Tag: reformat

  • Koçiu në Bruksel: Avancojmë reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit

    Koçiu në Bruksel: Avancojmë reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi dje një takim me Komisionerin Europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 24 dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe migracionit.
    Ministrja u shpreh se Shqipëria po ecën me vullnet të qartë politik dhe me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, duke avancuar reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit. Gjatë takimit, ajo informoi Komisionerin Brunner mbi hapat konkretë dhe progresin e arritur. Ndër to, veçoi finalizimin e kuadrit të ri strategjik për sigurinë dhe migracionin, forcimin e kuadrit ligjor kundër krimit të organizuar, përmes operacionalizimit të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve. Gjithashtu, Koçiu theksoi rritjen e hetimeve dhe operacioneve policore kundër trafikimit të emigrantëve, pastrimit të parave dhe gjurmimit të aseteve të krimit, në bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL, FRONTEX, INTERPOL dhe partnerë të tjerë. Ulja e flukseve të migracionit të parregullt, sipas statistikave kombëtare e të BE-së, u konsiderua si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit operacional të shtuar.
    Koçiu vlerësoi mbështetjen politike dhe teknike të KE-së dhe nënvizoi se Shqipëria do të mbetet një partner i besueshëm dhe plotësisht i angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.

  • Të rinjtë ‘pushtojnë’ Piramidën për 8 dhjetorin, Gonzato: Nxitoni për reformat, BE në krahun tuaj

    Të rinjtë ‘pushtojnë’ Piramidën për 8 dhjetorin, Gonzato: Nxitoni për reformat, BE në krahun tuaj

    Piramida e Tiranës, godina që deri 35 vite më parë shërbente si muze për ish-diktatorin Enver Hoxha, sot u gjallërua nga mijëra të rinj që festuan ditën dedikuar atyre.

    I konceptuar si një festival idesh, nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnaze dhe vullnetarë nga shoqata të ndryshme u prezantuan me projektet e tyre, nga punimet artizanale te piktura, libri e teknologjia.
     “Jam shumë e lumtur që rinia merret me projekte të tilla, duke provuar veten në sfida, jo vetëm në artizanat dhe thjesht të dalim nga zona komforte e tyre”, u shpreh një nga vajzat.
    Jo vetëm ambicia për të shprehur talentin, por edhe dëshira për të ndihmuar më të dobët, këtë 8 dhjetor mesazhin më të fortë e përcjellin vetë të rinjtë.
    “Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e produkteve, do të shkojnë për një kauzë të veçantë, ‘Holiday in a box’, kemi për synim të bëjmë dhurata për fëmijët, sidomos për fëmijët në zonat rurale”, tha një vajzë tjetër.
    Megjithatë, në ceremoninë e hapjes, vëmendjen më të madhe e mori Inteligjenca Artificiale. Hana, avatari i Agjencisë Kombëtare të Rinisë prezantoi të ftuarit….
    “Shqipëria e sotme dhe ajo e nesërme bazohet mbi energjinë, talentin dhe përkushtimin tuaj. Le të jetë kjo një ditë si një thirrje për të ecur përpara me besim, bashkëpunim dhe vizion”, deklaroi ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhe.
    Duke kujtuar thirrjen që priu protestën e studentëve në dhjetorin e ‘90, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, përballë të rinjve, ambasadori i BE në vendin tonë theksoi nevojën për përshpejtimin e reformave të kërkuara, me qëllim integrim në union.
    “Kjo është thirrja ime për ju, që reformat të sjellin rezultate të vërteta dhe konkrete për t’i dhënë fund korrupsionit, për t’i thënë fund mosndëshkueshmërisë dhe për të luftuar krimin e organizuar. Dhe që të ndodhin të gjitha këto, duhet të përshpejtohen punët, duhet të mobilizoheni për më shumë, përndryshe nuk ka për të ndodhur, por ne na keni përkrah”, tha Silvio Gonzato.

    Top Channel

  • Gonzato mesazh të fortë mes të rinjve shqiptarë: Nxitoni për reformat, BE në krahun tuaj

    Gonzato mesazh të fortë mes të rinjve shqiptarë: Nxitoni për reformat, BE në krahun tuaj

    Piramida e Tiranës, godina që deri 35 vite më parë shërbente si muze për ish-diktatorin Enver Hoxha, sot u gjallërua nga mijëra të rinj që festuan ditën dedikuar atyre.

    I konceptuar si një festival idesh, nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnaze dhe vullnetarë nga shoqata të ndryshme u prezantuan me projektet e tyre, nga punimet artizanale te piktura, libri e teknologjia.
     “Jam shumë e lumtur që rinia merret me projekte të tilla, duke provuar veten në sfida, jo vetëm në artizanat dhe thjesht të dalim nga zona komforte e tyre”, u shpreh një nga vajzat.
    Jo vetëm ambicia për të shprehur talentin, por edhe dëshira për të ndihmuar më të dobët, këtë 8 dhjetor mesazhin më të fortë e përcjellin vetë të rinjtë.
    “Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e produkteve, do të shkojnë për një kauzë të veçantë, ‘Holiday in a box’, kemi për synim të bëjmë dhurata për fëmijët, sidomos për fëmijët në zonat rurale”, tha një vajzë tjetër.
    Megjithatë, në ceremoninë e hapjes, vëmendjen më të madhe e mori Inteligjenca Artificiale. Hana, avatari i Agjencisë Kombëtare të Rinisë prezantoi të ftuarit….
    “Shqipëria e sotme dhe ajo e nesërme bazohet mbi energjinë, talentin dhe përkushtimin tuaj. Le të jetë kjo një ditë si një thirrje për të ecur përpara me besim, bashkëpunim dhe vizion”, deklaroi ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhe.
    Duke kujtuar thirrjen që priu protestën e studentëve në dhjetorin e ‘90, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, përballë të rinjve, ambasadori i BE në vendin tonë theksoi nevojën për përshpejtimin e reformave të kërkuara, me qëllim integrim në union.
    “Kjo është thirrja ime për ju, që reformat të sjellin rezultate të vërteta dhe konkrete për t’i dhënë fund korrupsionit, për t’i thënë fund mosndëshkueshmërisë dhe për të luftuar krimin e organizuar. Dhe që të ndodhin të gjitha këto, duhet të përshpejtohen punët, duhet të mobilizoheni për më shumë, përndryshe nuk ka për të ndodhur, por ne na keni përkrah”, tha Silvio Gonzato.

  • “Ballkani i përket BE..Europa po ju pret”! Marta Kos ‘paralajmëron’: Ecni në sinkron, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse…

    “Ballkani i përket BE..Europa po ju pret”! Marta Kos ‘paralajmëron’: Ecni në sinkron, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse…

    marta kos

    TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos mbajti fjalën e saj në Samitin për Rritjen e BE, në Tiranë, ku u shpreh se Europa nuk mund të jetë e sigurtë pa Ballkanin Perëndimor, ndërsa e cilësoi ‘një gabim’ i së shkuarës që duhet korrigjuar. Kos deklaroi se Ballkani është pjesë e Europës, megjithatë theksoi se reformat që duhet të ndërmerren nga vendet e rajonit nuk janë të lehta, teksa afati për përmbushjen e tyre përfundon në qeshor. “Nëse vendet e rajonit nuk përmbushin detyrimet, rrezikohet humbja e 300 milionë eurove të destinuara.”, deklaroi shefja e BE-së.
    “Është kënaqësi për mua që jam këtu pak pasi kemi publikuar paketën e zgjerimit të BE. Tashmë kjo është një çështje me të cilën po punojmë, dhe gjithnjë e më shumë ka të bëjë me sigurinë Europa nuk mund të jetë e sigurtë pa Ballkanin, është një gabim qe ne kemi bërë dhe duhet ta korrigjojmë. Shtëpia juaj, Europa po ju pret. Ju jeni pjesë e BE thjesht duhet ta bëjmë në formë institucionale. Tashmë kemi mbushur 2 vjet nga zabtimi i planit të rritjes. Kemi mjaft për të festuar, por 2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë nisur me reformat. Shohim një lidhje të mirë mes procesit dhe reformave, fondet jem ende në 10 % të disbursimi ndaj duhet të bëjmë më shumë. Ku mund të bëjmë më shumë. KE dëshiron që plani i rritjes të jetë i suksesshëm. Shqiptarët malazezët dhe maqedonasit përfitojnë falë SEPA. Objektivi ynë është që të gjithë ju të ecni para në sinkron, nuk duam që askush të mbetet pas. Kemi një afat të rëndësishëm, në qershor do të kemi skadimin e periudhës 1 vjecare për reformat e papërmbushura, rrezikojnë 300 miln euro fonde. Le të diskutojmë sot si të ulim edhe tarifat e roaming duhet të punojmë për përafrimin me rregullat e BE. Kjo do sjëllë përfitime për bizneset dhe qytetarët tuaj”- tha Kos.

  • “91 % e shqiptarëve pro integrimit”, ambasadori italian: Synimi për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është objektiv ambicioz

    “91 % e shqiptarëve pro integrimit”, ambasadori italian: Synimi për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është objektiv ambicioz

    Ambasadori i italian në Tiranë, Marco Alberti, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi shanset që ka Shqipëria për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2030, objektiv ky i vënë nga qeveria Rama.
    Ai theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ambicioz dhe i mundshëm, duke vlerësuar përparimin e vendit në hapjen e kapitujve të negociatave dhe reformat e kryera në vitet e fundit.
    Më tej, ai theksoi se 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, një tregues që sipas ambasadorit inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.
    “Të dy kryeministrave vijnë nga përvoja politike krejt të ndryshme. Nuk njoh raste të tjera kur bashkëpunimi kaq i ngushtë mes dy krerëve të qeverive shkon përtej ndasive politike. Pra, është diçka që është e vërtetë, është e rrënjosur, e thellë.
    Sigurisht dhe interesat institucionalë, por është dhe një zgjedhje që kanë bërë të dy kryeministrat, që kanë zgjedhur njëri tjetrin dhe kjo është një e dhënë tejet e rëndësishme. Synimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është një objektiv ambicioz, por edhe i mundshëm dhe ne po flasim për synimit, por dhe për realitetin. Në flasim për përvojat, proceset që ka kryer Shqipëria, dhe sidomos duke u ndaluar te vitet fundit, janë hapur të gjithë grupkapitujt.
    Ky është një synim i të gjitha vendeve kandidate. Reformat janë një e dhënë thelbësore me të cilat Shqipëria po punon, janë 91 % e shqiptarëve janë në favor të anëtarësimit dhe besoj se kjo është një e dhënë që inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.
    Unë mendoj se anëtarësimi apo negociata për anëtarësimin janë një mundësi e madhe për BE, sepse duke kërkuar reforma, atëherë duhet të shtrojmë pyetjen dhe për reformat tona se si një proces i reformimit të BE mund ta bëjë më të besueshëm dhe më tërheqëse, më funksionale këtë përvojë politike. Është një dialog, bashkëpunim, një mundësi që pasuron të dyja vendet apo të gjitha palët”, tha ai.

  • Vendet europiane nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të rrisin moshën e pensionit. Studimi tregon arsyen

    Vendet europiane nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të rrisin moshën e pensionit. Studimi tregon arsyen

    Në fillim të tetorit 2025, me të ardhmen e tij politike në fije të perit, kryeministri francez Sébastien Lecornu, që kishte dhënë dorëheqjen dhe më pas ishte riemëruar, premtoi se do t’i pezullonte reformat e papëlqyera të pensioneve deri në vitin 2027, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

    Deputetët socialistë e shpallën këtë si fitore. Komuniteti i biznesit francez reagoi me shqetësim. Agjencia “S&P” uli vlerësimin e kreditit të Francës, duke përmendur shqetësimet buxhetore.

    Meqë Franca po shtyn sërish për dy vjet të tjera zbatimin e reformave të pashmangshme, dhe shumë vende europiane po përballen me krizat e tyre të pensioneve, ia vlen të shqyrtohet si mund të hartohen reforma të qëndrueshme, të drejta dhe politikisht të zbatueshme.

    Një nga veçoritë më të dukshme të debatit për reformën e pensioneve në Europë është se problemet e saj themelore kuptohen mirë dhe janë dokumentuar gjerësisht. Popullsia europiane po plaket. Norma e lindshmërisë po bie. Jetëgjatësia po rritet gjithnjë e më shumë. Ka gjithnjë e më pak njerëz që kontribuojnë për të financuar sistemet publike nga të cilat do të tërheqin para më shumë njerëz, për periudha më të gjata. Në të njëjtën kohë, përparimet teknologjike po ulin pjesën e të ardhurave nga puna në produktin e brendshëm bruto.

    Meqë shumica e sistemeve “pay-as-you-go” të Europës u krijuan në kushte demografike krejt të ndryshme, ato duhet të përshtaten me realitetin e sotëm. Këtë e pranojmë në fusha të tjera, si arsimi, ku rishikojmë zonat shkollore dhe kufizojmë ndërtimin e shkollave të reja për të reflektuar numrin më të ulët të fëmijëve në lagjet tona. Por çdo përmendje e rritjes së moshës së pensionit shoqërohet me mijëra protestues të zemëruar që mbushin rrugët e Parisit, Madridit apo Brukselit.

    Në Francë, është e rëndësishme të shihet reforma në kontekst: ajo synonte ta rriste moshën e pensionit me vetëm dy vjet, në 64. Danimarka, nga ana tjetër, e rishikon moshën e pensionit çdo pesë vjet në përputhje me jetëgjatësinë dhe ka miratuar ngritjen e saj në 70 deri në vitin 2040, nga 67 që është aktualisht.

    Reformat e pensioneve dështojnë vazhdimisht sepse politika mbizotëron mbi ekonominë. Ndryshimet demografike janë të parashikueshme, kostot e tyre janë të matshme, dhe mjetet e politikave për t’i adresuar ekzistojnë. Por reformat rrëzohen kur përplasen me interesat elektorale dhe me mungesën e besimit publik.

    Si kapërcehen këto probleme?

    Në vend që të përqendrohemi vetëm në një element, si mosha e pensionit, ne propozojmë një qasje shumëdimensionale që trajton si shpenzimet ashtu edhe kontributet, dhe që kompenson ata që preken fillimisht nga reformat. Shembulli ynë studimor ishte Spanja, por mësimet vlejnë për shumë vende europiane, përfshirë Francën.

    Rregullime automatike dhe kompensime unike

    Një pjesë e zgjidhjes është përfshirja e mekanizmave të rinj automatikë të rregullimit, pra, rregulla që përshtatin pensionet sipas ndryshimeve ekonomike dhe demografike. Këto mekanizma e bëjnë sistemin e pensioneve më të parashikueshëm dhe më të besueshëm, duke reduktuar nevojën për seri reformash të rastësishme që janë të mbushura me vështirësi politike.

    Ne gjithashtu propozojmë kompensimin e punëtorëve dhe pensionistëve që mbajnë barrën e uljes së pensioneve. Kjo do të bëhej përmes një transferimi njëherësh të aktiveve likuide nga qeveria te familjet.

    Anë e dobët e kësaj politike është se qeveritë do të duhet të financojnë këto pagesa, me shumë gjasë duke emetuar borxh publik të ri. Por, siç e kemi parë shumë herë, reformat që shtyhen përpara pa asnjë përpjekje për të kompensuar humbësit shpesh përmbysen më vonë. Votuesit më të moshuar, të cilët kanë sytë te pensioni, dhe janë gjithnjë e më të shumtë, do të bllokojnë çdo përpjekje për t’u prerë përfitimet nëse nuk kuptojnë se do të kompensohen për humbjet e tyre.

    Si ta bëjmë reformën e pensioneve të zbatueshme

    Që reformat e pensioneve të funksionojnë realisht, ato duhet të mbështeten mbi pesë shtylla:

    1. Të futet një faktor qëndrueshmërie që përshtat shumën fillestare të pensionit me jetëgjatësinë e brezit të punëtorëve që dalin në pension. Në praktikë, kjo do të thotë se ata që dalin më herët në pension do të marrin pension më të ulët, pasi pritet të marrin pagesa për më shumë vite. Kjo krijon një nxitje për punëtorët të zgjasin jetën e tyre aktive.

    2. Të vendoset një rregull automatik rregullimi që përditëson të drejtat dhe/ose pensionet për të garantuar qëndrueshmërinë financiare të sistemit. Aktualisht, shumë sisteme i përditësojnë pensionet sipas indeksit të çmimeve të konsumit, gjë që nuk është e qëndrueshme, sepse ul normën e zëvendësimit të pensionit (raportin mes pagës para pensionit dhe të ardhurave nga pensioni). Kjo është veçanërisht e vërtetë në një mjedis me rritje të ulët ose zero të produktivitetit të punës, siç është rasti i Spanjës.

    3. Të llogariten pensionet bazuar në kontributet e tërë jetës së punës, dhe jo vetëm në 25 vitet e fundit apo në një periudhë të kufizuar. Injorimi i viteve të para të punës zakonisht favorizon ata me të ardhura të larta dhe nënfinancon sistemin në tërësi.

    4. Të hiqen tavanet e kontributeve të sigurimeve shoqërore, por të mbahen pensionet maksimale, në mënyrë që ata me të ardhura më të larta të paguajnë më shumë në sistem pa marrë pensione më të mëdha në këmbim.

    5. Të ofrohet një kompensim unik për punëtorët dhe pensionistët që humbasin nga këto reforma. Këto kompensime mund të financohen përmes borxhit publik. Ky komponent kalimtar ndihmon në një tranzicion të drejtë dhe parandalon refuzimin shoqëror që shpesh çon në dështimin e reformave të pensioneve.

    Kur kombinohen, këto masa jo vetëm që përmirësojnë qëndrueshmërinë financiare të sistemeve të pensioneve duke ulur shpenzimet e ardhshme, por gjithashtu nxisin kursimet private dhe inkurajojnë jetë pune më të gjata. Nëse reformat shpallen shumë përpara zbatimit, kostoja e tranzicionit mund të jetë më e ulët, pasi familjet kanë më shumë kohë për të përshtatur konsumin, kursimet dhe zgjedhjet për pensionim.

    Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se reformat e pensioneve do të jenë pa polemika. Nëse këto masa do të miratoheshin, qeveritë do të duhej t’i shpjegonin qartë dhe të parashikonin reagimin publik. Po ashtu, duhet të sqarojnë se pa reforma, rritjet e mëdha të taksave do të bëhen të pashmangshme.

    Alternativa, megjithatë, është edhe më e keqe. Sipas përllogaritjeve tona, Spanja do të duhej të rriste mesataren e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) me 9 pikë përqindjeje, nga 16% në 25%, për të mbledhur të ardhura të mjaftueshme që të mbajë sistemin aktual pa afat. Duke shtyrë vendimet e papëlqyera për pensionet, politikanët po përgatiten për rritje edhe më të papëlqyera taksash në të ardhmen. / The Conversation – Syri.net

  • Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

    Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

    Pavarësisht kërkesave rajonale, kancelari Merz përforcon strategjinë: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, shkruan Auron Dodi.

    Bëhet fjalë kryesisht për disa deklarata publike, të anëtarëve të njohur të CDU-së, parti konservatore e qendrës së djathtë. Dhe të politikanëve rajonalë, që përballen me rezultatet zgjedhore të partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD.
    Si shembuj: fillimisht ishte ish-Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber, që kërkoi t’i jepet fund politikës së izolimit të AfD-së. Ai kërkoi “reflektim për një politikë të re të vijës së kuqe”. Të tjerë politikanë e mbështetën. Ish-kryetari rajonal i CDU-së në landin e Tyringenit, Mike Mohring, i tha revistës Politico se “qytetarët duan që qeveritë të përfaqësojnë shumicën e votuesve”. Ai tha se vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në ka qenë i mirë “për vetëafirmimin e CDU-së, por larg realitetit, veçanërisht në lindje”.
    Në nivel rajonal, kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë në Bad Freienwalde, në landin lindor të Brandenburgut, Heidemann deklaroi se nuk mund ta injorojë faktin, se 48% e zgjedhësve, votuan për kandidatin e AfD-së. Për këtë shkak ajo vetë mezi i i fitoi zgjedhjet. Kandidatja e CDU-së u shpreh kundër një bashkëpunimi me AfD-në, por tha se është e nevojshme të kërkohet dialog me AfD-në, në hapësirën parlamentare.
    Kryesia e CDU: Afërsia me qytetarët përmes zgjidhjeve, jo afrimit me AfD-në
    Por CDU-ja dhe Friedrich Merzi refuzojnë çdo zbutje të vijave të kuqe në lidhje me AfD-në. Në një mbledhje të kryesisë së CDU-së, organit më të lartë, të dielën (19.10.), Merzi e bëri të qartë se bashkëpunim me AfD-në,parti pjesërisht ekstremiste e djathtë, nuk do të ketë. Të hënën (20.10.) ai e quajti AfD-në sërish”kundërshtarin kryesor”.
    Kryesia e CDU-së vendosi të mos ketë asnjë zbutje të strategjisë së distancimit, asnjë afrim, asnjë bashkëpunim. Asnjë qeveri minoriteti, të toleruar nga AfD-ja në zgjedhjet e ardhshme në lande. Vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në dhe me partinë E Majta, i vitit 2018, mbetet në fuqi, pa ndryshim.
    Megjithatë, strategjia do të përshtatet. U tha se CDU-ja duhet të paraqesë zgjidhje, të distancohet nga retorika apokaliptike e AfD-së. Dhe të bëhet një “burim inkurajimi”. Ky në fakt është një proces.
    Me fjalë të tjera: mbledhja e kryesisë së CDU-së, rikujtoi se ruajtja e vlerave demokratike kërkon më shumë sesa thjesht demarkacion – kërkon bindje aktive të qytetarëve.
    Qëndrimi i socialdemokratëve , parti e qendrës së majtë ndaj AfD-së dihet se është i prerë. Kryeministri socialdemokrat i landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, përmblodhi kushtet për bashkëpunim me AfD-në. Ai tha se që të bjerë “muri mbrojtës”, AfD-ja duhet të flakë jashtë të gjithë ekstremistët, të gjithë neonazistët… dhe të tjerë që e përçmojnë këtë shtet.
    Gjërat e ndaluara duken më interesante
    AfD po fiton terren në sondazhe. Ajo arrin rreth 25% në rang kombëtar. Dhe është në garë me CDU/CSU, që merr rreth 23%. Kordoni sanitar apo “muri mbrojtës” që nga viti 2018 për mosbashkëpunim me AfD-në, nuk e ka dobësuar atë. Në zgjedhjet komunale në landin e madh, Rini Verior-Vestfalia, AfD-ja i trefishoi votat që kishte.
    Në nivel lokal, në Paderborn, p.sh., të qeverisur nga CDU-ja për tetë dekada rresht, kandidatit për kryetar bashkie të CDU-së iu desh të shkonte në balotazh për herë të parë (28.09.), edhe sepse humbi vota ndaj AfD-së. Kandidati i AfD-së mori 15% duke trefishuar rezultatin e vitit 2020.
    Një strategji e kandidatit të AfD-së atje ishte paraqitja e AfD-së si CDU-ja tradicionale. Ai u tha medieve se ata që votuan për CDU-në, tani përballen me politikë të gjelbër dhe të kuqe.
    Një psikolog i njohur, Stephan Grünewald ka folur për një ndjenjë pafuqie në rritje te shumë njerëz. Ai tha se muri mbrojtës ndaj AfD-së, nga shumë vetë perceptohet si “digë”: sipas tij, njerëzit kanë ndjesinë se në anën tjetër të murit mbrojtës (pra atje ku është AfD-ja), ka njerëz që dinë t’ia dalin mbanë më mirë. Diferencimi politik funksionon, kur alternativat përcillen në mënyrë bindëse.
    Rreziku më i madh për një demokraci – humbja e besimit të qytetarëve
    Një sondazh interesant i fundit, evidenton më tej, një burim prej ku vazhdojnë të ushqehen pikëpamjet anti-establishment: sondazhi i Institutit Forsa (i porositur nga Universiteti Hohenheim i Shtutgartit) tregon se 17% e gjermanëve vazhdojnë të kenë një botëkuptim populist të djathtë. 17% e gjermanëve është e barabartë me 14 milionë vetë.
    Një e katërta e të anketuarve të sondazhit reprezentativ besojnë se politika kontrollohet nga “fuqi të fshehta”. Dhe më shumë se 20% janë të bindur se media e gënjen „me sistem” popullin.
    Njerëzit me botëkuptim populist, sipas politologut Frank Brettschneider, e vlerësojnë “cilësinë e jetës në rajonin e tyre si dukshëm më të keqe. Ata janë më pak optimistë për të ardhmen. Dhe shpesh besojnë se gjërat dikur ishin më mirë”.
    Padurim për reformat
    Kancelari Merz ka forcuar besimin dhe krenarinë për Gjermaninë te shumë njerëz, me rolin e tij aktiv në politikën e jashtme. Por në Gjermani ka ende njerëz skeptikë. Migrimi dhe ekonomia janë temat për të cilën e zgjodhën CDU/CSU. Dhe ekonomia gjermane vazhdon stanjacionin më të gjatë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
    Ka padurim për reformat, që është zotuar të ndërmarrë qeveria. Ekziston edhe një drojë se reformat e domosdoshme për ekonominë gjermane, të cilat janë urgjente edhe për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe ndikimit të tyre tek një ekonomi e bazuar në eksport, mund të mos realizohen plotësisht, por të cunguara. Me një shumicë prej vetëm 13 vendesh të koalicionit qeveritar në Bundestag (mbi shumicën absolute), çdo debat brenda koalicionit nxit pasiguri: a do të zbatohen plotësisht reformat e premtuara, apo vetëm pjesë të tyre.
    Friedrich Merz vetë ka tërhequr vëmendjen te nevoja për kompromis në një koalicion qeveritar me socialdemokratët, SPD. “Nuk jam vetëm në këtë qeveri”, tha ai së fundi.
    Debati shpesh i gjatë për shkurtimin apo jo të përfitimeve sociale shmang vëmendjen nga masat e nevojshme për ekonominë, ankohen sipërmarrës.
    Presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Makinerive, Bertram Kawlath,  e përmblodhi atmosferën në një samit të prodhuesve të makinerive në 16 shtator. „Ne ndodhemi në një pikë kthese. Nëse qendra demokratike nuk ofron rezultate, përfitojnë skajet politike. Hezitimi i politikës për reformat ka një çmim të lartë”. Ai tha se numri i falimentimeve dhe humbja e vendeve të punës po rriten. Kawlath-i kërkoi ulje të taksave, më pak burokraci e lehtësim të dhënies së lejeve.
    Merzi ka premtuar si përgjigje “një vjeshtë të reformave”. Në një mbledhje në fillim të tetorit (09.10.) kabineti qeveritar vendosi lehtësimin e dhënies së lejeve në projektet e infrastrukturës dhe të ndërtimit, themelimin brenda 24 orësh të sipërmarrjeve të reja start-up dhe intensifikimin e administratës digjitale./DW

    Top Channel

  • S’ka konsensus për reformat/ Berisha vendos kushte. Socialistët do të marrin mazhorancën në komisione

    S’ka konsensus për reformat/ Berisha vendos kushte. Socialistët do të marrin mazhorancën në komisione

    Mazhoranca dhe opozita janë ende shumë larg konsensusit për dy reforma, Territoriale dhe Zgjedhore.

    Socialistët bënë një hap pas  në kërkim të dakortësisë  duke i ofruar demokratëve shumicën në komisionin që do të ndërhyje në ligjin zgjedhor.
    Por, oferta për paritet në numra nuk e joshi Sali Berishën, i cili ka kushtin e tij të panegocitueshëm.
    Mazhoranca siguron se tradita nuk prishet për reformën territoriale, por Sali Berisha nuk  heq dorë vijat e tij të kuqe.
    Patatja e nxehtë mes palëve duket se nuk janë reformat por zgjedhja e avokatit te ri të popullit. Mazhroancës  duket se i është sosur durimi dhe  deri për Krishtlindje me sigurinë që i ofrojnë 83 kartonët e saj parashikon të zgjedhjet pasardhësin e Erinda Ballacën që vijon të qëndrojë në detyre përtej mandatit.
    Sali Berisha  ka në mendje emrat e tij dhe shpreson që të votohen Besim Ndregjoni.
    Në pritje te Konferencës së Kryetarëve   për të parë nëse demokratët ndryshojnë qasje,  kryetari grupit parlamentar socialist Taulant Balla  lajmëroi se mazhroanca ka gati amendamentet për projektligjin e shumë debatuar për barazinë gjinore.

    Top Channel

  • Meloni nën presion: Elita e biznesit të Italisë i kërkontë veprojë më shpejt për reformat ekonomike

    Meloni nën presion: Elita e biznesit të Italisë i kërkontë veprojë më shpejt për reformat ekonomike

    Tre vjet pasi mori drejtimin e qeverisë italiane, Giorgia Meloni përballet me një paradoks të mprehtë: ka arritur ta stabilizojë politikisht Italinë, por jo ta ringjallë ekonomikisht.

     

    Në një vend ku qeveritë rrëzohen me ritmin e stinëve, Meloni ka arritur diçka të rrallë – qëndrueshmëri politike. Por ajo që dikur shihej si përparësi, tani po shndërrohet në burim frustrimi për botën e biznesit dhe investitorët. Qetësia në Romë nuk po përkthehet në energji ekonomike.

     

    Një ekonomi që zvarritet

     

    Sipas të dhënave të ISTAT, rritja ekonomike e Italisë pritet të jetë vetëm 0.6% në 2025 dhe 0.8% në 2026 – ritme që e lënë vendin në fund të Eurozonës.

    Kjo ngadalësi po sfidon vetë narrativën që Meloni përpiqet të ndërtojë: Italinë si një shtet modern, efikas dhe të besueshëm për investime.

     

    Udhëheqësit e biznesit, që në fillim e panë Melonin si një “dorë të fortë” për stabilitet, tashmë po kërkojnë diçka më të prekshme: rezultate.

    Reformat që ajo premtoi – nga sistemi tatimor deri te rregullimi financiar – mbeten të pjesshme, të ngadalta dhe shpesh më shumë simbolike se sa substanciale.

     

    Reformat në letër, jo në praktikë

     

    Përfaqësues të industrisë italiane si Confindustria paralajmërojnë se qeveria po gabon në qasje:

    Në vend që të thjeshtojë jetën e bizneseve, ajo shpesh rrit barrën administrative dhe përdor gjobat si burim të ardhurash.

     

    “Gjobat nuk mund të jenë pjesë strukturore e buxhetit,” tha presidenti i Confindustria-s, Emanuele Orsini, duke nënvizuar se qeveria duhet të ndihmojë bizneset të zbatojnë rregullat, jo t’i ndëshkojë.

     

    Edhe reforma fiskale, që Meloni e ka quajtur “transformuese”, mbetet një proces i stërzgjatur.

    Kategorizimi i ri i taksave, ndryshimet në TVSH dhe lehtësimet për korporatat janë ende në fazë pilot, ndërsa shumë nga premtimet për thjeshtim nuk janë zbatuar në praktikë.

     

    Burokracia dhe perceptimi – pengesa të vjetra me emër të ri

     

    Ekspertët si Joseph Gulino theksojnë se Italia nuk vuan vetëm nga burokracia, por edhe nga mungesa e besimit.

    Dekada të tëra reformash të papërfunduara e kanë bërë vendin sinonim me vonesa, komplikime dhe mungesë parashikueshmërie.

     

    “Perceptimi është realitet,” thotë Gulino. “Nëse Italia shihet si e ngadaltë dhe e paqëndrueshme, askush nuk investon — edhe nëse ligjet thonë të kundërtën.”

     

    Edhe pse qeveria ka nisur një rishikim të Testo Unico della Finanza për ta bërë sistemin financiar më efikas, rezultatet deri tani janë modeste. Tregjet e kapitalit italian mbeten të cekëta, ndërsa kompanitë ende mbështeten kryesisht te kreditimi bankar.

     

    Bankat dhe borxhi – zinxhirët e ekonomisë italiane

     

    Sektori bankar mbetet një nga hallkat më të dobëta të Italisë.

    Përpjekjet e UniCredit për bashkim me Commerzbank u përballën me kundërshtime të forta politike e sindikale, ndërsa tentativa për blerjen e Banco BPM dështoi për shkak të ndërhyrjes së qeverisë me “klauzolën e fuqisë së artë”.

     

    Me një borxh publik prej 137.9% të PBB-së, Meloni është e kufizuar mes dy zjarresh:

    • nga njëra anë, presioni për disiplinë fiskale nga Brukseli,

    • dhe nga ana tjetër, kërkesa për politika stimuluese për të gjallëruar ekonominë.

     

    Rezultati: as rritje, as konsolidim.

     

    Një kryeministre që rrezikon të mbetet peng i vetë suksesit të saj

     

    Ironikisht, qëndrueshmëria që dikur ishte avantazhi më i madh i Melonit po bëhet pengesë.

    Meqë nuk ka kriza politike për t’u fajësuar, vëmendja tani është e gjitha mbi performancën e saj ekonomike — dhe shifrat nuk janë në anën e saj.

     

    “Ky është momenti kur stabiliteti duhet të prodhojë rezultate,” tha një analist në Romë për Euronews. “Nëse Meloni nuk arrin ta kthejë këtë stabilitet në rritje të matshme, ai do të perceptohet si stagnim i institucionalizuar.”

     

     

    Një dritare që po mbyllet

     

    Me zgjedhjet e planifikuara për 2027, Meloni ka më pak se dy vjet për të treguar se qeverisja e saj nuk është vetëm një eksperiencë politike pa rezultat ekonomik.

    Reformat e saj mund të jenë “historike” në letër, por realiteti i përditshëm për bizneset dhe familjet italiane tregon diçka tjetër: një ekonomi që mezi merr frymë.

     

    Në fund, ajo përballet me një zgjedhje të qartë: të bëhet kryeministrja që thyen ciklin e stanjacionit italian — apo një tjetër lidere që la pas një vend të qetë, por të palëvizur.

  • Qeveria gjermane nis konsultimet dyditore për reformat ekonomike dhe modernizimin e shtetit

    Qeveria gjermane nis konsultimet dyditore për reformat ekonomike dhe modernizimin e shtetit

    Qeveria gjermane ka nisur konsultimet për disa tema të rëndësishme.

    Synimi kryesor: Reformat në ekonomi, bashkëveprimi i qeverisë dhe zgjidhja e problemeve të shumta.
    Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin vendin në ekonomi por edhe përfunksionimin e kabinetit qeveritar.
    Qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD ka vendosur në agjendë forcimin e aftësisë së konkurrencës së kompanive gjermane dhe reduktimin e shpejtë të burokracisë. “Disa kompani janë në gjendje të rëndë dhe kanë probleme të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të arrijmë rezultate shpejt”, paralajmëroi kancelari Friedrich Merz para takimit.
    Steffen Bilger, i partisë CDU sheh po ashtu se ka nevojë për veprim: “Bëhet fjalë për hedhjen e themeleve që Gjermania të mbetet një nga kombet kryesore në botë nesër”.
    Së pari konsultimet, pastaj vendimet
    Ditën e parë do të ketë konsultime mes partnerëve. Përveç Kancelarit Merz dhe 17 ministrave, në tryezë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga biznesi dhe shkenca. Ndërsa vendimet konkrete do të merren në ditën e dytë, në të ashtuquajturën agjenda për modernizim.
    Sipas Karsten Wildberger, ministër i Ministrisë për Çështjet Digjitale dhe Modernizimin e Shtetit, kjo agjendë do të përfshijë rreth 80 masa. Ato përfshijnë, për shembull, një portal të unifikuar për regjistrimin online të makinave dhe një portal raportimi të burokracisë ku qytetarët mund të paraqesin sugjerime konkrete për përmirësim. Ulja e burokracisë duhet të rezultojë edhe me uljen e shpenzimeve. Kostot nga burokracia do të ulen me rreth 25 përqind – për shembull, përmes reduktimit të planifikuar prej tetë përqind të personelit federal.
    Megjithatë, ministri është i vetëdijshëm se reduktimi i burokracisë nuk mund të arrihet menjëherë. “Vendi është i ngatërruar në shumë nyje, ekonomia është prekur nga burokracia për shumë vite, le të themi 20 apo 25 vite,” theksoi Wildberger, ndaj ky është një proces që nuk mund të realizohet shpejt.
    Kancelari Merz kërkon ndryshime të shpejta. Ai foli për një “vjeshtë reformash”.
    Por edhe ai është i vetëdijshëm se kjo duhet të vazhdojë hap pas hapi. “Vjeshta e reformave” do të “pasohet nga një dimër, një pranverë, një verë dhe një vjeshtë tjetër me reforma”.
    Jo më shumë debate
    Përveç reformave, koalicioni CDU/CSU dhe SPD i ka vënë vetes një qëllim tjetër: të sigurojë që vendimet të merren sa më lehtë të jetë e mundur, pa grindje midis partnerëve të koalicionit.
    Ka pasur shumë fërkime midis CDU/CSU dhe SPD në javët dhe muajt e fundit. Qoftë për heqjen e taksës së energjisë elektrike për të gjithë, qoftë për zgjedhjen e dështuar të gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese.
    CDU/CSU dhe SPD kanë nevojë urgjente për sinjale të bashkëveprimit. Në fund të fundit, sipas ARD DeutschlandTrend, 77 përqind e qytetarëve u japin partnerëve të koalicionit një notë të dobët për bashkëveprimin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka ardhur koha për konsultimet të përbashkëta për veprim në të ardhmen. /DW

    Top Channel