Tag: reforma

  • Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

    Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

    Në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e gazetares Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli, duke folur jo thjesht si dëshmitar, por si njohës i historisë përmes dëshmive të drejtpërdrejta, ndau një rrëfim të detajuar mbi prapaskenat e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. 
    Vangjeli ndau detaje të panjohura nga korridoret e pushtetit, ku sipas tij, mes rregullit dhe hiles, “fitoi hilja”. 
    Vangjeli kujtoi atmosferën politike të asaj kohe, duke theksuar seriozitetin e negociatave mes dy partive kryesore. 
    “Në vitin e largët 2008 ka pasur absolutisht negociatat më serioze dhe më politike ndërmjet Partisë Socialiste në opozitë dhe Partisë Demokratike në mazhorancë. Ndryshe nga tradita jonë prej sherxhinjsh, ndryshe nga ajo që pritej, ishte një iniciativë revolucionare, më shumë e amacupuar e opozitës shqiptare, e cila jepte dakordësinë në mënyrë të menjëhershme dhe direkte për pesë reforma themelore në Shqipëri.” 
    Ai përshkroi përpjekjet për të ndërtuar konsensus institucional, pavarësisht armiqësive politike. 
    “Pavarësisht armiqësive të tyre, pati tentativa që palët të bëheshin bashkë për të ndërtuar shtet. Reforma në Drejtësi, Reforma në Arsim, Reforma Territoriale, Reforma në Shëndetësi, etj. Gjerat shkuan shumë larg, sidomos tek reforma në drejtësi. Ka pasur drafte të plota të përgatitura nga Partia Socialiste, punë jashtëzakonisht serioze. U përgjigjën dhe me një draft demokratët.” 
    Duke analizuar pozicionin e liderëve në atë periudhë, Vangjeli solli në vëmendje entuziazmin e Berishës dhe rolin e negociatorëve. 
    “Berisha në atë kohë ishte në ditët më të mira të tij, nuk kishte shpërthyer ende Gërdeci, ishte shumë entuziast. Në atë kohë negocionin dy ish-ministra drejtësie, të dy për arsye krejt të ndryshme, jashtëzakonisht të talentuar në këtë fushë: Arben Imami dhe Fatmir Xhafa.” 
    Ai zbuloi se negociatat kishin një prapaskenë të fshehtë, e cila ndryshoi rrjedhën e procesit. 
    “Por në momentin që u duk se gjithçka do të konkludonte, as z. Imami dhe as z. Xhafa nuk e dinin negociatat e nëndheshme, ku mes rregullit dhe hiles, fitoi hilja. Në momentin e fundit fitoi hilja. Dhe unë kujtoj në atë kohë që Xhafa, kur pa që ishte nisur për të diskutuar tjetër gjë, por shkoi puna që po tentohej të ndryshohej Kushtetuta, kur u kuptua që u fitua ‘leja’, thjesht përplasi derën dhe ndodhi ajo që ndodhi.” 
    Në përmbyllje, Vangjeli vlerësoi se ndryshimet kushtetuese të asaj kohe e denatyruan aktin themeltar të shtetit. “Kushtetuta u denatyrua dhe mori një nga goditjet më të forta. Synimi ishte krijimi i një sistemi mbipartizan me idenë që kush fiton i merr të gjitha.” 

  • Berisha: Reforma e Sorosit ka dështuar! Skapi i partisë, institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë!

    Berisha: Reforma e Sorosit ka dështuar! Skapi i partisë, institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë!

    Berisha: Reforma e Sorosit ka dështuar! Skapi i partisë, institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë!Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar u ndal te analiza e raportimeve të krerëve të drejtësisë në parlament, që sipas tij patën guximin dhe faktuan para shqiptarëve se kjo drejtësi ka dështuar.
    Berisha tha se, reforma e Sorosit ka dështuar plotësisht! Skapi i partisë është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare.
    “Analiza e sistemit të drejtësisë në parlament përbën ngjarjen më të veçantë, ose ngjarjen e një rëndësie të veçantë për çdo qytetar shqiptar.
    Sot, të dhëna të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që i krijua në bazën e reformës së Xhorxh Sorosit në këtë vend.
    Ata që e mbështetën këtë reformë, përpiqen tani me shpifje, me mashtrime dhe me forma të ndryshme të mbulojnë dështimin e tmerrshëm.
    Të mbulojnë faktin se ka një vend në planet dhe jo në Mars, në të cilin zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë.
    Ka një vend, dhe këtë standard e solli reforma e Xhorxh Sorosit, e bazuar në një korrupsion të paparë.
    Unë i përgëzoj kryetarët e institucioneve të drejtësisë që patën kurajën t’u thonë shqiptarëve të vërtetën.
    Patën kurajën që para jush në parlament të pohojnë se shqiptarët tani presin 16 vite për një proces.
    Dhe se, nga një vit në vitin tjetër, ky afat është shkurtuar 16 ditë.
    Ata që i imponuan Shqipërisë këtë katastrofë, nuk kanë moral, nuk kanë integritet t’u kërkojnë ndjesë shqiptarëve për shkatërrimin që i bënë një sistemi fragjil siç ishte sistemi i drejtësisë.
    Ata që u premtuan shqiptarëve se do bjerë korrupsioni, unë u garantoj ju se korrupsioni është minimumi 3 gjer 5-fishuar.
    Dhe se Skapi i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare.
    Ju keni dëgjuar se njerëzit në një besim, normal, edhe opozita duke dëshmuar se qëndron luajale ndaj shtetit ligjor, ndaj shoqërisë me shtet, dërgojnë dosje të panumërta.
    A e dini ju se çfarë ndodh?
    Dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve.
    Dosjet në Skap mbyllen kundrejt ryshfeteve.
    Prandaj dhe aty kthehen në turshi ato aty. Po!
    Zyrtarët qëkanë vejdhur qytetarët, që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur shkojnë dosjet aty, i mbyllin nëpërmjet ryshfetit. Jashtë çdo lloj standardi.
    Sigurisht që e ndjek me shumë preokupim kur në dosjet e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 miliard euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milion euro apo më pak mbase.
    Pra, e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend”, tha Berisha.

  • “Leva e Edi Ramës”, gazetari ‘shpërthen’ në studio:Balluku duhej të ishte në burg që ditën e parë jo në zyrë, reforma..

    “Leva e Edi Ramës”, gazetari ‘shpërthen’ në studio:Balluku duhej të ishte në burg që ditën e parë jo në zyrë, reforma..

    Gazetari, Almer Toska, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të kishte shkuar në burg, por sipas tij, kjo e fundit po i bën bisht drejtësisë.Ai shtoi se reforma në drejtësi ka dështuar.
    Më tej ka ndërhyrë dhe pedagogia e Luarasit Arsejda Gjyli duke theksuar se punën e drejtësisë e pengojnë disa komponentë sipas saj, krimi i organizuar dhe e gjitha kasta politike.
    Debat i plotë në studio:Toska: Balluku duhet të ishte ne burg që në ditën e parë. Unë pres që reforma në drejtësisë të veprojë siç duhet. Kanë hapur tre telefona të Evis Berberit. Është kapur një deputeti i PD që fliste me Berberin.
    Gjyli: Z.Dumani bëri në komision në parlament dhe ju përgjigj 65 pyetjeve. Si radhë ndonjëherë maratonë. Duhet thënë që sigurimi i drejtësisë në Shqipëri është shumë delikat. Janë 33 zyrtarë të lartë.
    Toska: Duhet të ishin 330 moj zonja Gjyli. Balluku po i bën bisht drejtësisë sepse këta palaço nuk po ndihmojnë dritan Prençin.
    Gjyli: Ka dhe një fakt tjetër që z.Dumani doli dhe tha që drejtësaa ka tre komponentë që nuk e lejon të bëj punën e vetë është krimi i organizuar dhe politika.
    Toska: Kur të bëhesh mash e politikës dhe levë e Edi Ramës ashtu do të përfundosh.
    Gjyli: E gjithë kasta politike nuk e lejon drejtësinë e pavarur e pavarur. Nuk është problematika vetëm në qeveri janë të gjitha.
    Toska: Jo janë kthyer ata njerëz tek politika kanë dashur, ata të bëjnë gili vili. Ata sot politika i telefon, i gjithë komisioni i vettingut si Taulant Balla dhe Ulsi Manja i kanë në tutela. Po të kishin pavarësi dhe integritet nuk do vepronin kështu. Sepse reforma në drejtësi është bërë maskaradë.

  • Tabaku: Integrimi evropian kërkon reforma reale, jo prezantime PowerPoint. Kanë mbetur jashtë dialogut..

    Tabaku: Integrimi evropian kërkon reforma reale, jo prezantime PowerPoint. Kanë mbetur jashtë dialogut..

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA), Jorida Tabaku, në fjalën e saj gjatë takimit të parë të komisionit, theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të matet me statistika apo prezantime propagandistike, por me reforma të thella, transparencë dhe llogaridhënie. 
    “Integrimi nuk është statistikë, por ndryshim i ndershëm dhe reforma reale,” – deklaroi Tabaku, duke theksuar se procesi është kthyer në një procedurë të mbyllur, ku “as deputetët, as shoqëria civile, as bizneset nuk janë pjesë e dialogut”. 
    Sipas saj, rruga europiane e Shqipërisë është mbuluar nga mungesa e transparencës dhe përfshirjes, ndërsa qeveria po e zhvillon procesin pa konsultim me opozitën dhe publikun. 
    Tabaku kritikoi mënyrën e njëanshme se si mazhoranca ka ndryshuar strukturën e komisioneve parlamentare, duke e quajtur këtë “një regres institucional që ka prekur zemrën e demokracisë parlamentare.” 
    Në fjalën e saj, ajo ngriti shqetësimin për modelin aktual ekonomik, të përqendruar te ndërtimi dhe jo te prodhimi apo inovacioni. 
    “Ky model ekonomik nxit pastrimin e parave dhe korrupsionin, ndërkohë që diferencat në paga dhe pensione me vendet e BE-së mbeten të mëdha,” – theksoi Tabaku. 
    Deputetja solli në vëmendje edhe raste konkrete që, sipas saj, bien ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si aferat e Aeroportit të Vlorës dhe Portit të Durrësit, duke theksuar se “projektet publike janë kthyer në shkelje të parimeve të konkurrencës dhe transparencës.” 
    Një tjetër pikë thelbësore e fjalës së saj ishte liria e medias, që sipas Tabakut, është kusht i panegociueshëm për hapjen e kapitujve me BE-në. 
    “Asnjë vend që nuk ka liri medie nuk mund të flasë për integrim europian,” – u shpreh ajo, duke kujtuar raportet ndërkombëtare që flasin për përqendrim të informacionit dhe presione ndaj gazetarëve. 
    Në përmbyllje, Jorida Tabaku ritheksoi se opozita mbetet e përkushtuar ndaj rrugës europiane dhe se për PD-në, integrimi është mision kombëtar: 
    “Integrimi europian është detyrim ndaj demokracisë, drejtësisë dhe mundësive të barabarta. Shqipëria duhet të jetë europiane jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra,” – përfundoi Tabaku. 
     

  • Kikia: Zgjedhorja dhe Territorialja të nevojshme! Ndryshimet në Kushtetutë me rrezik për partitë e vogla

    Kikia: Zgjedhorja dhe Territorialja të nevojshme! Ndryshimet në Kushtetutë me rrezik për partitë e vogla

    Sali Berisha ka pranuar të ulet për të diskutuar me Edi Ramën për ndryshim rrënjësor të Kushtetutës. Këto ndryshime konsistojnë në ngritjen e dhomës së senatit dhe atë të parlamentit dhe rrjedhimisht uljen e numrit të deputetëve në Kuvend. Analisti Mentor Kikia flet edhe për darkordësinë e PD-së dhe PS-së për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, ku thotë se ka një paragjykim të madh për opozitën në çdo rast. Ai e sheh optimiste bashkimin e votave me mazhorancën për aq kohë sa produkti final do të jetë i vlefshëm.
    ”Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë dy nga sfidat më të mëdha të kësaj legjislature. Me territorialen do të zhbëhet ajo që u bë gati 15 vite më parë, ndarja e re territoriale, eliminimi i njësive vendore dhe zvogëlimi i tyre deri në 61. Ishte një dështim jo vetëm politik, por dhe administrativ në raport me shërbimin ndaj qytetarëve. Kontributi i opozitës për tu bërë pjesë e reformës territoriale është një gjë e mirë.

    Tjetër është Reforma zgjedhore. Jemi mësuar që pas çdo procesi zgjedhor, fillon dhe flitet për reformë. Historikisht ka mbetur për minutat e fundit, dhe atëherë nuk bëhet më reformë, por behët vetëm diçka që më shumë prish punë sesa dreqin. Angazhimi për ta ndërmarrë reformën Zgjedhore që në këtë fazë është e domosdoshme. Kur nuk bashkëpunohet, themi e ka fajin opozita, kur bashkëpunon, e akuzojnë sipas parimit që bashkoi votat me mazhorancën”, tha Kikia.

    Ndër të tjera, Kikia analizoi dhe qëndrimin e opozitarit Agron Shehaj, i cili refuzon të bëhet pjesë e Komisionit për Zgjedhoren duke pretenduar se kjo është një dakordësi mes dy partive të mëdha për të zhdukur ato të voglat. ”Është një qëndrim i mirë, reformat nuk i bën dot vetëm mazhoranca dhe opozita, por shumica dërrmuese parlamentare që përbëhet nga palët. Besoj që qëndrimi i Shehajt, më shumë sesa për përbërjen e komisionit, lidhet me një dyshim të kahershëm që reforma zgjedhore, shikohet si një përpjekje e dy partive të mëdha për të minuar partive të reja. PS dhe PD gjithmonë i kanë shkelur syun njëri-tjetrit për të mbajtur një ligj zgjedhor që nuk lejon partitë e reja të favorizohen. Fjalimi i Shehajt dje ishte pikërisht që dy paritë e mëdha janë bërë bashkë për këtë”.

  • “Reforma territoriale aktuale ka dështuar”/ Qeverisja, reagon Çupi: Bashkitë, totalisht të varura nga pushteti qendror

    “Reforma territoriale aktuale ka dështuar”/ Qeverisja, reagon Çupi: Bashkitë, totalisht të varura nga pushteti qendror

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike,  Dhurata Çupi deklaroi se reforma territoriale aktuale thuajse ka dështuar. E ftuar në programin e drekës në një studio televizive Çupi pohoi se kjo reformë nuk mori vullnetin e mjaftueshëm. Sipas saj, sot bashkitë janë totalisht të varura nga pushteti qendror.
    “Taktika e PD për Reformën Territoriale nuk është për të përfituar politikisht, se sa një reagim në shërbim të qytetarëve. Nga 2013 janë miratuar disa reforma përfshirë edhe territorialen. Ishte pa dakordësinë e palëve dhe është pothuajse e dështuar kjo që është aktuale sepse nuk mori vullnetin e qytetarëve.
    Bashkitë sot janë totalisht të varura nga pushteti qendror. Reforma nuk ndau bashkitë në rurale dhe urbane, por i bashkoi dhe as unifikoi territorin midis zonave urbane dhe rurale. Sot fatkeqësisht, jo vetëm si eksperte e pushtetit vendor, por edhe si qytetare zonat rurale janë të pazhvilluara, nuk ka rrugë, nuk ka ndriçim, shërbimi publik bazë mungon, për të mos folur pastaj për zhvillimin e turizmit. Kam qenë deputete në Qarkun e Dibrës dhe zonat rurale janë të paprekura, tek tuk mund të gjendet ndonjë investim kryesisht me mbështetjen dhe synimin për të forcuar kapacitetet e partisë në pushtet dhe për t’i patur aty si pika elektorale.
    Reforma është e dështuar, uroj që reforma e re të sjellë ndonjë zhvillim në të mirë të publikut. Para 2 vitesh kam qenë bashkëkryetarë e komisionit të reformës territoriale së bashku me Anila Denajn e PS, raporti që lexova në Kuvend është i pavotuar, në seancë z.Balla tha se s’do ta votojmë kurrë raportin e opozitës sepse ka gjetje. Ne propozuam 94 bashki dhe ndarjen në 12, 6 ose 3 qarqe, dhe një ekuilibër të qarqeve të vogla dhe të mëdha, një ndarje të mirë dhe korrekte të numrit të banorëve, duke patur parasysh edhe traditat që i bashkon bashkitë, territorin, relievin. Këto kanë qenë propozimet tona.”, tha Çupi.

  • Fonde të reja nga BE për Shqipërinë, ja kush përfiton më shumë

    Fonde të reja nga BE për Shqipërinë, ja kush përfiton më shumë

    Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Agjendës së saj të Reformave dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025.
    Kjo ka bërë që Komisioni Evropian të disbursojë 99.3 milionë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e bërë Shqipërinë zbatuesen më të mirë në rajon për këtë periudhë raportimi.
    Pagesa, e cila u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar, dëshmon se Shqipëria ka zbatuar reforma të qëndrueshme strukturore në fusha kyçe si energjia, digjitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik.
    Fondet do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të nxitur më tej rritjen ekonomike dhe për të forcuar institucionet publike. Konkretisht:
    • 46.2 milionë euro janë dhënë si hua e kredituar drejtpërdrejt në Thesar për zbatimin e reformave;
    • 54.1 milionë euro (përbërë nga 28.5 milionë euro në grante dhe 24.6 milionë euro në kredi) kanalizohen përmes Kornizës së BE-së për Investime në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) për të mbështetur projektet e zhvillimit të infrastrukturës.
    “Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po jep rezultate në Shqipëri. Vendi po bën përparim të qëndrueshëm përmes Agjendës së Reformave dhe Rritjes dhe BE-ja po përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ky disbursim i ri prej 100 milionë eurosh përputhet me hapat që ka ndërmarrë Shqipëria për të çuar përpara reformat që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj. Nisma të tjera të Planit të Rritjes po japin gjithashtu rezultate: sistemi bankar i Shqipërisë ka miratuar standardet SEPA, duke ulur kostot e transaksioneve për qytetarët, ndërsa vitin e ardhshëm do të përfundojmë instalimet falas Ëi-Fi në të gjitha bashkitë dhe do të eliminojmë tarifat roaming mes BE-së dhe Shqipërisë”, tha Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato.
    Brukseli i jep 99.3 milionë euro Shqipërisë; 4 fushat kryesore ku do të shkojnë paratë17 Tetor, 08:42“Rezultatet e para të Instrumentit për Reforma dhe Rritje përfaqësojnë një tregues të rëndësishëm se si mekanizmi i ri i BE-së po zbatohet në praktikë në Shqipëri. Ato demonstrojnë forcimin e kapaciteteve të planifikimit, raportimit dhe zbatimit, rritjen e transparencës institucionale dhe efikasitetin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe Komisionit Evropian – të gjithë elementë thelbësorë të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Eridana Cano, Koordinatore Kombëtare e Instrumentit për Reforma dhe Rritje në Shqipëri.
    Instrumenti për Reforma dhe Rritje funksionon me një cikël raportimi gjashtëmujor. Shqipëria do ta paraqesë raportin e saj të ardhshëm në fillim të vitit 2026, duke ofruar prova të reformave të zbatuara mes qershorit dhe dhjetorit 2025. Komisioni Evropian do të vlerësojë më pas progresin dhe masat e arritura plotësisht do të merren në konsideratë për disbursimin e ardhshëm në kuadër të Instrumentit, planifikuar për pranverën e vitit të ardhshëm.
    Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nismë e ndërmarrë nga Komisioni Evropian në vitin 2023 për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe për t’u sjellë qytetarëve përfitimet e integrimit evropian edhe para anëtarësimit. Ai kombinon stimujt e reformave me mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro për rajonin dhe deri në 1 miliard euro për Shqipërinë për periudhën 2024–2027. Plani mbështet integrimin gradual të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe siguron fonde përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje, bazuar në progresin e partnerëve në zbatimin e reformave të miratuara në fusha të tilla si tranzicioni i energjisë, digjitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

  • Reforma Zgjedhore/ Konsensusi i parë, në komision do ketë përfaqësim të barabartë PS dhe PD

    Reforma Zgjedhore/ Konsensusi i parë, në komision do ketë përfaqësim të barabartë PS dhe PD

    Politika është gati për t’u ulur qe të shkruajë rregulla të reja për zgjedhjet.

    Mazhoranca ka bërë një hap dhe  ka rënë dakord që ti rikthehet traditës së paritetit në  komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.
    “Së fundmi kemi rënë dakord edhe në lidhje me ato vërejtje që u ngritën në lidhje me përfaqësimin në reformën zgjedhore ku shumica dhe opozita do të ketë një përfaqësim të barabartë. Do të ketë përfaqësi edhe nga partitë e vogla që janë pjesë e kuvendit, por që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare, por duke ruajtur një balancë për të ruajtur ekuilibrin shumicë- pakicë”, shprehet Damian Gjiknuri.
    Në pritje që Kuvendi të japë dritën jeshile për nisjen e punës, konsensusi për ligjin e ri elektoral  nuk duket mision i lehtë, pasi demokratët kërkojnë ndryshimin e sistemin që e bën të domosdoshëm ndërhyrjen edhe në Kushtetutë.
    “Ky sistem nuk duhet te jetë më…”, shprehet Oerd Bylykbashi.
    Sa herë ka zgjedhje  politika shqiptarë është paciente e përhershëm të Komisionit të Venecias, i cili shpërndan receta që qetësojnë palët. Por, doktori ndërkombëtar nuk rekomandon ndërhyrje te shpeshta  në ligjin e zgjedhjeve.
    “Futbolli nuk  do të ishte një sport argëtues nëse rregullat e një ndeshjeje ndryshoheshin para çdo loje. Askush nuk do të kuptonte çfarë po ndodh dhe askush nuk do t’i besonte, veçanërisht nëse rregullat nuk do të vendoseshin nga disa burokratë të FIFA-s, por nga njëri prej ekipeve. Po kështu edhe në zgjedhje, stabiliteti i ligjit zgjedhor është një nga elementët kyç për të garantuar besimin në proces.”, shprehet Oliver Kask, Komisioni i Venecias.
    Arbitri shqiptar i zgjedhjeve e vuri theksin tek elementi kohë. Komisoneri Ilirjan Celibashi i  kërkoi palëve të përveshin mëngët që të mos ankohen në fund.
    “Nëse reforma zgjedhore  do të shtyhet në kalendar greke, 5-6 muaj para zgjedhjeve do të jemi në të njëjtën situatë: dikush do ti fitojë zgjedhjeve, pala tjetër do ti kontestojë”, thotë Ilirjan Celibashi.
    OHDIR përmes përfaqësuesit te tij në tryezë garantoi bashkëpunimin për reformën, ndërsa lajmëroi se brenda të enjtes partitë politike do kenë në dorë raportin final për zgjedhjet e 11 majit.
     
     
     

    Top Channel

  • Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi nuk ka dështuar, por u pengua nga mungesa e vullnetit politik

    Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi nuk ka dështuar, por u pengua nga mungesa e vullnetit politik

    Në konferencën e organizuar me rastin e 30-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti një fjalim të fortë dhe reflektues mbi rrugëtimin e drejtësisë shqiptare, nga reforma te konsolidimi institucional.Ai theksoi se “Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe ndershmëri me të cilën u ndërtua. Ajo lindi nga konsensusi më i gjerë politik në historinë e pluralizmit shqiptar, me 140 vota ‘pro’ dhe me dakordësinë e plotë të Komisionit të Venecias, që u bë garancia ndërkombëtare e legjitimitetit të saj.”Kryetari Sadushi vuri në dukje se reforma nuk është një projekt vetëm i drejtësisë, por një sfidë kombëtare që përfshin politikën, administratën dhe çdo institucion që mban përgjegjësi ndaj qytetarit.“Reformimi nuk është vetëm detyrë e drejtësisë, por edhe e politikës, e administratës dhe e çdo institucioni që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Është vetë politika ajo që duhet të tregojë ndryshim dhe përgjegjshmëri, sepse vetëm një politikë e pjekur dhe një drejtësi me integritet mund të garantojnë së bashku një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur.”

  • DITA 2! ‘Drejtësia dhe zgjedhjet’- Celibashi: Kolegji Zgjedhor mos të merret me hetim! Sadushi: Reforma është ngadalësuar

    DITA 2! ‘Drejtësia dhe zgjedhjet’- Celibashi: Kolegji Zgjedhor mos të merret me hetim! Sadushi: Reforma është ngadalësuar

    Sokol Sadushi dhe Ilirjan Celibashi

    TIRANË-Po mbahet në Tiranë dita e dytë e Konferencës me temë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias. Diskutimet fokusohen në tre tema kyçe: reforma në drejtësi dhe vettingu, reforma zgjedhore dhe drejtësia kushtetuese, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare.
    Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi renditi çështjet kyçe që sipas tij duhet të adresohen urgjentisht në reformën e ardhshme zgjedhore, duke përfshirë votimin për personat me pamundësi, riorganizimin e komisioneve dhe rregullat për referendumet.
    Ilirjan Celibashi: Për të nxitur debatin, po bëj një listë të atyre çështjeve që ne mendojmë se duhet të adresohen në kuadër të reformës së ardhshme zgjedhore. Duke filluar me organizimin e komisioneve të palëve të treta. Mendoj se vetëm përbërja politike partiake e këtyre komisioneve nuk kontribuon në integritetin e procesit zgjedhor, në mirëadministrimin e tij, në transparencë dhe në elementë të tjerë që duhet t’i gëzojë një proces i drejtë, i barabartë dhe i ndershëm. Nuk jam dakord me propozimin e maxhorancës, ku anëtarët e komisionit të jenë të gjithë nëpunës të shërbimit civil. Mendoj se nuk është koha që partitë politike të përjashtohen plotësisht, por roli i tyre nuk duhet të jetë parësor, por dytësor. Mendoj se ka ardhur koha që Kolegji Zgjedhor nuk ka më arsye pse të jetë instanca që merret me hetimet zgjedhore; mund të jetë Gjykata e Apelit apo Gjykata e Lartë. Organizimi dhe funksionimi i KQZ-së, duke qenë në konflikt të hapur interesi, edhe pse s’kam asnjë të tillë brenda vetes, do doja që partitë politike të vendosin për këtë.
    Ndërkohë kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në ditën e dytë të konferencës 30 vite partneritet dhe progres të Komisionit të Venecias, tregoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe sfidave me të cilat ajo po përballet. Sadushi vuri në dukje se reforma nuk është një projekt vetëm i drejtësisë, por një sfidë kombëtare që përfshin politikën, administratën dhe çdo institucion që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Ai theksoi se reforma në drejtësi është ngadalësuar për shkak të mungesës së vullnetit për ta zbatuar atë njësoj sikurse nisi. 
    “Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe ndershmëri me të cilën u ndërtua. Ajo lindi nga konsensusi më i gjerë politik në historinë e pluralizmit shqiptar, me 140 vota ‘pro’ dhe me dakordësinë e plotë të Komisionit të Venecias, që u bë garancia ndërkombëtare e legjitimitetit të saj. Reformimi nuk është vetëm detyrë e drejtësisë, por edhe e politikës, e administratës dhe e çdo institucioni që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Në këtë kuadër, është vetë politika ajo që duhet të tregojë ndryshim dhe përgjegjshmëri, sepse vetëm një politikë e pjekur dhe një drejtësi me integritet mund të garantojnë së bashku një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur. Vetëm kur këto dy shtylla ecin paralelisht, reforma merr kuptim dhe vazhdimësi. Ndryshe, rrezikojmë të mbetemi peng të një rrethi të pafund reformash, që e mbajnë sistemin gjyqësor gjithmonë në nisje, por kurrë në mbërritje,”-u shpreh Sadushi.
    Në këtë takim edhe nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, theksoi rëndësinë e një reforme të mirëfilltë që adreson financimin e partive politike në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pjesë e tryezës është dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu. Në fjalën e tij ai theksoi se vettingu është një proces i domosdoshëm që ka ekspozuar plagët e këtij sistemi. Sallahu tha se sot kemi nevojë më shumë se kurrë për një drejtësi që nuk i shërben pushtetit, por të drejtës.
    “Vettingu proces i domosdoshëm, ka ekspozuar plagët e sistemit tonë, korrupsionin, mungesën e meritokracisë. Është të ndarë të drejtën nga e padrejtësia, për të ndarë shërbimin publik nga shërbimi personal. Më mirë një boshllëk i përkohshëm se sa një drejtësi e kalbur. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një drejtësi që nuk i shërben pushtetit, por të drejtës, një drejtësi që nuk është e verbër përballë padrejtësisë. Vettingu është dera që hapet për një sistem të ri, më të ndershëm dhe duhet të mbrohet nga të gjithë ne me kurajo dhe përkushtim”, tha ai.
    Fjalë e mori dhe Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, e cila vlerësoi përparimin që Shqipëria ka bërë në reformën e sistemit gjyqësor, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës. Ajo përmendi bashkëpunimin e hershëm me institucionet shqiptare që prej vitit 1998, kur u hartua Kushtetuta e parë e Shqipërisë pas kalimit në sistemin demokratik, dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Komisionit të Venecias në proceset reformuese, veçanërisht në drejtësi.
    “Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar qartësisht në opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2016. Dhe Komisioni ka përgëzuar autoritetet shqiptare dhe ekspertët e Komisionit të Posaçëm në lidhje me përgatitjen e Reformës Kushtetuese për gjyqësorin. Ne vazhdojmë që të kemi dialog të përhershëm”, u shpreh Suchocka.
    Të pranishëm në këtë panel janë edhe drejtues të institucioneve të drejtësisë, si kreu i SPAK, Altin Dumani, i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe avokatja e Popullit Erinda Ballanca./ZËRI