në Kushtetutë, ndërsa për reformën territoriale nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese. -

Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale
Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe për reformën territoriale dhe administrative.
Në favor të ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore votuan 113 deputetë të Kuvendit. Ai përbëhet nga 16 anëtarë. PS dhe PD do të kenë nga 7 përfaqësues, Aleanca për Ndryshim 1 dhe Partia e Lirisë 1. Ky komision do të ketë 2 bashkëkryetar.
Ndërkohë, komisioni për reformën administrative do të ketë po ashtu 16 anëtarë, 8 nga PS, 6 nga PD, 1 nga Aleanca për Ndryshim dhe 1 nga PL.
Ky komision do të shqyrtojë kuadrin ligjor të qeverisje vendore, ridizenjimin territorial dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare për qeverisjen lokale. Kohëzgjatja e këtij komisioni do të jetë 9 muaj.
-

Bashkuan votat me PS, ‘sqarohet’ Berisha: Këto janë dy arsyet tona, edhe pse me Edi Ramën nuk ka zgjedhje
sali berisha ne kuvend
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sqaruar në Kuvend arsyen se pse forca politike që ai drejton bashkoi votat me Partinë Socialiste, për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Sipas Berishës, edhe pse me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, opozira duhet të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, si dhe të ndryshojë standardet e pabarazisë në reformën territoriale.
Deklarata e Berishës në Kuvend
Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore.
Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme.
OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.
Kjo është e vërteta.
Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale.
Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi.
Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë.
Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën.
Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën.
Kuvendi miratoi sot me votat e mazhorancës dhe opozitës ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe për reformën territoriale dhe administrative. Në favor të ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore votuan 113 deputetë të Kuvendit. Ai përbëhet nga 16 anëtarë. PS dhe PD do të kenë nga 7 përfaqësues, Aleanca për Ndryshim 1 dhe Partia e Lirisë 1. Ky komision do të ketë 2 bashkëkryetar.
Emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit. Në mbledhjet e Komisionit mund të marrin pjesë pa të drejtë vote deputetë të partive të tjera parlamentare të cilët kanë të drejtë të bëjnë propozime për ndryshime në legjislacionin e Reformës Zgjedhore. Vendimmarrja e Komisionit do të synojë konsensusin e gjerë për të gjitha propozimet.
Vendimet e Komisionit quhen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, por vetëm kur kanë njëkohësisht konsensusin e të dy bashkëkryetarëve.
Ndërkohë, komisioni për reformën administrative do të ketë po ashtu 16 anëtarë, 8 nga PS, 6 nga PD, 1 nga Aleanca për Ndryshim dhe 1 nga PL. Ky komision do të shqyrtojë kuadrin ligjor të qeverisje vendore, ridizenjimin territorial dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare për qeverisjen lokale. Kohëzgjatja e këtij komisioni do të jetë 9 muaj. /ZËRI -

PS dhe PD bien dakord, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-territoriale, 3 deputetët që votuan kundër
Miratohet ngritja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.
113 vota pro
3 vota kundër
24 nuk votuan dhe ose ishin të pranishëm
Po ashtu është miratuar edhe ngritja e komisionit të posaçëm për reformën administrativo territoriale.
115 vota pro
3 vota kundër
Kundër për dy Komisionet votuan: Agron Shehaj, Erald Kapri, Redi Muçi.Top Channel
-

Drejtësia jep ‘llogari’ në Kuvend! Dumani përballë Berishës që prej dosjes ‘Partizani’
Altin Dumani
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë plenare. Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:00. Në rendin e ditë është përcaktuar ngritja e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, për Reformën Adminstrativo-Territoriale, si edhe raportimi i veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, ILD-së dhe KLGJ-së.
Kjo seancë shënon përballjen e parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, prej momentit që Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën për korrupsion ndaj liderit të opozitës. Dumani do t’u përgjigjet në parlament pyetjeve të deputetëve për veprimtarinë e këtij institucioni.
Ndërkohë Partia Demokratike i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve./ZËRI -

Kuvendi zhvillon nesër seancën plenare, ja çfarë pritet të ndodhë
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në një seancë plenare. Seanca e nesërme është caktuar të mbahet në orën 10:00.
Në urdhrin për seancën e së hënës, të firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, janë përcaktuar disa çështje me rëndësi në rendin e ditës.
Ndër to: ngritja e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, për Reformën Adminstrativo-Territoriale, si edhe raportimi i veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, ILD-së dhe KLGJ-së. -

Pasi arritën pazarin për Reformën Zgjedhore, PS e PD “hapin vend” në komision edhe për partitë e vogla…
Komisioni i ri i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, do të përfshijë të gjitha partitë e mbledhura në Kuvendin e Shqipërisë. Pas dakordësimit të mazhorancës dhe opozitës për të pasur barazi votash në komision, vend i është bërë dhe dy partive, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Sipas dokumentit të fundit zyrtar të siguruar nga gazeta “SOT” dhe të dakordësuar mes palëve, bëhet me dije se këto dy parti, të cilat përfaqësohen në Kuvend vetëm me nga 1 deputet për palë, mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit, kanë të drejtën e propozimeve, por pa të drejtë vote. Shqipëria Bëhet përfaqësohet nga Ana Dajko, ndërsa “Lëvizja Bashkë” nga Redi Muçi. Këta dy deputetë, kanë të drejtë për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit, por nuk kanë të drejtën e votës.
Detajet
Komisioni do të ndërtohet në bazë të 16 anëtarëve, 7 nga Partia Demokratike (përfshirë këtu 1 PL dhe 1 PR), dhe 7 nga Partia Socialiste. Dy partitë e mëdha, i kanë bërë vend dhe partive të vogla. Rrjedhimisht për të ruajtur barazinë e votave, PD i ka dhënë 1 karrige deputetit Agron Shehaj ndërsa PS 1 vend ia ka dhënë deputeti të PSD-së së Tom Doshit. Komisioni i posaçëm parlamentar me 16 anëtarë, 8+8, mes tyre dy bashkëkryetarët me të drejtë vetoje, pritet të ngrihet në seancën plenare në Kuvend më 27 tetor dhe pritet të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, me një afat pune, 9 muaj. Po ashtu, socialistët kanë ofruar barazi edhe te Komisioni për Reformën Territoriale, ku 8 anëtarë do të jenë të PS-së, 6 të PD-së, 1 i Partisë së Lirisë dhe 1 i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim i Fatmir Mediut. Kryetari i Komisionit do të jetë Arbjan Mazniku ndërsa nënkryetari do të jetë nga demokratët. Ndërkohë, PD ka vendosur në mbledhjen e grupit që votojë pro ngritjes së komisioneve në seancën e 27 tetorit. Sa i takon reformës Zgjedhore, PS kërkon të plotësojë rekomandimet e ODIHR dhe BE, ku hyjnë depolitizimi i administratës zgjedhore, apo ligj më i fortë për financimin e partive dhe rregullat e fushatës elektorale. Demokratët kërkojnë të preket Kushtetuta, duke ndryshuar sistemin. Pikë kjo, në të cilën ju ngec sharra në gozhdë me socialistët. Theksojmë se në raportin final të OSBE/ODHIR, pas analizës së bërë për procesin zgjedhor nga fushata elektorale e deri te procesi i certifikimit të rezultatit, ka rekomanduar bërjen e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Reagon Mediu
Ndërkohë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se dje pati një bisedë me zotin Berisha se duhet të kenë një diskutim në grup për çështjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Mediu tha se opozita duhet të jetë e unifikuar për këtë çështje, ndërsa theksoi se modeli që ai mbështet është kthimi i koalicioneve. “Këto dinamika na kanë çuar ku na kanë çuar. Se dija këtë. Duhej të ishim në dijeni. Këtu nuk është çështja se sa numra çon PD, por se sa logjikë çedon opozita në këtë tryezë. Unë marr pjesë në diskutimet aktive opozitare për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në këtë pikëpamje s’më thotë dot njeri nëse; je apo jo me PD. Opozita duhet ta çojë këtë çështje në anën formale. Ne ramë dakord me zotin Berisha, sot fola me të, që do të kemi një takim në grup për Reformën Zgjedhore. Opozita duhet të jetë e unifikuar me qëndrimin e vetë. Ajo që duhet të luftojmë është që të kthehemi te ideja e koalicioneve”, tha ai. Mediu kujtoi dhe idenë e tij dhe të zotit Duka, për krijimin e një Konfederate me parti opozitare. “Bashkë me zotin Duka ne hodhëm idenë e krijimit të Konfederatës. Ideja ishte që nëse do t’i biesh bashkë autoriteteve, e ke të vështirë. Ne atë kohë i bëmë thirrje zotit Basha dhe zotit Lapaj. I thash hajde krijojmë një konfederatë që mos të krijojmë se kush është lideri, por ideja”, nënvizoi Mediu dje në një media.
-

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i ‘bëhet vend’ Qorit dhe Lapajt, por pa të drejtë vote
reforma zgjedhore
TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që do të ngrihet në Kuvend, i ka dhënë një zgjidhje të mesme dhe interesit të partive të vogla opozitare që kërkonin të ishin pjesë e procesit.
Pas dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës për të pasur barazi votash në komision, vend i është bërë dhe dy partive, ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit, por që roli i tyre do të jetë i kufizuar.
Sipas dokumentit të fundit zyrtar të dakordësuar mes palëve, bëhet me dije se këto dy parti, të cilat përfaqësohen në Kuvend vetëm me nga 1 deputet për palë, mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit, kanë të drejtën e propozimeve, por pa të drejtë vote.
Komisioni do të ngrihet mbi parimin e barazisë pozitë–opozitë, me 16 anëtarë, 7 nga Partia Socialiste, 7 nga Partia Demokratike dhe 2 nga partitë që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, që janë Partia Mundësia, dhe PSD e Tom Doshit.Drejtimin e komisionit do ta marrin dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD.
Sipas dokumentit zyrtar, komisioni do të ketë në fokus hartimin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore, shqyrtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe ato parlamentare të 11 majit 2025, si dhe për zgjedhjet e mëparshme që nuk janë trajtuar, vlerësimin e propozimeve të institucioneve zgjedhore, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse si dhe hartimin e një ligji të ri për financimin e partive politike.Pranë komisionit do të ngrihet edhe një grup ekspertësh teknikë, ndërsa në proces do të marrin pjesë me rol këshillues përfaqësues të OSBE-së, OSBE/ODIHR-it, Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, si dhe ekspertë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Komisioni do të ushtrojë veprimtarinë për 9 muaj nga momenti i miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nëse kërkohet nga të dy bashkëkryetarët dhe miratohet nga Kuvendi./ZËRI
2
1