Nis këtë të martë (18 nëntor) punën Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Në rendin e ditës së mbledhjes së parë të këtij komisioni do të jetë konstituimi i tij, përcaktimi i numrit të ekspertëve teknikë që do të asistojnë komisionin, si dhe kërkesa për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
Kujtojmë se Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore bashkoi mazhorancë-opozitë, të cilat votuan në Kuvend me 113 vota pro ngritjes së tij.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore përbëhet nga 16 anëtarë, mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërsa mundësi për të dhënë propozime do të kenë edhe partitë e reja të Kuvendit të dala nga zgjedhjet e 11 majit 2025, “Shqipëria bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”, por nuk do të kenë të drejtë vote.
Ky komisioni ngrihet mbi parimin e barazisë mes pozitës dhe opozitës, me 16 anëtarë gjithsej: 7 nga PS-ja, 7 nga PD-ja dhe 2 nga partitë që kanë siguruar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Përmes një marrëveshjeje të arritur mes dy partive kryesore më herët, PS-ja i ka liruar një vend PSD-së, ndërsa PD-ja ia liroi vendin Agron Shehajt. Drejtimi do të jetë bipartizan, me nga një bashkëkryetar nga socialistët dhe demokratët.
Komisioni do të fokusohet në hartimin e ndryshimeve ligjore për Reformën Zgjedhore, adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, ato parlamentare të 11 majit 2025, si edhe zgjedhjet e mëparshme që nuk janë trajtuar. Gjithashtu, pritet të hartohet një ligj i posaçëm për financimin e partive politike.
Tag: reformën
-

Nis sot nga puna Komisioni për Reformën Zgjedhore. Në rend dite mbështetja e OSBE/ODIHR dhe “Venecias”…
-

Miratohen komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, ja emrat nga PS dhe PD
Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit për Reformën Territoriale, në seancën e sotme.
Nga grupi parlamentar i PD në Komision do të marrin pjesë Oerd Bylykbashi si Bashkëkryetar, Ivi Kaso Anëtar, Gent Strazimiri Anëtar, Albana Vokshi Anëtar, Gjin Gjoni Anëtar, Arian Ndoja Anëtar zëvendësues, Klevis Balliu Anëtar zëvendësues dhe Elda Hoti Anëtar zëvendësues
Anëtarët e PD në Komisionin për Reformën Territoriale janë Luçiano Boçi Bashkëkryetar, Jorida Tabaku Anëtar, Bledion Nallbati Anëtar , Xhelal Mziu Anëtar , Ramadan Likaj Anëtar, Eno Bozdo Anëtar, Greta Bardeli Anëtar zëvendësues, Bardh Spahia Anëtar zëvendësues, Igli Cara Anëtar zëvendësues dhe Ina Zhupa Anëtar zëvendësues.
Anëtarët e PS për Komisionin e Reformës Zgjedhore: janë Damian Gjiknuri Bashkëkryetar, Arbjan Mazniku , Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu.
Ndërsa deputetët socialistë zëvendësues janë Aulona Bylykbashi, Ermal Pacaj, Ermal Elezi, Erion Malaj dhe Erjona Ismaili.
Anëtarët e PS për Komisionin e Reformës Territoriale Arbjan Mazniku Bashkëkryetar, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj.
Anëtarët zëvendësues socialistë janë Tërmet Peçi, Etleva Budini, Aulona Bylykbashi, Agron Malaj dhe Vasil Llajo. -

PD cakton emrat për dy komisionet, Oerd Bylykbashi tek “Zgjedhorja”, Luçiano Boçi tek “Territorialja”
Partia Demokratike ka vendosur dy nënkryetarët, Oerd Bylykbashi e Luçiano Boçi për të udhëhequr reformën zgjedhore dhe reformën territoriale si përfaqësues të opozites.
PD ka dorëzuar në Parlament emrat e anëtarëve të dy komisioneve të posaçme.
Oerd Bylykbashi do të jetë bashkëkryetar për reformën zgjedhore, ndërkohë që anëtarë do të jenë Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi e Gjin Gjoni.Luçiano Boçi do të jetë bashkëkryetar tek reforma territoriale dhe anëtarë janë caktuar Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj e Eno Bozdo.
Partia Socialiste i ka dorëzuar në Kuvend që javën e kaluar emrat e anëtarëve të komisioneve e pritet që përberja e tyre të miratohet të enjten në seancë plenare./vizionplus.tv -

Rama takim në Kryeministri me Peleshin, Ballën dhe krerët socialistë të komisioneve parlamentare
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në selinë e qeverisë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit të PS Taulant Balla dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Ky është një takim i përjavshëm, pavarësisht se sot nis diskutimi për projektbuxhetin 2026.
Ky grup po punon prej kohësh për një sërë nismash që pritet të depozitohen ne Parlament nga ana e PS, që nga propozimi për ndryshimin e numrit të deputetëve, statusi për deputetin si dhe puna e dy komisioneve të posaçme, atij për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. -

“140 deputetët që votuan Reformën në Drejtësi i kanë bërë gropën vetes”
Deputeti i PD Arjan Ndoja ka bërë një analizë mbi reformën në drejtësi në emisionin Off the Record në A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli, ku u shpreh se reforma që dikur u miratua me 140 vota unanime, sot po kthehet në bumerang për vetë klasën politike shqiptare.
“Të majtë e të djathtë, 140 deputetët e asaj kohe i kanë bërë gropën vetes. Disa prej tyre madje e kanë ndjerë tashmë këtë në burg,” deklaroi Ndoja, duke shtuar se kjo reformë nuk është realizuar për të rritur efikasitetin e drejtësisë, por për të vendosur kontroll politik mbi institucionet.
Deputeti theksoi se SPAK ka vetëm 1.39% të çështjeve penale në vend, ndërsa pjesa tjetër e sistemit të drejtësisë merret me mbi 98% të volumeve gjyqësore. Sipas tij, kjo tregon se pavarësia e institucioneve nuk është forcuar, por përkundrazi ka pësuar rënie të dukshme, shkruan A2 CNN.
“Nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me raportin 9 me 6 nga trupa gjyqësore, sot kemi kaluar në 6 me 5, ndërkohë që kryetari duhet të jetë jashtë trupës gjyqësore. Ai kryetar ka rol kyç, sepse mund të shtyjë, prishë ose bllokojë mbledhje, duke ndikuar direkt në proceset gjyqësore”, argumentoi Ndoja.
Ai solli në vëmendje edhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit që krijoi komisionin për nismat qytetare dhe kontrollin postlegjislativ, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, të cilin e cilësoi si “një nga baballarët e reformës në drejtësi”.
“Si ka mundësi që pas 10 vitesh nga miratimi, ata që e projektuan reformën po e kontrollojnë sërish? Kjo tregon dështimin e saj si projekt i pavarësisë së drejtësisë”, përfundoi Ndoja. -

‘Territorialja’ mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë sa më shpejt emrat e përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, në mënyrë që miratimi i tyre të bëhet në seancën plenare të së enjtes.
Sakaq, burime për A2 CNN bëjnë me dije se të premten pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, që do të shënojë nisjen zyrtare të punës për ndarjen e re administrative të vendit.
Ndërkohë, Partia Demokratike ende nuk ka dorëzuar emrat e saj për përbërjen e Komisioneve të Posaçme, gjë që mund të ndikojë në ritmin e nisjes së punës së tyre.
Kujtojmë se ngritja e komisionit për Reformën Territoriale u votua në Parlament me 115 vota pro dhe 3 kundër të deputetëve Agron Shehaj, Erald Kapri dhe Redi Muçi. Në këtë Komision socialistët kanë 8 karriget e radhëve të maxhorancës, ndërsa demokratët kanë mbajtur 6 vende dhe ia kanë lënë dy aleatëve të tyre, një Fatmir Mediut dhe një Partisë së Lirisë. -

Shehaj, me përfaqësuesit e OSBE-së: Marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja, atentat ndaj demokracisë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore.
Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare.
“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.
Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” – shkruan Agron Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook. -

Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Do luftojmë paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhor
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore.
Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare.
“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.
Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” – shkruan Agron Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook. -

Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja, atentat ndaj demokracisë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore.
Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare.
“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.
Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” – shkruan Agron Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook.Top Channel
